ATV

Category: SPORT

  • Gjoshi nuk ia del të kualifikohet në finale të Lojërave Evropiane

    Gjoshi nuk ia del të kualifikohet në finale të Lojërave Evropiane

    Lorand Gjoshi nuk ka arritur të kualifikohet në finale të kajakut në Lojërat Evropiane “Krakow 2023”.

    Gjoshi garoi në disiplinën slalom.

    Gabimet e bëra gjatë garës, e penalizuan atë me 54 sekonda, që i kushtuan me mos-kualifikim tutje.

    Lorandi dhe Blandine Xhemajli, sot prej orës 15:00, do të garojnë edhe në disiplinën kros.

  • Zbulohen detaje për shëndetin e Madonnas

    Zbulohen detaje për shëndetin e Madonnas

    Madonna thuhet se është ende duke luftuar me sëmundjen e saj edhe pse është liruar nga spitali.

    Burimet i thanë TMZ se këngëtarja, 64 vjeçe, ka “vjellë në mënyrë të pakontrolluar” dhe është e shtrirë në shtrat brenda shtëpisë së saj në NewYork.

    Madonna, e cila u shtrua në spital me një infeksion bakterial të shtunën dhe më vonë u vu në kujdes intensiv, thuhet se është ende duke luftuar efektet e sëmundjes së saj.

    Burimet pohuan se ajo fillimisht filloi të pulsojë të shtunën kur filluan simptomat dhe se ajo gjithashtu “u rrëzua” në atë kohë.

    Gjithashtu burimet i thanë më parë Page Six se Madonna ishte pandjenja dhe nuk kishte “reaguar” në një moment dhe duhej të intubohej për të paktën një natë në spital.

    Madonna thuhet se i injoroi simptomat e saj dhe nuk bërë kontrrola te një mjek sepse ishte e fokusuar në turneun e saj të ardhshëm, i cili ishte caktuar të fillonte më 15 korrik.

    Menaxheri shumëvjeçar i këngëtares së “Express Yourself”, Guy Oseary, i cili dha lajmin për shtrimin në spital të klientit të tij, ka konfirmuar që turi është pezulluar.

    “Në këtë kohë, do të na duhet të ndalojmë të gjitha angazhimet, që përfshin turneun”, tha ekzekutivi i muzikës, 50 vjeç, në deklaratën e tij të postuar në Instagram të mërkurën.

    “Ne do të ndajmë më shumë detaje me ju sapo t’i kemi, duke përfshirë një datë të re fillimi për turneun dhe për shfaqjet e riplanifikuara”, tha tutje ai.

  • Shorti për kualifikimet e Champions League, kampioni i Kosovës luan ndaj kampionit të Shqipërisë

    Shorti për kualifikimet e Champions League, kampioni i Kosovës luan ndaj kampionit të Shqipërisë

    Është hedhur ditën e sotme në selinë qendrore të UEFA-s, në Nyon të Zvicrës, shorti i raundit të parë të Ligës së Kampioneve të Evropës në futboll për femra.

    Ekipi kampion i Kosovës, Hajvalia do të luaj në fazën e parë ndaj Vllaznisë së Shkodrës. Ndeshjet e kësaj faze do të luhen në formën e një mini-turneu.

    Në raundin e parë të këtij kompeticioni marrin pjesë 41 skuadra, të ndara në 11 grupe, ku 8 prej tyre janë me nga katër skuadra, ndërsa 3 me nga tri skuadra.

    Gjysmëfinalet e grupeve janë programuar të luhen më 6 shtator, ndërsa finalet, nga ku do të dalin edhe fitueset që kualifikohen për në raundin e dytë, më 9 shtator.

  • FBK reagon për arrestimin e Arbnor Rifatit dhe Daut Mehmeti

    FBK reagon për arrestimin e Arbnor Rifatit dhe Daut Mehmeti

    Trajneri kosovar, Arbnor Rifati dhe gjyqtari Daut Mehmeti janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

    Nën akuzat për kurdisje të ndeshjeve, trajneri Rifati dhe gjyqtari Mehmeti, janë arrestuar sot pas një aksioni nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës.

    Lajmin për KosovaPress e konfirmoi zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

    “Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, ka realizuar dy operacione të ndara në tri rajone si në Prishtinë, Prizren dhe Pejë. Operacionet policore deri më tani kanë rezultuar me shoqërimin e tre personave të dyshuar”, tha Kelani për KosovaPress.

    Ndërkaq, tani vjen edhe reagimin nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) e cila u shpreh e gatshme për të bashkëpunuar me organet e rendit për këtë rast që të sjell para drejtësisë personat e përfshirë në dukuritë negative në sport.

    “Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton të gjithë opinionin sportdashës se, është duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet dhe organet e rendit lidhur me arrestimet e fundit, të raportuara në media.

    Ne e kemi raportuar menjëherë pranë Këshillit për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive të themeluar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit rastin sapo na është bërë i ditur, kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për të bashkëpunuar me organet e rendit që nga viti i kaluar si dhe i kemi marrë masat e duhura për të iniciuar dhe zhvilluar procedurat e brendshme disiplinore ndaj personave të apostrofuar, gjithë kohën në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me FIBA.

    FBK mirëpret vendimet e organeve të rendit dhe shpresojmë në zgjidhje të shpejtë të rastit dhe sjelljen para drejtësisë së të gjithë personave të përfshirë në fenomene negative në sportin tonë”, ishte reagimi i FBK-së.

    Më poshtë e gjeni komunikatën e plotë të FBK-së.

  • Nesër nis misioni i “Dardanëve” për kualifikim

    Nesër nis misioni i “Dardanëve” për kualifikim

    Kombëtarja e Kosovës në basketboll i rikthehet parketit të shtunën (nesër), kur edhe do ta zhvillojë stërvitjen e parë në kuadër të misionit për kualifikim në Eurobasket 2025.

    Grumbullimi i parë është nesër me fillim nga ora 17:30 në Marigona Rezidencë, kurse nga e diela do të fillohet me dy stërvitje në ditë (nga ora 10:30 dhe 17:30), raporton KosovaPress.

    “Dardanët” gjenden në grup së bashku me dy kombëtaret e tjera si ajo e Zvicrës dhe e Danimarkës në raundin e tretë parakualifikues për Eurobasket 2025.

    Vetëm vendi i parë kualifikohet tutje nga ky grup.

    Faza e parë e përgatitjeve zhvillohet në Prishtinë, kurse më pas basketbollistët e udhëhequr nga Rami Hadar do të zhvendosen në Prizren, dhe edhe do ta zhvillojnë një ndeshje miqësore me Shqipërinë për tu përgatitur sa më mirë për garat evropiane.

    Ndeshja e parë e Kosovës është kundër Zvicrës, e cila zhvillohet më 19 korrik në Prizren. Më 26 korrik Kosova është mysafire e Danimarikës ndërsa tri ditë më vonë luan ndaj Zvicrës.

    Ndeshja e fundit është ndaj Danimarkës më 5 gusht në Prizren.

  • Zogiani: Stadiumi “Adem Jashari” do t’i plotësojë kriteret e UEFA-s e FIFA-s

    Zogiani: Stadiumi “Adem Jashari” do t’i plotësojë kriteret e UEFA-s e FIFA-s

    Avni Zogiani, zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka thënë se stadiumi “Adem Jashari” do të jetë sipas standardeve të UEFA-s dhe FIFA-s.

    Ai ka thënë se ka nisur procesi i shpronësimeve dhe se pas përfundimit të tyre, stadiumin në Mitrovicë do të jetë gati që Kosova dhe klubet e saj t’i luajnë ndeshjet ndërkombëtare.

    “Kemi filluar procesin e shpronësimeve në lidhshmëri me stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, stadium i cili do të ngritët sipas standardeve të kërkuara nga UEFA dhe FIFA. Standarde të cilat do të mundësojnë fillimin e mbajtjes së garave ndërkombëtare në këtë stadium”, ka thënë Zogiani në konferencën për media të mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ndau 3.2 milionë euro për shpronësimet rreth këtij stadiumi.

  • ​Shqipëria ngjitet tri vende më lartë në renditjen e FIFA-s

    ​Shqipëria ngjitet tri vende më lartë në renditjen e FIFA-s

    Shqipëria është ngjitur për tre pozicione në klasifikimin e FIFA-s të përditësuar këtë të enjte, duke u renditur aktualisht në vendin e 65-të në botë. Kuqezinjtë lënë pas Maqedoninë e Veriut dhe Islandën, falë fitoreve ndaj Moldavisë (2-0) dhe Ishujve Faroe (1-3).

    Nën drejtimin e brazilianit Silvinjo, kuqezinjtë shfaqën lojë të bukur në dy ndeshjet kualifikuese për në Kampionatin Evropian Euro 2024 dhe kjo ka bërë që të ketë përmirësim në renditjen botërore, përcjellë KosovaPress.

    Shqipëria renditet në pozitën e 65 me gjithsejtë 1357 pikë.

  • Qeveria ndanë 3.2 milionë euro për rinovimin e stadiumit “Adem Jashari”

    Qeveria ndanë 3.2 milionë euro për rinovimin e stadiumit “Adem Jashari”

    Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka marr vendim që të nis procesi i shpronësimit të pronave rreth stadiumit olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë me qëllim të rinovimit dhe rikonstrukturimit të tij, projekt për të cilin ka ndarë 3.2 milionë euro.

    Zëvendësministri i i Mjedisit dhe Infrastruktur ës, Avni Zogjani tha se kanë pranuar kërkesë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që të bëhet shpronësimi i këtyre pronave me qëllim që stadiumi “Adem Jashari” të rinovohet dhe të kalojë nga kategoria 2 në kategorinë 4 sipas rregullave të UEFA-s.

    “Departamenti i shpronësimit, më datën 21.06.2023, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka pranuar shkresën numër 3374/23, kërkesë për shpronësim, stadiumi olimpik “Adem Jashari” Mitrovicë ku është kërkuar shpronësimi i pronave sipas tabelës së bashkangjitur në vendimin aktual. Bazuar në projektin për përmirësimin e infrastrukturës sportive që nga kategoria 2, të ngritet në kategorinë 4 sipas rregullores së UEFA-s, me qëllim të plotësimit të kushteve dhe kritereve për zhvillimin e lojërave në përputhshmëri me rregulloret dhe ne veçanti me kornizës ligjore të UEFA-s dhe FIFA-s.”, ka thënë Zogjani.

    Ai tha se janë plotësuar të gjitha kushtet që kjo kërkesë të miratohet dhe të fillojë puna për shpronësimin e pronave që i nevojiten stadiumit olimpik në Mitrovicë.

    “Departamenti i shpronësimit, pas përfundimit të procedurave dhe kontrollimit në aspektin teknik dhe juridik të kërkesës ka konstatuar përmbushjen e kushteve ligjore të nenit 3,4, 8 dhe 44 rë Ligjit për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme dhe kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të nxjerrë vendim me të cilin miratohet shqyrtimi i mëtejmë i kërkesës për shpronësim për interes publik për realizimin e projektit të rinovimit të stadiumit olimpik në Mitrovicë.”, tha Zogjani.

    Vendimi ka marrë mbështetjen edhe të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve e cila ka ndarë 3.2 milion euro për realizimin e këtij projekti.

    Ministri i kësaj ministrie, Hekuran Murati, deklaroi se ky buxhet do të hap dyert për fillimin e punës në stadiumin “Adem Jashari”

    Pas këtij vendimit, do të vazhdohet me dëgjimin publik dhe konsultimin me pronarët e këtyre pronave që duhen shpronësuar për realizimin e këtij projekti.

  • ​Kosova pëson rënie në renditjen e re të FIFA-s

    ​Kosova pëson rënie në renditjen e re të FIFA-s

    Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA sot ka publikuar renditjen e re të ekipeve kombëtare.

    Pas rezultateve jo të mira në kualifikimet për në Kampionatin Evropian Euro 2024, Kombëtarja e Kosovës ka rënë një pozitë më poshtë, raporton KosovaPress.

    Krahasuar me renditjen paraprake, “Dardanët” janë një vend më poshtë, përkatësisht në të 108-tin.

    Ndërsa renditja kryesohet nga Argjentina, e ndjekur nga Franca e Brazili, ndërsa top-5 kompletohet me Anglinë dhe Belgjikën.

  • ​Driton Kuka reagon ashpër për mungesën e medaljeve në Lojërat Evropiane

    ​Driton Kuka reagon ashpër për mungesën e medaljeve në Lojërat Evropiane

    Trajneri i xhudos Driton Kuka është shprehur i zhgënjyer me mungesën e medaljeve të sportistëve kosovar në Lojërat Evropiane që po zhvillohen në Krakov të Polonisë.

    Kuka ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ndë4r të tjera ka bërë thirrje që Ministria e Sportit dhe Komiteti Olimpik i Kosovës të kujdesen që njerëzit që nuk kanë të bëjnë me sportin te qëndrojnë sa më larg këtyre ngjarjeve sportive, por që aty të ketë njerëz kompetent në mënyrë që të arrihen rezultate më të mira.

    Ai ka vlerësuar paraqitjen e boksieres Donjeta Sadiku e cila arriti deri në çerekfinale, por që mbeti pa medalje, raporton KosovaPress.

    Ai ka thënë se mbështetja nga MKRS-së dhe KOK-ut për sportet nuk po mungon, por rezultatet nuk po shihen.

    Ky është reagimi i plotë i Kukës në Facebook:

    Kosova si duket do mbes pa medalje.

    Komplimente boksieres Sadiku që pati prezantim dinjitoz dhe u afrua te medalja, tjerët ishin shumë larg medaljeve e në anën tjetër nga media të ndryshme e besa edhe institucione sportive u munduan disa rezultate të paraqiten si të mëdha e në anën tjetër ato janë pa vlerë e shumë larg medaljeve!

    Jepini fund lojës me fjalë kjo nuk na bën nder!

    Për sinqeritet Ministria edhe KOK materialisht po përkrahin më shumë se kurrë sportistët e trajnerët por rezultatet janë duke munguar.

    Gjithmonë atje në gara shihen persona që janë zyrtar por në fakt askush se kupton në çfarë roli janë dhe pse janë shkuar kur as sportet e tyre që u përkasin nuk janë pjesë e garave!

    Federata e KOK të kujdeset që të afroj profesionistë nga lëmia e sportit për ti avancuar rezultatet e jo njerëz që në sport janë aksidentalisht!

    Nuk po e zgjas ma shumë por të kuptohet drejt gjendja e sportit dhe si të ecet përpara, ktheni njerëz me vlera në institucione sportive!

    Në fund Kuka ka postuar një fotografi të Majlinda Kelmendit në finalen e Lojërave Evropiane 2019 në Minsk ku kishte mposhtur Rusen Kuzjutina