ATV

Category: SPORT

  • Skuadra angleze bëhet me trajnere femër

    Skuadra angleze bëhet me trajnere femër

    Një skuadër angleze ka shkruar historinë duke emëruar në krye një trajnere femër.

    Bëhet fjalë për Forest Green Rovers, që ka emëruar Hannah Dingley në postin e trajnerit të përkohshëm pas largimit të Duncan Ferguson, raporton KosovaPress.

    Në një lëvizje historike në futbollin anglez, Dingley tani ka marrë përkohësisht drejtimin e skuadrës që garon në Ligën e Dytë të Anglisë, pas largimit të befasishëm të Ferguson.

    Dingley, e cila ka një licencë UEFA Pro, bëhet femra e parë në histori, pavarësisht se është në postin e trajneres përkohësisht, që drejton një skuadër angleze të djemve në Angli.

    Forest Green do të përballet sonte me Melksham Town në ndeshjen e parë para-sezonale, ku Dingley do të jetë në detyrë.

    “Hannah ishte zgjidhja natyrale për ne, për të qenë trajnere e përkohshme e ekipit të parë. Ajo ka bërë një punë fantastike duke udhëhequr akademinë tonë, dhe është tejet e lidhur me vlera e klubit”, tha pronari i Forest Green, Dale Vince.

  • Gliha trajner i Kosovës, reagojnë “Dardanët”

    Gliha trajner i Kosovës, reagojnë “Dardanët”

    Në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) u morr vendim që Primozh Gliha të merr drejtimin e Kombëtares së Kosovës.

    Ndërkaq, Glihës do t’i ndihmojnë trajnerët si Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Ahmet Beselica dhe Thomas Richards.

    Pas këtij vendimi të FFK-së tani ka reaguar edhe tifo-grupi jonë “Dardanët”, i cili ka thënë se e mbështet pafundësisht emërimin e trajnerëve vendor dhe atë të Glihës në krye të kombëtares.

    “Mbështesim pafundësisht emërimin e vendorëve në shtab teknik dhe angazhimin e Glihas në krye të kombëtares. Duke marrë parasysh situatën, kërkojmë angazhim nga lojtarët e përzgjedhje të duhur nga tashmë trajneri i ri. Gjithmonë aty për Kosovën!”, ishte reagimi i “Dardanëve” në “Facebook”.

  • Konfirmohet: Primoz Gliha do ta drejtojë kombetaren e Kosovës

    Konfirmohet: Primoz Gliha do ta drejtojë kombetaren e Kosovës

    Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, në mbledhjen e sotme ka emëruar ekipin e trajnerëve që do ta drejtojnë Kombëtaren e Kosovës në ndeshjet e mbetura të ciklit kualifikues për Euro 2024.

    KE i FFK-së vendosi që në krye të shtabit teknik të emërohet Primozh Gliha, derisa atij do t’i ndihmojnë Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Ahmet Beselica dhe Thomas Richards.

    Kujtojmë se ndeshjen e parë si trajneri i Kosovës do ta zhvillojë me nëntë shtator në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, ndaj Zvicrës në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’. /atvlive.tv

  • ​Ndahen 2.5 milionë euro për ndërtimin e stadiumit në Gjakovë

    ​Ndahen 2.5 milionë euro për ndërtimin e stadiumit në Gjakovë

    Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka bërë të ditur se janë ndarë 2 milionë e 541 mijë euro për vazhdimin e punimeve në stadiumin e qytetit.

    Me këtë buxhet është paraparë ndërtimi i fushës së gjelbërt si dhe tribunat e lindës dhe jugut.

    “Jam shumë i lumtur që sot nënshkruam dy kontrata për dy fazat në vazhdim për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit. Do të ndërtohen tribuna lindje, tribuna jug dhe fusha e gjelbër. Ky investim i komunës për të dy llotet është në vlerë prej 2 milionë e 541 mijë euro.”, ka shkruar Gjini në “Facebook”.

    I pari i Komunës së Gjakovës gjithashtu ka bërë të ditur se tashmë janë nënshkruar kontrata me kompanitë që do t’i kryejnë këto punime.

  • ​Hadar: Lojtarët të luajnë për njëri tjetrin dhe për flamurin e Kosovës

    ​Hadar: Lojtarët të luajnë për njëri tjetrin dhe për flamurin e Kosovës

    Trajneri i Kombëtares së Kosovës në basketboll, Rami Hadar ka folur për punën e tij në këto ditë sa po zhvillohen stërvitjet me “Dardanët”, në përgatitje për ndeshjet kualifikuese të Eurobasket 2025.

    Ai ka thënë se është shumë u lumtur që i është besuar puna e trajnerit të Kosovës, ndërsa ka kërkuar nga lojtarët që të japin maksimumin për njëri-tjetrin si dhe për flamurin e Kosovës.

    “Së pari jam shumë i lumtur që jam këtu, krenar që e stërvisë këtë skuadër, krenar që Federata e Basketbollit më zgjodhi për ta stërvitur këtë skuadër. Lojtarët kanë ardhur në formë të mirë, me qasje pozitive. Ne jemi duke bërë stërvitje praktike, është herët të them diçka rreth basketbollit, por me pëlqen përkushtimi dhe shpresoj edhe për lojë të mirë gjithashtu…Ne do të luftojmë për të bërë punën tonë dhe puna ime është që të fitojë ndeshje për Kosovën. Dua ta dërgoj këtë ekip në maksimumin e tij para se gjithash. Të luajnë për njëri-tjetrin dhe për flamurin”, tha Hadar.

    Kosova A është në grup me Zvicrën dhe Danimarkën në rrethin e tretë parakualifikues për Eurobasket 2025.

  • Kjo është shifra që Leverkusen do të paguajë për Xhakën

    Kjo është shifra që Leverkusen do të paguajë për Xhakën

    Granit Xhaka pritet që shumë shpejtë ta përfundojë transferimin e tij të shumëpritur te Bayer Leverkusen këtë javë pasi Arsenali ka pranuar ofertën prej 21.5 milionë funteve për reprezentuesin zviceran.

    Tash e dy muaj është raportuar se Xhaka do të kalojë te skuadra gjermane, por më pastaj u shfaqën pengesa rreth çmimit si dhe faktit që Arsenali kërkonte së pari të gjente një zëvendësues të tij.

    Por tani ata kanë arritur një marrëveshje për mesfushorin 30-vjeçar, i cili ka vetëm 12 muaj të tjerë për të përfunduar kontratën e tij me Arsenalin, përcjellë KosovaPress.

    Tani Xhaka, i cili i kushtoi Arsenalit 30 milionë funte kur e mori nga Borussia Moenchengladbach në vitin 2016, do të nënshkruajë një kontratë afatgjatë me Leverkusen me mundësinë e një roli në stafin e trajnerëve të kësaj skuadre.

    Leverkusen fillimisht shpresonte të nënshkruante me Xhakën për rreth 12 milionë funte, por pastaj janë detyruar të rrisin ofertën e tyre.

  • Gjykata Themelore e cakton masën e arrestit shtëpiak për 30 ditë ndaj Arbnor Rifatit dhe Daut Mehmetit

    Gjykata Themelore e cakton masën e arrestit shtëpiak për 30 ditë ndaj Arbnor Rifatit dhe Daut Mehmetit

    Trajneri kosovar, Arbnor Rifati dhe gjyqtari Daut Mehmeti janë arrestuar të premten, pas një aksioni nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, nën akuzat për kurdisje të ndeshjeve.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, ndaj të njëjtëve ka caktuar masën e sigurisë të arrestit shtëpiak prej 30 ditë.

    ATV ka siguruar aktvendimin e Gjykatës Themelorë në Prishtinë, në të cilin janë dhënë detaje për vendimin e prokurorisë.

    Avokati Florim Shefqeti në rolin e mbrojtësit të trajnerit Arbnor Rifati, tha se kundërshton masën e paraburgimit për palën e tij, për arsye se prokuroria nuk ka mbështetje dhe se ka gabime faktike të referimit të ndeshjeve për të cilat akuzohet trajneri.

    Edhe avokati i gjyqtarit Daut Mehmeti, Mehmet Berisha, ka deklaruar nuk ka elemente të kryerjes së veprës penale nga pala e tij për të cilën pretendon prokuroria e shtetit.

    Arbitri Mehmeti javë më parë u përjashtua nga basketbolli me vendim të FIBA-s, për kurdisje të ndeshjeve në Ligën Ballkanike. Rifati ka qenë trajner shumëvjeçar te Ponte Prizreni dhe së fundi drejtues i këtij klubi të basketbollit. /atvlive.tv

  • ​Llapi transferon ish-mesfushorin e Prishtinës dhe Dritës

    ​Llapi transferon ish-mesfushorin e Prishtinës dhe Dritës

    Klubi i futbollit Llapi ka bëtë të ditur se ka nënshkruar kontratë me mesfushorin, Ergyn Ahmeti.

    Mesfushori 27-vjeçar vjen në klubin nga Podujeva pas eksperiencës dy-vjeçare tek Dukagjini, ndërsa më parë ka mbrojtur ngjyrat edhe të Prishtinës e Dritës.

    Në praninë e Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella, Ahmeti ka firmosur kontratën e vlefshme deri në vitin 2024, përcjellë KosovaPress.

    Ahmeti do jetë forcë shtesë për repartin e mesfushës dhe do bashkohet me ekipin e trajneri Tahir Batatina në përgatitjet për edicionin e ri që do i fillojmë nga dita e sotme.

    Mesfushori mitrovicas ka fituar dy-herë Kupën e Kosovës me Prishtinën dhe është paraqitur në ndeshjet ndërkombëtare me klubin kryeqytetas dhe Dritën.

  • “Dardanët” me stërvitje intenzive për sfidat e Eurobasket 2025

    “Dardanët” me stërvitje intenzive për sfidat e Eurobasket 2025

    Basketbollistët e Kosovës po vazhdojnë me përgatitje për garat evropiane. Nga dita e djeshme kanë filluar dy herë në ditë, në mëngjes dhe mbrëmje nën udhëheqjen e trajnerit Rami Hadar.

    Atmosfera te Dardanët është shumë e mirë dhe lojtarët po japin maksimumin. Dominic Artis do të arrijë sonte vonë dhe i bashkohet ekipit të hënën në stërvitje, kurse Mikaile Tmusiq ka munguar dy ditët e para me leje për arsye familjare.

    Ndërkohë, të dielën pasdite Musab Mala ka stërvitur veçmas, kurse Shëndrit Llapi, nuk ka stërvitur në mbrëmje, por të dy priten të jenë të gatshëm në ditët e ardhshme.

    Dardanët janë në grup me Zvicrën dhe Danimarkën, në Rrethin e Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025.

    Sfida e parë për Dardanët është më 19 korrik në Prizren kundër Zvicrës. Më 26 korrik do të jenë mysafirë të Danimarkës dhe tri ditë më vonë ndaj Zvicrës. Përballja e fundit është ndaj Danimarkës më 5 gusht në Prizren.

  • Kosovës i vije hendbollistja e talentuar nga Norvegjia

    Kosovës i vije hendbollistja e talentuar nga Norvegjia

    Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (vajzat) tashmë është në fazën kryesore të përgatitjeve për Kampionatin Evropian të Divizionit B që prej 8 deri më 16 korrik mbahet në Prishtinë.

    Kombëtarja është e grumbulluar në Gjakovë ndërsa po punon nën urdhrat e përzgjedhësit Agron Shabani, që po ndihmohet nga kryetrajneri Granit Sahiti dhe trajnerja Fatmire Basholli.

    Kosova U19 do të jetë më e fuqishme me ardhjen e një talenteje nga Norvegjia.

    Bëhet fjalë për Angjelina Krasniqin, 17 vjeçaren që kishte ofertë nga Norvegjia, për që pranoi ftesën e Kosovës.

     

    Krasniqi është me prejardhje nga Poqesta e Pejës ndërsa është tejet e motivuar për të veshur fanelën e Kosovës.

    Kombëtarja U19 udhëton për në Bullgari ku i luan dy ndeshje kontrolluese me Kombëtaren U19 të Bullgarisë.

    Ndeshja e parë është më 2 korrik nga ora 19:00, ndërsa ndeshja e dytë më 3 korrik nga ora 11:30. Më pas Kombëtarja zhvendoset në Prishtinë ku përgatitet deri në Evropian.Ndeshjet me Bullgarinë zhvillohen në Slivnitsa, në afërsi të Sofjes.