ATV

Category: TOP ATV

  • “Hyra brenda aty ku ishte djali i vdekur, fytyra e tij kishte mbetur duke qeshur”, nëna nuk i mban lotët derisa rrëfen momentin më të vështirë për të

    “Hyra brenda aty ku ishte djali i vdekur, fytyra e tij kishte mbetur duke qeshur”, nëna nuk i mban lotët derisa rrëfen momentin më të vështirë për të

    Në emisionin STUDIO A në ATV, sot u tregua historia e një gruaje, jeta e së cilës ndryshoi tragjikisht kur humbi djalin e saj 22-vjeçar në një aksident me motor.

    Rrëfimi emocional i Sabina Karisik në këtë emision, do të shërbejë si forcë për shumë nëna të tjera që janë përballur me eksperienca të ngjashme.

    Duke rrëfyer momentin më të vështirë në jetën e saj, me lot në sy, Sabiana tregon se ditën që e pa djalin e saj të vdekur në spitalin e Ferizajt, ajo e thërriste “çohu”, sepse nuk e besonte dot që ai tashmë kishte ndërruar jetë.

    “Kur këna mbërri atje, para Spitalit të Ferizajt, i pash do djem të rinj, i pyetja “a jeni ju shokë të Emirit”, ata me kokën poshtë më thanë “jo nuk jemi”. Po afrohem te tjetri, i thash “a je ti shok i Emirit”, “jo” më tha, “nuk jemi ne shokë të Emirit”. Unë u binda dhe hyra brenda aty me e pa Emirin, mjekët dhe motrat më kapën më thanë “jo mos hy brenda”, iu thash “si mos me hy unë, po du djalin me e pa” se t’u mëndu që është gjallë dhe sa më shpejt me mbërri. Hyna aty ku e kanë lënë, e pash Emirin shtritë, fytyra e kishte buzëqeshjen e tij. Në ato momente e kam humb veten, dyshoja që ai po bën shaka me mua, i thash “Emir, çohu mos bën hajgare me mua”, atij për njëmend i kishte mbetur buzëqeshja”, rrëfen mos lotësh ajo. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Humbi djalin në aksident tragjik në moshën 22-vjeçare: E thirrsha çohu se nuk e besoja dot

    Humbi djalin në aksident tragjik në moshën 22-vjeçare: E thirrsha çohu se nuk e besoja dot

    Në emisionin STUDIO A në ATV, sot u tregua historia e një gruaje, jeta e së cilës ndryshoi tragjikisht kur humbi djalin e saj 22-vjeçar në një aksident me motor.

    Rrëfimi emocional i Sabina Karisik në këtë emision, do të shërbejë si forcë për shumë nëna të tjera që janë përballur me eksperienca të ngjashme.

    “Prej kur ka ndodh rasti, ditën e parë jam mundu, edhe pse ka qenë shumë vështirë me u vesh mirë, me qendru e fortë se e di që ai gjithmonë e ka pasur këtë dëshirë që unë me qenë e fortë dhe po mundohem me e vazhdu dëshirën e tij. Ndoshta dikush është çuditur në ditët e para, ndoshta edhe më vonë, por unë në çdo moment, çdo sekondë, e kam Emirin në kokë. E di çka ka pasur ai dëshirë me ba unë, çka ka pasur ai dëshirë qysh e vazhdojmë ne jetën më tutje. Nganjëherë po e vazhdoj mirë, por nganjëherë po ndihem edhe e dobët”, rrëfen ajo.

    Sabiana tregon se në fëmijërinë e tij, Emiri ishte shumë energjik, andaj me sugjerimin e mësueses, vendosën ta regjistronin në sportin e karatesë, në mënyrë që atë energji ta shkarkojë diku.

    “Emiri ka qenë një fëmijë shumë i gjallë derisa ka qenë fëmijë, bile edhe në shkollën fillore, mësuesja e tij Ikballja, shpesh me thirrke të më tregojë që Emiri po bën probleme, që është i gjallë, por me kohë edhe mësuesja e tij e kuptoi natyrën e tij dhe unë më shumë u merresha me atë, mandej e angazhoja në karate, sepse ai kishte shumë energji”, rrëfen ajo.

    Duke rrëfyer momentin më të vështirë në jetën e saj, me lot në sy, Sabiana tregon se ditën që e pa djalin e saj të vdekur, ajo e thërriste “çohu”, sepse nuk e besonte dot që ai tashmë kishte ndërruar jetë./atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Hoqi dorë nga çdo gjë për dashurinë, ndërsa vjehrra bëri çmos që ta ndante nga djali i saj

    Hoqi dorë nga çdo gjë për dashurinë, ndërsa vjehrra bëri çmos që ta ndante nga djali i saj

    Historia e piktores Redjola Licaj është ajo e mijëra heroinave që mbi të gjitha, kanë krenari dhe jetojnë me kokën lartë çdo ditë.

    Në një intervistë për emisionin STUDIO A në ATV, ajo ka treguar historinë e saj se si kishte lënë gjithçka në jetë për dashurinë, duke e lënë vendlindjen, familjen, sakrifikuar karrierën, e çdo gjë që kishte.

    “Unë e kam dashuruar një njeri, një djalë që ai më bëri të plotësohem nga ana emocionale dhe ishte një dashuri shumë e bukur. Ka qenë një lidhje 8 vjeçare, por me shumë emocione të bukura, siç ka ato ngritjen e uljet e veta si çdo lidhje, por për fat të keq nuk mundem ta mbijetonim këtë dashuri për shkaqe të jashtme. Në fakt, si shumë vajza, mu desh që të zgjidhja mes Shqipërisë që sa kohë kisha nisur karrierën time dhe duke qenë që isha një vajzë shumë e talentuar, kisha ato kërkesat që ishin të pafund sa që nuk dija kë të zgjidhja për të mirën time, dhe mu desh të zgjidhja mes kësaj dhe dashurisë që ishte në Itali, nuk ishte këtu në Shqipëri. Por e mendova kështu, piktura është gjithmonë me mua, unë do ta gjej mënyrën, jam një vajzë shumë kërkuese ndaj vetvetes dhe do ta gjej gjithkund deri në fund të botës, kurse dashuria e jetës vjen njëherë në jetë. Kështu që le ta filloj nga zero, kudo që filloj nga zero, e di që mbijetoj dhe arrij majat. Kam një vetëbesim të vetvetja dhe kjo me ndihmon që të arrij aty ku dua”, rrëfen ajo.

    Redjola tregon se e la Shqipërinë dhe shkoi tek i dashuri në Itali, por se atje nuk pati një pritje miqësore nga familja e tij, më konkretisht vjehrra.

    “Dhe mendova pse jo, të zgjedh dashurinë dhe krijimin e një familje dhe atë e bëra. I lash të gjitha, të gjitha ofertat që më dhemb shpirti në fakt, por që thash do arrij atje ku dua të shkoj dhe shkova nga Shqipëria në Itali. Bashkëjetesa ishte shumë e bukur, por problemet u hasen që më parë sepse unë bashkëjetoja me nënën e tij dhe ishte pak e vështirë sepse kishim mos përputhje të karakterit dhe kjo ishte një arsye që na paralizoi pak, disa ndërhyrje dhe disa gjëra që po çalonin, kishte ndikime, dhe unë e kisha shumë të vështirë përshtatjen sepse isha një vajzë e lirë, isha mësuar këtu me shoqërinë, me familjen dhe ne momentin që unë do shpërngulesha filloi pak gjendja e ankthit dhe ajo me kalimin e kohës u ndërlikuar, dhe ajo më paralizoi, më tjetërsoi si njëri dhe jam e sigurt se nga ekrani kush më dëgjon, gjendja e ankthit është shumë e vështirë për ta përballuar”, rrëfen Redjola. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në viedeon më poshtë:

  • Në moshën 17 vjeçare e kuptoi se gruaja që e kishte rritur, nuk ishte nëna e saj biologjike

    Në moshën 17 vjeçare e kuptoi se gruaja që e kishte rritur, nuk ishte nëna e saj biologjike

    Në emision STUDIO A në ATV, e ftuar ishte moderatorja Saranda Hoda. Ajo në këtë emision rrëfeu për sfidat që i solli jeta, të cilat u kthyen në forcë për të.

    Saranda tregoi se në moshën 17-vjeçare e kuptoi se gruaja që e kishte rritur, nuk ishte nëna e saj biologjike.

    Ajo ka thënë se edhe sot nuk vazhdon të mbajë kontakte me nënën e saj biologjike, por me familjarët e saj.

    “Jo nuk kam kontakte, po kam kontakte me të afërmit e saj, bile në janar të këtij viti kam qenë në Zvicër dhe jam njoftu me familjarët nga ana e nënës dhe kanë qenë të gjithë mikpritës. Mu duk interesant me i taku njerëzit që deshe apo nuk deshe i ke familje”, rrëfen ajo.

    Bisedën e saj në emisionin STUDIO A në ATV, e gjeni në videon më poshtë:

  • “45 vjet së bashku”, njihuni me çiftin shqiptar që gjeti sekretin e një martese të lumtur dhe të shëndetshme

    “45 vjet së bashku”, njihuni me çiftin shqiptar që gjeti sekretin e një martese të lumtur dhe të shëndetshme

    Çifti i moshuar shqiptar, Rexhep dhe Suzana Kejçi, tani pensionistë që të dy, në një bisedë për ATV-në, treguan se falë aktivitetit e vazhdueshëm fizik, bëjnë një jetë të shëndetshme.

    Ata çdo ditë të jetës së tyre, si verë dhe dimri nuk e ndalin aktivitetin fizik.

    “Ne kalojmë shumë mirë, kemi 45 vjet martesë. Kemi dy fëmijë të mrekullueshëm, kemi dy nipa dhe një mbesë të mrekullishëm. Unë tash lëvizë jashtë mase, kam një lëvizje dhe shoh një përmirësim në veten time. Edhe zonjën me vete, por më tepër unë lëvizë se unë eci shpejt”, tregon Rexhepi

    Në anën tjetër, bashkëshortja e tij Suzana, rrëfen se për këto 45 vite martesë, kanë kaluar një jetë shumë të mirë bashkëshortore.

    “Kemi kaluar një jetë shumë të mirë bashkëshortore, kemi dy fëmijë të mrekullishëm, tani ata janë rritur, janë bërë të zotë të vetes, kanë familjarë të dy, vajzën dhe djalin që i kanë familjet e veta, ndërsa ne jetojmë vetëm, sepse djalin e kam në Gjermani. Tani kam 7 vjet që kam dal në pension, dhe zotëria im ka vazhduar shumë aktivitetin, po edhe djali është marrë me sport”, rrëfen ajo. /atvlive.tv

    Bisedën e plotë të çiftit të moshuar për ATV-në e gjeni në videon më poshtë.

  • Ish-kazerma që sot është kthyer në një vend atraktiv

    Ish-kazerma që sot është kthyer në një vend atraktiv

    Një prej restoranteve në periferi të Tiranës ka vendosur që prej mjeteve luftarake në kohën e komunizmit në Shqipëri, ta shndërrojë në një atraktivitet turistik për vizitorët.

    Bëhet fjalë për kazermën e Cerenit, e cila tani është një resort agroturistik i ngritur mbi një repart të braktisur ushtarak në zonën e Surrelit në Tiranë.

    Ekipi i ATV-së ishte në këtë vend turistik për të bërë një reportazh, të cilin mund ta shikoni në videon më poshtë.

  • Edoni, një histori suksesi në Gjermani

    Edoni, një histori suksesi në Gjermani

    Edon Murtezi, ka shkuar në Gjermani në moshën 12-vjeçare. Ai tani është një storie suksesi pasi ka përfunduar shkollimin, ndërsa tani udhëheqë një kompani në fushën e sigurimeve në Bayern.

    Në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin ALARM në ATV, ai tregoi foli për rrugëtimin e tij, që nga koha kur kishte shkuar në Gjermani me familje e deri të sukseset të cilat po i shijon ditët e sotme atje.

    Edoni tregon se në Gjermani kishin shkuar në kohën e luftës, pasi ishin depërtuar në Maqedoni.

    “Ka filluar krejt prej luftës në Kosovë. Kam përjetuar luftën si shumica e shqiptarëve në Kosovë, në fund të vitit 1999, kemi kalu përmes Maqedonisë këtu në Gjermani dhe prej atëherë kemi jetu këtu, e kemi kry shkollën, jemi mundu me aq sa kemi mundur me arrite”, tregon ai.

    Edoni thotë se në katër vitet e para në Gjermani u përballën me shumë vështirësi, ku nuk kishin të drejtë punësimi apo edhe udhëtimi për në vendlindje, ndërsa pas kësaj periudhe, iu ishin hapur mundësitë dhe kishte kryer shkollimin për kontabilitet fillimisht, ndërsa më vonë ka bërë specializim edhe në sigurime.

    “Shkollën e kam kryer për kontabilitet, kam udhëheqë një dyqan ushqimore, por pasi erdhën në jetë tre fëmijët e mi të parë, atëherë vendosja me e marrë një drejtim tjetër, kam pasur mbështetjen edhe të familjes, kështu që i hyra prapë shkollës dhe mbarova specializimin për sigurime, investime dhe financa”, tregon ai.

    Ai tani jeton në Gjermani me familje, ku është i martuar dhe ka katër fëmijë. Pavarësisht këtij suksesi, Edoni është shumë i lidhur me vendlindjen dhe ka plane që një ditë edhe të kthehet në Kosovë. /atvlive.tv

  • Vetura, gjësende të vjetra e mjete pune, gjithçka mund të gjeni në tregun e Prizrenit

    Vetura, gjësende të vjetra e mjete pune, gjithçka mund të gjeni në tregun e Prizrenit

    Ekipi i ATV-së ka vizituar të mërkurën një nga tregjet më të mëdha në Prizren.

    Gazetari i ATV-së bisedoi me tregtarë të cilët ndanë informacione për produktet e tyre dhe sfidat me të cilat përballen në sigurimin e të ardhurave nga shitjet që bëjnë në këtë treg.

    Për më shumë, shikoni videon më poshtë:

  • “U ardh sëmundja prej Zotit, po kërkoj ndihmë prej QKUK të jenë më të shpejtë në operimin tim”

    “U ardh sëmundja prej Zotit, po kërkoj ndihmë prej QKUK të jenë më të shpejtë në operimin tim”

    Shemsi Hoti nga Mitrovica, polic i Republikës së Kosovës, ani pse tash e një kohë gjendet në pushim mjekësor për shkak se ka problem me filgjanin e kukës, , ai asnjëherë nuk kishte dëshirë largimin nga uniforma, për të cilën shërben tash e 20 vite.

    Nga dhjetori i vitit të kaluar, ai është në pushim mjekësor, dhe për t’u shëruar, atij i duhet vetëm operim, i cili është shtyrë tash e një kohë të gjatë, e gjithë kjo nga mungesa e protezave në QKUK.

    “Këtu në spitalin e Mitrovicës nuk ka proteza dhe mua më kanë thënë që krejt protezën e kukës me e ndërru, jo vetëm filgjani dhe nuk ka. Kam qenë edhe në QKUK në Prishtinë, ku kam shku me pyet dhe atje ka proteza, por pritja është shumë e madhe, sa që më kanë thënë se prej 2018-tës janë duke pritur njerëzit për operime”, tregon Hoti.

    Ai thotë se kjo sëmundje ndoshta i ka ardhur nga Zoti, por po kërkon ndihmë prej QKUK-së që të jenë më të shpejtë në sigurimin e protezës dhe operimit të tij. /atvlive.tv

  • Polici i Kosovës qe gjysmë viti në pritje për operim në Spitalin e Mitrovicës

    Polici i Kosovës qe gjysmë viti në pritje për operim në Spitalin e Mitrovicës

    Shemsi Hoti nga Mitrovica, i cili me profesion është zyrtar policor i Republikës së Kosovës, tash e një kohë i është nënshtruar një pushimi të padëshiruar, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

    “Më 12 janar i kam ba 20 vjet që jam pjesë e Policisë se Ksovës, për një kohë kam punuar edhe në Prishtinë por krejt kohën kam punuar në Mitrovicë. Për shkak të gjendjes shëndetësore, mjekët më kanë rekomanduar qe mos të kem shumë kontakt me njërëz dhe prandaj për këtë shkak për 10 vite kam punuar në Cërrnushë por vitin e kaluar ajo pikë është mbyllur dhe jam kthy në Mitrovicë, punoj në stacion të jugut”, deklaroi Hoti.

    Ani pse me këtë sëmundje z.Hoti asnjëherë nuk e kishte dëshirë largimin nga puna.

    “Probleme shëndesore kam prej vitit 2014, njëherë kam pasë problem me zemër, e kam aortën e zemrës të zgjeruar ndërsa prej vitit 2019 kam problem me ‘filgjanin e kukës’ në anën e majtë dhe si shkas i kësaj nuk ka mundur të punojë, ashtu qysh më kanë thënë mjekët vetëm pas operimit mund të punosh”, u shpreh ai.

    Operimi i tij është shtyrë tash e një kohë shumë të gjatë e gjithë kjo për shkak të mungesës së protezave, ndërsa me këto probleme shëndëtësore, Shemsiu përballet çdo ditë.

    “Kam kërkuar ndihmë në spitalin e Mitrovicës nuk ka proteza ndërsa në QKUK, më kanë thënë se ka proteza por pritja për operim zgjatë sepse ka pacient që janë duke pritur nga viti 2018. Një mjek më premtoi se do t’i sjellin disa proteza në spitalin e Mitrovicës për një periudhë kohore për 3 muaj por as kjo nuk ka ndodhur ende”, shtoi tutje ai.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

    https://youtu.be/R1aMWp553E4