ATV

Category: SPORT

  • KB Peja në finale të Superligës së Kosovës, e eliminon kampionin në fuqi Yllin

    KB Peja në finale të Superligës së Kosovës, e eliminon kampionin në fuqi Yllin

    KB Peja ka shënuar edhe fitoren e tretë ndaj KB Yllit në gjysmëfinale me rezultat 90-100, kështu për t’u kualifikuar në finalen e madhe, ndërsa kampioni në fuqi përfundon rrugëtimin e saj këtu.

    Për të ardhur deri këtu, pejanët fituan tri ndeshje, ndërsa vetëm një e fitoi Ylli.

    Ndeshja e parë e zhvilluar në Pejë përfundoi me rezultat të ngushtë për Shqiponjat që triumfuan 85:82. Pastaj ndeshja e dytë në Suharekë përfundoi me rezultat më të thellë, me mysafirët që shënuan fitore 86:76.

    Për ta bërë këtë seri më interesante, Ylli arriti ta ngushte rezultatin në seri, duke shënuar fitoren e parë në Pejë me rezultat 107:104, duke çuar serinë në 2:1 për Pejën.

    Ndeshja vendimtare u zhvillua sot në Suharekë, ku me fitoren eventuale të Yllit ndeshja do të shkonte edhe në një përballje të fundit, por Peja nuk i la asgjë rastësisë.

    Mysafirët ishin më të mirë pothuajse gjatë tërë takimit, për të arritur deri te fitorja.

    Çereku i pari ishte më i thelli për nga diferenca, pasi Peja shënoi 30 pikë kundrejt 13 të Yllit, pastaj në çerekun e dytë ishte lojë më e barabartë, për të përfunduar në fund pjesa e parë 50:32.

    Pjesa e dytë filloi më mirë për vendasit, që arritën ta afronin rezultatin deri në dy pikë, por që çereku i katërt në fund tregoi për fitues Pejën me rezultat 90-100.

    Më i dalluari në këtë takim ishte Arian Qallaku, i cili nga banka rezervë shënoi 22 pikë dhe pati gjashtë rebounds, ndërsa u ndihmua edhe nga Brad Waldow me 17 pikë e Alban Veseli me 16 pikë, në anën tjetër te Ylli, Gzim Morina me 20 pikë dhe Bashir Ahmed me 21 pikë ishin më të mirët, por pikët e tyre ishin të pamjaftueshme për ta përmbysur rezultatin.

    Ylli kështu eliminohet nga Play-Offi i Superligës së Kosovës në gjysmëfinale, ndërsa Peja rrugëton drejt finales, ku e pret fituesin nga ndeshja tjetër KB Prishtina – KB Trepça, me kryeqytetasit që udhëheqin serinë 2:1 me fitore.

  • Prishtina dhe Trepça zhvillojnë sot përballjen e tretë

    Prishtina dhe Trepça zhvillojnë sot përballjen e tretë

    Sigal Prishtina dhe Trepça do ta zhvillojnë sonte duelin e tretë ndërmjet tyre. Ata do të ballafaqohen në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

    Nga një fitore e kanë secila skuadër nga dy ballafaqimet e para, ndërsa sonte synojnë triumfin e dytë në përballjen e tretë, raporton KosovaPress.

    Cila do skuadër që triumfon sonte do të kishte përparësi në vazhdim për shkak se do t’i nevojitej vetëm një fitore, që të shkonte në finalen e madhe.

    Ndeshja do të nis nga ora 20:30.

  • ​Fury paralajmëron rikthimin me një luftë të ashpër

    ​Fury paralajmëron rikthimin me një luftë të ashpër

    Tyson Fury ka paralajmëruar se është afër rikthimit dhe se këtë do ta bëjë me një luftë të madhe.

    ‘The Gypsy King’ kishte mbetur në heshtje që kur përballja e tij me Oleksandr Usyk dështoi në fund të marsit.

    Kampioni i WBC dhe mbreti i IBF, WBO dhe WBA, Usyk, do të përplaseshin më 29 prill në stadiumin “Wembley” por që dështoi për shkak të një mosmarrëveshje në lidhje me klauzolën e revanshit.

    Usyk tani ka të ngjarë të mbrojë titujt e tij kundër rivalit të detyrueshëm të ËBA, Daniel Dubois këtë verë.

    Fury tani pretendon se rikthimi i tij në ring është në prag të konfirmimit, përcjellë KosovaPress.

    “Kam disa lajme të mëdha që po vijnë”, tha Fury në një klip të shpërndarë në kanalet e mediave sociale të enjten.

    ‘Një datë e afërt për një luftë, një luftë absolutisht monstruoze. Vazhdoni të qëndroni të informuar sepse mbreti i peshave të rënda të ËBC është kthyer në veprim dhe po vjen shumë, shumë shpejt.’, ka thënë ai.

    Joe Joyce ishte një nga emrat e përmendur për të luftuar me Furyn këtë verë, por olimpisti javën e kaluar pësoi një humbje shokuese ndaj Zhilei Zhang me kinezin që e ndaloi londinezin në raundin e gjashtë. Ish-kampioni i botës Andy Ruiz Jr ka qenë një tjetër emër i paraqitur.

    Thashethemet për një natë spektakolare të boksit të peshave të rënda në Arabinë Saudite kanë vazhduar të ndërtohen me planet që Fury dhe Usyk të takohen më në fund me Anthony Joshuan dhe Deontay Wilder.

    Fury luftoi për herë të fundit në dhjetor, duke ndalur rivalin e vjetër Derek Chisora në luftën e tyre pasi mposhti Dillian Whyte në fillim të vitit në “Wembley”.

  • ​Xhudistët kosovarë stërviten në Japoni

    ​Xhudistët kosovarë stërviten në Japoni

    Përkushtimi për të sjellë rezultate kulminante për Kosovën po bënë që xhudistët kosovar të stërviten nëpër vede të ndryshme të botës.

    Disa prej tyre tashmë ndodhen në Japoni, aty ku po përgatiten dhe mësojnë praktikat më të mira të xhudos.

    Xhudistët nga Kosova, Andi Reshitaj, Blin Kuka dhe Dardan Cena bashkë me trajnerin Felipe Sanchez Llanes, po përgatiten në Japoni ku do të qëndrojnë nga data 15 deri 29 prill 2023.

    Përpos stërvitjeve, xhudistët po mësojnë praktikat më të mira të xhudos duke u njohur edhe me kampionë të tjerë botëror si Naohisa Takato.

  • Presidenti i Bayernit paralajmëron blerje të fuqishme në sulm

    Presidenti i Bayernit paralajmëron blerje të fuqishme në sulm

    Presidenti i Bayern Munichut, Herbert Hainer, ka bërë të ditur se do të nënshkruajë me një sulmues në verë pas humbjes nga Manchester City në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

    “Na mungon golashënuesi që i përfundon aksionet. Kjo është ajo që do të na duhet patjetër në të ardhmen,” tha 68-vjeçari.

    “Nëse mund të më identifikone atë që godet menjëherë, ne do ta blinim menjëherë,” vazhdoi ai: “Por supozoni se do ta forcojmë ekipin në mënyrë që të mund të kemi fjalën përsëri në titullin e Ligës së Kampionëve. Qëllimi ynë është shumë i qartë. për të qenë në krye të Evropës”, vazhdoi ai.

    Por a do të ishte i përballueshëm Harry Kane i Tottenhamit ose një kalibër i ngjashëm si Victor Osimhen i Napolit?

    “Financiarisht, Bayerni është shumë, shumë mirë i pozicionuar,” tha Hainer. “Ne kemi një përqendrim shumë të mirë të kapitalit dhe gjithashtu kemi para në llogarinë e depozitave fikse.”, theksoi ai, përcjellë KosovaPress.

    Hainer konfirmoi gjithashtu se ndryshimi i trajnerit nga Julian Nagelsmann në Thomas Tuchel ishte urgjentisht i nevojshëm.

  • Rusia kërkon të rikthehet në garat e UEFA-s

    Rusia kërkon të rikthehet në garat e UEFA-s

    Rusia shpreson që sa më shpejtë të hiqet ndalesa e vendosur dhe ajo të rikthehet në garat që organizohen nga UEFA.

    Sekretari i përgjithshëm i Federatës Ruse të Futbollit, Maxim Mitrofanov, ka thënë se kërkesa për t’u bashkuar me Konfederatën Aziatike nuk është marrë në konsideratë, sepse ajo ishte duke negociuar një rikthim në UEFA.

    “Ne jemi duke negociuar me UEFA-n për të hequr ndalesën dhe për t’u rikthyer. Negociatat janë të vështira, janë biseda të gjata që kanë vazhduar për disa kohë,” tha ai për agjencitë e lajmeve RIA dhe Tass. “UEFA nuk dëshiron të na humbë dhe ne nuk duam të largohemi nga UEFA”, theksoi ai.

    Rusia u përjashtua nga të gjitha garat e UEFA-s pas nisjes së invazionit të Ukrainë.

  • Ylli nuk dorëzohet, shënon fitore në Pejë

    Ylli nuk dorëzohet, shënon fitore në Pejë

    Kampioni aktual i Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli ka arritur fitore shumë të rëndësishme në Pejë për të qëndruar në garë për kualifikimin tutje në finalen e madhe.

    Ylli shënoi fitore ndaj Pejës me rezultat 104:107 (14:25, 28:18, 19:29, 43:35), duke ngushtuar serinë gjysmëfinale në 2:1 të Play-offit.

    Ndeshja e radhës do të zhvillohet gjatë fundjavës në Therandë.

    Te vendasit u dalluan Larry Thomas me 20 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime dhe Jalen Tate me 23 pikë e katër asistime, kurse te mysafirët u dalluan Henrik Sirko me 22 pikë e dhjetë kërcime dhe Wesley Washburn me 19 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.

  • Ndeshja Bjellorusi – Kosovë pritet të zhvillohet në Greqi

    Ndeshja Bjellorusi – Kosovë pritet të zhvillohet në Greqi

    Kombëtaren e Kosovës në futboll në qershor e presin dy ndeshje vendimtare sa i përket kualifikimit në Kampionatin Evropian 2024.

    Fillimisht Kosova në “Fadil Vokrri” luan me Rumaninë me 16 qershor, ndërsa me 19 qershor është mysafir i Bjellorusisë.

    Në mes të dy opcioneve, Greqisë apo Turqisë, Bjellorusia ka vendosur që ndeshjen ndaj Kosovës ta luaj në shtetit grek.

    Në ditët në vijim do të bëhet i ditur qyteti dhe stadiumi në të cilën do të zhvillohet kjo sfidë.

    Kjo ndeshje i takon raundit të katërt dhe është paraparë të zhvillohet me datë 19 qershor, ndërsa përveç Kosovës dhe Bjellorusisë në Grupin I për bëjnë pjesë edhe Zvicra, Rumania, Izraeli dhe Andorra. /atvlive.tv

  • Nënshkruhen kontratat mes KOK-ut dhe 32 bursistëve “Shpresa Olimpike 2023”

    Nënshkruhen kontratat mes KOK-ut dhe 32 bursistëve “Shpresa Olimpike 2023”

    Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) nënshkroi kontratat me 32 bursistë “Shpresa Olimpike 2023”, të cilët do të mbështeten nga KOK-u.

    Sportistët të cilët janë përfitues të kësaj burse i takojnë moshave 14-21 vjeç, dhe do jenë përfitues të 150 eurove në muaj gjatë tërë këtij viti, raporton KosovaPress.

    Pas nënshkrimit të kontratave foli presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i cili tregoi se numri i bursistëve është rritur nga 25 në 32.

    “Bursistët, që vijnë nga 17 federata sportive olimpike, janë përzgjedhur nga komisioni i sportit, ndërsa të gjithë këta vlerësohen që kanë potencial për të ardhmen”, tha Krasniqi.

    Në emër të federatave, kryetari i Federatës së Mundjes së Kosovës, Naim Muja, shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të KOK-ut, duke thënë se sportistët duhet të punojnë shumë, në mënyrë që të shpërblejnë mbështetjen e KOK-ut.

    Në anën tjetër, në emër të sportistëve, foli skitarja Lirika Deva, e cila falënderoi KOK-un për mbështetje, derisa shpreson që bursa do t’iu ndihmojë për përgatitje dhe gara.

  • Cassano fajëson Rrahmanin për eliminimin e Napolit nga Liga e Kampionëve

    Cassano fajëson Rrahmanin për eliminimin e Napolit nga Liga e Kampionëve

    Në kanalin “Bobo TV”, Antonio Cassano ka komentuar kalimin tutje të Milanit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi “Rossonerët” eliminuan skuadrën e Napolit.

    Milani eliminoi Napolin brenda dy ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 2:1, dhe e arriti gjysmëfinalen e turneut pas plot 16 vitesh, raporton KosovaPress.

    Diferencën e bëri ylli portugez Rafael Leao me një super paraqitje, ku vrapoi më shumë se 80 metra me top në këmbë për të asistuar te Olivier Giroud, i cili shënoi golin e parë të ndeshjes duke e kaluar Milanin në epërsi prej 1:0 në pjesën e parë.

    Tani, Cassano, analist i zakonshëm në “Bobo TV” dha mendimin e tij për ndeshjen. Ish-ylli i Romas dhe Real Madridit u fokusua në disa probleme të Napolit, ku njëri prej tyre ishte edhe ylli kosovar, Amir Rrahmani.

    Cassano e fajësoi Rrahmanin për golin që Napoli e pësoi, duke thënë se mbrojtësi kosovar mund ta kishte ndalur aksionin duke shkaktuar ndërhyrje të palejueshme.

    “Milani e luajti ndeshjen si një skuadër e vërtetë dhe diferenca prej 24 pikësh në ligë nuk u ndje. Por pse Rrahmani nuk bëri ndërhyrje për ta ndalur golin? Menjëherë kur Leao morri topin, ai nuk duhej ta lejonte”, tha Cassano.

    Më tej, Cassano uroi Napolin për aventurën që e ka bërë deri tani, por tha se Milani kaloi tutje me plot meritë.

    “Urime Napolit për aventurën që e ka bërë, por për të bërë një hap para, i duhet edhe një lojtar qendror i një niveli të lartë. Milani kaloi tutje me plot meritë”, tha Cassano.