ATV

Category: ZGJEDHJET

  • Mbyllen vendvotimet në Republikën e Kosovës

    Mbyllen vendvotimet në Republikën e Kosovës

    Të gjitha vendvotimet në mbarë Kosovën janë mbyllur në orën 19:00, duke shënuar përfundimin e procesit të votimit për zgjedhjet lokale të këtij viti.

    Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së (në webfaqen e tyre), pjesëmarrja e votuesve ka qenë afër 39.45 për qind, ndërsa rezultatet e para preliminare pritet të publikohen gjatë orëve në vazhdim.

    Vlen të kujtojmë se në këto zgjedhje, qytetarët e Kosovës kanë pasur mundësinë të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar në komunën e tyre, si dhe për një asamblist të kuvendit përkatës komunal.

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit për sa u takon rezultateve të zgjedhjeve lokale:

     

     

  • Kanoset një kryesues i vendvotimit në qytetin e Shtimes

    Kanoset një kryesues i vendvotimit në qytetin e Shtimes

    Një person në Shtime dyshohet se e ka kanosur kryesuesin e vendvotimit në shkollën “Naim Frashëri”. Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës, Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt.

    “Sot, rreth orës 15:40 në shkollën ” Naim Frashëri” në Shtime është raportuar se një person ka hyrë në dhomën e votimit dhe dyshohet për kanosje ndaj kryesuesit të vendvotimit. I dyshuari është identifikuar si B.V. Hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, kanë zhvilluar hetimet për palët e përfshira dhe me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar “Pengim në procesin e votimit” ndaj B.V., i cili është në kërkim policor”, tha Veseli.

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:

  • Përditësimi i fundit: Deri në ora 17:00 votojnë 31.88% të qytetarëve

    Përditësimi i fundit: Deri në ora 17:00 votojnë 31.88% të qytetarëve

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit.

    Deri në orën 17:23, kanë votuar 645 mijë e 589 qytetarë të Kosovës, apo 31,88%.

    Në këtë link, mund t’i shikoni numrin e pjesëmarrësve në kohë reale: https://resultslocal2025.kqz-ks.org/turnout

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:

  • Kryeprokurori i Prishtinës: Incidenti në Komoran s’ka të bëj me procesin zgjedhor

    Kryeprokurori i Prishtinës: Incidenti në Komoran s’ka të bëj me procesin zgjedhor

    Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka folur për incidentin në Komoran të Drenasit. Ai ka treguar se rasti nuk ka të bëj asgjë me procesin zgjedhor.

    Sipas tij, bëhet fjalë për një konflikt të mëhershëm.

    “…incidenti në fjalë nuk ka të bëj në asnjë mënyrë me procesin zgjedhor por me tre të dyshuar të cilët kanë precedent penal dhe nuk lidhen me procesin zgjedhor…”, ka thënë ai, duke dhënë detaje tjera.

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:

  • Pula: Janë rreth 8 incidente të raportuara, s’ka të arrestuar

    Pula: Janë rreth 8 incidente të raportuara, s’ka të arrestuar

    Prokurorja Laura Pula thotë se janë raportuar deri në 8 raste si incidente, por asnjë nuk është vërtetuar që ka elemente të veprës penale.

    “Janë 7-8 raste të cilat janë raportuar si incidente, por pas marrjes së informatave dhe pas verifikimit të tyre të mirëfilltë kanë rezultuar që nuk kemi të bëjmë me vepër penale dhe prandaj nuk mund të themi se sot kemi persona të arrestuar për veprën penale që lidhen me keqpërdorimin e votës në zgjedhjet lokale”, përfundon ajo në një intervistë për KosovaPress.

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:

     

  • Të dhënat e fundit, votojnë mbi 500 mijë qytetarë

    Të dhënat e fundit, votojnë mbi 500 mijë qytetarë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit.

    Deri në orën 15:40, kanë votuar 512 mijë e 331 qytetarë të Kosovës, apo 25,30%.

    Në këtë link, mund t’i shikoni numrin e pjesëmarrësve në kohë reale: https://resultslocal2025.kqz-ks.org/turnout

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:

  • Të shtëna me armë në Komoran, s’ka të lënduar

    Të shtëna me armë në Komoran, s’ka të lënduar

    Para qendrës së votimit në fshatin Komoran të Drenasit ka pasur të shtëna me armë.

    Sipas KosovaPress (burimeve të kësaj agjencie), në vendin e ngjarjes kanë dalur zyrtarët policor dhe nuk ka të lënduar.

    Ndërkohë, sipas tyre, një dëshmitar ka mohuar se rasti ka të bëj me procesin zgjedhor, duke thënë se të shtënat kanë ndodhur për shkak të një mos marrëveshje të mëhershme në mes dy të rinjve, të cilët fillimisht janë rrahur në mes vete e më pas njëri nga ata ka shtënë me armë zjarri katër herë.

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:

  • Ambasadori britanik i vëzhgon nga afër zgjedhjet në veri

    Ambasadori britanik i vëzhgon nga afër zgjedhjet në veri

    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves bëri të ditur se ka vizituar disa qendra të votimit në veri të Mitrovicës dhe Zveçan (komuna këto të banuara me shumicë serbe).

    “Është shumë bukur të shoh njerëz që dalin dhe marrin pjesë në këto zgjedhje lokale shumë të rëndësishme për Kosovën”, tha ambasadori britanik përmes një video të publikuar në Facebook.

    Gjithashtu ai ka njoftuar se do të vizitojë edhe pjesë të tjera të Kosovës sot kur po votohet për zgjedhjet lokale në 38 komuna.

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:

  • EULEX, Policia e KFOR-i në terren për të garantuar sigurinë në zgjedhjet lokale

    EULEX, Policia e KFOR-i në terren për të garantuar sigurinë në zgjedhjet lokale

    Për të garantuar mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), në koordinim me Policinë e Kosovës dhe trupat e KFOR-it, ka vendosur patrulla mobile në disa zona të vendit me qëllim monitorimin e situatës së sigurisë.

    Sipas një njoftimi nga EULEX, prania e tyre në terren ka për qëllim të kontribuojë në krijimin e një atmosfere të qetë dhe të sigurt, ku çdo qytetar me të drejtë vote të mund të votojë lirisht, pa presione.

    Misioni evropian thekson se mbështetja e institucioneve vendore për zhvillimin e një procesi zgjedhor të rregullt dhe pa incidente mbetet një ndër prioritetet e tij në vend.

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:

     

     

  • Policia po merret me tri raste për fotografim të votës, s’ka të arrestuar

    Policia po merret me tri raste për fotografim të votës, s’ka të arrestuar

    Tri raste për fotografim të votës janë duke u trajtuar nga Policia e Kosovës.

    Rastet janë raportuar në Prishtinë, Podujevë dhe Drenas.

    Sipas zëdhënëses së Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, nuk ka të arrestuar.

    “Deri tani në rajonin e Prishtinës kemi pranuar tri informata (Një në Podujevë, një në Drenas dhe një në Prishtinë), ku dyshohet se janë fotografuar fletëvotimet. Informacionet po trajtohen në koordinim me prokurorinë”, ka shkruar ajo.

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale: