ATV

Category: ZGJEDHJET

  • Ka filluar periudha e votimit jashtë Kosovës për balotazh

    Ka filluar periudha e votimit jashtë Kosovës për balotazh

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se sot ka filluar periudha e votimit jashtë Kosovës për votim me postë në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.

    Kjo periudhë e votimit, e cila zgjat nga 27 tetori deri më 8 nëntor 2025, vlen vetëm për 29,712 shtetas të Republikës së Kosovës që janë regjistruar me sukses si votues jashtë vendit gjatë afatit të përcaktuar për regjistrim (23 korrik – 29 gusht 2025).

    Këta votues i takojnë komunave që, sipas rezultateve ende të pacertifikuara, janë pjesë e raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave: Gjakovë (3,141), Gjilan (2,066), Dragash (2,770), Kaçanik (1,149), Klinë (2,230), Fushë Kosovë (489), Mitrovicë e Jugut (1,188), Obiliq (220), Rahovec (1,902), Pejë (1,895), Prishtinë (1,727), Prizren (2,870), Suharekë (3,325), Viti (1,970), Vushtrri (1,019), Junik (1,363), Mamushë (356) dhe Kllokot (49).

    KQZ ka nisur procesin e votimit jashtë vendit para certifikimit të rezultateve për të shmangur vonesat në procesin zgjedhor dhe për të siguruar që çdo qytetar i regjistruar të ketë mundësinë të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese për të votuar në kohë.

    Në përputhje me Rregulloren Zgjedhore Nr. 04/2025 për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, KQZ ka përgatitur dhe dërguar pakot me fletëvotime për secilin votues të regjistruar. Çdo zarf përmban fletëvotimin, zarfin e fshehtësisë, udhëzuesin me informacione për plotësimin e fletëvotimit dhe procesin e votimit me postë, si dhe zarfin kthyes me shirit mbyllës.

    Votuesit duhet që pakon me fletëvotim ta dërgojnë në njërën nga kutitë postare të KQZ-së. Në shumicën e rasteve, adresa e kutisë postare është shënuar paraprakisht nga KQZ, ndërsa në rastet kur mungon, votuesi duhet ta plotësojë vetë me adresën e kutisë postare përkatëse.

    Procesi i dërgimit të pakove ka filluar në disa shtete, dhe shërbimet postare do t’i dorëzojnë ato tek votuesit në adresat e tyre të regjistruara.

    Kutitë postare janë funksionale në këto shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.

  • A po venitet mbështetja për Listën Serbe?

    A po venitet mbështetja për Listën Serbe?

    Kandidatët për kryetarë të Listës Serbe, në raund të parë fituan nëntë, nga gjithsej 10 komuna me shumicë serbe, në territorin e Kosovës.

    Partia më e madhe serbe në vend, zë vendin e parë për nga numri i komunave të fituara pa balotazh.

    Sidoqoftë, nëse merret për bazë përqindja e votave të fituara, në disa komuna ka rënie të përkrahjes për këtë parti, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021.

    Në Mitrovicë të Veriut, Milan Radojevic, mori pak mbi 60% të votave, apo rreth 31% në pak se në zgjedhjet e kaluara.

    Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në këtë komunë dolën të votojnë rreth tre mijë persona më pak, se në tetorin e para katër vjetëve.

    Edhe në tre komunat e tjera veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, kandidatët e Listës Serbe, morën më pak vota në përqindje.

    Por në secilën prej tyre, mbështetja nuk bie nën 70%.

    Profesori Gëzim Qerimi, thotë se LS-ja vazhdon të jetë faktor politik në dhjetë komunat me shumicë serbe.

    “Vërehet se nuk është një mbështetje absolute për Listën Serbe, por vazhdon të jet mjaft e fuqishme, duke pasur parasysh se vetëm në Mitrovicën e Veriut, ka një rënie të mbështetjes sepse fitorja është me 60% të elektoratit, por në tri komunat e tjera, mbështetja është mbi 70% dhe mund të konsiderohet si një mbështetje e madhe”, thotë Qerimi.

    Ndërkohë në komunat veriore, dalja për të votuar që më e vogël se në vitin 2021, sidomos në Leposaviq, ku rreth gjashtë mijë qytetarë më pak, morën pjesë në proces.

    Në Partesh kandidati i partisë rriti mbushjen.

    Novobërda i dha thuajse të njëjtën përqindje të votave kandidatit të Listës Serbe edhe në këto zgjedhje, ashtu si dhe Shtërpca.

    Në Graqanicë LS-ja doli e para me mbi 62% të votave të fituara, por rreth 15% më pak se në vitin 2021.

    Në Ranillugë, kandidati i partisë, mori afro 30% më pak mbështetje, teksa në zgjedhjet e kaluara nuk kishte fare kundër kandidat.

    Profesori universitar, Basri Muja, rezultatet i lidh me mundësimin e pluralizmit politik, në komunat me shumicë serbe.

    “Ka të bëjë me humbjen e përkrahjes së Listës Sërpska, por mbi të gjitha me vendosjen e rendit dhe ligjit në atë pjesë të republikës dhe si rrjedhojë edhe të mundësisë më të madhe për organizime politike, autotentike të pjestarëve të këtij komuniteti në Kosovë”, përmend Muja.

    Në Kllokot, ashtu si në vitin 2021, kandidati i Listës Serbe, do të ballafaqohet në balotazh me kandidatin që zuri vendin e dytë në zgjedhjet e 12 tetorit.

     

  • Agim Aliu fitues në Ferizaj?

    Agim Aliu fitues në Ferizaj?

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e zgjedhjeve në Ferizaj.

    Deri në këtë moment, këto janë rezultatet:

    Agim Aliu, kryetari aktual nga PDK-ja, prin me 56,44%.

    Kandidati i LVV-së, Enver Haliti renditet i dyti me 28,48% të votave.

    I treti renditet Visar Azemi i LDK-së me 13,43% të votave.

    Kandidatja e AAK-së, Xhemile Murati Shabani ka aktualisht 1,64% të votave.

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit për sa u takon rezultateve të zgjedhjeve lokale:

  • Më shumë se gjysma e votave të numëruara në Lipjan, ky është rezultati

    Më shumë se gjysma e votave të numëruara në Lipjan, ky është rezultati

    Me më shumë se gjysmën e votave të numëruara me 50,60 % po kryeson Imri Ahmeti.

    30,87% ka Shukri Buja i Partisë Demokratike të Kosovës.

    Ilir Qeriqi i Vetëvendosjes është në 16,44%.

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit për sa u takon rezultateve të zgjedhjeve lokale:

  • Muhaxheri e konfirmon balotazhin në Pejë: E kemi edhe një betejë

    Muhaxheri e konfirmon balotazhin në Pejë: E kemi edhe një betejë

    Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri e ka konfirmuar balotazhin në komunën që e udhëheq për disa mandate.

    “…E kemi edhe një betejë, pasi të vijnë votat e diasporës e shohim si ka me qenë rezultati përfundimtar. Kemi më shumë se të tjerët…”, shtoi ai.

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit për sa u takon rezultateve të zgjedhjeve lokale:

  • Podujeva numëron mbi 60% të votave, Shpejtim Bulliqi i VV-së i pari

    Podujeva numëron mbi 60% të votave, Shpejtim Bulliqi i VV-së i pari

    Janë numëruar 23 mijë e 500 vota nga 38 mijë gjithsej në Podujevë.

    Fitues i pari (deri tash) është Shpejtim Bulliqi i Vetevendosjes.

    Bulliqi është në 52,7 përqind me 12 mijë e 300 vota.

    Ekrem Hyseni i LDK-së është në 39,3 përqind me 9 mijë e 200 vota.

    Isak Shabani i PDK-së me 6,3 përqind, me 1 mijë e 500 vota.

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit për sa u takon rezultateve të zgjedhjeve lokale:

  • Nis numërimi i votave nga KQZ

    Nis numërimi i votave nga KQZ

    Ka nisur numërimi i votave nëpër komuna dhe publikimi i tyre në faqen zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor.

    Deri më tash janë proceduar vetëm 0.75% e votave.

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit për sa u takon rezultateve të zgjedhjeve lokale:

  • Arian Tahiri del fitues në të tre Exit Poll-et

    Arian Tahiri del fitues në të tre Exit Poll-et

    Arian Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në tri Exit Poll-et e dhënë në media ka dalë bindshëm fitues ndaj Faton Pecit të Vetëvendosjes.

    Në sondazhin e Albanian Post të Baton Haxhiut, Arian Tahiri del me 58.5%.

    Në atë të Pippos të dhënë në Klan Kosova me 51.1%.

    Ndërsa në atë të UBO-s në Debat Plus, 55,9%.

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit për sa u takon rezultateve të zgjedhjeve lokale:

  • Exit Polli i Klan Kosovës për Prizren: Shaqir Totaj i PDK-së i pari

    Exit Polli i Klan Kosovës për Prizren: Shaqir Totaj i PDK-së i pari

    Klan Kosova ka publikuar exit poll-in për zgjedhjet e sotme lokale.

    Rezultatet e këtij exit polli për komunën e Prizrenit kanë treguar së më se shumti vota ka marrë kryetari aktual Shaqir Totaj.

    Sipas rezultateve, Totaj i PDK-së ka fituar 46.1 për qind. I dyti është renditur kandidati i VV-së, Artan Abrashi, 30.4 për qind. Kurse, në vend të tretë është rendit kandidati i LDK-së, Driton Ismaili me 14.1 për qind.

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit për sa u takon rezultateve të zgjedhjeve lokale:

     

  • Exit Poll-i i T7 për Prishtinën: Përparim Rama 37.7%, Hajrulla Çeku 30%, Uran Ismajli 26.5%

    Exit Poll-i i T7 për Prishtinën: Përparim Rama 37.7%, Hajrulla Çeku 30%, Uran Ismajli 26.5%

    Përparim Rama në Exit Poll-in e kryer nga Baton Haxhiu në T7, ka 37.7%.

    30% ka dalë Hajrulla Çeko i VV-së.

    26.3% ka dalë Uran Ismaili i PDK-së.

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit për sa u takon rezultateve të zgjedhjeve lokale: