Endrit Januzaj, në emisionin “Studio A” në ATV ka ndarë historinë e tij se si pas një ndërhyrje nga mjekët kroat, ka mbetur në karrocë.
Por, pavarësisht sfidave që kaloi, ai nuk u dorëzua kurrë, duke bërë kështu të ballafaqohet me çfarë do, vetëm e vetëm për t’i arritur synimet e tij.
“Nuk jam dorëzua, krejt kom arritë me i bo. E kom familjen e shëndoshë, fëmijët e shëndoshë, krejt I kom por ata që m’u ka dashtë nuk e kom. Bashkëshortja m’ka ndihmu shumë në këto periudhë të jetës m’ka bo me u ndje më i fortë”, tha ai.
Tutje ai tregoi se drejton një fondacion humanitar, ku ndihmon shumë familje me nevojë, si dhe është aktivist i personave me aftësi të kufizuar.
“Kam hapur një fondacion për t’i ndihmuar personat me aftësi të kufizuar dhe ato familje që kanë nevojë, janë diku rreth 5 mijë familje që i kam ndihmu me pako ushqimore gjatë pandemisë, karroca kam dhuruar shumë, motorë elektrikë janë diku rreth 500-600, të gjitha në mënyrë vullnetare”, shtoi tutje./atvlive.tv/
Në emisionin STUDIO A në ATV ishte i ftuar këngëtari Gjon Karrica, i njohur me emrin artistik si ‘Lugati’.
Ai në këtë emision rrëfeu shumë nga jeta e tij private, familjen si dhe karrierën artistike.
Gjoni ndau historinë e tij në Big Brother Kosova, ku foli edhe për sëmundjen, për shkak të së cilës u detyrua ta ndërpresë garën.
Ai madje është përlotur në emision derisa ka treguar për problemet e tij shëndetësore. Gjoni ka folur edhe për dy operacionet që duhet të ju nënshtrohet.
Bisedën e tij të plotë në STUDIO A e gjeni në videon më poshtë:
Kanceri konsiderohet se është një qelizë që vazhdimisht shumëzohet. Kjo sëmundje sidomos viteve të fundit, po prek edhe të rinjtë në Kosovë.
Sipas onkologut dhe udhëheqësit të Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishit i cili ishte i ftuar në “LIBERO”, çdo vit janë mbi 2 mijë të rinj që identifikohen me kancer.
“…2000 persona i identifikojmë brenda një viti me kancer. Këtë vit, ky numër mund të kalojë edhe shifrën 2000, vitin e kaluar ishin 1800… Në raport me popullsinë nuk është e lartë…Jemi shumë më ulët se Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi… Ne jemi shumë më ulët se krejt Evropa”, potencoi Kurtishi.
Vlen të theksohet se Klinika e Onkologjisë në Prishtinë është e vetmja qendër në Kosovë ku të prekurit me kancer marrin kimioterapinë apo trajtime të tjera.
Kujtojmë që muaji tetor konsiderohet muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, dhe udhëheqësi i Onkologjisë diskutoi gjithashtu edhe për rëndësinë e zbulimit të hershëm të këtij lloj kanceri, e gjithashtu për aktivitetet që po mbahen këto ditë pikërisht për shkak të këtij muaji.
Për më shumë informacione nga intervista e Ilir Kurtishit, klikoni në linkun e mëposhtëm:
Sipas National Library of Medicine (NIH), ankthi dhe çrregullimet e ankthit te njerëzit me dëmtim të shikimit janë më të shpeshta, krahasuar me popullatën e përgjithshme.
Drejtoresha Ekzekutive në Komitetin e Grave të Verbëra, Bajramshahe Jetullahu ishte e ftuar në “LIBERO” dhe krahas vështirësive me të cilat përballen të gjithë të verbërit në Kosovë, ajo ndau me publikun edhe eksperiencën personale se si mbeti e verbër që nga mosha 2 vjeçare, duke theksuar edhe një moment errësire ku e mendoi (edhe) vetëvrasjen.
“…Në moshën 2 vjeçare si pasojë e vdekjes së nënës, si fëmijë dy vjeç kam qajtë shumë, nuk kishte kush të kujdeset për mua… Pastaj e kam humb të pamurit, kam fituar tension të syrit…Kam provuar gjithçka, po shyqyr nuk ja kam dalë… Kam mendu me ba ma të keqen”, deklaroi Jetullahu.
Humbja e shikimit mund të prekë njerëzit e të gjitha moshave, megjithatë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë shumica e njerëzve me dëmtim të shikimit dhe verbëri janë mbi 50 vjeç.
Për të ndjekur intervistën e Bajramshahe Jetullahut, klikoni në linkun e mëposhtëm:
Dy artistët e njohur, Vera Oruçaj dhe Sunaj Saraqi të ftuar në emisionin “Studio A”, folën për jetën e tyre private, familjen, karrierën në muzikë, rrugëtimin në Amerikë dhe jo vetëm.
Një çift simpatik të cilët u paragjykuan dhe u komentuan për paraqitjet që kishin, madje ajo çka bëri bujë dikur ishte diferenca e viteve mes Sunaj Saraqit dhe Vera Oruçaj. Por çifti thotë se ka arritur që ti thyej të gjitha paragjykimet, duke ndërtuar një jetë të lumtur së bashkë e duke u bërë vërtet shembull i thënies se “Dashuria nuk njeh moshë”.
“Shumë ka pasur paragjykime që shpesh nuk kanë qenë shumë të lehta si sfida që më I kalu, mirëpo I kemi kalu sepse jemi dashtë shumë. Ka pasur paragjykime të atillla që kanë thënë ‘ku e gjete atë fëmijë ose të atilla si ku e gjete atë plakë more, por kemi vazhduar jetën, sepse për fat nuk kemi pasur komplekse. Kemi pasur përkrahje nga dy familjet tona për çka ka pasur shumë rendësi”, tha Vera./ATVLIVE.TV/
Numri i rasteve të reja të kancerit në gji në Kosovë ka shënuar rritje. Në bazë të statistikave nga Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare, në nëntë muajt e fundit 332 paciente janë diagnostikuar me kancer të gjirit.
Të dielën ka nisur edhe fushata për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit, ndërsa gjatë ditës së djeshme, në lansimin e fushatës “Zbulimi i hershëm, shpëton jetë”, morën pjesë edhe kryeministri Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.
Beteja e kancerit vazhdon te jetë një luftë e vazhdueshme për shumë gra.
Ndër to, është edhe Hajrije Morina, e cila tash e 15 vite ka qenë një luftë e vazhdueshme me këtë sëmundje.
Ajo sot është inspirim për të gjitha gratë, ani pse çdo ditë për të është një sfidë e radhës, megjithatë mbetet si një grua shembull duke mos e lenë asgjë që ta mposht atë.
E ftuar në emisionin STUDIO A në ATV, Hajrije Morina bëri një rrëfim frymëzues për të gjitha gratë që përballen me sfida të ngjashme.
Në kuadër të rubrikës “A e dini si” të emisionit ALARM në ATV, Bejtullah Hyseni tregoi për punën e tij prej xhamaprerësi, për çka tha se është profesion të cilin pavarësisht sfidave, ai tash e disa vite e ushtron me shumë vullnet.
Xhamaprerësi nga Podujeva i cili vepron në Prishtinë tregoi procedurën dhe metodat për krijimin e një pasqyre.
“Puna si xhamaprerës është një punë që është shumë precize, pra punë e cila kërkon përkushtim dhe kujdes sepse lehtë mundesh me u lëndu por natyrisht edhe që xhami mos të thyhet”, tha ai.
Në emisionin STUDIO A në ATV, ishte e ftuar aktorja Kaltrina Zeneli. Ajo në këtë emision bëri një rrëfim për jetën e saj private, por edhe për atë profesionale, sidomos pas kohës kur kishte vendosur ta vë mbulesën islame.
Ajo ka treguar se është falur edhe para se ta vë mbulesën, madje njerëzit nuk e kanë besuar se ajo bënë namaz.
“Njerëzit e kanë pa që unë falna, me kanë thënë ‘ti falesh?’, iu ka dukur pak e pamundur”, tregon Kaltrina.
Në emision, ajo ka zbuluar edhe reagimin e babait të saj kur ia ka kumtuar lajmin se ka vendosur të mbulohet.
Se si reagoi babai i saj kur e kuptoi se ajo kishte vendosur të mbulohet, mund ta zbuloni në videon e më poshtme: