ATV

Category: SPORT

  • Haxhi Krasniqi bokson në stadiumin e Prishtinës me këtë datë

    Haxhi Krasniqi bokson në stadiumin e Prishtinës me këtë datë

    Kampioni kosovar i boksit, Robin Krasniqi ka njoftuar se do të boksojë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 5 gusht të këtij viti.

    Përmes një postimin në profilin e tij zyrtar, Krasniqi ka njoftuar se ka nisur punimet për organizimin e ndeshjes në Prishtinë.

    “Duket se dita jonë po ofron, një ëndërr e madhe e imja, besoj edhe e secilit prej jush, ka nisur jetësimin e saj. Dita për të boksuar në vendin tim, para popullit tim të dashur, po ofron. Sot po e bëj publike punën tonë lidhur me këtë organizim, për të cilin janë mbledhur bashkëpunëtorët më të denjë të kësaj fushe, që më datë 5 Gusht, të kësaj vere, unë t’i dhuroj të gjithë përkrahësve, Prishtinës dhe vendit tim, Kosovës, natën e paharruar të boksit profesionist ndërkombëtar, në stadiumin e kryeqytetit, “Fadil Vokrri”, thuhet mes të tjerash në postimin e tij.

  • ​Pas suksesit në Evropian, ekipi i bodybuildingut takohet me drejtuesit e KOK-ut

    ​Pas suksesit në Evropian, ekipi i bodybuildingut takohet me drejtuesit e KOK-ut

    Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe nënpresidenti, Milaim Kelmendi, kanë pritur sot ekipin e bodybuildingut dhe fitnessit, pas suksesit të arritur në Kampionatin Evropian, të mbajtur javën e kaluar në Santa Sussana të Spanjës.

    Kushtrim Bajraktaraj është shpallur kampion i Evropës në kategorinë -85 kg, Betim Krasniqi, u bë nënkampion, në kategorinë -75 kg, Flamur Rexhaj, doli i katërti (-100 kg), ndërsa Granit Kuleta i gjashti (-95 kg).

    Presidenti Krasniqi dhe nënpresidenti Kelmendi përgëzuan ekipin për suksesin e arritur, duke thënë se ngritja e flamurit të Kosovës, në një garë të tillë, e sidomos në një shtet që nuk e njeh vendin tonë, e bënë suksesin edhe më të veçantë.

    Në emër të ekipit, presidentin e kanë falënderuar për pritjen, kryetari Esat Lata dhe sekretari i përgjithshëm, Sabri Dragusha.

    Garuesit patën mundësinë të bisedojnë me drejtuesit e KOK-ut edhe për sfidat e tyre për të arriturat deri tek suksesi, si dhe përparësitë dhe mangësitë e infrastrukturës ligjore për shpërblimet e sportistëve.

  • ​Për shkak të përmbytjeve të mëdha, anulohet gara e madhe e Formula 1

    ​Për shkak të përmbytjeve të mëdha, anulohet gara e madhe e Formula 1

    Formula 1 ka anuluar Çmimin e Madh të planifikuar të zhvillohet në Imola të Italisë pasi këtë fundjavë rajoni u godit nga shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje.

    Vendimi u mor pas diskutimeve me presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilave dhe autoriteteve lokale, duke përfshirë ministrat përkatës, kryetarin e bashkisë së qytetit dhe presidentin e Klubit të Automjeteve të Italisë, tha F1 në një deklaratë në faqen e saj të internetit të mërkurën.

    Rreth 120,000 njerëz pritej të udhëtonin për të parë këtë ngjarje, derisa presidenti Stefano Domenicali dhe CEO i Formula 1, i quajti ngjarjet një “tragjedi” për Imolan dhe rajonin më të gjerë të Emilia Romagnas, përcjellë KosovaPress.

    “Vendimi që është marrë është i duhuri për të gjithë në komunitetin lokale dhe familjen e F1 pasi ne duhet të garantojmë sigurinë dhe të mos krijojmë barrë shtesë për autoritetet ndërsa ata merren me këtë situatë shumë të tmerrshme,” tha Domenicali.

  • Djali hasret nga Peja që iku në Finlandë e u bë kampion në garat “Strong Man”

    Djali hasret nga Peja që iku në Finlandë e u bë kampion në garat “Strong Man”

    Në emisionin e mëngjesit ALARM në ATV, sot ishte mysafir Elbasan Prekaj nga Peja, emër mjaft i njohur në Finlandë për titullin e kampionit që mban në garat e “Strong man”.

    Ai në një lidhje të drejtpërdrejtë në këtë emision tregoi si kishte nisur të merret me këtë sport.

    “Për mua ka nisë gjithçka aksidentalisht. Ne vitin 2010 e pata një lëndim gjatë ushtrimeve të boksit, dy këputje të ligamenteve në supe dhe pas operacionit në rehabilitim u dashke me shku, dhe fillova me ngritë pesha me i forcua muskujt. Aty e vërejta se kam talentë të jashtëzakonshëm për ngritjen e peshave. Brenda një viti kam arritë me ngritë pesha që dikujt i duhen pesë apo dhjetë vite me e arrite. Një “Strong man” më sugjeroi, më tha “ti ke talent të lindur”, se deri në atë kohë nuk kam ditur asgjë, pra deri në vitet 2014-2015, asgjë nuk kam ditur për sportin “Strong man”. Shumë vonë, kam qenë 27 vjeçar kur ia kam fillu”, tregon Elbasani.

    Ai tregoi edhe për titujt që ka marrë në këtë sport, ku tha se ka thyer rekord në Federatën e “The World Strength Games”, si dhe është shpallur kampion bote tri herë në po të njëjtën federatë.

    “Kam tërhequr kamionin 10 tonë, në dy lloj disiplina, që është ulur dhe në këmbë. Makinat i kam rrotullu. Të peshat ‘Ecja e marinarit’, më e madhja ka qenë 400 kg, pa me peshën 400kg kam arritë me ecë me te. Specialiteti i im është “The World Strength Games”, kam rekord në këtë federatë, ku jam edhe tri herë kampion bote. E kam 155kg për dorë, 15 metra i kam arritë për 13 sekonda” tregon Elbasani. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Legjenda italiane befason, paralajmëron pensionimin nga futbolli

    Legjenda italiane befason, paralajmëron pensionimin nga futbolli

    Leonardo Bonucci ka paralajmëruar se do të pensionohet nga futbolli në fund të sezonit të ardhshëm, pas një karriere 18 vjeçare gjatë së cilës ai e ka vendosur vetën në mesin e mbrojtësve më të mirë të historisë së futbollit.

    36 vjeçari ka shijuar një karrierë tejet të suksesshme të mbushur me trofe, gjë e cila e ka e parë atë të bëhet një legjendë e Italisë dhe e skuadrës së Juventusit, raporton KosovaPress.

    Bonucci shpreson që këtë sezon ta ngrit trofeun e Ligës së Evropës me Juventusin, para se të përgatitet për sezonin final të karrierës së tij si futbollist profesionist.

    Duke folur në një intervistë për kanalin zyrtar të klubit në “Youtube”, Bonucci shpjegoi se do të largohet nga futbolli në vitin 2024.

    “Kur të ndaloj së luajturi vitin e ardhshëm, do të jetë fundi i një epoke të defensivës, i një mënyre mbrojtjeje të stilit italian”, tha Bonucci.

    “Është krenari që të jesh aty me më të mirët. Unë shpresoj që shumë mbrojtës të gjeneratave të reja, sikurse ne që kishim Baresin, Maldinin, Nestan, Cannavaron, të na shohin neve si idhuj”, shtoi më tej Bonucci.

    Leonardo Bonucci ka arritur të bëjë plot 500 paraqitje në të gjitha garat për Juventusin deri tani, duke regjistruar 37 gola dhe 10 asistime mbi emrin e tij.

  • Volejbollistja Venera Kadriu la Amerikën për vendlindje dhe e shpalli Dritën kampion!

    Volejbollistja Venera Kadriu la Amerikën për vendlindje dhe e shpalli Dritën kampion!

    Sa herë që vendlindja e saj ka nevojë për të, Venera Kadriu e len Amerikën dhe vjen luan Voljeboll për qytetin e Gjilanit.

    Së fundmi skuadra e këtij qyteti, Drita, u shpall Kampione në Superligën e Kosovës, ku Venera ishte aty për ti mbrojtur ngjyrat bardhë e kaltër duke qene volejbollistja më e mirë e skuadrës.

    Venera për ATV ka treguar fillimet e saja në sportin e Volejbollit, dhe ndjenjën që ka kur luan për skuadrën e Dritës.

    “Unë merrem me volejboll që gati 13 vite. Kam filluar të luaj volejboll prej moshës 11 vjeçare. Kjo ka lind si pasion I imi për të qenë sportiste edhe më ka pëlqyer shumë sporti i volejbollit”, tregon ajo.

    Venera përveç se luan për Dritën, ajo po ashtu mbron ngjyrat e kombëtares së Kosovës dhe është e gatshme sa herë që vendi e thërret.

    “Pas përfundimit të lojërave amerikane në volejboll, Drita kishte nevojë për një pranuese tjetër dhe unë me Lorik Ilazin e shtjelluam këtë plan dhe vendosa që të vijë në klubin KV Drita që ta ndihmojë të shpallet kampion”, tha Kadriu.

    Kujtojmë që Venera Kadria përveç titullit Kampion ajo ndihmoi Dritën edhe me trimufu në Kupën e Kosovës. /atvlive.tv

  • E konfirmuar, Xhaka do të largohet nga Arsenali

    E konfirmuar, Xhaka do të largohet nga Arsenali

    Siç konfirmohet nga “LondonWorld”, Granit Xhaka dëshiron të nisë një aventurë të re dhe pritet që të largohet nga Arsenali këtë verë.

    30 vjeçari me prejardhje nga Kosova ka kontratë aktuale me Arsenalin deri në vitin 2024, por trajneri i “Topçinjve” Mikel Arteta pritet që të lejojë largimin e Xhakës nëse ka oferta të mira për të, raporton KosovaPress.

    Gjiganti gjerman, Bayer Leverkusen veçse ka shprehur interesim konkret në Xhakën, i cili thuhet se e dëshiron rikthimin në Bundesliga.

    Xhaka kaloi nga Borussia Monchengladbachu te Arsenali në verën e vitit 2016 për afro 45 milionë euro, dhe që nga ajo kojë ka arritur të bëjë 295 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën angleze, duke regjistruar 21 gola dhe 29 asistime mbi emrin e tij.

  • Red Bull Conquer The Castle këtë vikend vjen në Kosovë

    Red Bull Conquer The Castle këtë vikend vjen në Kosovë

    Red Bull Conquer The Castle është një garë me pengesa ku pjesëmarrësit kthehen prapa në kohë dhe përjetojnë se si do të ishte të pushtoje Kalanë e Prizrenit të vitit 1913.

    Në një shteg prej 1.5 km, garuesit duhet të thyejnë mbrojtjen e kështjellës, të cilat përbëhen nga më shumë se 9 pengesa të vështira, përpara se të vendosin flamurin e fitores në terrenin e kështjellës.

    Andaj,

    Me datë 21/05/2023, te Kalaja e Prizrenit në orën 14:00

    Ju mirëpresim të na bashkangjiteni për të ndjekur këtë ngjarje të pa parë më heret!

    Vizioni i kësaj shfaqe është promovimi i sporteve, atletikes dhe aktivitetet e brendit Red Bull edhe në Kosovë.

    Bashkpunëtor i ngjarjes është AMC Corporation dhe Bibaj Sport
    Perkrahje e plote nga Komuna e Prizrenit

    Shpërblimet për 3 vendet e para janë:
    Vendi i parë voucher per paisje sportive ne Bibaj OBS
    Vendi i dytë atlete nga Bibaj lifestyle
    Vendi i tretë dhuratë nga Red Bull Shop

    Regjistrimi I pjesëmarrësve është falas, mund të regjistroheni duke ndjekur këtë link :

    https://participate.redbull.com/en/events/red-bull-conquer-the-castle-kos/2023/

    Garuesit duhet të jenë 18+

  • Formacionet e mundshme të betejës mes Interit dhe Milanit

    Formacionet e mundshme të betejës mes Interit dhe Milanit

    Në stadiumin “Giuseppe Meazza” me fillim nga ora 21:00 sonte do të zhvillohet ballafaqimi vendimtar ndërmjet Interit dhe Milanit.

    Dy rivalët lokal të qytetit modës po kërkojnë kualifikimin në finalen e madhe të kësaj gare që do të zhvillohet më 10 qershor në Stamboll të Turqisë.

    Skuadra e Simone Inzaghit hyn në ndeshjen e sotme me epërsinë e dy golave epërsi nga ndeshje e parë e fituar me golat e Edin Dzekos dhe Henrik Mkhtaryan, raporton KosovaPress.

    Nga ana tjetër, te Milani rikthehet Rafael Leao i cili mungoi në ndeshjen e parë për shkak të lëndimit dhe pritet q ëtë startojë nga minuta e parë.

    Këto janë formacionet e mundshme të kësaj sfide që nis nga ora 21:00.

    INTER (3-5-2): Onana; Darmian, i papjekur, Shkopinj; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Dzeko

    MILAN (4-2-3-1): Maignan; Kalabria, Thiaë, Tomori, Theo; Tonali, Kruniç; Saelemaekers, Brahim Diaz, Rafael Leao; Giroud.

  • ​Vazhdon shtrirja e sportit të xhudos në gjithë Kosovën

    ​Vazhdon shtrirja e sportit të xhudos në gjithë Kosovën

    Përmes projektit “Kosova shtet i xhudos” po vazhdon shtrirja dhe demonstrimi i i sportit të xhudos nëpër shkollat fillore në të gjithë Kosovën.

    Demonstrimi i këtij sporti sot është bërë në SHFMU ‘Jeta e Re” në fshatin Gremë, të Ferizajt, përcjellë KosovaPress.

    “Bashkë me trajnerin e klubit të xhudos, “Kastrioti”, Mal Musa dhe xhudistët, Vlera Gashi, Erza Sadriu, Jetesa Baliu, Eljesa Salihu, Agron Hamza, Ermir Bytyqi, Erion Guta kemi demonstruar lëvizjet bazike të xhudos pranë nxënësve pjesëmarrës. Ky ishte demonstrimi i parë i realizuar në zona rurale dhe demonstrimi i parë ku janë përfshirë mësimdhënësit dhe prindërit, duke e rritur interesimin për regjistrime në klubet e xhudos.”, thuhet në faqen zyrtare të Federatës së Xhudos.

    Programi shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos”, përmes komponentës, “Xhudo në shkolla – xhudistët e rinj”, ka për qëllim të zhvillojë masovizimin dhe integrimin e disiplinës së xhudos në të gjitha shkollat dhe komunat e Kosovës.