ATV

Category: SPORT

  • Gjilani-Ballkani do të zhvillohet në Suharekë

    Gjilani-Ballkani do të zhvillohet në Suharekë

    Të dielën pritet të zhvillohen ndeshjet e xhiros së fundit në Albi Mall Super liga e Kosovës në Futboll, ku ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit pritet të luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë.

    Sipas burimeve të Albanian News, klubi i Gjilanit ka pranuar kërkesën e klubit Ballkani që ndeshja e fundit kampionale mes dy skuadrave të luhet në stadiumin e kampionëve të këtij edicioni në super ligen e Kosovës.

    Kujtojmë se këtë javë përmbyllet një kampionat mjaft interesant, ku akoma nuk është e vendosur emri I skuadrave që do vazhdojnë të qëndrojnë në Albi Mall Super liga dhe atyre që do të përshëndeten nga elita e futbollit vendor.

    Sa I përket Gjilanit dhe Ballkanit, “Skifterat” ndodhën në pozitën e tretë me gjithsej 53-të pikë, në anën tjetër suharekasit pas fitores javën e kaluar ndaj Ferizajt kanë aktualisht 72-të sosh. /atvlive.tv

  • Juventusi e interesuar për Kolidou Koulibaly

    Juventusi e interesuar për Kolidou Koulibaly

    Juventus është gati të bëjë një ofertë zyrtare për transferimin e Kalidou Koulibaly në afatin kalimtar të verës.

    Qendërmbrojtësi senegalez nuk është se është përshtatur mjaftueshëm me futbollin anglez dhe dëshira e tij është të largohet nga Stamford Bridge.

    Vlen të përmendet se 31-vjeçari ka kontratë me Blutë e Londrës deri në verën e vitin 2026, megjithatë sipas asaj që raporton ‘’Tutto Mercato’’, thuhet se Zonja e Vjetër tanimë ka kontaktuar londinezët për senegalezin.

    Kujtojmë se nëse Juventus dëshiron shërbimet e Koulibaly, “Bianconerët” duhet të paguaj një shumë prej 25 milion eurosh. /atvlive.tv

  • ​Prishtina do të bëhet me stadium të ri, ky është vendi ku do të ndërtohet

    ​Prishtina do të bëhet me stadium të ri, ky është vendi ku do të ndërtohet

    Presidenti I Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Në këtë takim ata kanë diskutuar rreth projektit për ndërtimin e stadiumit të ri në kryeqytet. Ky takim kishte për qëllim koordinimin ndërinstitucional për ndërtimin e këtij stadiumi të rëndësishëm për futbollin kosovar dhe komunitetin e Prishtinës në përgjithësi.

    Presidenti Ademi dhe i pari i kryeqytetit u dakorduan për të bashkëpunuar në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për sportin kryeqytetas dhe jo vetëm. Stadiumi i ri, i cili do të ndërtohet në Bërnicë, do të jetë i kategorisë së katërt dhe do t’i plotësojë të gjitha standardet dhe kushtet e nevojshme për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare, përkatësisht të ndeshjeve të ekipit kombëtar dhe klubeve në garat evropiane, njofton KP.

    Ky stadium gjithashtu do të jetë një vend i përshtatshëm për organizimin e aktiviteteve tjera sportive dhe eventeve të ndryshme.

    Ademi dhe Rama kanë rënë dakord që Federata e Futbollit e Kosovës të ketë përgjegjësinë për menaxhimin e stadiumit të ri, në të njëjtën mënyrë siç ndodh me stadiumin “Fadil Vokrri”. Ata diskutuan po ashtu edhe për mirëmbajtjen e stadiumit ekzistues, gjendjen e fushës dhe organizimin e ndeshjeve kombëtare dhe të ekipeve që garojnë në Evropë.

    Kryetari Rama ka shfaqur interesimin e tij për zhvillimin e sportit, veçanërisht futbollit, në kryeqytet, duke e parë atë si sportin më të popullarizuar në Kosovë. Të dy krerët e institucioneve janë zotuar që të krijojnë kushte sa më të mira për sportin në kryeqytet dhe të përkushtohen bashkërisht në organizimin sa më të mirë të klubeve të kryeqytetit.

    Gjatë takimit, presidenti Ademi i ka dhuruar kryetarit Rama fanellën e kombëtares së Kosovës dhe e ka falënderuar për gatishmërinë e tij për të kontribuar në zhvillimin e futbollit kosovar. Ata kanë shprehur vullnetin për të nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit në përputhje me praktikën e krijuar me komunat e tjera të Kosovës. Kjo do të ndihmojë në përmirësimin e futbollit kosovar dhe në ngritjen e nivelit të klubeve në kryeqytet.

  • ​Evropiani i Xhudos, 40 shtete zbarkojnë në Kosovë në muajin dhjetor

    ​Evropiani i Xhudos, 40 shtete zbarkojnë në Kosovë në muajin dhjetor

    Në muajin dhjetor të këtij viti në Kosovë do të organizohet për herë të parë Kampionati Evropian i Xhudos.

    Në kuadër të këtij organizimi, sot në Kosovë për vizitë qëndroi Preidenti i Federatës Evropiane të Xhudos, Lazlo Toth me ç’rast u nënshkrua edhe memorandumi i bashkëpunimit mes MKRS-së, Federatës Evropiane të Xhudos dhe Federatës së Xhudos të Kosovës.

    Më këtë rast ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku tha se përmes këtij kampionati, Kosova do të ketë përfitime direkte në përmirësimin e infrastruktuës dhe përmirësimin e imazhit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

    “Sukseset e xhudistëve të Kosovës nëpër botë janë të mëdha dhe emocionet që na i dhurojnë nëpër gara ka ardhur koha që edhe në shtetin tonë. Më 16 dhjetor sivjet Prishtina për herë të parë do të jetë nikoqire e kampionatit të hapur evropian të xhudos. Pra shteti ynë do ta pres një ngjarje shumë të madhe sportive në bashkëpunim me Federatën e Xhudos së Kosovës dhe me Federatën Evropiane të Xhudos…Përfitimet e Kosovës përmes këtij organizimi do të jenë direkte dhe në shumë aspekte. Përmes kësaj gare po i sjellim të paktën 40 shtete evropiane në Kosovë, po e konsolidojmë imazhin shtetëror në arenën ndërkombëtare, po e përforcojmë përkatësinë dhe identitetin shtetëror dhe po besojmë shumë që kjo ngjarje do të ketë ndikim edhe në përmirësimin e infrastrukturës fizike”, tha Çeku, transmeton KP.

    Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës Agron Kuka tha se kjo do të jetë ngjarja më e madhe që do të zhvillohet në Kosovë në këtë vit, derisa shprehu gatishmërinë që ngjarje të tilla të organizohen edhe viteve të ardhshme në Kosovë.

    “Fundi i vitit dhe ngjarja e këtij kampionati do të jetë si një ngjarje më e rëndësishme e vitit 2023 dhe shpresoj 2024 dh vitet në vijim do të jenë vite që do të organizojmë gara të tjera të rëndësishme në kuadër të Federatës Evropiane të Xhudos, por pse jo edhe Federatës Ndërkombëtare të Xhudos,”, tha Kuka.

    Presidenti i Federatës Evropianë të Xhudos Lazlo Toth tha se ndihet krenar që Kosova do të jetë organizatore ë këtij kampionati derisa ka lavdëruar xhudistët e Kosovës për sukseset e arritura në garat ndërkombëtare.

    “Në emër të Unionit Evropian të Xhudos, fillimisht dëshiroj të përgëzoj Federatën e Xhudos së Kosovës për rezultatet e suksesshme në Olimpiadën e fundit. Ne jemi shumë krenarë për vendin tuaj, një anëtar i Unionit Evropian të Xhudos i suksesshëm në garat ndërkombëtare. Ky është një nënshkrim për organizimin e kampionatit të parë evropian në Kosovë, nën 70 kilogramë dhe nën 57 kilogramë, që do të mbahet më 16 dhjetor. Ky është një nder dhe respekt i madh për Federatën e Xhudos së Kosovës. Jemi shumë të lumtur që mund ta mbajmë këtë garë. Jemi shumë të lumtur që do të përgatitemi bashkërisht për këtë garë, me Federatën e Xhudos së Kosovës, dhe do të doja një falënderim të veçantë për qeverinë dhe një falënderim të veçantë për Ministrinë për mbështetjen.”, tha Toth.

  • Manchester City synon katër transferimeve të mëdha gjatë verës

    Manchester City synon katër transferimeve të mëdha gjatë verës

    Kampioni i sapo shpallur në Ligën Premierë, Manchester City është shumë afër fitimit të tre trofeve këtë sezon, mirëpo kjo skuadër nuk i ka ndaluar as planet për transferimin e lojtarëve, pasi ata duan të përforcohen edhe më shumë.

    City tashmë e ka të siguruar titullin e Ligës Premierë – trofeu i pestë vendor në gjashtë vjet, të gjitha nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola, derisa tani po përgatitet për finalet e FA Cup dhe Ligës së Kampionëve, kundër Manchester United dhe Interit.

    Por, sipas mediumit The Mirror, City po bëhet gati për disa objektiva të mëdha të verës pasi që i ka në radar lojtarët si Alexis Mac Allister, Julio Enciso, Joshua Kimmich dhe Josko Gvardiol.

    Mesfushori i Brighton, Mac Allister, duket se ka shumë të ngjarë të jetë në lëvizje këtë verë, me United dhe Liverpool gjithashtu të interesuar për fituesin e Kupës së Botës me Argjentinën.

    Lojtari tjetër i Brighton, Enciso ka shpërthyer në skenë në gjysmën e dytë të këtij sezoni të Ligës Premierë dhe me vetëm 19 vjet, sulmuesi paraguaian duket se ka potencial të madh.

    Ylli i Bayern Munich-ut, Kimmich, është një ish-nxënës i Guardiolës dhe mund të ofrojë shkathtësi shtesë në mbrojtje dhe mesfushë të Cityt, nëse ai bën lëvizjen nga Mynihu.

    Ndërkohë, Gvardiol, i cili thuajse iu bashkua Chelseat nga RB Leipzig në janar – është një qendërmbrojtës shumë i kërkuar me këmbën e majtë, i cili gjithashtu mund të futet pa probleme në skuadrën e Cityt.

    Asnjë nga lojtarët nuk do të jetë i lirë. Por, është një lajm i keq për rivalët e Cityt, të cilët mund të kenë menduar se klubi Etihad mund të qëndrojë pa shpenzuar pas një suksesi kaq të madh në vitet e fundit. /atvlive.tv

  • “Zoti na rujt”, moderatori i Ekipi A shkakton të qeshura në studio kur i drejtohet mysafirit!

    “Zoti na rujt”, moderatori i Ekipi A shkakton të qeshura në studio kur i drejtohet mysafirit!

    Mbrëmë në emisionin EKIPA A në ATV, pyetja e moderatorit Ylber Kelmendi ka shkaktuar të qeshura në studio, kur e pyet presidentin e KF Ferizajt se a do t’i qëndronte pas skuadrës nëse do të binte nga liga.

    “Nuk po kam qejf me e përmend as hipotetiken as kurgjo, veç po du me t’pyet në rast, ‘Zoti na rujt’, nëse bjen Ferizaj nga Liga, a do t’i qëndrosh pas kësaj skuadre?”, ishte pyetja e moderatorit që shkaktoi të qeshura në studio.

    Pas situatës komike që u krijua në studio, presidenti i KF Ferizaj, Lulzim Abazi, iu përgjigj duke i thënë se do të vazhdojë t’i qëndrojë prapa skuadrës edhe nëse bien nga Liga. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Rami Hadar zyrtarizohet trajner i Kosovës në basketboll

    Rami Hadar zyrtarizohet trajner i Kosovës në basketboll

    Trajneri i KB Peja, Rami Hadar është zyrtarizuar këtë të hënë trajner i Kombëtares së Kosovës në Basketboll.

    Trajneri izraelit do të drejtojë Kosovën për tri vitet e ardhshme.

    Prezantimin e trajnerit izraelit e ka bërë kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës Arben Fetahu.

    Në konferencë për media, Fetahu tha se është nder që Hadar ka pranuar që ta drejtojë Kosovën dhe se nën drejtimin e tij pret rezultate të mira në ndeshjet kundër Danimarkës në udhëtim si dhe Zvicrës si vendas në parakualifikimet për Eurobasket 2025.

    Nga ana tjetër, Hadar tha se në Kosovë po ndjehet si në shtëpinë e tij dhe në momentin që ka marr ofertën e ka pranuar me shumë kënaqësi.

    Ai tha se objektivi i tij me Kosovën është që të ketë rezultate sa më të mira, por edhe krijimin e një gjenerate të re në Kombëtaren e Kosovës në Basketboll.

    Hadar gjithashtu tha se planifikon prurje të reja në kombëtare duke përfshirë edhe natyralizime të tjera përveç atyre katër që janë momentalisht në kombëtare.

    Në lidhje me përzgjedhjen e Hadar, i pari i FBK së bëri të ditur se vendimi ishte marrë disa javë më parë dhe jo për shkak të suksesit që ai pati me Pejën ku u shpall kampion i Kosovës duke e sjellë titullin pas 1 dekade pasi e mposhti Trepçën në finale. /atvlive.tv

  • Muriqi: Në Mallorca jam përshtatur mirë, në Turqi kam pasur presion

    Muriqi: Në Mallorca jam përshtatur mirë, në Turqi kam pasur presion

    Futbollisti i njohur kosovar, Vedat Muriqi, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Alarm”, në ATV foli rreth karrierës së tij, planet për të ardhmen dhe jo vetëm.

    Muriqi tha se falë përkrahjes nga familja, punës së palodhshme të tij por edhe fatit, ai arriti të korrë suksese në futboll.

    “Pa punë, fati nuk mjafton por edhe nëse nuk ke fat nuk mundsh me arrit aty ku ti dëshiron. Kështu që unë besoj që është 50/50 edhe fati dhe sigurisht puna. Përveç kësaj, përkrahje të madhe kam pasur edhe nga familje ime, ishte nëna ajo që në moshën e hershme më ka shtyrë drejt asaj që unë të bëhem futbollist, pastaj ishte edhe xhaxhai im, I cili më ka ndihmuar shumë pasi edhe ai një kohë para luftës ishte hendbollist. Unë nuk e harroj kurrë një këshillë të tij kur më ka thënë se ti vazhdon të punosh me drejtësi, me punë e zemër të mirë sepse Zoti një ditë të të shpërblej, andaj edhe unë këtë këshillë e themi gjithmonë se ‘kur punoni me drejtësi, Zoti një ditë do ta kthej me të mirë’, tha ai.

    Sulmuesi 29-vjeçar, tutje foli edhe për klubin, për të cilin ai aktualisht luan.

    “Në Mallorca jam përshtatur shumë mirë, nuk kam presion siç kam pasur në Turqi. Atje nëse nuk kemi arritë me fitua një ndeshje, nuk kemi guxuar me dal prej shtëpisë një javë”, tha ai./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Historia frymëzuese e Diana Kajtazit që po korrë suksese të jashtëzakonshme në turnetë e karatesë

    Historia frymëzuese e Diana Kajtazit që po korrë suksese të jashtëzakonshme në turnetë e karatesë

    Diana Kajtazi, nxënëse 15 vjeçare e Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Dr.Xheladin Deda” në Mitrovicë, ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në turnetë e karatesë që nga mosha 8 vjeçare.

    Ajo siguroi vendin e tretë në ligën e të rinjve të mbajtur në Umag të Kroacisë në vitin 2019, duke mundur kundërshtarët nga Malta, Kroacia dhe Serbia në betejat e saj.
    Diana ka shkëlqyer vazhdimisht në gara të ndryshme, duke fituar medalje të arta në garën “Mustafë Blakaj” dhe turneun “Ditët e Agimit”, si dhe ka marrë mirënjohje nga Federata e Karatesë e Kosovës dhe klubet e karatesë me diplomë.

    Në një intervistë në emisionin e mëngjesit ALARM në ATV, ajo tregoi se në këtë sport kishte hyrë krejt rastësisht, pasi që në fëmijërinë e saj të hershme kishte qenë në shkollën e baletit.

    “Më së pari kam fillu me balet nga 5 vjet deri në moshën 7 vjeçare, më pas krejt spontanisht, daja i im fëmijët i ka çu në karate edhe pata shku veç me i shiku, e pash që po më pëlqen edhe fillova në moshën 8-vjeçare. Menjëherë në garën e parë ka qenë kampionati shtetëror, ka qenë shumë interesant sepse ka qenë hera e parë që kam marrë pjesë në gara, kam pasur emocione shumë të mira, sepse vendin e tretë e pata zënë për herë të parë”, tregon Diana.

    Ajo tregoi se në vitin 2022 kishte munguar në gara për shkak të një lëndimi që e kishte pasur, ndërsa në vitin 2023 është rikthyer, duke marrë shumë trofe, si në garat e vendore ashtu edhe në ato rajonale.

    “Sivjet kam marrë pjesë në katër gara, e para ka qenë në Ulqin me rreth 900 garues kanë qenë, e mora vendin e tretë. Ka pas problem sepse kam pasur lëndim në 2022-tën, nuk kam mundur të marrë pjesë në gara hiç, më është dashur të shkoj në rehabilitim. Tani, në 2023-tën shkova me fillu me gara, vendin e tretë e zura. Në Kosovë, ka qenë mësuesin Mustafë Blakaj, aty e zura vendin e parë, tri lufta i kam bërë, pas kësaj përsëri ka qenë “Ditët e Agimit” që e kam marrë kupën, medaljen edhe mirënjohjen, vendin e parë edhe këtu, ka qenë edhe gara e fundit me 13 maj, që e kam zënë edhe aty vendin e parë”, tha Diana. /atvlive.tv

  • Presidenti i Ferizajt: Edhe nëse biem nga Liga, do të vazhdojë t’i qëndrojë skuadrës prapa

    Presidenti i Ferizajt: Edhe nëse biem nga Liga, do të vazhdojë t’i qëndrojë skuadrës prapa

    Presidenti i Ferizajt, Lulzim Abazi thekson se do të vazhdojë t’i qëndrojë prapa skuadrës pavarësisht gjithçkaje.

    “Do të vazhdojë t’i qëndrojë skuadrës prapa, edhe në rast se biem nga Liga, sepse është bërë punë e jashtëzakonshme. Nuk bën të ndalet rrugëtimi sepse është bërë punë e madhe”, tha Abazi në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë: