ATV

Category: SPORT

  • Kosova e nis rrugëtimin drejt “Euro 2024” pa humbje, merr një pikë në Tel Aviv

    Kosova e nis rrugëtimin drejt “Euro 2024” pa humbje, merr një pikë në Tel Aviv

    Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

    Të përzgjedhurit e Alain Giresse morën sonte një pikë nga përballja me Izraelin, rivalin që vlerësohet si një prej rivalëve për dy pozitat e para në grup, shkruan Gazeta Express.

    Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bloomfield” përfundoi me rezultatin 1:1. Kjo ishte ndeshje e parë në kuadër të Grupit I.

    Izraelitët ishin më të mirë në pjesën e parë, por ishin “Dardanët” që shkuan në pushim me epërsi minimale.

    Milot Rashica sulmoi portën kundërshtare në minutën e 36-të, teksa topi shkoi në rrjetë pas devijimit të Elazar Dasa, i cili shënoi autogol.

    Kosova e nisi shumë më mirë pjesën e dytë dhe ia doli të dyfishonte epërsinë në minutën e 49-të përmes Rashicës.

    Megjithatë, goli i sulmuesit vushtrrias u anulua pas rishikimit me VAR, pasi që u pa se ai kishte luajtur me dorë para se të shënonte.

    Kombëtarja kosovare vazhdoi të rriste presionin në vazhdim, teksa ishte sërish Rashica që kishte një mundësi të artë për të shënuar në minutën e 93-të, por 26-vjeçari dështonte të shënonte nga afërsia.

    Kosova dhe Izraeli ndajnë pozitat dy dhe tre në grup me nga një pikë. Në këtë grup prin Zvicra me tre pikë.

  • Edhe Nora Gjakova në finale, Kosova siguron dy medalje të argjendta

    Edhe Nora Gjakova në finale, Kosova siguron dy medalje të argjendta

    Xhudisetet kosovare po shkëlqejnë në paraqitjet e tyre në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Gjeorgji.

    Nora Gjakova tashmë ka kaluar në finale të Grand Slamit të xhudos Tbilisi pasi e mposhti xhudisten nga Kanada Jessica Klimkat, raporton KosovaPress.

    Kjo nënkupton që ajo tashmë e ka siguruar medaljen e argjendtë dhe do të luftojë në finale për të artën.

    Medaljen e artë do ta kërkojë edhe Distria Krasniqi.