ATV

Category: TOP ATV

  • Nisi si kamerier, sot kuzhinieri më i kërkuar në Malishevë e rrethinë

    Nisi si kamerier, sot kuzhinieri më i kërkuar në Malishevë e rrethinë

    Kuzhinieri i njohur Hamit Zogaj, ishte i ftuar në emisionin STUDIO A në ATV. Ai ka treguar historinë e tij se si kishte nisur të punojë si kamarier deri të arritjet e tij si një nga kuzhinierët më të kërkuar sot në Malishevë e rrethinë.

    “Ka qenë dëshira, si profesion e kam dashur që nga mosha e re, e kam pasur si pasion dhe kam pasur dëshirë me punu në profesionin e gastronomisë. Në atë kohë ka qenë e vështirë edhe me u punësua, sepse i dimë rrethanat si kanë qenë mbas lufte e tutje, por fillova si kamarier, mandej duke punuar nga pak, t’u pa e t’u mësua, kalova në kuzhinë”, rrëfen Hamiti.

    Ai tregoi se në kohën kur ai ishte punësuar si kamarier, kishte pasur punëtorë më shumë, ndërsa tani kanë mungesa të shumta.

    “Kemi pasur shumë sfida sepse kemi punuar me orar të stërzgjatur, nuk kemi pasur kushte të mira ashtu siç duhet. Atëherë nuk kemi mëndu qysh me marrë para më shumë, por si me e marrë një zanat të një profesioni”, thotë Hamiti. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • “M’fal oj nanë s’jemi pa shumë gjatë, më mashtroi kurbeti ju lashë duathatë”, këngëtarja rrëmbehet nga emocionet teksa këndon në studio

    “M’fal oj nanë s’jemi pa shumë gjatë, më mashtroi kurbeti ju lashë duathatë”, këngëtarja rrëmbehet nga emocionet teksa këndon në studio

    Këngëtarja Lindita Purellku, e ftuar në emisionin STUDIO A në ATV, bëri një rrëfim për rrugëtimin e saj në botën e muzikës.

    Ajo tha se momenti më i vështirë në jetën e saj ishte humbja e nënës, për të cilën thotë se ishte shumë e lidhur.

    Madje, Lindita një vit me parë kishte lanësaur edhe një këngë për nënën, të cilën edhe e interpretoi në emision e përcjellur me plotë emocione.

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Braktisja e fshatit Çadrak/ I moshuari: Dojshin me punu me rrogë jo me toka e bujqësi, krejt rinia ikën

    Braktisja e fshatit Çadrak/ I moshuari: Dojshin me punu me rrogë jo me toka e bujqësi, krejt rinia ikën

    Fshati Çadrak gjendet disa kilometra larg qytetit të Suharekës. Energjia në të cilën filloi të ndryshojë vite më parë.

    Pavarësisht mundësive bujqësore, banorët zgjodhën të largohen prej këtij fshati. Rrugët e paasfaltuara ndikuan në jetën e secilit prej banorëve, si pasojë e së cilës, Çadrak u braktisë pothuajse tërësisht.

    Emrush Tafolli, banor i këtij fshati, thotë për ATV-në se rinia janë larguar prej fshati për shkak që sipas tij, nuk kanë dashur ta punojnë tokën, por të punojnë me rrogë.

    Të rinjtë nuk kanë dashur me e punu tokën sikur ne që e kemi punu. Ne kemi mbjellë grurë, misër, tërshërë, të gjitha, ndërsa këta kanë pritu me punu tokën, kanë pasë qejf me hy nëpër puna, me punu me rrogë e jo me bujqësi dhe për këtë është braktisur fshati”, rrëfen Tafolli. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • “Sa herë mbes vetëm me shkon mendja te nëna e ndjerë, ajo nuk e ka kursyer vetën asnjëherë”

    “Sa herë mbes vetëm me shkon mendja te nëna e ndjerë, ajo nuk e ka kursyer vetën asnjëherë”

    Këngëtarja Lindita Purellku, e ftuar në emisionin STUDIO A në ATV, bëri një rrëfim emocionues për humbjen e nënës së saj.

    Ajo tha se nëna e saj nuk kishte kursyer asgjë për të, por edhe për motrat e saj, që secila të jetë e suksesshme në jetën e saj.

    “Sa herë kur mbetem vet, çdo herë më shkon mendja te nëna. Ka qenë shumë e vështirë shkaku se kemi qenë shumë të lidhura mes vete, vajzat, pra edhe 4 motrat e mia. Kemi qenë shumë të lidhura me atë, dhe ajo nuk e ka kursyer veten aspak për të na ndihmuar dhe mund të them që suksesi i im dhe këtu ku jam është falë nënës time”, rrëfen Lindita. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Komuna e la në harresë fshatin Çadrak, banorët si zgjidhje të vetme panë largimin nga vendi

    Komuna e la në harresë fshatin Çadrak, banorët si zgjidhje të vetme panë largimin nga vendi

    Fshati Çadrak gjendet disa kilometra larg qytetit të Suharekës. Energjia në të cilën filloi të ndryshojë vite më parë.

    Pavarësisht mundësive bujqësore, banorët zgjodhën të largohen prej këtij fshati. Rrugët e paasfaltuara ndikuan në jetën e secilit prej banorëve, si pasojë e së cilës, Çadrak u braktisë pothuajse tërësisht.

    Emrush Tafolli, banor i këtij fshati, thotë për ATV-në se më parë, jeta në këtë fshat ka qenë shumë e mirë.

    “Ky fshati i jonë, më herë ka qenë fshati më i mirë në bjeshkë. E kemi punuar tokën, me bujqësi jemi marrë më së shumti, me blegtori, plotë fusha ka qenë çobanë, njerëz duke punuar tokën, ka qenë shumë jetë e mirë atëherë”, tregon ai.

    Sipas tij, rinia përtonin ta punonin tokën, andaj zgjodhën që të largohen.

    “Pas andej, këta të rinjtë pritojshin me e punua tokën, e lanë tokën krejt, me toka e livadhe, s’u punua më me grurë, misër e këto krejt dhe shikonin më pas me e leshu fshatin, edhe e lëshuan. Tani kanë mbetur pak shtëpi, kanë qenë 35 shtëpi, tani janë 10 shtëpi, tash ka mbetur fshati pothuajse i zbrazët”, rrëfen Tafolli. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • A duhet të jetë pushim për ditën e Evropës?

    A duhet të jetë pushim për ditën e Evropës?

    Më datën 9 Maj të çdo viti, shënohet dita e Evropës, ditë ceremoniale në njohje të paqes dhe unitetit brenda kontinentit të vjetër.

    Ndonëse Kosova nuk është vend i Bashkimit Evropian, 9 Maji konsiderohet si festë zyrtare dhe ditë pushimi edhe në vendin tonë.

    Qytetarët e Kosovës mendojnë se nuk ka asgjë të keqe që kjo festë të festohet në vendin tonë, përkundër që në BE nuk festohet. Por, ka edhe të atillë që thonë se festimi i kësaj ditë, për vendin tonë është e panevojshme.

    “Po, deri sa është festë zyrtare dhe është ditë pushimi, atëherë mendoj që duhet të jetë, pse të mos jetë. Ne ende nuk kemi hyrë në Evropë, si të hyjmë, as ne nuk e festojmë. Deri sa Qeveria e jonë po mendon se duhet të jetë festë zyrtare, pse mos të jetë”, thotë një qytetare në një prononcim për ATV-në.

    “E kanë tepruar me pushime. Veç qysh me i marrë rrogat, qysh me vazhdu, qysh me e plaçkitë këtë popull të shkretë”, thotë një tjetër qytetar. /atvlive.tv

  • Ky është boksieri boshnjak nga Mitrovica, që u bë kampion për herë të pestë në Kosovë

    Ky është boksieri boshnjak nga Mitrovica, që u bë kampion për herë të pestë në Kosovë

    Remzo Mustafić, boksier i nacionalitetit boshnjak i cili jeton dhe vepron në Kosovë, i ftuar në emisionin “Libero” në ATV, ka folur rreth jetës që ai e bën.

    Mustafić tregoi se ai është bërë kampion për pesë herë duke e përfaqësuar Kosovën.

    “I kam zhvilluar shumë gara, ndër to edhe kampionatin evropian kur kam fituar vendin e tretë për Kosovë por edhe kështu jam 5 herë kampion, në kategorinë e rëndë. Për herë të parë kur jam shpallur kampion në vitin 2018, kam qenë 16-vjeçar dhe e kam mbrojtur titullin deri në vitin 2022”, tha Mustafić.

    Tutje, Mustafić, përmendi edhe një match kur ai e ka pasur të vështirë që ta fitoj atë.

    “Lufta më e vështirë që kam pasur, ka qenë në kampionatin evropian, për vendin e dytë ose të tretë kundër një boksieri ukrainas, normal kam humbur me pikë por lufta ka qenë e barabartë”, tha ai.

    Mustafić, derisa foli për synimet që i ka për të ardhmen, ai tha se për një kohë dëshiron që të qëndroj në Kosovë.

    “Qëllimi i çdo sportisti normal, është që të bëhet kampion evrope apo bote por edhe kampion olimpiade. Unë besoj që njëherë për një kohë të vazhdojë me boks amator pastaj pse jo edhe boks profesionist si dhe dëshiroj të qëndroj në Kosovë, që të bëjë më shumë përvojë e suksese”, u shpreh ai./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • “Nuk kisha plan të bëhesha politikane, veç nuse” – Duda Balje tregon si kishte marrë ofertën e parë për të hyrë në politikë

    “Nuk kisha plan të bëhesha politikane, veç nuse” – Duda Balje tregon si kishte marrë ofertën e parë për të hyrë në politikë

    Deputetja Duda Balje ishte e ftuar në emisionin LIBERO në ATV. Ajo në këtë emision foli për jetën e saj private, familjen si dhe rrugëtimin e saj në politikë.

    Derisa po fliste për fillimet e karrierës së saj në politike, ajo tha se nuk e kishte menduar fare të futej në politikë, por kishte ndodhur krejt pa plan kur i ishte kërkuar vetëm ta jepte emrin në listat e kandidatëve për ta plotësuar kuotën gjinore për t’u regjistruar në KQZ.

    “Unë kam hyrë në politikë pa plan. Kam qenë shtatëzënë me djalin e tretë dhe në fakt kam hyrë në listën e koalicionit VAKAT për shkak se ata nuk kanë pasur kandidate femra. Tek ne, femrat nuk janë shumë të interesuara për politikë dhe tash me e regjistrua listën në KQZ, duhet me qenë dy meshkuj e një femër. Ka munguar edhe një femër dhe kanë ardhur te unë në shtëpi, më kanë thënë ma jep letërnjoftimin vetëm për me e plotësua këtë listën”, tregoi Balje.

    Ajo tha se, edhe pse në fillim nuk kishte pasur interesim, me kalimin e kohës e ka gjetur veten dhe tani, politika është pjesë e jetës së saj. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • A e jep vajzën n’katund? – Duda Balje befason me përgjigje

    A e jep vajzën n’katund? – Duda Balje befason me përgjigje

    Deputetja Duda Balje ishte e ftuar në emisionin LIBERO në ATV. Ajo në këtë emision foli për jetën e saj private, familjen si dhe rrugëtimin e saj në politikë.

    Derisa po fliste për familjen e saj, Balje tregoi se është shumë e lidhur me vajzën e saj. Moderatori e pyeti nëse i kishin thënë asaj se a do e jepte vajzën në katund. Deputetja i përgjigjet, duke i thënë se nuk do të kishte dëshirë të madhe ta jepte vajzën në katund, por thotë se nëse vajza e saj do të ishte e lumtur, do të pranonte një gjë të tillë.

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Punëdhënësi nga Prishtina: Shumë kanë me dalë pas liberalizimit, por kanë me u kthy prapë kur ta shohin realitetin

    Punëdhënësi nga Prishtina: Shumë kanë me dalë pas liberalizimit, por kanë me u kthy prapë kur ta shohin realitetin

    Një pronari i një biznesi në Prishtinë, në një prononcim për emisionin “N’frekuencë – ATV”, tha se mendon që pas liberalizimit do të largohen shumë nga Kosova, por sipas tij, ata do të kthehen sërish këtu kur ta shohin realitetin atje.

    “Vet kam qenë në diasporë, kam jetuar në Londër dhe tash me lëvizjen e lirë ma merr menja që njerëzit shkojnë edhe binden, nuk kanë nevojë më hy në shumë borxhe si deri tash që ka ndodhë dhe kanë qenë të detyruar për me ndejt në afat pak ma të gjatë për me i kryq ato obligimet të cilat kanë hy. Tash me lëvisje të lirë ma merr menja që shkojnë e shohin, e kuptojnë atë botë që nuk është aq kollaj se me vendlindje tënde nuk ka, me jetesë të Kosovës nuk ka. Sinqerisht po them, është njëfarë kënaqësie, i ke të afërmit e tu ngat, andaj po mënoj se ka me ndodh bash e kundërta se shumë po i dëgjoj që kanë me dalë jo 400 mijë vet jo 500 mijë, fakt është se kanë me shku, por e di që shumica e tyre kanë me u kthy”, tha ai. /atvlive.tv