ATV

Category: SPORT

  • Morina: Dukagjini ka një grup lojtarësh me eksperiencë të madhe

    Morina: Dukagjini ka një grup lojtarësh me eksperiencë të madhe

    Trajneri i futbollit, Arbnor Morina vlerëson punën e Armend Dallkut te skuadra e Dukagjinit.

    “Te Dukagjini është një grup i lojtarëve me eksperiencë të madhe, mirëpo puna është ajo që e ka pru ekipin deri në këtë pikë”, tha Morina në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Dallku: Rezultatet e Dukagjinit nuk janë të rastësishme

    Dallku: Rezultatet e Dukagjinit nuk janë të rastësishme

    Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku thekson se rezultatet e skuadrës së tij dhe pozita në të cilën ndodhen nuk mund të quhen rastësi.

    “Besimi i qytetit, i të gjithë qytetarëve dhe i kryesisë së klubit, na ka sjellë në këtë pozitë që jemi. Rezultatet tona nuk janë të rastësishme. Mund të quhen të tilla nëse vihen në pytje dy apo tri ndeshje, por jo gjatë gjithë kampionatit”, tha Dallku në Ekipi A

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Përleshen fizikisht futbollistët e Gjilanit dhe Dritës pas ndeshjes

    Përleshen fizikisht futbollistët e Gjilanit dhe Dritës pas ndeshjes

    Gjilani dhe Drita kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e javës së 34-të të Superligës së Kosovës.

    Një penallti në minutat e fundit për vendasit ka ngjallur tensione dhe reagime në mes të lojtarëve.

    Pas përfundimit të ndeshjes, kishte përplasje në mes të futbollistëve të të dyja skuadrave.

  • Shtatë vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA

    Shtatë vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA

    Para 7 vitesh, Kosova është bërë anëtarja e 210-të e FIFA-s. Federata e Futbollit e Kosovës ka marrë 141 vota për anëtarësim, nga 164 votat valide në Kongresin e 66-të të FIFA-s, që është mbajtur në Mexico City.

    Pas thyerjes së izolimit 25-vjeçar, më datën 3 maj 2016 me anëtarësim në UEFA, misioni i Federatës së Futbollit të Kosovës është kompletuar më 13 maj 2016, kur Kosova është pranuar me shumicë votash si anëtare e FIFA-s. Një rrugëtim plotë mund e sakrifica që gjithsesi ka hapur një faqe të re të historisë së futbollit të Kosovës.

    Në Kongresin e FIFA-s, para votimit për anëtarësimin e FFK-së, të pranishmëve u është drejtuar anëtari i Këshillit të FIFA-s, Senesh Erzik, i cili ka theksuar se Kosova i kishte përmbushur të gjitha kriteret për të qenë pjesë e FIFA-s.

    Më pas, një fjalim e ka mbajtur edhe kryetari i atëhershëm i FFK-së, i ndjeri Fadil Vokrri, i cili u ka sqaruar delegatëve se futbolli në Kosovë ka një historik të madh dhe iu ka kujtuar se tashmë Kosova ishte pranuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe nga shumë federata tjera sportive ndërkombëtare.

    Në fund të fjalimit të tij, Vokrri është shprehur se futbolli është për të gjithë dhe të gjithë duhet të jenë për futbollin, duke kërkuar që Kosova të marrë votat e të pranishmëve për anëtarësim në FIFA.

    Pas Vokrrit, delegatëve i është drejtua nënkryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë, i cili ka kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës. Por, pas përfundimit të fjalimit të tij, presidenti i FIFA-s, Gianni Ifantino ka theksuar se Kongresi është trupi suprem që vendos për çështjen e Kosovës dhe ka kërkuar që të kalohej në votimin elektronik, ku Kosova ka marrë 141 vota.

    Në fjalimin e tij para Kongresit pas pranimit, Vokrri ka falënderuar presidentin e FIFA-s, zëvendëpresidentët dhe të gjithë anëtarët e Këshillit të FIFA-s.

    “Kjo është një datë shumë e rëndësishme për ne, pasi sot jemi pjesë e FIFA-s. Të gjithë në Kosovë i gëzohen këtij vendimi të Kongresit të FIFA-s. E kemi pritur një kohë të gjatë këtë vendim dhe jemi shumë të lumtur. Ju premtoj se ne do t’i mbrojmë vlerat e futbollit”, ka deklaruar Vokrri, i cili në mënyrë simbolike ka marrë emblemën e FIFA-s si dhuratë nga presidenti Infantino.

  • UEFA konfirmon: Finalja e Ligës së Kampionëve luhet në Stamboll

    UEFA konfirmon: Finalja e Ligës së Kampionëve luhet në Stamboll

    Shtëpia e futbollit evropian, UEFA ka konfirmuar se finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Stamboll siç ishte planifikuar, pavarësisht se vendi po shkon në një periudhë zgjedhore të ngarkuar politikisht nga kjo fundjavë.

    Kishte spekulime se UEFA kishte parë planet e emergjencës nëse rezultati i zgjedhjeve do provokonte tensione brenda Turqisë, me raporte se ata kishin folur me Federatën e Futbollit të Portugalisë për transferimin e finales në Lisbonë.

    Por UEFA e ka mohuar këtë dhe pretendon se finalja do të zhvillohet sigurt në stadiumin Ataturk në Stamboll.

    “Finalja e Ligës së Kampionëve të UEFA-s 2023 do të zhvillohet në Stamboll siç ishte planifikuar, më 10 qershor 2023”, thuhet në një deklaratë të UEFA-s.

    “UEFA nuk ka diskutime për të kundërtën me asnjë institucion politik, qeveri apo shoqatë kombëtare të futbollit”.

    Zgjedhjet presidenciale turke nisin me raundin e parë të votimit të dielën dhe presidenti aktual Recep Tajip Erdogan mund të shohë fundin e sundimit të tij dy dekadash.

  • Përfundon Botërori i xhudos për Loriana Kukën

    Përfundon Botërori i xhudos për Loriana Kukën

    Ka përfunduar Kampionati Botëror i xhudos në Doha të Katarit për xhudisten tonë, Loriana Kuka.

    Në kuadër të kategorisë deri në 78 kilogramë në Botërorin e xhudos, Loriana Kuka u ndal në raundin e parë, raporton KP.

    Kuka nuk arriti ta mposhtë xhudisten e Bjellorusisë, Darya Kantsavaya.

    Kosova e mbyll këtë Botëror pa fituar medalje.

  • ​Liga e Evropës vjen sot me dy ndeshjet e para gjysmëfinale

    ​Liga e Evropës vjen sot me dy ndeshjet e para gjysmëfinale

    E marta dhe e mërkura ishin të rezervuara për dy ndeshje spektakolare në Ligën e Kampionëve, të vlefshme për fazën gjysmëfinale të saj ku u ballafaquan Real Madridi me Manchester Cityn dhe Milanit me Interin.

    Ndërsa sot, kompeticioni i dytë më i rëndësishëm për klube në Evropë, Liga e Evropës vjen me dy ndeshjet e para gjysmëfinale, raporton KosovaPress.

    Roma Bayer Leverkusen dhe Juventus-Sevilla janë duelet që zhvillohen sonte me fillim nga ora 21:00 dhe synojnë të bëjnë hapin e parë drejt finales së madhe të këtij kompeticioni.

  • ​UEFA dënon Serbinë për thirrjet raciste ndaj Kosovës

    ​UEFA dënon Serbinë për thirrjet raciste ndaj Kosovës

    Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka dënuar kombëtaren e Serbisë për thirrjet raciste të tifozëve në ndeshjen ndaj Malit të Zi.

    Serbia arriti fitore 0 me 2 në Podgoricë, por tifozët vazhduan me avazin e vjetër duke kënduar këngë dhe fyerje kundër Kosovës.

    Për këtë arsye, UEFA e ka dënuar Federatën e Serbisë me 50 mijë euro dhe ndeshjen e radhës në shtëpi pa praninë e tifozëve, ku do të përballet me kombëtaren e Hungarisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në “Euro 2024”.

    Përveç Serbisë, UEFA ka dënuar edhe Malin e Zi me 20 mijë euro gjobë dhe do të luaj pa tifoz në ndeshjen ndaj Bullgarisë.

  • ​Driton Kuka reagon për rezultatet në Botërorin e xhudos

    ​Driton Kuka reagon për rezultatet në Botërorin e xhudos

    Kosova po merr pjesë në Kampionatin Botëror të Xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.

    Xhudistet kosovare që kanë garuar deri më tani nuk arritën që të siguronin medalje nga ky kampionat, por është futur në top-10-sën e më të mirëve me plotë pesë garues.

    Pas këtyre rezultateve, ka reaguar edhe trajneri Driton Kuka, i cili ka thënë ndër të tjera se xhudistët Distria Krasniqi iu mohua medalja.

    Ai është ndarë shumë i kënaqur me rezultatet e arritura në këtë kampionat.

    Ky ëshrë reagimi i plotë i Kukës në “Facebook”

    Kosova si ekip në 3 ditët e para e tregoj potencialin si asnjë herë më parë! Plot 5 garues në top 10 më të mirët në Botëror! Distrias ju mohua medalja por shkojmë tutje drejt Paris 2024!

    Ajo tashmë çdo garuese e ka mposht në kategorinë e re pos Abe Utas Japonezes që do jetë caku ynë!

    Nora hyri në 8 të parat me 2 fitore dhe kur ju hap rruga tutje gaboj dhe mbeti e 7

    Laura sot na rriti apetitet!

    3 fitore me garuese të forta e kur realisht e pash në podium diçka ngeci me sllovenen të cilën Laura e kishte mposht në garat e kaluara, kjo pjesë duhet përmirësuar sepse po mendoj që ajo e pa veten në finale ende pa i kryer detyrat një nga një!

    Akil Gjakova u rikthye me dy fitore dhe Pikë Olimpike për të kapur hapin drejt Olimpiadës.

    Flaka e Erza në kërkim të formës së tyre në gara të mëdha.

    Pasnesër garon Loriana Kuka kategoria 78 kg

    Pikët Olimpike :

    Distria 720 Pikë

    Nora 520 Pikë

    Laura 520 Pike

    Akili 320 Pikë

    Flaka 240 Pikë

    Drejt Olimpiadës 4-6 Norma Olimpike do arrijmë për Paris 2024

  • Fiton sërish, Laura Fazliu mposht edhe kroaten Iva Oberan

    Fiton sërish, Laura Fazliu mposht edhe kroaten Iva Oberan

    Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka fituar edhe garën e radhës në Botëror.

    Laura Fazliu ka arritur fitore në rrethin e dytë ndaj kroates, Iva Oberan.

    Tashmë xhudistja kosovare që garon në kategorinë -63kg ka kaluar në rrethin e tretë të Botërorit. Në këtë raund ajo do të përballet me brazilianen, Quadros.