ATV

Category: ZGJEDHJET

  • Kurteshi: Ka përpjekje për të votuar me karta identiteti jo të Kosovës

    Kurteshi: Ka përpjekje për të votuar me karta identiteti jo të Kosovës

    Anëtari i KQZ-së nga radhët e LVV-së, Sami Kurteshi, ngriti shqetësimin për thyerjen e Kodit të Mirësjelljes nga Lista Serbe.

    Ai tha se Lista Serbe ka mbajtur tubim elektoral para zyrave, duke përmendur mbledhjen e qytetarëve nga kjo parti në Mitrovicë të Veriut që të votojnë në mënyrë të organizuar.

    Krahas kësaj, ai tha se në veri ka përpjekje të sjelljes së njerëzve për votim me karta identiteti të Serbisë, madje ngriti shqetësim se të njëjtat nuk po i sheh në raportin e KQZ-së.

    “…Ka edhe përpjekje të sjelljes së njerëzve për votim me karta identiteti jo të Kosovës. Këto nuk po i shoh në raport…”, theksoi Kurteshi.

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:

  • Çitaku: Në Drenas janë arrestuar tre persona për fotografim të votës

    Çitaku: Në Drenas janë arrestuar tre persona për fotografim të votës

    Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku tha se në një qendër votimi janë arrestuar tre persona për fotografim të votës. Në një konferencë për media, ajo shtoi se deri më tani procesi zgjedhor po zhvillohet kryesisht mirë dhe ka dalje të qytetarëve.

    Ajo deklaroi se vota e sotme është votë për të ardhmen e përbashkët për zhvillim dhe për dinjitet.

    “…Pak para se të dilja këtu u njoftova nga dega jonë në Drenas që falë intervenimit të vëzhguesve tanë në një qendër votimi janë arrestuar tre persona për fotografim të votës. Kur të kemi detaje më tej do të ju njoftojmë…”, deklaroi ajo.

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:

  • Shkumbin Kryeziu pjesë e politikës?

    Shkumbin Kryeziu pjesë e politikës?

    Kohëve të fundit është vërejtur një rritje e ndjeshme e angazhimit të artistëve, veçanarisht e këngëtarëve, në jetën politike dhe shoqërore. Ky fenomen ngre pyetje të rëndësishme mbi rolin e artit dhe artistit në shoqëri. Sipas Shkumbin Kryeziut, artistët nuk duhen të kenë frikë që të bëhen pjesë e politikës dhe fushatave, derisa as personalisht  nuk e përjashtoi mundësinë që në të ardhmen të jetë pjesë e politikës.

    “Nuk e kam pa të arsyeshme të hy në organizime të ndryshme (politike) edhe pse kam pasë ftesa, por nuk do të thotë se nuk do të hy…”, u shpreh Kryeziu për ATV-në.

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:

  • Voton Besa Shahini, kandidate nga PSD për kryetare të Prishtinës

    Voton Besa Shahini, kandidate nga PSD për kryetare të Prishtinës

    Kandidatja e PSD-së për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini ka votuar në shkollën fillore “Iliria”.

    Shahini ka ftuar të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e procesit të votimit.

    “Sapo votova në shkollën fillore “Iliria”, ftoj të gjithë qytetarët të dalin të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar… “, tha Shahini.

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:

  • KQZ: Deri në orën 11:00 votuan 7.84 për qind të votuesve

    KQZ: Deri në orën 11:00 votuan 7.84 për qind të votuesve

    Deri në orën 11:00 të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 7.84 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

    Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga 2 milionë e 25 mijë e 105 persona që janë në Listën e votuesve, deri në orën 11:00 kanë votuar 157 mijë 374 qytetarë.

    Këto të dhëna janë nxjerrë nga procesimi i 93,27 për qind të vendvotimeve.

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:

  • Telashe në një qendër votimi në Gjakovë, qytetarja ankohet se nuk e gjeti veten në listë

    Telashe në një qendër votimi në Gjakovë, qytetarja ankohet se nuk e gjeti veten në listë

    Procesi i votimit për zgjedhjet lokale 2025 po vazhdon. Një qytetare (Lumturie Morina Kusari) nga komuna e Gjakovës për ekipin e ATV-së , u ankua se nuk e gjeti veten në listë e madje tha se është fyer nga komisionerët.

    “Më fyen pse i mban dy mbiemra. Që 1 orë jam ardhë. Vet kam punu si komisionere, pa llaptopa edhe ia kemi dalë…”, tha ndër tjerash ajo.

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:

  • Voton Përparim Rama, kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës

    Voton Përparim Rama, kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës

    Ka votuar kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama.

    Pas votimit, Rama dha një mesazh të fokusuar në zhvillimin e vendit dhe bashkëpunimin me faktorin ndërkombëtar, duke e nisur me një urim për suksesin e kombëtares shqiptare.

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:

  • KQZ nis publikimin e statistikave për pjesëmarrje në votime, ja cilat komuna prijnë

    KQZ nis publikimin e statistikave për pjesëmarrje në votime, ja cilat komuna prijnë

    Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar platformën elektronike për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrjen në votime për çdo komunë, qendër votimi dhe vendvotim.

    Linku për të shikuar online këto statistika është: https://resultslocal2025.kqz-ks.org.

    Deri në ora 9 prijnë Zveçani me 9.37 për qind dhe Mitrovica e Veriut me 9.21 për qind.

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:

  • Voton Lumir Abdixhiku, kryetari i LDK-së

    Voton Lumir Abdixhiku, kryetari i LDK-së

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kryer obligimin e tij qytetar.

    Ai i ftoi qytetarët që të dalin të votojnë. Një përshëndetje speciale e bëri për ata të cilët votojnë për herë të parë… “Mirë se erdhët në botën demokratike”, tha ai.

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:

  • Voton presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

    Voton presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e kreu obligimin e saj qytetar.

    Ajo tha se sot është ditë e rëndësishme, përderisa kritikoi Serbinë për ndërhyrje në proces.

    “Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë e vendit tonë, sa më masive pjesëmarrja, sa më i rregullt të jetë procesi, aq më e fortë do të jetë demokracia. I uroj suksese të gjithë atyre që po marrin pjesë, shpresoj të jetë proces me rezultate në të mirë të qytetarëve tanë. Serbia ka ndërhyrë në proceset zgjedhore, ne do të bëjmë çmos që të gjithë qytetarëve përfshirë në veri, të garantohet e drejta e lirisë në votë”, tha ajo.

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale: