ATV

Category: TOP ATV

  • “Çdo katër muaj hapi konkurs për punëtorë, edhe kushtet i kanë shumë të mira po nuk duan të punojnë”

    “Çdo katër muaj hapi konkurs për punëtorë, edhe kushtet i kanë shumë të mira po nuk duan të punojnë”

    Edhe pse vitet kalojnë, në Kosovë vështirë të krijohet një baraspeshë në mes të kërkesës dhe ofertës në potencialin e fuqisë punëtore dhe mundësisë që ka vendi.

    Pavarësisht shkallës së varfërisë në Kosovë, së fundmi është paraqitur si problem mungesa e fuqisë punëtore. Një numër i ndërmarrjeve private kanë nisur procedurat për të sjellë punëtore nga vendet e treta, kryesisht nga Turqia dhe Azia.

    Më shumë se 90 për qind e punëtoreve e moshës 20 deri në 40 vjeç, po largohen nga Kosova për shkak të kushteve të punës dhe pagës së ulët, kanë bërë të ditur Sindikata e Sektorit Privat.

    “Me të tregu të drejtën, kjo letër është e shtypur që nja 3 vjet. Çdo 4 muaj duhet me e përsëritë prapë. Është njëjar pakënaqësie shumë e madhe te punëtorët, edhe pse kushtet goxha të mira i kam të pagesës, tretmanin ju bëj shumë të mirë se vet kam qenë punëtor, e pa qenë vet punëtor, nuk mundesh me ua ditë edhe punëtorëve. U ardhë njëfarë kohe shumë interesant që s’ma ka marrë mendja që mundet me ardhë. Janë shumë popull i pakënaqur. Përpara kemi pasur njëfarë shprese, por jam kah e shoh tash që edhe shpresa si shpresë ia ka nisë më humb te ne. A është në krejt rajonin apo vetëm te ne, nuk po e di, vetëm se është me të vërtetë problematike kjo çështje”, thotë për ATV-në pronari i një biznesi në Prishtinë.

    Ai madje thotë se çuditet nga kërkesat e atyre që vijnë për t’u interesuar për punë.

    “Me të tregu të drejtën, vijnë më qaso përformanca sa që çuditna edhe vet. Më së pari as nuk tregojnë se çfarë dinë të bëjnë sa i përket profesionit tim, pyetja e parë që e bëjnë është sa është rroga, sa ka ditë pushim, njëfarë shumë jo profesionalizmi është te ne. Ndoshta edhe se nuk kemi shkolla të zanatit, nuk po ka edhe agjenci që mirren me punësimin e njerëzve, sektorit privat po mendoj edhe kështu dalin veç koti po mënoj. E kanë në kry e të vetin njëfarë teorie që thonë po lypi punë po ishalla nuk gjej”, thotë ai. /atvlive.tv

  • A e dini që në facebook ekziston një grup i ashtuquajtur “Nana Tabe”?

    A e dini që në facebook ekziston një grup i ashtuquajtur “Nana Tabe”?

    Dëshira e madhe për shkollën dhe për të pasur shoqëri, ndonëse në moshë të shtyrë, bëri që zonja Tabe të krijojë grupe për gratë shqiptare, duke u bërë kështu e njohur si ‘Nana Tabe’.

    Tabe Haxhijaj, në një bisede në emisionin STUDIO A në ATV, tregon historinë e saj se si erdhi deri krijimi i grupeve në facebook dhe si vendosi që të hyjë me emrin “Nana Tabe”.

    “Prej katër motrave më e vogla jom kanë. Unë i kam pasur dy emra, Një Rabshim emrin e nënës dhe emrin Tabe dhe tash kur kanë ardh mem thirr me shku në klasën e parë, mua më kanë thirr Rapshim, e unë nuk e kam ditur që e kam këtë emër. Pastaj kanë thënë se kjo nuk po dëgjon mirë dhe me kanë shlyer mua në atë kohë”, tregon ajo.

    Tabja tregon se si vajza e saj e kishte hapur një grup në facebook, me emrin “Femra krijuese e shenjtë”.

    “Më tha, nanë po du me të shti edhe ty në grup tonin, me e ditë një mirëmëngjesi, një mirëdita. I thash unë nuk do me shku e me lexu, mundem me iu ngatërru. Pas insistimit të saj, unë pranova veç i thash se du me emarrë emrin Nana Tabe”, tregon ajo. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • 101-vjeçarja tregon sekretin e saj të jetëgjatësisë

    101-vjeçarja tregon sekretin e saj të jetëgjatësisë

    Një grua 101-vjeçare nga Skocia ka zbuluar sekretin saj për një jetë rinore, duke ia dhënë meritën martesës saj me një burrë më të ri se ajo.

    Edna Twivey nga qyteti Strathaven, një ish-infermiere e Luftës së Dytë Botërore, vazhdon të gëzojë një jetë aktive, që përfshin udhëtimet jashtë shtetit, transmeton atvlive.tv.

    Dhe sipas Edna-s, e cila së fundmi u kthye nga një udhëtim në vendet skandinave, është dashuria e qëndrueshme e të shoqit ajo që e mban të re.

    David, i cili është 90-vjeçar dhe është 11 vjet më i ri se gruaja e tij njëshekullore, përshkruhet nga Edna si një shtyllë e fortë e saj.

    Ata u takuan më shumë se 60 vjet më parë në një orë kërcimi në Londër.

    “Familja është gjithçka dhe David është ‘shkëmbi im’. Dashuria që kemi na mban të dy të rinj!”, tha Edna.

    Çifti tashmë ka plane të mëtejshme udhëtimi, ku pushimi i tyre i radhës do të jetë në Holandë.

    Përveç martesës së saj, Edna potencoi se mbështetja që merr nga stafi lokal i kujdesit social e ndihmon atë të jetë aktive dhe rinore./atvlive.tv/

  • “Emrin e dashnores e kam vendos si password në telefon”, thotë një qytetar kur pyetet se a e mban telefonin me kod

    “Emrin e dashnores e kam vendos si password në telefon”, thotë një qytetar kur pyetet se a e mban telefonin me kod

    Për çështje sigurie ne i vendosim një fjalëkalim apo kod pajisjeve të mençura si p.sh., celularët e mençur, kompjuterëve etj., kjo për shkak që askush përveç nesh të mund të ketë qasje në të.

    Se a e praktikojnë këtë qytetarët, ata janë përgjigjur pyetjeve të ATV-së.

    “Asnjëherë nuk i kom vendosi password telefonit dhe as nuk do t’i vendosi, se s’kom nevojë me mshef kurrgjë”, tha një qytetar.

    “Po telefonin e mbaj me password edhe gruja nuk e din”, deklaroi një qytetar.

    “E kom telefonin me password, i lehtë edhe e din ky shoku jem këtu”, u përgjigj një qytetar.

    “Po me password e kom e password-i ma i çuditshëm që ia kam vendos është emri i dashnores edhe askush nuk e din”, tha një burrë.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • I vdiq burri kur ishte në moshë të re, ajo e sakrifikoi gjithë jetën për ta rritur djalin e saj të vetëm

    I vdiq burri kur ishte në moshë të re, ajo e sakrifikoi gjithë jetën për ta rritur djalin e saj të vetëm

    Bashkëshorti i Bedrije Shurdhanit i vdiq kur ajo ishte e re, duke e lënë vetëm për ta rritur djalin e tyre.

    Ajo, qysh e re, mori rolin e nënës dhe të babait për djalin e saj, duke sakrifikuar gjithë jetën për ta.

    Gjatë një bisede në emisionin STUDIO A në ATV, ajo ka treguar vështirësitë më të mëdha me të cilat ka hasur në jetën e saj.

    “As një moment nuk kam menduar për me e lanë djalin. Shtëpinë e kam pasur timen. Djalin edhe pse e kam pasur të vogël, e kam pasur përkrahjen prej familjes. Askush nuk më ka bërë trysni që mem thanë me e lanë djalin, por as vet nuk kam qenë e mendimit, hiç nuk e kam shtirë kurrë atë mendje për me e lanë”, rrëfen ajo.

    Ajo foli gjithashtu edhe për luftën e saj me paragjykimet e shoqërisë dhe sfidat e përballjes me këto paragjykime. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Zylihaja kujton traditat e dasmave kur ajo ishte bërë nuse: Vajzat me defa na shajshin deri sa ns shtinin me qajtë

    Zylihaja kujton traditat e dasmave kur ajo ishte bërë nuse: Vajzat me defa na shajshin deri sa ns shtinin me qajtë

    Dasmat në fshatrat e Shtimes dallonin nga zonat e tjera, pasi mbledhshin vajzat me nusen duke kënduar pa ndalur, e këngët përfundonin me ofendime për shtëpinë e familjen e nuses së re.

    “Ktynehere tjetër send s’ka pasur, veç krushqi e këngë, kanë shku dhe e kanë marrë robin, ka qenë larg. Ajo traditë ka qenë shumë e mirë”, tha Isak Syla, një banor i moshuar i Shtimës.

    E këtë traditë ende e kujton me mallëngjim zonja Zyliha kur kishte shkuar nuse si 18-vjeçare.

    “Nihere na knojshin do këngë të mira, tani ia fillojshin me na sha. Mas këngëve të mira menjëherë ia nishin na shajshin ma q deri në shtinin me kajt”, tregon Zyliha Jashabani. /atvlive.tv

  • Babai që mbledh kanaçe nëpër rrugë për ta mbajtur familjen, jeton në kushte të mjerueshme

    Babai që mbledh kanaçe nëpër rrugë për ta mbajtur familjen, jeton në kushte të mjerueshme

    Trishtimi dhe varfëria kanë zënë vend që moti nën çatinë e të ashtuquajturës shtëpi, në të cilën jeton familja katër anëtarëshe Tahiri.

    Ata kanë vite që jetojnë me qira në një shtëpi të vjetër, derisa kryefamiljari Blerim Tahiri, në një rrëfim për ATV-në, thotë se mbijetojnë vetëm nga mbledhja e kanaçeve.

    “Vallahin boll me menzi pasha Zotin. Kah po mundem, ndonjëherë naj hekër, ndonjëherë kojshia nga pak po na ndihmojnë, po jeta shumë e vështirë. Fëmijet nuk të pyesin, ata po lypin. Nuk marr as social as pension, asgjë nuk marr unë, veç vet çka të mundem kështu. Më së shumti me hekra, lemenka dal mbledhi rrugëve nëpër kontejnerë kur të gjej”, rrëfen kryefamiljari Blerim Tahiri. /atvlive.tv

  • Receta e përgatitjes së sarmave me presh dhe mish pule

    Receta e përgatitjes së sarmave me presh dhe mish pule

    Si përgatiten sarmat me presh dhe mish pule, recetën na e tregon Arbnora Shehu në emisionin “Kuzhina me Arbnorën”.

    Përbërësit që nevojiten:

    • 500 gramë mish pule të bluar,
    • 1 karotë e bluar,
    • 1 qepë e bluar dhe disa fije majdanozi,
    • Kripë,
    • Piper i zi,
    • Majdanoz i tharë dhe piper i specit të kuq

    Më poshtë mund të ndiqni ecurinë e plotë të përgatitjes:

  • Sa shpesh dhe kur duhet të kryejmë analizat laboratorike, flet specialisti i biokimisë

    Sa shpesh dhe kur duhet të kryejmë analizat laboratorike, flet specialisti i biokimisë

    Specialisti i biokimisë, Agron Kamberi, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Alarm”, në ATV ka folur rreth analizave laboratorike, kur dhe sa shpesh duhet të kryhen ato.

    Kamberi, tha se varësisht moshës së pacientit ndahen edhe analizat që duhet të kryhen, por ai theksoi se analizat preferohet të kryhen çdo gjashtë muaj dhe se pacienti këshillohet që të mos ushqehet së paku 12 orë, para se të kryej ndonjë analizë.

    “Te fëmijët preferohen të kryhen analizat si hemogrami; pasqyra e gjakut dhe urina, etj. Analizat preferohet të bëhen çdo gjashtë muaj në kushte normale, pra nëse nuk ka ndonjë ankesë apo sëmundje. Në shumicën e rasteve preferohet që përafërsisht 12 orë mos të ushqehemi para se të kryejmë analizat, pra tw marrim ushqim me ma pak yndyrë, sheqerna etj. se kjo mund të ndikoj në rezultatet e analizave”, tha ai.

    Tutje, ai shtoi se po ashtu varësisht nga lloji se çfarë analize kryhet, dallon edhe kohëzgjatja për marrjen e rezultateve.

    “Një analizë varësisht p.sh. hemogrami për 2 min., urinë për 10 min., ndërsa analizat biokimike kërkojnë kohë më shumë. Pastaj ekzistojnë disa analiza që nuk kryhen në Kosovë dhe duhet të dërgohen jashtë vendit e rezultatet mund të vonojnë”, tha Kamberi.

    Për më shumë ndiqni intervistën në videon e mëposhtme:

  • “McDonald’s” hap restorantin e parë pa punëtorë

    “McDonald’s” hap restorantin e parë pa punëtorë

    “McDonalds” ka hapur restorantin e parë në Teksas ku në vend të njerëzve do të jenë makineritë ato që do të shërbejnë.

    Klientët mund të presin tani në radhë që t’u shërbehet një “Big Mac” nga një transportues ushqimesh.

    Klientët mund të porosisin në kioskën e ekranit me prekje në dyqan, shkruan atvlive.tv.

    Ku mund të presin tani në radhë që t’u shërbehet një “Big Mac” nga një transportues ushqimesh dhe pijesh në vend të një qenie njerëzore të vërtetë dhe reale.

    “McDonald’s” e quajti konceptin “më të qetë dhe më të shpejtë se kurrë më parë”.

    “McDonald’s” nuk ka qenë kompania e parë e ushqimit të shpejtë që i është bashkuar kësaj nisme.

    Të tjerë si “Domino’s Pizza”, “Taco Bell” kanë instaluar gjithashtu këto sisteme në modelin e tyre të biznesit, me qëllim që t’u shërbejnë sa më shpejt klientëve të tyre hamburgerë dhe pica.

    Ky ndryshim tërhoqi zemërimin e aktivistëve, të cilët kritikuan korporatën e ushqimit për krijimin e një restoranti automatik të kushtueshëm në vend që t’u paguante punëtorëve një rrogë jetese.

    Në Teksas, paga minimale është 7.25 dollarë në orë dhe nuk është rritur për gati një dekadë.

    Në të gjitha vendet, shumica e punëtorëve të “McDonald’s” fitojnë më pak se 15 dollarë në orë, shumë më poshtë një pagë jetese në pothuajse çdo shtet.

    Hapja e restorantit ka frikësuar shumë aktivist se punët e tyre një ditë do të merren përsipër nga robotët dhe automatizimi, duke zëvendësuar nevojën për punonjës njerëzorë./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: