ATV

Category: SPORT

  • Ekskluzive: Zyrtarë nga UEFA dhe FIFA sot vijnë për çështjen e licencimit

    Ekskluzive: Zyrtarë nga UEFA dhe FIFA sot vijnë për çështjen e licencimit

    Saga e licencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës nga Ministra për Kulturë, Rini dhe Sport tashmë është drejt fundit.

    E për këtë gjë, siç merr vesh ATV Sport, zyrtarë nga UEFA dhe FIFA të hënën do të vijnë në Kosovë për përfundimin e licencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

    Nga sipas raportimeve të fundit, FFK-ja ka plotësuar të gjitha dokumentacionet e nevojshme për licencimin e saj.

    Problemi i vetëm për këtë çështje është plotësimi i dokumentacioneve të nevojshme nga ana e klubeve që licencimi i Federatës të vije drejt fundit.

  • Duraku: Federata e Serbisë po i shfrytëzon si “viktimë” klubet serbe në Kosovë

    Duraku: Federata e Serbisë po i shfrytëzon si “viktimë” klubet serbe në Kosovë

    Trajneri i futbollit, Fahredin Duraku vlerëson se klubet serbe në territon e Kosovës po shfrytëzohen si viktima nga Federata e Futbollit të Serbisë.

    “Federata e Futbollit të Serbisë është duke manipuluar me këto 10 klube. Po i shfrytëzojnë si viktimë që të marrin pjesë në garat tona, por si mund të marrin pjesë kur nuk janë nën ombrellën e Federatës së Futbollit të Kosovës. Për këtë arsye këto janë disa provokime politike në futbollin tonë, kinse ne jemi duke bërë probleme”, tha Duraku në Ekipi A

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

  • Kryetari i klubit Tërnoci: Në një ndeshje na janë suspenduar shtatë lojtarë

    Kryetari i klubit Tërnoci: Në një ndeshje na janë suspenduar shtatë lojtarë

    Kryetari i klubit të Tërnocit, Jusuf Hasani thotë se vazhdimit po përballet me vështirë dhe padrejtësi të ndryshme nacionale.

    “Në një ndeshje na janë suspenduar shtatë lojtarë. E për këtë shkak e kemi pasur të vështirë t’i grumbullojmë lojtarët edhe për ndeshjen e ardhshme. Përveç kësaj jemi përballur edhe më vështirësi tjera. Vitin e kaluar, pas fitores në Medvegj, e kemi bërë një foto me Shqiponjë, edhe pse ajo ka qenë jashtë protokollit të ndeshjes, jemi dënu me 3 mijë euro”, tha Hasani në Ekipi A.

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

  • Kosumi: Fyerjet nacionale janë më të rëndat që mund t’i marr KF Tërnoci

    Kosumi: Fyerjet nacionale janë më të rëndat që mund t’i marr KF Tërnoci

    Gazetari sportive, Gani Kosumi thotë se fyerjet nacionale që i bëhen Klubit të Tërnocit janë të padurueshme.

    “Më e rënda janë fyerjet nacionale. Janë fyerje që nuk durohen. Këta djem meritojnë lavdata dhe edhe në qoftëse vazhdojnë garat, KF Tërnoci do ta ketë të vështirë t’i zhvillojë aktivitetet. Qëllimi i Federatës së Futbollit të Serbisë është të shuhet aktiviteti atje, por kjo gjë nuk duhet lejuar”, tha Kosumi në Ekipi A.

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

  • Tortoshi: Tërnoci ka bërë atë çfarë ka dashur Federata e Futbollit të Serbisë

    Tortoshi: Tërnoci ka bërë atë çfarë ka dashur Federata e Futbollit të Serbisë

    Trajneri i mirënjohur i futbollit, Jusuf Tortoshi mendon se Tërnoci ka bërë atë që ka dashur Federata e Futbollit të Serbisë – tërheqjen nga garat.

    “Tërnoci ka bërë atë që ka dashur Federata e Futbollit të Serbisë. Por Tërnoci me ekzistu në ligën e katërt të Serbisë është shumë vështirë, sepse kudo që ata udhëtojnë për t’i zhvilluar ndeshjet do të kenë presion të jashtëzakonshëm. Ju jeni heronj vetëm pse keni luajtur në territorin e Serbisë”, tha Tortoshi në Ekipi A.

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

  • Morina: Padrejtësitë që po i bëhen Tërnocit ishin si në filma

    Morina: Padrejtësitë që po i bëhen Tërnocit ishin si në filma

    Arbnor Morina shpjegon dallimin mes situatës që KF Tërnoci po përballet momentalisht, me kohën kur Kosova zhvillonte ndeshjen në kohën e okupimit

    “I kam parë sekuencat e padrejtësitë që i janë bërë KF Tërnocit janë si në filma. Të gjitha këto gjëra janë më shumë të lidhura me politikë se me anën sportive. Dallimi mes kësaj dhe asaj që kanë ndodhur te ne në vitet 90-ta, është se nuk ka hyrë policia asnjëherë në fushë”, tha Morina në Ekipi A

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

  • Kryetari i klubit Tërnoci, Hasani: Kemi pasur kërcënimë nga Federata e Futbollit të Serbisë

    Kryetari i klubit Tërnoci, Hasani: Kemi pasur kërcënimë nga Federata e Futbollit të Serbisë

    Kryetari i klubit shqiptar që zhvillon garat nën ombrellën e Federatës së Serbisë, KF Tërnoci, Jusuf Hasani ka thënë në Ekipi A që kanë pasur kërcënime nga FFS, pasi vendosën të tërhiqen nga garat.

    “Kemi kërcnimë nga Federata e Futbollit të Serbisë. Na kanë kërcnuar në forma të ndryshme, duke na thënë se do të ju rankojmë shumë poshtë. Por në këto kushte më mirë është të mos luajë”, tha Hasani në Ekipi A.

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

  • Çeku: Sportdashësit do të kenë mundësi të shohin ndeshjet mes xhudistëve më të mirë të Evropës

    Çeku: Sportdashësit do të kenë mundësi të shohin ndeshjet mes xhudistëve më të mirë të Evropës

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se Kampioni Evropian i xhudos që do të organizohet në Prishtinë do të sjell promovim dhe të mira për vendin tonë.

    Çeku potencoi se në fund të këtij viti, qytetarët tanë e sportdashësit do të kenë mundësi të shohin ndeshjet mes xhudistëve më të mirë të Evropës.

    “Angazhimi dhe investimi i vazhdueshëm në sport po sjell rezultate. Kosova për herë të parë do ta organizojë kampionatin europian të xhudos “European Championships Open”.

    “Në fund të këtij viti, qytetarët tanë e sportdashësit do të kenë mundësi të shohin ndeshjet mes xhudistëve më të mirë të Evropës. Një ngjarje ndërkombëtare sportive që do të sjell promovim dhe të mira të tjera për vendin tonë”, shkroi Çeku.

  • Kosova do ta organizojë Kampionatin Evropian të Xhudos

    Kosova do ta organizojë Kampionatin Evropian të Xhudos

    Siç bëhet e ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), Federata e Xhudos e Kosovës për herë të parë do të jetë organizatore e Kampionatit Evropian të Xhudos.

    Ky Evropian i xhudos është formati i ri i ngjarjes kontinentale, që ndryshe njihet si “European Championships Open”, raporton KosovaPress.

    Evropiani i xhudos është i hapur dhe do të organizohet vetëm për kategoritë deri në 57 kilogramë dhe deri në 73 kilogramë, ku Kosova do ta ketë të drejtën të paraqitet me nga dy xhudistë në kategori, për dallim prej shteteve tjera që do ta kenë nga një.

    Federata Evropiane e Xhudos, fondi shpërblyes do të jetë 300 mijë euro, gjë që sinjalizon se në kryeqytetin tonë do të zbarkojnë yjet e xhudos.

    “Kampionati Evropian i hapur paralajmëron një epokë të re për ne në disa aspekte: për herë të parë një turne i tillë i klasës së xhudos së përgjithshme do të organizohet në Kosovë. Xhudo ka qenë prej kohësh sport kombëtar këtu, dhe ajo që na ka munguar është një turne ku yjet tanë kryesorë mund të performojnë para tifozëve tanë”, tha mes tjerash kryetari i FXHK-së, Agron Kuka, i cili njëherit është edhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të EJU-së.

    Kampionati do të mbahet më 16 dhjetor 2023 në Prishtinë.

  • Klopp: Liverpooli është klubi im

    Klopp: Liverpooli është klubi im

    Tërheqja nga gara për Jude Bellingham, dhe spekulimet se Jurgen Klopp është dakord 100% me këtë gjë, kanë nevrikosur tifozët e Liverpoolit të jenë të nevrikosur.

    Liverpooli që nga merkato e kaluar verore ka shprehur interesim në Bellingham, dhe besohej fuqishëm se “Të Kuqtë” do të provonin me gjithçka për ta transferuar yllin e Dortmundit, raporton KosovaPress.

    Por, gjasat që ky transferim të ndodh këtë verë thuajse janë shuar. Disa raportime bëjnë të ditur se Klopp nuk është i kënaqur me qasjen e pronarëve të klubit, dhe po e mendon largimin nga Liverpooli.

    Në konferencën e fundit për media, Kloppit iu tha se ai mund t’i bashkohej ndonjë klubi tjetër që mund të shpenzojë më shumë para, por që përgjigja e gjermanit do t’i gëzojë tejmase tifozët e Liverpoolit.

    “Po, por Liverpooli është klubi im. A po sugjeroni se unë duhet të heq dorë nga këtu dhe të pres për punën time të radhës? Unë nuk e di sinqerisht se çfarë doni nga unë. Ne duhet të bëjmë biznes në treg, dhe ne do ta bëjmë atë”, tha Klopp.

    Klopp arriti te Liverpooli më 8 tetor të vitit 2015, dhe përgjatë tetë viteve në klub ka arritur të fitojë të gjitha trofetë e mundshëm.