ATV

Category: ZGJEDHJET

  • Shaqir Totaj i PDK-s, tregon pse nuk po mer pjesë në debate me kundërkandidatët për Prizrenin

    Shaqir Totaj i PDK-s, tregon pse nuk po mer pjesë në debate me kundërkandidatët për Prizrenin

    Shaqir Total, i cili synon edhe një mandant në krye të komunës së Prizrenit, tha në emisionin “CONTEXT” të ATV-së, se nuk ka marë pjesë në debate për shkak të numrit të madhë të kandidatëve.

    Totaj tha se do të marë pjesë në debat me cilin do kandidat që eventualisht mund të arrij në balotazh.

    “Përndryshe në fazën e dytë, nëse shkojmë në fazën e dytë, atëherë me siguri që do të dalim në studio të ballafaqohemi me këdo që shkon në fazën e dytë”, tha Totaj.

    Ndiqeni debatin:

  • Kronika zgjedhore: Dita 20 e fushatës zgjedhore

    Kronika zgjedhore: Dita 20 e fushatës zgjedhore

    Në ditën e njëzetë të fushatës zgjedhore, subjektet politike kanë zhvilluar aktivitetet e tyre politike.
    Në vazhdim ju sjellim një përmbledhje të aktiviteteve kryesore.

  • Infrastrukturë, kulturë, arsim e ekonomi, programet e kandidatëve të LDK-së në fushatë

    Infrastrukturë, kulturë, arsim e ekonomi, programet e kandidatëve të LDK-së në fushatë

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Përparim Rama, në ditën e 20 të fushatës ka prezantuar punët e realizuara në rrugën “Jim Xhema”.

    Rama ka adresuar gjithashtu edhe kritika ndaj kundërkandidatit nga radhët e Vetëvendosjes, Hajrullah Çeku.

    Në Gjilan, kandidati Arbër Ismajli gjatë vizitës në një biznes privat në Livoç të Ulët u zotua për mbështetje më të madhe të bizneseve lokale dhe zhvillim të ekonomisë së qytetit.

    Në Istog, kryetari aktual Ilir Ferati, i cili garon për një mandat të ri, premtoi vazhdimin e skemës së bursave për çdo maturant, duke ofruar 650 euro për studimet e tyre.

    Në Mitrovicë, kandidati Gëzim Plakolli u takua me sportistë të klubeve të judos dhe karatesë “Trepça”, duke premtuar mbështetje institucionale për sportin dhe rininë.

    Në Rahovec, kandidati Burim Krasniqi prezantoi projektin e transportit publik “TUR”, në të cilën cili do të mundësojë lidhjen e fshatrave me qytetin përmes autobusëve elektrikë. Projekti I cili parashehit transport falas për nxënësit dhe pensionistët.

    Në Prizren, kandidati Driton Selmanaj paraqiti vizionin e tij për kthimin e lagjeve Nënkalaja dhe Kurilla në atraksione turistike.

    Në Suharekë, kandidati Ardian Shala premtoi mbështetje për institucionet kulturore, festivalet dhe përfshirjen e të rinjve në art e krijimtari.

    Në Vushtrri, kandidati Xhafer Tahiri vizitoi lagjen “Pandeli Sotiri”, kritikoi keqqeverisjen e deritashme. Ai premtoi premtoi investime në ndriçim publik, mbështetje për bizneset dhe projekte për rigjallërimin e qytetit.

  • Kandidatët e PSD-së premtojnë mbështetje për personat me nevoja të veçanta, edukim dhe tregje

    Kandidatët e PSD-së premtojnë mbështetje për personat me nevoja të veçanta, edukim dhe tregje

    Në kryeqytet, kandidatja për kryetare të PrishtinëS nga Partia Social Demokrate, Besa Shahini premton që do të krijojë 30 kopshte dhe 30 çerdhe publike në të gjitha lagjet e qytetit, investim që do të zvogëlojë shpenzimet mujore të familjeve për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve.

    Natyra Kuçi, kandidate për kryetare të Deçanit, fokusohet në zhvillimin e tregut publik. Ajo premton kushte të përshtatshme gjatë gjithë stinëve të vitit duke bërë tregun një vend më funksional dhe atraktiv për qytetarët dhe tregtarët.

    Kurse, Qëndron Kastrati, kandidat për kryetar të Kamenicës nga PSD, i kushton vëmendje fuqizimit të grave dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me komunitetin teksa përmendi rëndësinë e Handikos si shembull të përkushtimit njerëzor dhe mbështetjes ndaj atyre në nevojë.

  • Kandidatët e Vetëvendosjes zotohen për zhvillim, barazi dhe transparencë në komunat ku garojnë

    Kandidatët e Vetëvendosjes zotohen për zhvillim, barazi dhe transparencë në komunat ku garojnë

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku në programin e tij qeverisës synon të fuqizojë sektorin kreativ dhe digjital, duke e bërë atë shtyllë të zhvillimit dhe punësimit.

    Çeku gjatë ditës së enjte ishte në takime me gratë e Prishtinës nga ku theksoi rëndësinë e rritjes së pjesëmarrjes së grave në pozita vendimmarrëse, duke u angazhuar për mbështetje në punësim dhe sipërmarrje.

    Në Gjakovë, kandidati Ardian Gola premtoi mbështetje ndaj personave me nevoja të veçanta dhe krijimin e kushteve të barabarta për të gjithë qytetarët.

    Në Gjilan, Alban Hyseni, që kërkon mandat të dytë, përmes një video-incizimi theksoi menaxhimin e përgjegjshëm financiar ku janë shlyer mbi 17 milionë euro borxhe të trashëguara.

    Kandidati, Filiz Mustafa në Dragash fokusohet në ringjalljen e objektit të shkollës “Sezai Surroi” për ta kthyer në çerdhe për fëmijë, duke kritikuar shkatërrimin e mëparshëm nga pushteti aktual.

    Kadri Rahimaj që kërkon mandat të dytë në Kamenicë premton përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, duke sjellë autoambulancë të re si pjesë të kujdesit më të shpejtë për qytetarët.

    Kandidati, Artan Abrashi në Prizren kritikon keqpërdorimet dhe kontratat e fryra nga pushteti aktual, duke premtuar mbrojtjen e biznesit të vogël dhe zhvillimin në dobi të qytetarëve.

    Qemajl Aliu, kryetar aktual i Shtimes që kërkon edhe një mandat, ka prezantuar pamjet nga transformimi i infrastrukturës sportive në komunë. Ai rikujton gjendjen në të cilën ishte stadiumi më 2 tetor 2021 dhe prezanton pamjen e 2 tetorit 2025.

    Kandidati, Hamdi Bytyçi në Suharekë prezantoi programin qeverisës për Therandën 2025 – 2029.

    Kurse, kandidati Valon Hoti në Malishevë denonconi menaxhimin e keq të mbrojtjes së mjedisit, duke premtuar kujdes dhe mbrojtje për lumin Mirusha.

  • Dita e 20-të e fushatës zgjedhore, kandidatët e PDK-së me fokus në zhvillim të qëndrueshëm

    Dita e 20-të e fushatës zgjedhore, kandidatët e PDK-së me fokus në zhvillim të qëndrueshëm

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismajli, ka prezantuar projektin për lagjen Arbëria.

    Ai premton gjithashtu përmirësimin e infrastrukturës në qytet me 1,000 rrugë të ndriçuara dhe 450 km trotuare të reja.

    Petrit Hajdari kandidat për kryetar në Drenasi tha se është i përkushtuar për zhvillimin e lagjes Komoran, duke theksuar nevojën për ndryshim dhe zhvillim në këtë zonë që sipas tij është lënë pas dore.

    Rrahim Tërnava, kandidati për Fushë Kosovën, premton përmirësimin e banesave përmes izolimit termik dhe rregullimin e ngrohtores së qytetit, si dhe trefishimin e buxhetit për bujqësinë.

    Në Mitrovicë, Arian Tahiri mbështet fuqishëm bizneset lokale, duke i cilësuar si shtyllë të zhvillimit ekonomik të qytetit dhe premton përkrahje të vazhdueshme

    Në Lipjan, kandidati Shukri Buja gjatë vizitës në Janjevë u premtoi banorëve për zgjidhjen e problemit me furnizimin me ujë të pijshëm në të gjitha vendbanimet, jo vetëm për Janjevën.

    Kandidati Edon Cana në Rahovec synon rigjallërimin e qendrës historike dhe kulturore të qytetit me një projekt afatgjatë për ta kthyer këtë zonë në një hapësirë aktive dhe ikonike.

    Në Prizren, Shaqir Totaj premton rritjen e bursave për studentët, duke përmendur rastin konkret të një studenteje përfituesi dhe duke garantuar përmirësimin e mbështetjes financiare në vitet e ardhshme.

    Në Ferizaj, Agim Aliu premtoi mbështet fuqimisht zhvillimin e sportit, duke promovuar nismën për ringritjen e basketbollit lokal me klubin “Ferizaj Wolves” dhe duke ofruar përkrahje për sportistët dhe iniciativat sportive.

  • Kandidatët e NISMËS premtojnë përfshirje të grave, qendër paramedike dhe zhvillim komunal

    Kandidatët e NISMËS premtojnë përfshirje të grave, qendër paramedike dhe zhvillim komunal

    Kandidatja e NISMA Socialdemokrate për kryetare të Vushtrrisë, Xhevahire Izmaku gjatë takimit me Bashkësinë Islame në këtë komunë, u zotua se do të punojë me dinjitet, humanitet dhe respekt për të gjithë qytetarët, duke theksuar se pjesëmarrja aktive e grave është një vlerë që do të mbështetet fuqishëm gjatë mandatit të saj.

    Në Prizren, kandidatja Albulena Balaj – Halimaj ka prezantuar një ndër zotimet kryesore të saj në fushën e shëndetësisë dhe sigurisë publike: krijimin e një qendre të veçantë paramedike. Sipas saj, kjo qendër do të funksionojë në bashkëpunim ndërinstitucional mes shërbimeve emergjente shëndetësore, policisë dhe zjarrfikësve.

    Në Malishevë, kryetari aktual Ekrem Kastrati, i cili garon për një mandat të dytë, ka vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mbështetjes për përmirësimin e shërbimeve komunale. Ai ka bërë të ditur pranimin e një donacioni nga Komuna e Meyrinit në Zvicër, në vlerë prej mbi 250 mijë eurosh në pajisje moderne për mirëmbajtjen e ambientit.

    Përndryshe Kastrati ka vazhduar fushatën në lagje dhe fshatra të Malishevës teksa është shprehur se mobilizim i tillë është shenjë e qartë e një fitoreje të thellë më 12 tetor.

  • Dita e 20-të e fushatës, premtimet kyçe të kandidatëve të AAK-së në komuna

    Dita e 20-të e fushatës, premtimet kyçe të kandidatëve të AAK-së në komuna

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ditën e 20 të fushatës e nisi me me moton “AJ HEV GRADUEJTED n’PRISHTINË!”, duke theksuar se më shumë se diploma, rëndësi ka lidhja dhe njohja me qytetin.

    Ardian Gjini, që kërkon një mandat të ri në Gjakovë, duke vlerësuar arritjet e deritanishme, përmes një mesazhi të shkurtër, ai ka shprehur bindjen se “të gjitha regjionet janë TOP”, si tregues i barazisë zhvillimore dhe përparimit të qëndrueshëm në nivel lokal.

    Smajl Latifi, që garon për një mandat të ri në Rahovec ka takuar përfaqësuesit e Handikos dhe Kryqit të Kuq në objektin e rinovuar të tyre. Ai ka premtuar se në mandatin e ardhshëm do të jetë më aktiv me përkrahje për këto grupe dhe do të forcojë bashkëpunimin me organizatat në shërbim të komunitetit.

    Në Pejë, kandidati Ali Berisha bën thirrje për të krahasuar Pejën e dikurshme me atë të sotme, nga ekonomia, sporti, gjelbërimi dhe infrastruktura. Ai premton kthimin e qytetit në pozicionin që i takon si lidere në nivel vendi.

    Kandidati i AAK-së për Viti, Labinot Bislimi paraqiti një projekt ekologjik dhe urbanistik për Sllatinën e Poshtme me qëllim krijimin e një zone të pastër, të gjelbër dhe funksionale për qytetarët.

    Në Vushtrri, Mensut Ademi ka vendosur theksin te përfaqësimi i brezit të ri dhe përfshirja e grave në vendimmarrje, duke prezantuar kandidaturat për Asamblenë Komunale si zë i ndryshimit, transparencës dhe bashkëpunimit qytetar.

  • “GUXO” premton drejtësi dhe barazi në zgjedhjet e 12 tetorit

    “GUXO” premton drejtësi dhe barazi në zgjedhjet e 12 tetorit

    Kandidati i partisë GUXO, Valon Krasniqi për kryetar të Malishevës, po premton drejtësi dhe barazi për qytetarët e komunës.

    Krasniqi thotë nëse merr besimin me votë nga qytetarët, ai do t’i largojë të punësuarit në komunë, institucione arsimore e shëndetësore që nuk kanë kontratë.

    Ai premton edhe reformim të listës të skemës sociale.

    GUXO në Malishevë, premton edhe angazhim për arsimin.

    Ardian Bytyqi, që garon për Lipjanin, takoi biznese gjatë ditës.

    “Përkushtimi ynë si GUXO ndaj këtij biznesi dhe bizneseve lipjanase na ka bërë që të bëhemi pionierë, duke vendosur vazhdimisht prodhuesin dhe cilësinë në rendin e parë.

    Zonat ekonomike që ne do ti bëjmë për fabrikat e prodhimit më të avancuara, e të konceptuara janë pjesë e programit tonë mbi zhvillimin e ekonomisë së Lipjanit”, shkroi ai.

    Të mërkurën ai e pati për mysafire në Lipjan, lideren e partisë, Donika Gërvalla.

    Aty takuan një grup të rinjësh, ku edhe shpalosën programin për rininë.

    Partia GUXO ka numrin 118 për zgjedhjet e 12 tetorit.

  • IKD:Tetë kandidatë për kryetarë komunash me probleme ligjore

    IKD:Tetë kandidatë për kryetarë komunash me probleme ligjore

    8 kandidatë nga 206 gjithsej në garën për kryetarë komunash kanë probleme me ligjin, sipas një raporti të publikuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

    Vlerësimin dhe verifikimin e kandidatëve, si dhe certifikimin e tyre, e ka bërë Zyra Ligjore e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    Megjithatë, sipas Flamur Kabashit nga IKD, kandidimi u ndalohet personave të dënuar në tri vitet e fundit.

    “Duhet pasur parasysh dhe sqaruar se, aktualisht, sipas dispozitave ligjore, ekziston kufizimi që ndalon kandidimin, sepse kandidati është i papërshtatshëm për të pasur të drejtën e kandidimit nëse është i dënuar në tri vitet e fundit me vendim të formës së prerë nga gjykata, pavarësisht dënimit që ka marrë,” deklaroi Kabashi.

    Sipas tij, megjithatë ka progres në këtë drejtim, pasi këtë vit ka më pak kandidatë me të kaluar penale në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

    Për më shumë detaje, ndiqni videon më poshtë.