ATV

Category: SPORT

  • Formacionet e mundshme të betejës mes Interit dhe Milanit

    Formacionet e mundshme të betejës mes Interit dhe Milanit

    Në stadiumin “Giuseppe Meazza” me fillim nga ora 21:00 sonte do të zhvillohet ballafaqimi vendimtar ndërmjet Interit dhe Milanit.

    Dy rivalët lokal të qytetit modës po kërkojnë kualifikimin në finalen e madhe të kësaj gare që do të zhvillohet më 10 qershor në Stamboll të Turqisë.

    Skuadra e Simone Inzaghit hyn në ndeshjen e sotme me epërsinë e dy golave epërsi nga ndeshje e parë e fituar me golat e Edin Dzekos dhe Henrik Mkhtaryan, raporton KosovaPress.

    Nga ana tjetër, te Milani rikthehet Rafael Leao i cili mungoi në ndeshjen e parë për shkak të lëndimit dhe pritet q ëtë startojë nga minuta e parë.

    Këto janë formacionet e mundshme të kësaj sfide që nis nga ora 21:00.

    INTER (3-5-2): Onana; Darmian, i papjekur, Shkopinj; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Dzeko

    MILAN (4-2-3-1): Maignan; Kalabria, Thiaë, Tomori, Theo; Tonali, Kruniç; Saelemaekers, Brahim Diaz, Rafael Leao; Giroud.

  • ​Vazhdon shtrirja e sportit të xhudos në gjithë Kosovën

    ​Vazhdon shtrirja e sportit të xhudos në gjithë Kosovën

    Përmes projektit “Kosova shtet i xhudos” po vazhdon shtrirja dhe demonstrimi i i sportit të xhudos nëpër shkollat fillore në të gjithë Kosovën.

    Demonstrimi i këtij sporti sot është bërë në SHFMU ‘Jeta e Re” në fshatin Gremë, të Ferizajt, përcjellë KosovaPress.

    “Bashkë me trajnerin e klubit të xhudos, “Kastrioti”, Mal Musa dhe xhudistët, Vlera Gashi, Erza Sadriu, Jetesa Baliu, Eljesa Salihu, Agron Hamza, Ermir Bytyqi, Erion Guta kemi demonstruar lëvizjet bazike të xhudos pranë nxënësve pjesëmarrës. Ky ishte demonstrimi i parë i realizuar në zona rurale dhe demonstrimi i parë ku janë përfshirë mësimdhënësit dhe prindërit, duke e rritur interesimin për regjistrime në klubet e xhudos.”, thuhet në faqen zyrtare të Federatës së Xhudos.

    Programi shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos”, përmes komponentës, “Xhudo në shkolla – xhudistët e rinj”, ka për qëllim të zhvillojë masovizimin dhe integrimin e disiplinës së xhudos në të gjitha shkollat dhe komunat e Kosovës.

  • ​Kuka: Sukseset e njëpasnjëshme bënë që Distria të renditet si e para e botës

    ​Kuka: Sukseset e njëpasnjëshme bënë që Distria të renditet si e para e botës

    Xhudistja kosovare Distria Krasniqi është shpallur si xhudistja më e mirë në botë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

    Për suksesin e saj, ka folur trajneri Driton Kuka. Ai ka thënë për KosovaPress se shpallja e Krasniqit si më e mira në botë vjen pas sukseseve të njëpasnjëshme të saj në garat ndërkombëtare.

    “Distria pas Tokios doli në kategori të re dhe ka një vazhdimësi rezultatesh. Në dhjetor ishte e artë në World Masters e mandej e artë në Grand Slamin e Parisit e shumë medalje të tjera. Së fundmi ne Botëror u radhit e pesta dhe gjithë këto bëjnë që pikët e saj në gara ta rendisin në krye te ranglistës Botërore në kategorinë 52 kilogramë”, ka thënë Kuka për KosovaPress.

  • ​Distria Krasniqi xhudistja më e mirë në botë

    ​Distria Krasniqi xhudistja më e mirë në botë

    Distria Krasniqi është tashmë xhudistja më e mirë në botë për kategorinë deri në 52 kilogramë.

    Kështu tregon renditja më e re e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, sipas së cilës xhudistja kosovare ka mbledhur 7 mijë 275 pikë duke lënë prapa xhudisten britanike, Chelsie Giles, e cila ka marrë 7 mijë e 10 pikë dhe japonezen Uta Abe, e cila i ka 6 mijë e 800 pikë, përcjellë KosovaPress.

    Krasniqi është medaliste Olimpikë nga Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, por ka edhe një numër të madh medaljesh evropiane e botërore në emrin e saj.

  • ​Trepça-Peja, ja kur zhvillohet sfida vendimtare

    ​Trepça-Peja, ja kur zhvillohet sfida vendimtare

    Trepça dhe Peja tashmë i kanë zhvilluar katër finalet e play off-it në basketbollin kosovar, dy në “Karagaçi” dhe dy në “Minatori”, ballafaqime të cilat ofruan spektakël të madh.

    Pas katër ndeshjeve, rezultati është i barabartë 2-2 dhe kjo nënkuptpn që duhet të zhvillohet finalja e pestë dhe vendimtare për titullin e kampionit, raporton KosovaPress.

    Do të jetë palestra “Minatori” mikpritëse e finales së madhe, e cila do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 20:00.

  • Presidenti i FC Fushë Kosova: Rilind Haziraj nuk ka pasur kontakte me Dritën

    Presidenti i FC Fushë Kosova: Rilind Haziraj nuk ka pasur kontakte me Dritën

    Presidenti i FC Fushë Kosova, Bashkim Ismajli ka theksuar se Rilind Haziraj ende nuk ka pasur asnjë kontakt me ekipe tjera.

    “Kam biseduar direkt me Rilindin dhe më ka thënë që do ta respektoj kontratën e cila i skadon në qershor. Sigurisht jo vetëm me Rilindin po me secilin lojtarë që ka qenë e pjesë e klubit deri më sot do të ulemi të diskutojmë për vazhdimin e kontratës. Nuk do të ishte fer nëse ka arritur marrëveshje me ndonjë skuadër tjetër. Ai prap ofertën më të madhe e ka në shtëpin e tij”, tha Ismajli në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Presidenti i FC Fushë Kosova: Me disa perforcime, do të mbijetojmë pa problem në Superligë

    Presidenti i FC Fushë Kosova: Me disa perforcime, do të mbijetojmë pa problem në Superligë

    Presidenti i FC Fushë Kosova, Bashkim Ismajli ka theksuar se klubit i duhen disa perforcime që të sigurojnë mbijetesën në Superligë vitin e ardhshëm.

    “Çdo ngritje e ekipit një rank më lartë, ka vështirësitë e veta. Ne kemi një font lojtarësh solid. Por me disa perforcime besoj se do ja dalim pa problem të mbijetojmë në Superligën e Kosovës. Në diskutim me trajnerin do të përforcohemi në disa pozita ku ka nevojë vet trajneri. Ai do ta ketë përkrahjen e kryesisë për çdo vendim të tij”, tha Ismajli në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Ekskluzive: Armend Dallku zbulon skuadrën evropiane që i bëri ofertë

    Ekskluzive: Armend Dallku zbulon skuadrën evropiane që i bëri ofertë

    Armend Dallku ka zbuluar ekskluzivisht në Ekipi A se ka pasur ofertë nga ish-klubi i tij nga Ukraina, Vorskla.

    “Kam marrdhënie të mira me shume shtete, jo vetëm në Ukrainë ku kam luajtur. Kam mardhënie të mira me shumë miq dhe shokë, të cilët sot punojë si menaxherë apo drejtorë sportiv. Këtu e fus edhe ish-klubin tim, Vorskla ku për 11 vite kam dhënë kontributin tim, ftesa gjithmonë është që t’i bashkangjitem klubit në forma të ndryshme”, zbuloi ekskluzivisht Dallku në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Rrecaj: As Ballkani as Drita nuk kanë qenë as afër përformancës së sezonit të kaluar

    Rrecaj: As Ballkani as Drita nuk kanë qenë as afër përformancës së sezonit të kaluar

    Gazetari i sportit, Mërgim Rrecaj thekson se as Drita as Ballkani nuk kanë performuar si edicioni e kaluar.

    “As Ballkani as Drita nuk kanë përformuar si sezonin e kaluar. Unë mendoj se nëse e ke parë një Ballkan të sezonit të kaluar ka qenë tjetër nivel. Një nga arsyetimet mund të jetë edhe mungesa e Ermal Krasniqit. Pastaj edhe tek Drita ka qenë shumë e rrallë t’i përmbyset rezultati”, tha Rrecaj në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Prepolli: Ibrakovic i ka pru topa Prishtinës prej Austrisë

    Prepolli: Ibrakovic i ka pru topa Prishtinës prej Austrisë

    Analisti i futbollit, Arsim Prepolli thotë se nuk mund të krahasohen kushtet që Ibrakovic ka pasur te Prishtina dhe ato që ka Vavalis te Drita.

    “Çfarë kushte ka Drita dhe çfarë kushte ka pasur Ibrakovic kur ka qenë pjesë e Prishtinës nuk mund të krahasohet. Ibrakovic ka pru topa prej Austrisë te Prishtina, lojtarët që nuk dalin në stërvitje, apo kur nuk paguhen për më shumë se gjashtë muaj, nuk mund të krahasohet me organizimin që ka Vavalis te Drita”, tha Arsim Prepolli në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë: