ATV

Category: SPORT

  • Ronaldos i zbehen gjasat për titull me Al Nassrin

    Ronaldos i zbehen gjasat për titull me Al Nassrin

    Al Nassri i Cristiano Ronaldos u mposht mbrëmë nga Al Hilal, dhe kjo gjë e la tejet të zemëruar Cristiano Ronaldon.

    Odion Ighalo shënoi dy herë nga penalltia, kështu duke e ndihmuar Al Hilalin të fitojë 2:0 ndaj Al Nassrit, transmeton KP.

    Kjo humbje ia zbehu gjasat për titull skuadrës së Al Nassrit, ku tani qëndron në pozitën e dytë me 53 pikë, tre sosh larg liderit, Al Ittihad që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

    Po ashtu, kjo ishte ndeshja e dytë me radhë pa fitore e Ronaldos dhe skuadrës së Al Nassrit, pas barazimit 0:0 në xhiron e kaluar kundër Al Feihas.

  • Njihuni me kosovarin që po triumfon në çdo garë të bodybuilding

    Njihuni me kosovarin që po triumfon në çdo garë të bodybuilding

    Si i ri, para vetës kishte një dëshirë të madhe. Të jetonte shëndetshëm dhe të kishte një trup të formësuar, pa e ditur se një ditë do të arrinte majat me një ndër sportet më të vështira – atë të Bodybuildingut.

    Granit Kuleta këtë gjë e filloi qysh nga mosha 15 vjeçare, por jo me synimin për t’i arritur majat.

    Pasi pa rezultatet e gjithë punës së fortë që bënte, Graniti vendosi të fillonte të merrte pjesë në gara në vitin 2016.

    “Kam fillu si një i ri, me ushtru për një trup të shëndoshë, një trup të mirë, por pas një kohe kam parë vetën që kam fillu me bë diçka më shumë dhe kam fillu me provu me garu në vitin 2016, ku që nga ai vit kam garuar pothuajse çdo vit”, thotë Kuleta në një bisedë për ATV-në.

    Disiplina është një nga faktorët kyç në arritjen e sukseseve jo vetëm në BodyBuilding, por edhe në çdo sport tjetër. Por në çfarë vështirësisht është përballur Graniti gjatë rrugëtimit të tij.
    “Vështirësitë më të mëdha janë përgatitja, dieta, ushqimi, trainingu dhe kjo pjesa financiare padyshim që është një sfidë në vete, por që ja kam arritë. Kemi vështirësi edhe për viza. Tani po e pres vizën që të udhëtojë në kampionatin evropian në Spanjë”, tha ai.

    Në tri garat e para të vitit 2023, Graniti doli triumfues i tyre, e njëra prej tyre ishte edhe ajo e kampionit mbarëkombëtarë, ku është shpallur kampion apsolut i të gjitha kategorive.
    “Gara e fundit ka qenë të dielën. Ku kam fituar vendin e parë në kategorinë deri 100 kg. Është European Cup, e cila është mbajtur për herë të parë në Shqipëri. Ndërsa gara e kaluar ka qenë kupa e Kosovës mbarëkombëtare, ku jam shpallur kampion apsolut i të gjitha kategorive”, tregon Kuleta.

    Në këto lloje garash, përveç formësimit të trupit, rol të madh luajnë edhe detajet për të arritur triumfin e kërkuar. Por nga viti 2016 kur kishte filluar të merrte pjesë nëpër gara, cilën prej tyre do ta veçonte.

    “Gara që i veçoi më së shumti është ajo e kampionatit botëror, ku në 2019 jam zënë vendin e shtatë, ndërsa vitin e kaluar është mbajtur në Spanjë dhe kam zënë vendin e gjashtë. Aty konkurrenca është pothuajse marramendëse. Në një kampionat botëror marrin pjesë diku rreth 2 mijë e 500 garues, vetëm në kategorinë time kam pasur punë me rreth 300 garues”, tha Kuleta.

    Më 3 maj të këtij viti, ai do të synojë të dal triumfues edhe në një garë tjetër, Kampionatin Europian e cila zhvillohet në Spanjë. /L. Gërbeshi

  • Prishtina e Gjilani kërkojnë finalen e Kupës së Kosovës

    Prishtina e Gjilani kërkojnë finalen e Kupës së Kosovës

    Kupa e Kosovës i rikthehet sot aksionit me dy ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për fazën gjysmëfinale të turneut.

    Të dy ndeshjet do të zhvillohen në orar të njëjtë, respektivisht me fillim nga ora 15:00, ku e gjithë vëmendja do të jetë në stadiumin e qytetit në Gjilan, raporton KosovaPress.

    Kampioni aktual, Llapi do të zhvillojë ndeshje si mysafirë kundër skuadrës së Gjilanit, ku me çdo kusht do tentojë ta përmbysë epërsinë 2:1 të gjilanasve. Gjilani e fitoi ndeshjen e parë të gjysmëfinales në “Zahir Pajaziti” me rezultat të ngushtë 2:1.

    Po ashtu, krahas këtij takimi do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër interesante mes Prishtinës dhe Vushtrrisë, ku kryeqytetasit synojnë ta mbrojnë epërsinë nga ndeshja e parë dhe të sigurojnë finalen e turneut.

    Në ndeshjen e parë që u zhvillua në stadiumin “Ferki Aliu”, Prishtina e mposhti Vushtrrinë me shifrat 2:1.

    Gjysmëfinalja – Ndeshjet e kthimit

    15:00 Gjilani – Llapi

    15:00 Prishtina – Vushtrria

  • Bayerni synon mrekullinë e City gjysmëfinalen, ja formacionet e mundshme

    Bayerni synon mrekullinë e City gjysmëfinalen, ja formacionet e mundshme

    Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Allianz Arena” do të jetë nikoqir i super përballjes mes Bayern Munichut dhe Manchester Cityt, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

    Në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Etihad”, City e mposhti Bayernin me rezultat bindës 3:0, falë golave nga Rodri, Silva dhe Haaland, raporton KosovaPress.

    Ndërkaq, në këtë ndeshje Bayerni rikthehet nga barazimi 1:1 me Hoffenheimin në Bundesliga, kurse City rikthehet nga fitorja 3:1 ndaj Leicester Cityt në Premier Ligë.

    Të dy këto skuadra janë përballur shtatë herë mes vete, ku tre fitore ka Bayerni, për dallim nga katër sosh që ka kampioni anglez.

    Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Bayernin nuk do të paraqiten Hernandez, Neuer dhe Wanner, kurse te City mungon i suspenduari Benjamin Mendy.

    Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

    Bayern Munich (4-2-3-1): Sommer; Pavard, Upamecano, De Ligt, Davies; Kimmich, Goretzka; Sane, Musiala, Coman; Choupo-Moting

    Manchester City (3-2-4-1): Ederson; Akanji, Dias, Ake; Stones, Rodri; Silva, Gundogan, De Bruyne, Grealish; Haaland.

  • KOK i gëzohet vendimit për liberalizimin e vizave

    KOK i gëzohet vendimit për liberalizimin e vizave

    Parlamenti Evropian miratoi sot vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, me çka edhe procedurat për këtë çështje i afrohen fundit.

    Sikurse qytetarët e Kosovës, këtij lajmi i është gëzuar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), i cili uroi të gjithë sportistët dhe federatat e sportit për këtë vendim, raporton KosovaPress.

    “Vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, është lajm i mirëseardhur edhe për sportin e Kosovës, konkretisht sportistët, për të cilët pajisja me vizë vazhdon të mbetet sfidë për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare.

    KOK uron gjithë sportistët dhe federatat sportive për vendimin e marrë sot, me shpresën dhe besimin se sportistët tanë prej 1 janarit 2024 do të mendojnë vetëm për rezultatet e tyre”, shkroi KOK në “Facebook”.

    Miratimi i vendimit për liberalizimin e vizave u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.

  • Agim Ademi lirohet nga arresti shtëpiak, i kthehet punës në FFK

    Agim Ademi lirohet nga arresti shtëpiak, i kthehet punës në FFK

    Agim Ademi, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka reaguar pasi është liruar nga masa e arrestit shtëpiak.

    Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Instagram, Ademi është shprehur krenar për punën e tij.

    “I rikthehemi punës me përgjegjësi dhe krenari!”, thuhet në postimin e Ademit të shoqëruar me një fotografi nga zyra e tij.

  • Liga e Kampionëve, sot mësohen dy gjysmëfinalistët e parë

    Liga e Kampionëve, sot mësohen dy gjysmëfinalistët e parë

    Liga e Kampionëve i rikthehet aksionit sot me dy përballje tejet interesante, të vlefshme këto për ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale të turneut.

    Të dy ndeshjet zhvillohen me fillim nga ora 21:00, ku e gjithë vëmendja do të jetë në stadiumin “Diego Armando Maradona” mes Napolit dhe Milanit, raporton KosovaPress.

    Në ndeshjen e parë që u zhvillua në stadiumin “San Siro”, Milani e mposhti Napolin me rezultat minimal 1:0, prandaj sot pritet që të jetë një duel i zjarrtë për të përcaktuar skuadrën që kalon tutje në gjysmëfinale.

    Krahas këtij takimi do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër interesante mes kampionit aktual evropian, Real Madridit dhe skuadrës së Chelseat.

    Takimi i parë në “Santiago Bernabeu” përfundoi me rezultat solid 2:0, ndërsa Reali do të synojë edhe sot fitoren që të sigurojë biletën për në gjysmëfinale.

    21:00 Chelsea – Real Madrid (Stadiumi Stamford Bridge)

    21:00 Napoli – Milan (Stadiumi Diego Armando Maradona)

  • FFK-ja njofton për vizitën e zyrtarëve të UEFA-s dhe të FIFA-s, u fol veç për licencim

    FFK-ja njofton për vizitën e zyrtarëve të UEFA-s dhe të FIFA-s, u fol veç për licencim

    Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar sot për vizitën që ia bënë asaj delegacioni i UEFA-s dhe ai i FIFA-s.

    Servet Yardimci, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe kryetar i Komitetit të UEFA-s për Federatat Kombëtare dhe Luca Nicola, kryesues i Qeverisjes Kombëtare dhe Institucioneve Globale të UEFA-s, si dhe Sofia Malizia, menaxhere e qeverisjes së federatave anëtare të FIFA-s, po qëndrojnë sot në Kosovë, për t’u njoftuar nga afër me zhvillimet e fundit rreth FFK-së, procesin e licencimit nga MKRS-ja dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen klubet e futbollit.

    Siç njofton FFK-ja, delegacioni, që ka ardhur për një “vizitë të jashtëzakonshme”, fillimisht u takua me nënkryetarin Bakir Burri dhe me sekretarin e përgjithshëm, Taulant Hodaj, derisa më pas e zhvilluan një takim të përbashkët edhe me përfaqësuesit e disa prej klubeve, për t’i diskutuar shqetësimet e këtyre të fundit në lidhje me procesin e licencimit dhe vështirësitë që po i hasin gjatë këtij procesi.

    “Përfaqësuesit e UEFA-s dhe FIFA-s i dëgjuan me vëmendje të gjitha shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e klubeve, premtuan se do t’i adresojnë ato në organet kompetente dhe me angazhimin e përbashkët të të gjitha palëve shumë shpejt mund të ketë rezultate pozitive në këtë drejtim. Më pas delegacioni i UEFA-s dhe FIFA-s i vazhdoi takimet me akterët tjerë të sportit në Kosovë, po ashtu, në frymën e bashkëpunimit dhe konstruktivitetit”, njofton shtëpia e futbollit kosovar.

    Pra, në këto takime u fol vetëm për çështjen e licencimit, por jo edhe për dërgimin në arrest shtëpiak për një muaj të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, i cili dyshohet për veprat “Keqpërdorim i besimit” dhe “Shmangie nga takimi”.

  • Sonte fillojnë të mbahen “Netët e shahut” në Mitrovicë

    Sonte fillojnë të mbahen “Netët e shahut” në Mitrovicë

    Në qytetin e Mitrovicës, tashmë dy vite radhazi veç se realizohen lojërat e shahut, por vitet e fundit kishte një pauzë, ndërsa sivjet janë rikthyer sërish.

    Edi Tahiri nga Hapësira Shoqërore e Dekonstruksionit, në një prononcim për ATV-në, tha se ky rikthim ka ardhur pas kërkesës së vullnetarëve nga Gjermania.

    “Të martën nga ora 20:30, do e mbajmë “Chess Evening”. Kjo ka qenë iniciativë për me e rikthye këtë nga vullnetarët tanë nga Gjermania. Përndryshe jemi krejt gati, dhe unë për veti mezi po pres t’i shoh edhe pjesëmarrësit tjerë qysh do kalojnë dhe se çfarë atmosfere kompetitive do të krijohet këtu”, thotë Tahiri.

    Ai tha se tashmë janë edhe janë lajmëruar të interesuarit e parë për pjesëmarrje, fillimisht një numër më i vogël prej 5-6 njerëzve, por se ky numër do të rritet gjatë javëve sa do të zgjasë eventi “Netët e Shahut”. /atvlive.tv

  • Zyrtare: Arsim Thaqi jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Dritës

    Zyrtare: Arsim Thaqi jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Dritës

    Arsim Thaqi ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Dritës.

    Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.

    “Trajneri, Thaqi e ka ofruar dorëheqjen pas barazimit në ndeshjen e fundit kundër Dukagjinit. i pakënaqur me rezultatet e deritanishme, trajneri THaqi sot kërkoi takim me kryesinë e klubit për të ofruar dorëheqjen e tij”, shkruhet në komunikatë.

    Ndryshe, Thaqi kishte marrë drejtimin e skuadrës nga Gjilani më 4 janar të këtij viti, duke zëvendësuar Ardian Nuhiun e larguar.

    E sipas komunikatës nga bardhekaltrit, barazimi 0-0 në fundjavë kundër Dukagjinit, ka qenë goditje e rëndë për të, me ç’rast edhe humbën pozitën e parë në renditjen tabelare.

    Kujtojmë që Drita, aktualisht zë vendin e dytë me 57 pikë të grumbulluara, një më pak se Ballkani e cila zë vendin e parë./ATV