ATV

Category: SPORT

  • ​Çeku: Nuk do të tolerojmë aktivitete ilegale sportive në Kosovë

    ​Çeku: Nuk do të tolerojmë aktivitete ilegale sportive në Kosovë

    Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, ka thënë se Kosova nuk do të tolerojë asnjë aktivitet ilegal sportiv brenda territorit të Kosovës.

    Së fundi, Policia e Kosovës ka ndaluar zhvillimin e garave ilegale në futboll në Veri të vendit që po organizoheshin jashtë garave që parasheh Federata e Futbollit të Kosovës.

    Pas kësaj, Federata e Futbollit në Serbi i është drejtuar UEFA-së me një letër ku ankohet për kinse pengim të zhvillimit të garave dhe intimidim të sportistëve nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës.

    Këtë letër, ministri Çeku e ka quajtur shtrembërim të realitetit, por edhe përdorim i gjuhës fyeze ndaj Kosovës.

    “Serbia vazhdon me veprime dëmtuese ndaj Kosovës, në shkelje të plotë me mirëbesimin si bazë e marrëveshjes së fundit në procesin e dialogut. Letra e Federatës së Futbollit të Serbisë drejtuar Presidentit të UEFA-së, përveç shtrembërimit të realitetit, përdor edhe gjuhë fyese.”

    Ai ka shtuar se federatat sportive në Kosovë vazhdimisht kanë bërë thirrje që klubet sportive të komunitetit serb në Republikën e Kosovës që të bëhen pjesë e sistemit legjitim sportiv në shtetin tonë, por ato kanë vazhduar të mos e bëjnë këtë, andaj gara të tille, ilegale, Çeku ka thënë se nuk do të tolerohen.

    “Kosova është vend i sportit, por ne nuk do të tolerojmë aktivitete ilegale që shkelin rendin tonë kushtetues dhe ligjor, si dhe kartat evropiane e botërore të sportit. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Federata e Futbollit e Kosovës është anëtare me të drejta të plota e UEFA dhe FIFA. U bëjmë thirrje të gjitha klubeve të sportit të bëhen pjesë e sistemit legjitim sportiv të Kosovës.”, ka shkruan i pari i MKRS-s në “Facebook”.

    Në lidhje me këto organizime të garave ilegale në Kosovë nga ana e Serbisë, javën e kaluar FFK i ka dërguar letër edhe UEFA-s dhe FIFA-s

  • Liga e Kampionëve rikthehet me dy superndeshje sot

    Liga e Kampionëve rikthehet me dy superndeshje sot

    Gara më prestigjioze evropiane në nivel të klubeve, Liga e Kampionëve do të rikthehet sot me dy ndeshjet jashtëzakonisht interesante.

    Këto dy sfida janë të vlefshme për fazën gjysmëfinale dhe sot do të luhen ballafaqimet e para, raporton KosovaPress.

    Në “Estádio da Luz” të Lisbonës, Benfika e pret Interin, skuadër e cila së fundmi është futur në një krizë të thellë të rezultateve, andaj të dy skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht kalimin në gjysmëfinale.

    Ballafaqimi tjetër i jashtëzakonshëm do të zhvillohet në “Etihad stadium”, aty ku Manchester City e pret gjigantin gjerman Bayern Mynih.

    Të dy ndeshjet nisin nga ora 21:00.

  • Muriqi i afrohet Benzemas, pesë gola larg Lewandowskit

    Muriqi i afrohet Benzemas, pesë gola larg Lewandowskit

    Vedat Muriqi shkëlqeu mbrëmë me dy gola në barazimin e Mallorcas ndaj Real Valladolidit.

    Sulmuesi kosovar ishte protagonist në ndeshjen që përfudoi 3:3 duke shënuar dy herë në pjesën e dytë.

    Me këtë rast, prizrenasi u ngrit në kuotën e 12 golave të realizuara deri tash në këtë sezon në La Liga.

    Kështu, ish-futbollisti i Rizesporit, Fenerbahçes dhe Lazios iu afrua në dy gola Karim Benzemas, i cili është i dyti, ndërsa e sheh veten pesë gola prapa Robert Lewandowskit, i cili prin në listën e golashënuesve më të mirë në kampionatin spanjoll, respektivisht në garën për “Pichichi”.

    Krahas 12 golave, Muriqi i ka bërë edhe dy asistime në 25 ndeshje të zhvilluara deri tash.

    Përfaqësuesi kosovar e ka një mesatare prej 0,5 goli për ndeshje, respektivisht ai shënon çdo 181 minuta në kampionatin spanjoll.

    Ai i ka bërë 48 gjuajtje në portë, prej tyre 25 për qind kanë përfunduar në rrjetën e portave kundërshtare, shkruan “Gazeta Express”.

    Ndërkaq, saktësinë e gjuajtjes, “Pirati” e ka 50 për qind, në bazë të statistikave të nxjerra nga gjiganti britanik mediatik “BBC”.

    Pra, Muriqi është duke e kaluar një sezon fenomenal dhe është bërë lojtari vendimtar i Mallorcas, të cilën synon ta shpëtojë pa rënë nga liga, njëjtë siç bëri në edicionin e kaluar.

  • Futbollisti e grushtoi gjyqtarin dhe u arrestua nga Policia

    Futbollisti e grushtoi gjyqtarin dhe u arrestua nga Policia

    Dhuna në futbollin kosovar është rikthyer në fundjavë që shkoi.

    Më saktësisht, skena të turpshme u panë pas ndeshjes mes Deçanit dhe Dukagjinit.

    Deçanasit e fituan lojën me rezultat 5:2, por pas përfundimit të saj ndodhi një incident.

    Një futbollist i skuadrës gjakovare e sulmoi fizikisht gjyqtarin pas përfundimit të lojës.

    Në fakt, futbollisti në fjalë doli nga banka rezervë duke u futur në fushë për ta goditur referin, i cili më pas mori edhe tretman mjekësor.

    Futbollisti u arrestua, siç e konfirmon edhe Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

    “Deçan 09.04.2023 – 16:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, shkruan në raportin policor.

    Pas tensionimit të situatës, e cila ka mundur edhe të eskalonte në stadiumin “Ruzhdi Ramosaj” në Deçan, intervenoi policia, e cila me këtë rast e arrestoi futbollistin, kurse gjyqtari përfundoi në spital.

    Pra, futbollisti gjakovar është liruar, ndërsa e ngarkon vepra penale “Lëndim i lehtë trupor”.

  • Rexha: Referimi në Ligën e Parë është totalisht skandaloz

    Rexha: Referimi në Ligën e Parë është totalisht skandaloz

    Ish-futbollisti, tani ndihmës trajner te FC 2 Korriku, Kastriot Rexha thotë se referimi në Ligën e Parë është totalisht skandaloz.

    “Sot kemi pasur një ndeshje kundër Kikës. Çfarë më ka pëlqyer në Ligën e Parë të Kosovës është mikpritje, por referimi është totalisht skandaloz”, tha Rexha në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Sejdiu: Mënyra se si na ka dëmtuar sot referi kundër Vëllaznimit ka qenë skandaloze

    Sejdiu: Mënyra se si na ka dëmtuar sot referi kundër Vëllaznimit ka qenë skandaloze

    Trajneri i FC Phoenix, Gani Sejdiu hedh akuza mbi referimin në ndeshjen që ekipi i tij zhvilloi të dielen kundër Vëllaznimit.

    “Kurrë në karrierën time nuk kam folur për gabimet e referëve, mirëpo sot referi kundër Vëllaznimit ka qenë skandaloz. Na janë anuluar dy gola, një për pozitë jashtë loje dhe një penallti e pastër. Me vendime tendencioze të referit jemi edhe jashtë objektivit për inkuadrim në Superligën e Kosovës”, tha Sejdiu në Ekipi A

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Sermaxhaj: Te Gjilani duhet të jetë objektiv edhe kampionati edhe Kupa

    Sermaxhaj: Te Gjilani duhet të jetë objektiv edhe kampionati edhe Kupa

    Analisti i futbollit, Genc Sermaxhaj beson se te Gjilani duhet të synojnë edhe triumfin në kampionat edhe në Kupën e Kosovës.

    “Te Gjilani duhet të jetë objektiv edhe Kampionati edhe Kupa e Kosovës, sepse në të dyja qëndron mirë, për dallim nga periudhat e vështira në të cilat ka kaluar Gjilani. Por pavarësisht humbjes nga Ferizaj, duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë dhe të vazhdojnë në kampionat”, tha Sermaxhaj në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Sejdiu: Ferizaj ka bërë merkaton më cilësore nga të gjitha klube

    Sejdiu: Ferizaj ka bërë merkaton më cilësore nga të gjitha klube

    Trajneri i mirënjohur, Gani Sejdiu beson që Ferizaj ka bërë mërkaton më cilësore në krahasim me të gjitha ekipet tjera në Superligën e Kosovës.

    “Të vetmit ata nga të gjithë ne kanë besu që munden me dalë prej një situate e cila ka qenë jo shpresëdhënëse. Ferizaj ka bërë merkaton më cilësore nga të gjitha klubet, edhe pse nuk janë lojtarë të njohur, por janë të kalibrit të lartë dhe janë duke treguar tani kualitetet e tyre”, ka thënë Sejdiu në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Bytyqi: Cluj nuk ka zbatuar marrëveshjen për blerjen e Ermal Kraniqit

    Bytyqi: Cluj nuk ka zbatuar marrëveshjen për blerjen e Ermal Kraniqit

    Avni Bytyqi ka dhënë detaje më të hollësishme në Ekipi A rreth mos zbatimit të pagesës së skuadra rumune, Cluj në lidhje me transferimin e Ermal Krasniqit nga Ballkanit.

    “Cluj nuk i është përgjigjur Ballkanit me pagesë ashtu edhe siç janë marrë vesh. Ballkani ka paralajmëruar skuadrën rumune dhe nëse ata nuk përgjigjen, do të paditen në FIFA”, ka thënë Bytyqi në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Rexha: Dukagjinin nuk e ka gjendjen financiare shumë stabile

    Rexha: Dukagjinin nuk e ka gjendjen financiare shumë stabile

    Ish-futbollisti, Kastriot Rexha ka lavdëruar punën e Armend Dallkut, pasi sipas tij, përkundër vështirësive financiare, ai ka arritur ta mbajë skuadrën e komponuar.

    “Armend Dallku ka merita për ecurinë e Dukagjinit, pasi dihet që klubi nga e ka gjendjen financiare shumë stabile. Mirëpo Dallku ka arritu ta motivojë skuadrën dhe ta mbajë të komponuar dhe mendoj që ka merita të mëdha për atë çfarë po nxjerr nga lojtarët”, tha Rexha në Ekipi A

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë: