ATV

Category: SPORT

  • Liga e Kampionëve, sot luhet “Derby della Madonnina”

    Liga e Kampionëve, sot luhet “Derby della Madonnina”

    Pas barazimit 1:1 mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, Liga e Kampionëve vazhdon sot me ndeshjen e dytë të fazës së gjysmëfinales së këtij edicioni.

    Me fillim nga ora 21:00, stadiumi “San Siro” do të jetë nikoqir i derbit mes dy gjigantëve italianë, Milanit dhe Interit, raporton KosovaPress.

    E njohur ndryshe si “Derby della Madonnina”, kjo është përballja e parë mes këtyre dy skuadrave që nga viti 2005, ku asokohe Milani u kualifikua tutje pasi që ndeshja e dytë ishte braktisur pasi që tifozët e Interit gjuajtën fishekzjarrë brenda fushës.

    Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, sikurse Milani ashtu edhe Interi siguruan fitore me rezultat 2:0, ku “Rossonerët” mposhtën Lazion, kurse “Nerazzurët” fituan si mysafirë kundër Romës.

    Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Milanin nuk do të paraqiten Ibrahimovic, Pobega dhe në dyshim është Leao, kurse te Interi nuk do të paraqiten Dalbert dhe Skriniar, kurse në dyshime janë D’Ambrosio e Gosens.

    Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

    Milan (4-2-3-1): Maignan; Hernandez, Kjaer, Tomoro, Calabria; Tonali, Krunic; Saelemaekers, Diaz, Bennacer; Giroud

    Inter (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Mkhitaryan, Dimarco; Martinez, Lukaku

  • Nora mbetet pa medalje, e shtata në Botërorin e xhudos

    Nora mbetet pa medalje, e shtata në Botërorin e xhudos

    Nuk ka medalje as për Nora Gjakovën në Botërorin e xhudos që po zhvillohet në Doha të Katarit.

    Në kategorinë deri në 57 kilogramë, Gjakova së paru u ndal në çerekfinale nga turkja Hasret Bozkurt, derisa në luftën e parë të repesazhit humbi edhe nga Mimi Huh e Koresë së Jugut, raporton KosovaPress.

    Para Norës, dje dhe sot garuan edhe Erza Mumimoviç, Distria Krasniqi, Akil Gjakova dhe Flaka Loxha, por që asnjëri prej tyre nuk kanë arritur që të sigurojnë medalje në këtë kampionat.

  • Largimi nga PSG, reagon babai i Messit

    Largimi nga PSG, reagon babai i Messit

    Babai i Lionel Messit, Jorge Messi ka reaguar përmes një postimi sa i përket zërave se i biri i tij veçse ka zgjedhur skuadrën e tij të radhës.

    Tanimë nuk është sekrete që Messi do të largohet këtë fund të sezonit nga Paris Saint-Germain, dhe dy opsionet e tij janë rikthimi te Barcelona ose nënshkrimi me Al Hilal, raporton KP.

    Spekulohej se Messi ka vendosur që ta pranojë ofertën prej 400 milionë eurove në sezon nga Al Hilal, por që dëshiron që ta përfundojë sezonin te PSG me fitimin e titullit të kampionatit francez.

    Tani, këtyre spekulimeve iu është përgjigjur Jorge Mendes, ku tha se nuk ka asnjë marrëveshje me ndonjë klub për sezonin e ardhshëm.

    “Absolutisht nuk ka asnjë akord me asnjë klub për sezonin e ardhshëm. Ne do të vendosim në fund të sezonit. Asgjë nuk është nënshkruar, nuk ka marrëveshje ose nuk ka akord verbal. Vetëm lajme të rreme që po përdorin emrin e Lionel”, shkroi Jorge Messi.

  • Skuadra e Istogut në handboll në konkurrencën e fermave synon titullin e tretë

    Skuadra e Istogut në handboll në konkurrencën e fermave synon titullin e tretë

    Skuadra e Handbollit Istogu në kategorinë e femrave, është një ndër skuadrat me të mirë që garon ne Superligën e Kosovës.

    Ky klub kë 2 tituj Kampionë dhe 7 Kupa të Kosovës, ku të fundit arritën të fitojnë të dielën që lamë pas.

    Hendebollistet nga Istogu tani po garojnë për titullin Kampionë, pasi që sezonin e rregullt arritën ta mbyllin si lidere të Superligës me 36 pikë, të ndjekur nga KH Ferizaj me 29 pikë.

    Trajneri i skuadrës për ATV ka folur për pritshmeritë qw ka dhe pwr cilësinë e ekipeve tjera.

    “Sigurisht që synimet tona janë të shpallemi Kampionë, mirëpo na kanë mbetur edhe disa punë për të bërë, sepse është e vërtetë që ne e kemi përfunduar vitin në kreun e tabelës me të gjitha ndeshjet fitore, por megjithatë kjo është faza finale do të thotë faza e PLAY-OFF, dhe ne duhet të japim maksimumin, që këtë ecuri të mirë të kampionatit që kemi pasur, ta mbyllim me mënyrën më të mirë duke u shpallur prapë Kampionë të Kosovës. Ne tani më jemi të fokusuar në ndeshjen që e kemi me KH Kastriotin, sepse ne gjithmonë ndeshjeve ju shkojmë ndeshje pas ndeshjes, dhe fokusi ynë është të kalojmë gjysmëfinalen dhe të jemi në finale. Normalisht që finalja është më e fortë dhe presim ndeshje më të fortë, mirëpo ne nuk kemi ndonjë preferencë pasi që faza përfundimtare është sa kanë mundur skuadrat të mobilizohen dhe s’mund të themi që ky kundërshtar është më I lehtë apo më I vështirë, por ne do të përgatitemi maksimalisht dhe ta përfundojmë punën tonë për të arritur ta shpallemi Kampionë”, tha trajneri Faruk Shala.

    Po ashtu handbollistja Pranvera Ferataj u shpreh optimiste për garën e Play Off-it.

    “Ka qenë një sezon mjaftë i mirë, kemi fituar të gjitha ndeshjet që i kemi pasur në Supërligën e Kosovës. Shpresojmë që do ta marrim jemi përgatitur mjaftë mirë, i dimë cilësitë e kundërshtarit, dhe kemi besim te secila lojtare që kemi në ekip”, tha handbollistja Pranvera Ferataj.

    Sa i përket punës së përforcimeve të kësaj skuadre, lojtarja nga Brazili, Tainara Luna, tha se ishte e suprizuar me organizimin aq të mirë të Federatës së Handbollit në Kosovë, si dhe për bashklojtaret e saja të cilat e kishin pritur aq mirë.

    “Kam qenë e suprizuar nga Federata e Kosovës sepse është shumë e organizuar, e në veçanti mënyrën se si e kanë organizuar Kupën e Kosovës, pra kam qenë e suprizuar deri me tani me të gjitha këto organizime. Vajzat e skuadrës time më kanë mirëpritur shumë mirë, ato kanë qenë shumë të sjellshme me mua, më kanë ndihmuar në gjithçka që kam pasur nevojë”, tha handbollistja Tainara Luna.

    Kujtojmë që KH Istogu do përballe me KH Kastirotin në gjysmëfinale, derisa KH Ferizaj me KH Vushtrrinë. /N. Tahiri

  • Nora Gjakova kalon në gjysmëfinale të Botërorit të xhudos

    Nora Gjakova kalon në gjysmëfinale të Botërorit të xhudos

    Xhudistja kosovare Nora Gjakova ka arritur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.

    Gjakova në çerekfinale e mposhti gjermanen Seija Ballhaus në kategorinë deri në 57 kilogramë.

    Ajo tani do të kërkojë kalimin në finalen e madhe të këtij kampionati.

  • Nora Gjakova në çerekfinale të Botërorit të xhudos

    Nora Gjakova në çerekfinale të Botërorit të xhudos

    Xhudistja kosovare, Nora Gjakova ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit.

    Gjakova e mposhti italianen Cappani Dias, në kategorinë deri në 57 kilogramë, raporton KosovaPress.

    Ndërkohë, garën në këtë kampionat tashmë e ka përfunduar Akil Gjakova duke mos arritur të futet në zonën e medaljeve.

  • Messi zgjedh Al-Hilalin, paga e tij do të jetë mbi 500 milionë euro

    Messi zgjedh Al-Hilalin, paga e tij do të jetë mbi 500 milionë euro

    Ylli Lionel Messi ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij. Ai do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, pasi tashmë ka arritur marrëveshje personale me ekipin Al-Hilal, raporton të martën AFP.

    Mësohet se Messi ka refuzuar ofertat nga Barcelona dhe ekipet nga SHBA-ja, për t’iu bashkuar Al-Hilalit këtë verë.

    Detajet e marrëveshjes nuk janë publikuar, por thuhet se ai do të firmos kontratë trevjeçare me ekipin saudit dhe do të ketë pagë mbi 500 milionë euro.

    Messi te Al-Hilali do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në fund të këtij edicioni i skadon kontrata me Paris Saint-Germainin.

    Ai është pjesë e ekipit francez prej vitit 2021 dhe këtë edicion ka 20 gola e 19 asistime në të gjitha garat. Transferimi i 35-vjeçarit në Arabinë Saudite, do ta ringjallte rivalitetin me portugezin Cristiano Ronaldo, i cili është pjesë e ekipit Al-Nassr.

  • Flaka Loxha kalon me sukses pengesën e parë në Botërorin e Xhudos

    Flaka Loxha kalon me sukses pengesën e parë në Botërorin e Xhudos

    Pas Akil Gjakovës, edhe Flaka Loxha e ka nisur mbarë Kampionatin Botëror të Xhudos, i cili po zhvillohet në Doha të Katarit.

    Flaka në xhiron e parë e mposhti xhudisten Christianne Legentilin në kategorinë deri 57 kilogramë, raporton KosovaPress.

    Përveç Akilit dhe Flakës, sot do të garojë edhe Nora Gjjakova, ndërsa dje garën e përfunduan Erza Mumimoviç dhe Distria Krasniqi.

  • Akil Gjakova e fiton luftën e parë në Botërorin e xhudos

    Akil Gjakova e fiton luftën e parë në Botërorin e xhudos

    Akil Gjakova e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme garën e tij në Kampionatin Botëror të Xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.

    Në kategorinë deri 73 kilogramë, Xhudisti kosovar u përball me rumunin Adrian Sulca në kategorinë deri në 73 kilogramë, ndaj të cilit fitoi me Oppon, raporton KosovaPress.

    Përveç Akilit, sot do të garojnë edhe Nora Gjakova dhe Flaka Logja.

  • Kupa e Shqipërisë/ Nesër mësohen dy finalistët

    Kupa e Shqipërisë/ Nesër mësohen dy finalistët

    Do të luhen ditën e mërkurë ndeshjet e kthimit të fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për edicionin futbollistik 2022-2023.

    Egnatia kërkon finalen e parë në historinë e klubit, teksa do të presë në shtëpi ekipin e Vllaznisë, që vjen si fituese e dy edicioneve të fundit e Kupës së Shqipërisë. Gjithçka është e hapur, teksa takimi i parë në Shkodër është mbyllur me rezultatin 1-1. Ndeshja është planifikuar të luhet në stadiumin ‘Egnatia Arena’ në Rrogozhinë në ora 14:00.

    Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale të këtij edicioni, Teuta do të kërkojë të bëjë mrekullinë ndaj Tiranës. Bardheblutë fituan lehtësisht në takimin e parë ndaj durrsakëve me shifrat 3-0, me gola të Florent Hasanit, Bruno Lulajt dhe Regi Lushkjes. Sfida e dytë e kësaj faze është programuar të luhet në stadiumin ‘Niko Dovana’ në Durrës, në ora 17:00.

    Ndërsa, finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë do të luhet më datën 1 qershor 2023.