ATV

Category: TOP ATV

  • Dikur luanin bashkë e qanin se nuk i lejonin prindërit, sot të martuar e po jetojnë pleqërinë bashkë!

    Dikur luanin bashkë e qanin se nuk i lejonin prindërit, sot të martuar e po jetojnë pleqërinë bashkë!

    Zyla Haradini i kishte veç 4 vjet kur u njoftua me Amrushin. Ajo kohe, të dytë preferonin që të luanin me njëri-tjetrin, të përqafoheshin, e për më tepër qanin kur prindërit e tyre i ndanin me që nuk jetonin në të njëjtën shtëpi.

    Kjo i shtyu prindërit e Zylës dhe Amrushit që t’i martonin qysh në vegjëli.

    “Te shpija e ksajna, i kam pasur dy motra ma të mdhaja, ato janë kanë të shkune, kemi shku me ndejt, na lujshim kështu nëpër oborr, mas mrami hypke në kerr me ardh me neve. Nëna e kësajna i tha babës, këtë qikë kom me ta dhanë për këtë djalë, për mua. E tani ai u gëzua. Pas 15-16 vjete, kur i bëra 20 vjet, u martuam. Shkuan me kerr të kujave, të mbuluar me çilim, atëherë unë nuk kam qenë sepse dhëndërri nuk shkojke me e marrë nusen”, rrëfen Amrushi. /atvlive.tv

  • U bë senzacion në rrjete sociale duke shitur fast food në rrugë, 10-vjeçari thotë se u motivua nga babai i tij

    U bë senzacion në rrjete sociale duke shitur fast food në rrugë, 10-vjeçari thotë se u motivua nga babai i tij

    Ndonëse familja e tij qëndron mirë financiarisht ai, 10-vjeçari, Erik Jaha, ka vendos që pas mbarimit të orarit të shkollës të shes “hot-dog” dhe suxhuk t’shpis në një skaj të rrugës.

    I ftuar në emisionin e mëngjesit “Alarm” në ATV, 10-vjeçari tregoi se për këtë punë ai u inspirua nga historia e babait të tij. Madje, Eriku shtoi se nuk e ka problem që ta kryej këtë punë.

    “Unë kam pas dëshirë me bë si babai im, sepse ai kur ka qenë i vogël kështu si unë ka shit hamburgera e unë kam vendos me dalë në rrugë edhe me shit hot-dogs. Vikend e kaluar kam fituar mbi 370 euro, nuk e kam problem hiç këtë punë, njerëzit vijnë edhe blejnë. Unë në vikend dal në punë prej orës 10:00-20;00, ndërsa kur kam shkollë dal prej orës 16:00-18:30, zakonisht punoj te lagja “Bregu i diellit. Unë kam dashur me fitua para që me ble një motor të vogël”, tha ai.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Mjeku nga Mitrovica, 32 vite në misionin humanitar

    Mjeku nga Mitrovica, 32 vite në misionin humanitar

    Vllaznim Hoti, nga Mitrovica, është ndër mjekët më të respektuar të këtij qyteti.

    Ai këtë punë arrin ta bëjë tash e 32 vjet, madje në shumë prej shtëpive të shëndetit vazhdon të kërkohet vazhdimisht.

    Shtëpia e shëndetit në fshatin Bair të Mitrovicës është vendi ku nisë dhe mbaron dita e mjekut Vllaznim Hoti.

    Mirëpo, puna e tij në këtë fushë filloi qysh herët.

    “Babai im asokohe ka punuar si vozitës i autoambulancës se ndonjëherë kur ka ardhur në shtëpi me atë automjet i shoqëruar me kolegët e punës së tij, unë çdo kam pasë lakmi shumë për mantilbardhët dhe aty ka lind dëshira ime që të bëhem mjek”, tha Hoti.

    Një profesion i tillë në fakt të të nxjerrë përballë shumë sfidave, ai edhe në shërbimin ushtarak u doli në ndihmë me mjekime.

    Tash e 32 vjet puna e tij vazhdimisht është në shërbim të qytetarëve, derisa raportin e mirë me çdo pacient e ruan gjithmonë.

    Doktor Vllaznim thotë se nuk e ka menduar asnjëherë largimin nga Kosova./atvlive.tv./

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Sfidat dhe të mirat e të qenurit zjarrfikës

    Sfidat dhe të mirat e të qenurit zjarrfikës

    Koha në të cilën bie zilja e thirrjes së ndihmës e deri në momentet e fundit kur ndërmarrën të gjitha veprimet e një zjarrfikësi është punë minutash e presion i madh.

    Të shërbyerit në këtë profesion është sfidë, rreziqet e shumta të cilat mund të vijnë nga çasti në çast nuk zbehin asnjëherë misionin për të cilin janë betuar.

    Për Malë Gashin i cili është pjesë e zjarrfikësve, thotë se intervenimet në rastet më të rënda, kur arrijnë të shpëtojnë jetë njerëzish janë momente krenarie që na bëjnë t’i përkushtohemi me shumë kujdese punës dhe misionit.

    Me shumë vështirësi, një lloje si në intervenime, ashtu edhe me kushtet jo të mira të punës, përballet jo vetëm Malë Gashi por edhe të gjitha kolegët me ndihmën e të cilëve arrihen shpëtimit e ndryshme.

    Një profesion i tillë ndonëse ka krejt këto sakrifica, është i dashur për Malë Gashin për shkak të misionit që ka, ndihmën për njerëzit kur janë në rrezik dhe kjo ka ndikuar që ai të mos mendojë të tërhiqet ndonjëherë.

    Përgjatë orarit të tij, thirrjet e rasteve për të intervenuar janë të shumta por edhe gatishmëria për të shërbyer është gjithnjë aty./ATVLIVE.TV/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Shqiptarët e Kosovës, të parët në Evropë për bujarinë

    Shqiptarët e Kosovës, të parët në Evropë për bujarinë

    Bujaria, mbështetja për atë që ka nevojë, si dhe mikpritjen kanë qenë gjithmonë virtyt i shqiptarëve.

    Sondazhi i fundit i “Gallup”, i kryer në funksion të indeksit të lumturisë 2023, tregon se Shqipëria renditet ndër të fundit në Evropë, sa i takon treguesve të bujarisë dhe mbështetjes sociale.

    Ndryshe është situata për shtetasit e Kosovës, që vazhdojnë t’í ruajnë e zbatojnë këto tradita, duke u renditur ndër të parët në botë sa i përket bujarisë.

    Mbështetja sociale është një tregues që sipas metodologjisë së raportit lidhet me pasjen e dikujt ku të mbështetesh në kohë telashesh, transmeton atvlive.tv.

    Shqipëria në këtë tregues renditet e fundit në Evropë dhe e 29-a nga fundi në botë.

    Mbështetja sociale e shqiptarëve është njëlloj me atë të shteteve si Congo, Zimbabëe, Kenya, Honduras etj.

    Në rajon, pas Shqipërisë, mbështetje më të ulët sociale ka në Maqedoninë e Veriut.

    Kosova renditet ndër 40 vendet në botë që mbështesin njëri-tjetrin, ndërsa nuk ka të dhëna për Serbinë e Malin e Zi.

    Shtetet me mbështetjen sociale më të lartë në botë janë Zelanda e Re, Danimarka, Finlanda, Islanda.

    Edhe në indikatorin tjetër, atë të bujarisë, Shqipëria renditet ndër të fundit në Evropë.

    Hulumtimet tregojnë se në të gjitha kulturat, duke filluar nga fëmijëria e hershme, njerëzit tërhiqen nga sjelljet nga të cilat përfitojnë njerëzit e tjerë.

    Shqipëria është ndër vendet më pak bujare të Evropës, por rekordin negativ e mban Greqia, së bashku me Bullgarisë, Rumaninë, Portugalinë.

    Shtetasit e Kosovës sërish renditen shumë më mirë sesa ne, ndër 25 shtetet më bujare në botë.

    Mbështetja e ulët e pritshme nga miqtë e të afërmit, së bashku me të ardhurat e ulëta për frymë, e perceptimin e lartë të korrupsionit janë disa nga faktorët që e rendisin Shqipërinë ndër shtetet më të palumtura të Evropës.

    Ndonëse të ardhurat për frymë të Kosovës janë më të ulëta sesa të Shqipërisë, sërish shtetasit e Kosovës renditen shumë më mirë se Shqipëria në indeksin e lumturisë, pasi fitojnë pikë nga mbështetja e lartë, që kanë për njëri-tjetrin./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Çfarë kanë blerë qytetarët dhe sa kanë shpenzuar për festën e Bajramit, flasin ata

    Çfarë kanë blerë qytetarët dhe sa kanë shpenzuar për festën e Bajramit, flasin ata

    Siç dihet festa e Fitër Bajramit festohet me ushqime të ndryshme tradicionale e me ëmbëlsira të llojllojshme.

    Por sa shpenzojnë qytetarët dhe çfarë blejnë ata më shumë për festa si kjo, qytetarët ia janë përgjigjur këtyre pyetje të ATV-së.

    “Nuk shpenzova edhe shumë, 40 euro. Siç po shihet bleva mish, mushkëri”, tha një qytetare.

    “65 euro i shpenzova tash, mish blejmë zakonisht në këto festa”, tha një grua.

    ”Afërisht 350 euro, më shumë blejmë ëmbëlsira, fruta e perime”, deklaroi një qytetar.

    “Kemi shumë shpenzime për këto festa e çmimet po janë shumë të larta e rrogat shumë të ulëta por çka me bo, këtu po jetojmë”, u përgjigj një grua.

    “Deri në 1200-1300 euro aty diku, më shumë po blejmë lëngje kur kemi festa si kjo”, tha një qytetar./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Shpërndahen më shumë se 3000 pako ushqimore për familjet në nevojë

    Shpërndahen më shumë se 3000 pako ushqimore për familjet në nevojë

    Këtë vit, gjatë muajit të Ramazanit e deri në ditën e festës së Fitër Bajramit, bashkëpunimi mes komunitetit Egjiptian në Kuvendin Komunal të Fushë-Kosovës dhe organizatës “Islamic Relief Kosova” ka gëzuar shumë qytetarë duke mbushur tavolinat e tyre me produkte esenciale për festë.

    Shpërndarja e më shumë se 3000 pakove u bë në zona të caktuara të Kosovës, ku 600 prej tyre u dhanë në lagjen në Fushë Kosovë tek banorët e komunitetit egjiptian, rom dhe ashkali.

    Ky aktivitet bëri bashkë banorët që prisnin në radhë për të marrë pakot përkatëse, duke falënderuar organizatorët për një akt të tillë humanitar.

    Sipas përfaqësuesit Bashkim Krasniqi, ky vit ishte ndryshe nga të tjerët.

    Sipas Blerim Gashit nga organizata “Islamic Relief Kosova”, komuna e Fushë Kosovës ishte e vetmja që dha ndihmë financiare për këtë aktivitet.

    Përzgjedhja për shpërndarjen e pakove u realizua përmes të dhënave financiare për secilën shtëpi, varësisht nga nevojat primare për tu furnizuar me ushqim./atvlive.tv./

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

  • Furra që ofron bukë falas edhe në ditën e Bajramit

    Furra që ofron bukë falas edhe në ditën e Bajramit

    Në lagjen Hajvali dhe disa vende përreth shumë markete dhe furra u përkujdesën për bukë falas gjatë gjithë muajit të ramazanit, dhe jo vetëm.

    Një prej tyre për të gjithë ata njerëz në nevojë do të kujdeset edhe në bajram të ofrojë bukë falas.

    “Gjithë Ramazanin kemi filluar me shpërnda bukë falas për të gjithë ata që kanë pasur nevojë”, tha për ATV-në, pronari i kësaj furre në Hajvali.

    E numri i bukëve të shërbyera falas asnjëherë nuk dihet saktë.

    “Nuk i kemi numëruar kurrë por varësisht ka pasur që mbi 100 copa janë shpërnda, ka pasur rast kemi shpërnda edhe byrek. Edhe ditën e Bajramit kemi vendos që më dhuruar bukë falas”, tha ai.

    “Kjo traditë do të vazhdojë gjithmonë, derisa unë jam këtu do të shpërndahet bukë falas si në Ramazan ose jo, gjithmonë do të japë bukë falas për të gjithë ata që kanë nevojë”, shtoi tutje ai.

    Duke shërbyer jo vetëm për klientët e tyre mirëpo edhe për të gjithë ata që kishin nevojë gjatë ramazanit, ishte shumë e vështirë./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Një ndër rrëfimet më të trishta që keni dëgjuar, përjetoi dhunë e nuk i besuan as në polici

    Një ndër rrëfimet më të trishta që keni dëgjuar, përjetoi dhunë e nuk i besuan as në polici

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka konstatuar se policia ka diskriminuar aktivisten Luljeta Aliu në bazë të gjinisë dhe i anuloi vendimet e Policisë që e shfajësuan zyrtarin policor si të kundërligjshme dhe kundërkushtetuese.

    Kur ajo kishte shkuar të raportonte në polici që ish-bashkëshorti i saj ka shkelur urdhrin mbrojtës, togeri e kishte detyruar atë të largohet nga stacioni policor duke mos ia regjistruar fare raportimin.

    Pas ankesës së Luljetës, togeri ishte arsyetuar duke thënë se ajo kishte veshur “një fustan tejet të shkurtër dhe një maicë me rripa”.

    Dy ditë pas, ajo ishte e ftuar në emisionin STUDIO A në ATV, ku rrëfeu se çfarë i kishte ndodhur kur kishte shkuar në polici për të kërkuar ndihmë për shkak të dhunës që përjetoi nga ish-bashkëshorti i saj.

    “Aq pak e kanë marrë seriozisht çështjen e raportimit të dhunës deri tani që edhe gënjeshtrat kur i kanë bërë, i kanë bërë të paarsyeshme. Shpresoj që ky rast ka me qenë një mësim, një leksion i mirë për institucionet, sepse për atë arsye edhe e kam filluar”, thotë Aliu. /atvlive.tv

  • “S’do të ketë kush të na varrosë këtu”, shqetësimet e qytetarëve për largimin e të rinjve nga Kosova

    “S’do të ketë kush të na varrosë këtu”, shqetësimet e qytetarëve për largimin e të rinjve nga Kosova

    Parlamenti Evropian miratoi të martën vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Një ditë më pas, në Strasburg u bë edhe ceremonia e nënshkrimit të aktit ligjor të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Qytetarët e Kosovës iu gëzuan liberalizimit të vizave pa drojën se ky proces mund të dështojë. Por, jo të gjithë iu gëzuan këtij vendimi, pasi disa qytetarë janë të shqetësuar se mund të zbrazet Kosova nga largimi i të rinjve nga vendi.

    Ekipi i ATV-së, gjatë ditës së sotme mori opinionin e qytetarëve për liberalizimin e vizave.