ATV

Category: TOP ATV

  • Mbi 35 vite, Luan Qukani mban gjallë zanatin e poçarisë

    Mbi 35 vite, Luan Qukani mban gjallë zanatin e poçarisë

    Një zanat i vjetër sa njerëzimi, thuhet për poçarinë. Ky lloj arti me argjilë për të krijuar enë e vazove të ndryshme prej balte është trashëguar brezë pas brezi nga familja Qukani e Gjakovës.

    Ky zanat i hershëm arrinë të mbijetoj edhe në ditët e sotme nga pasioni i madh i Luan Qukanit, i cili e nisi menjëherë pas humbjes së babit.

    Mbi 35 vite në këtë zanat, poçari Luan Qukani nuk arriti t’ia barte fëmijëve të tij teksa me dëshpërim thotë se ky zanat i familjes pas tij do të zhduket.

    Procedura e krijimit të aksesorëve të ndryshme prej balte nuk është e lehtë por poçari e bënë të duket aq e thjeshtë dhe e shpejt. Forma të ndryshme një procedurë e gjatë, nga ngjeshja e deri tek pjesa e formës, më pas pjekja e ngjyrosja marrin shumë kohë për të arritur në një rezultat të tillë./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

  • Erzen Zyberaj më 28 nëntor vrapon nga Prishtina deri në Tiranë

    Erzen Zyberaj më 28 nëntor vrapon nga Prishtina deri në Tiranë

    Data 28 nëntor për çdo shqiptar në të gjithë botën është e veçantë, megjithatë për vrapuesi profesionist nga Rahoveci, Erzen Zyberaj kjo datë shënon një nga sfidat më të mëdha në jetën e tij.

    Për të nderuar ditën e Pavarësisë në Shqipëri, Zyberaj ka vendosur të kalojë në histori duke organizuar një vrapim të jashtëzakonshëm 260 KM nga Prishtina drejt Tiranës.

    E për të arritur me sukses një vrapim të tillë, Erzeni stërvitet afër 15 orë në javë, ndërsa frika më e madhe e tij në këtë rrugë të gjatë është përgatitja mentale.

    Mes një shkëmbi sfidash për të arritur tek destinacioni final, atë të suksesit, Erzeni thotë “Shqipëri unë po vi me vrap për 24 orë”./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

     

  • Shënohet në Kosovë java e aktiviteteve për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve

    Shënohet në Kosovë java e aktiviteteve për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve

    Java e aktiviteteve për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve ka qenë javë mjaft intevnisve dhe me aktivitet të shumta në SOS Fshatrat e Kosovës.

    Koordinatorja e SOS fshatrave të Kosovës Shpresa Rama e ftuar në emisionin Alarm në ATV, tregoi se kjo javë është një gamë e gjerë aktivitetesh duke filluar nga data 20 nëntor, “Dita të drejtave të fëmijëve” ku tradicionalisht zhvillohet vizita tek avokati i popullit.

    “Dita e parë, data 20 nëntor, tradicionalisht zhvillohet tek avokati i popullit. Më parë ka ardhë avokati i popullit në ambientet e SOS Fshatit, ndërsa këtë vit, fëmijët kishin rastin ta vizitojnë atë në zyrën e tij me ç’rast i parashtruan pyetje të ndryshme për të drejtat e tyre”, tha Rama.

    Ajo bëri të ditur se dita e dytë vazhdoi me vizitë te Komisioni për të Drejtat në SOS Fshatrat, ndërsa dita e tretë, ka qenë dita që lidhet edhe me fushatën “Bashkë rritemi” që këtë vit i dedikohet strehimit familjar.

    Tutje, Rama bënë të ditur se SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës, për herë të parë në Kosovë e sollën programin “PRIDE”, program ky që në fokus ka prindërit strehues dhe prindërit adoptues.

    Ajo tregon se ky program ka filluar për herë të parë në SHBA, ku më pas është sjellë në Evropë, ndërsa Kosova këtë vit, pati mundësinë ta sjellë këtu falë SOS Fshatrave të Fëmijëve. /atvlive.tv

    Intervistën e plotë të saj në ALARM e gjeni në videon më poshtë:

  • Ardian Kastrati për Vjosa Osmanin: Sa herë me del në televizor, e ndërroj kanalin

    Ardian Kastrati për Vjosa Osmanin: Sa herë me del në televizor, e ndërroj kanalin

    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, në emisionin LIBERO në ATV, tha se sa herë i shfaqet presidentja Osmani në televizor, ai ë ndërron kanalin.

    Këtë veprim ai thotë se e bënë për shkak se sipas tij, ajo nuk ka prodhuar ndonjëherë ndonjë ide, por vetëm lajme.

    “Unë për Vjosa Osmanin kam mendimin tim, politik dhe e kam thënë jo njëherë, por dy mijë herë. Nuk është se unë i frigohem autoriteteve politike. Kur Vjosa Osmani flet, unë e ndërroj kanalin televiziv, sepse Vjosa Osmani nuk prodhon ide, prodhon lajme. Ajo ka ardhë në pushtet me të vetmin oksigjen që emrin e ka pasur Hashim Thaçi e Kadri Veseli, duke i fy ata. Ma trego një ide dhe një vizion që ka jepë si alternativë në aktualitetin politik ku gjindet, por ka heshtë siç po e quajnë noterë të Albin Kurtit”, tha Kastrati. /atvlive.tv

  • Berberi nga Gjakova vizualizon portrete të personazheve historike

    Berberi nga Gjakova vizualizon portrete të personazheve historike

    Është Fisar Ballata, djali i cili pos që e ka pasion prerjen e flokëve, ai tash e 4 vjet po e shpreh edhe artin me vizualizimin e figurave të ndryshme në flokë.

    Kësaj here, Ismail Qemali, Isa Boletini dhe harta e Shqipërisë janë synimi i tij. Por përgjatë këtij procesi të gjatë, Fisari tregon se sa kanë kërkesa klientët për të vizatuar në flokë dhe si reagojnë të tjerët karshi këtij arti.

    Duke qenë i vetmi në Kosovë, Fisari tregon për përvojën e tij, konkurrencën, por edhe shumë detaje rreth mjeteve të punës./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

  • 30 vjet në mërgim, shqiptari pjesë e filmave dhe serialeve të famshme botërore

    30 vjet në mërgim, shqiptari pjesë e filmave dhe serialeve të famshme botërore

    Aktori i njohur shqiptar që jeton në Gjermani, Florim Alija, në një lidhje të drejt për drejt në emisionin ALARM në ATV, ndau me shikuesit përvojën e tij më regjisorë dhe aktorë të mëdhenj të Hollivudit.

    Ai së fundmi ka luajtur në filmin shumë të njohur “John Wick 4” përkrah aktorit të njohur kanadez, Keanu Reeves.

    “Ndërkohë kam marrë pjesë në shumë filma që do të transmetohen edhe ne Hollivud, dhe njëri prej tyre është “John Wick 4” përkrah aktorin Keanu Reeves. Në këtë film e kam marrë shikueshmërinë më të madhe në botë. Ndërkohë, ai në film më mbytë, por kjo është një arritje shumë e madhe. Ai krejt i mbyt, po për pak kam qenë tu shpëtu”, tha Alijaj.

    Ai thotë se kur i është bërë ftesa për të luajur në këtë film, fillimisht ka menduar se dikush po tallet me të, por që më vonë e kuptoi se ishte e vërtetë.

    “Nuk e kam besuar se do të jem pjesë e këtij filmi. Kam qenë në Friburg në pishinë kam qenë, më kanë thirrë në telefon, me kanë pyet. Mendova që dikush po bën hajgare me mua, por tani doli të ishte e vërtetë. Unë jetoj 350 kilometra ngat Berlinit, më është dashur të shkoj në Berlin, aty është xhiru filmi i KANUE Reeves ‘John Wick 4’”, tregon Alijaj.

    Bashkëpunimin me regjisorë dhe aktorë të njohur të Hollivudit, Alijaj e cilëson si një nga përvojat më të mira për avancimin e tij profesional në industrinë e filmit.

    “Është shumë kënaqësi e madhe të punosh me ta, të mësosh prej tyre, për mua ëhstë një kënaqësi shumë e madhe. Çdo rol që ma kanë dhënë, e kam luajtur qysh duhet dhe më kanë mësuar çka të bëj, qysh të bëj, të dukem sa më mirë, nuk me kanë thënë ‘këtë e ke dhe luajë qysh dush’, por më kanë mësu qysh të luaj”, rrëfen Alijaj.

    Ai është i njehur në publikun gjerman për rolin e tij në një nga serialet më të shikuara atje, ku interpreton tash e katër vite.

    “Karrierën e kam filluar që disa vite, kam filluar këtu me disa seriale gjermane që janë shumë të famshëm dhe të shikuar këtu në Gjermani. Kam marrë pjesë në serialin që është shumë i shkueshëm që në shqip do të thotë “Kohë e mirë, kohë e keqe”, këtu kam luajtur katër vite”, tregon Alijaj. /atvlive.tv

    Bisedën e tij të plotë në emisionin ALARM e gjeni në videon më poshtë:

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Dita Botërore e Diabetit, këto janë këshillat e qytetarëve për ta parandaluar këtë sëmundje

    Dita Botërore e Diabetit, këto janë këshillat e qytetarëve për ta parandaluar këtë sëmundje

    Në vitin 2007 Asambleja e Përgjithshme miratoi rezolutën 61/225 duke përcaktuar 14 Nëntorin si Ditën Botërore të Diabetit.

    Rezoluta inkurajoi gjithashtu shtetet anëtare të zhvillojnë politika kombëtare për parandalimin, trajtimin dhe kujdesin e diabetit në përputhje me zhvillimin e qëndrueshëm të sistemeve të tyre të kujdesit shëndetësor.

    Me rastin e kësaj dite, ekipi i ATV-së zhvilloi disa intervista me qytetarë në Prishtinë, për të mësuar se sa janë të informuara ata rreth sëmundjes së diabetit.

    Në prononcimet e tyre, pothuajse të gjithë qytetarët u shprehen se janë të informuar mjaftueshëm për sëmundjen e diabetit, ku ndër këshillat e tyre për t’u mbrojtur nga kjo sëmundje është që qytetarët të ushqehen shëndetshëm. /atvlive.tv

    Deklaratat e qytetarëve rreth sëmundjes së diabetit i gjeni në videon më poshtë:

  • “E Jona Tokë” nga kjo e shtunë në ATV

    “E Jona Tokë” nga kjo e shtunë në ATV

    Nga kjo e shtunë do të fillojë transmetimin emisioni më i ri në ATV “E Jona Tokë”, nga ora 18:10.

    Përmes këtij emisioni që prezantohet nga Jona Qyqalla, do të transmetohen materiale që në fokus kanë fushën e blegtorisë dhe bujqësisë, duke promovuar dhe ndihmuar prodhimet vendore.

    Në episodin e parë të këtij emisioni mund të ndiqni rrëfime interesante të shumë fermerëve të cilët me gjithë sfidat, punën dhe përkushtimin e tyre, sot po mbajnë gjallë tregun vendor.

    Ndryshe, të gjithë prodhuesit vendor pavarësisht se çka prodhojnë, mund të bëhen pjesë e emisionit më të ri “E Jona Tokë” duke kontaktuar në rrjetet tona sociale./atvlive.tv/

    Në kanalin zyrtar të ATV-së në Youtube është publikuar edhe promo e emisionit, të cilën mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

     

  • Dashuria e madhe ndaj kafshëve e nxiti të bëhej veterinar

    Dashuria e madhe ndaj kafshëve e nxiti të bëhej veterinar

    Dashuria e madhe si çdo fëmijë që ka për kafshët, ndryshe ishte për Valon Sherifin i cili që nga mosha 14-vjeçare synonte të bëhej veterinar dhe të ofronte kujdes shëndetësor për ta.

    Qëllimi i tij u arrit, pas një përgatitje profesional duke ndjekur studimet për t’u bërë veterinar.

    Valon Sherifi thotë se fillimet nuk ishin të lehta, e sidomos rrugëtimi deri tek hapja e ambulantes veterinare.

    Sherifi thotë se gjatë detyrës së tij, intervenimet kirurgjike janë pjesë më e dhimbshme dhe emocionuese për atë, derisa shton se ai është i gatshëm në çdo moment e çdo situatë të ndihmojë kafshët./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

     

  • Çaji i rusit mundet me qenë problem në shëndetin e këtyre personave, sipas dietologes

    Çaji i rusit mundet me qenë problem në shëndetin e këtyre personave, sipas dietologes

    Në emisionin A LIVE në ATV, ishte e ftuar dietologia Vala Popovci, e cila foli për dietat më të zakonshme në shoqërinë tonë, si dhe për benifitet dhe ndikimet e tyre në organizëm.

    Gjatë emisionit, një shikues pyeti dietologën se a ka ndikim negativ në organizmin tonë çaji i rusit.

    Përgjigja e saj ishte se çaji i rusit sjellë shumë benifite në organizmin tonë, por ka edhe ndikim negativ tek disa persona.

    “Nuk është i pashëndetshëm çaji i rusit. Përmban pak kafeinë e që mundet me qenë problem për personat me hipertension ose të dikush që e ka problem pjesën e gjumit. Ne zakonisht e konsumojmë pas darkës, e mundet me na ba problem për gjumë, përndryshe nuk ka efekte negative, as çaji e as kafja, të dyja kanë anti-oksidant që janë të mira për shëndetin tonë, mirëpo varet me çka e shoqërojmë”, tregoi ai. /atvlive.tv

    Përgjigjen e plotë të saj për ndikimin që mund të ketë çaji i rusit në organizmin tonë, e gjeni në videon më poshtë: