ATV

Category: SPORT

  • E kryer, Xhaka rikthehet në Bundesliga

    E kryer, Xhaka rikthehet në Bundesliga

    Siç konfirmohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, mesfushori me prejardhje kosovare, Granit Xhaka karrierën do ta vazhdojë në Bundesliga.

    Bëhet e ditur se marrëveshja me Bayer Leverkusenin është arritur qysh në muajin maj, kurse tani po nënshkruhet mes klubeve, raporton KosovaPress.

    Arsenali i ka dhënë dritën e gjelbër Xhakës që të largohet, pasi që marrëveshja e Declan Rice është kompletuar.

    Arsenali do të përfitojë 25 milionë euro nga shitja e Xhakës. Thuhet se Graniti do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare që do ta mbajë atë te Bayer Leverkuseni deri në qershor të vitit 2028.

    Xhaka rikthehet tani në Bundesliga për një aventurë të dytë, pasi që në të kaluarën kishte luajtur për Borussia Monchengladbachun.

  • ​Batatina lajmërohet nga stërvitjet: Po punoj me luana

    ​Batatina lajmërohet nga stërvitjet: Po punoj me luana

    Skuadra e Llapit ka nisur përgatitjet për edicionin e ri garues të Superligës së Kosovës 2023/24 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

    Duke parë që sezoni i kaluar nuk ishte i suksesshëm pasi Llapi e mbylli pa asnjë trofe të fituar, puna për sezonin e ri ka nisur me internzitet të lartë, raporton KosovaPress.

    I lumtur me ecurinë e stërvitjeve është trajneri Tahir Batatina i cili lojtarët e tij i ka konsideruar si “luana”, pasi sipas tij, ata po tregojnë përkushtim maksimal në stërvitje.

    “Këtë kampionat po stërvisë luana të vërtetë. Motiv, punë, seriozitet dhe frymë pozitive në skuadër për të arritur qëllime madhore . Legjenda bëhuni gati sepse luanat e Llapit këtë vit do t’iu bëjnë krenar me angazhim dhe rezultate pozitive.. Forca Legjendat”, ka shkruar Batatina në Facebook.

  • Futbollisti i kosovar i jep fund karrierës në moshën 39-vjeçare

    Futbollisti i kosovar i jep fund karrierës në moshën 39-vjeçare

    Futbollisti Robert Gjeraj ka njoftuar se i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollit në moshën 39 vjeçare.

    Ai në edicionin e kaluar ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit, skuadër me të cilën arritën që të sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futboll.

    Në njoftimin e tij, Gjeraj ka thënë se ky vendim ishte jashtëzakonisht i vështirë për t’u marr.

    “Përmes këtij postimi dua t’iu njoftoj se nga sot kam marrë vendimin që të pensionohem nga futbolli aktiv në moshën 39 vjeçare. Nuk ishte aspak e lehtë ta marr këtë vendim pas 22 vitesh të mrekullueshme në sportin e futbollit, ku fitova gjithçka dhe shijova çdo moment në fushat e blerta të vendit tonë. Është e vështirë të shprehem pasi po largohem nga fusha e blertë pas më shumë se dy dekadave, andaj fjalët s’mund të përshkruajnë emocionet që kam sot. Po largohem, pasi arrita qëllimin tim me ekipin e zemrës dhe vendlindjes, andaj kjo më bën të lumtur.“, ka shkruar Gjeraj, përcjellë KosovaPress.

    Ai më tutje xka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën gjatë karrierës së tij.

    “Personalisht dhe me shumë sinqeritet dua t’i falënderojë të gjithë drejtuesit, bashkëlojtarët, trajnerët e tifozët që më ndihmuan shumë gjatë këtij rrugëtimi tim shumëvjeçar. Falënderoj Shkollën e Futbollit Shkëndija nga Prizreni, KF Lirinë, KF Getoari, KF Besa, KF Vëllaznimin, Trepçën 89′, Ballkanin dhe gjithashtu kombëtaren e Kosovës. Ishte kënaqësi të kontribuojë në klubet tuaja dhe për shtetin tim, teksa ju falënderojë për çdo gjë që keni bërë për mua. Po ashtu dua t’i falënderojë edhe gazetarët dhe mediat kosovare e shqiptare që më përcollën në çdo hap deri më sot, pasi pa ju nuk mund të isha ky që jam sot.Ju faleminderit të gjithëve, i juaji, Robert Gjeraj!”, përfundon Gjeraj.

  • Onana jep shenja lamtumire: Çdo histori e ka një fund

    Onana jep shenja lamtumire: Çdo histori e ka një fund

    Merkato e Interit ende sillet rreth të ardhmes së André Onanës. Portieri kamerunas ka zgjuar interesimin e madh të Manchester United.

    Skuadra angleze sipas mediave në Itali ka paraqitur ofertën prej 50 milionë eurove, por që Interi po i kërkon 60 milionë.

    Në mëngjesin e sotëm portieri i lindur në vitin 1996 ka bërë një reagim në instagram ku ka dhënë shenja lamtumire, përcjellë KosovaPress.

    “Çdo jetë ka një histori dhe çdo histori ka një fund… kurrë mos u tall me askënd”, ka shkruar ai.

    Ndërkohë, për të ardhmen e Onanas ka folur të mërkurën drejtori sportiv i Interit i cili ka thënë se deri më tani ofertat për kamerunasin nuk kanë qenë në nivelin që ata presin.

  • ​Trajneri i Galatasaray-t kërkon ta mbajë Rashicën

    ​Trajneri i Galatasaray-t kërkon ta mbajë Rashicën

    Trajneri i Galatasaray, Okan Buruk e ka bërë të qartë se dëshiron të nënshkruajë me Milot Rashicën nga Norwich City.

    Sulmuesi ishte nënshkroi me skuadrën angleze kur ata ishin në Premier Ligë, por Rashica nuk e gjeti veten duke shënuar vetëm një gol në sezonin e tij atje.

    Tani, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse me Galatasarayn, trajneri i gjigantit turk ka bërë të ditur se dëshiron ta mbajë në skuadër reprezentuesin kosovar.

    “Ne duam të shtojmë sërish në skuadër lojtarë të huazuar si Icardi dhe Rashica. Ata janë objektivat tanë të parë. Ndeshjet evropiane nisin shumë herët. Duhet të jemi atje me një skuadër të mirë. Një nga problemet më të mëdha është se ndeshjet parakualifikuese luhen para se të përfundojë afati kalimtar. Duhet të fillojmë me skuadrën te gatshme në mënyrë që të kalojmë raundet kualifikuese .”, ka thënë Buruk.

    Rashicës i kanë mbetur edhe dy vite kontratë me Norwich Cityn, andaj e ardhmja e tij mbetet ende e pa qartë.

  • ​Në Nju Jork nis shitja e fanellave të Messit

    ​Në Nju Jork nis shitja e fanellave të Messit

    Imazhet e para të Lionel Messit me fanellë të Inter Miamit janë shfaqur në një dyqan të kompanisë “Adidas” në Nju Jork, krahas sloganit “e pamundur, po vjen”.

    Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ka zbuluar se do të shkojë në Shtetet e Bashkuara si lojtar i lirë këtë verë, pasi ka përfunduar kontratën e tij me Paris Saint-Germain. Marrëveshja ende nuk është përfunduar zyrtarisht, por dyqani “Adidas” në lagjen SoHo të qytetit të Nju Jorkut duket se ka konfirmuar se gjithçka është nënshkruar, vulosur dhe dorëzuar pasi ata tashmë po përdorin fituesin e Kupës së Botës 2022 në materiale promovuese.

    Dritarja kryesore e dyqanit përmban imazhe të Messit me fanellën rozë të Inter Miamit, me ekrane rrotulluese që shfaqin slloganin “e pamundur, po vjen”, krahas sloganit standard të “Adidas-it” “e pamundur nuk është asgjë”, përcjellë KosovaPress.

    Megjithatë, asnjë fanellë e Inter Miamit me emrin dhe numrin e amerikano-jugorit në anën e pasme nuk është e disponueshme për t’u blerë brenda dyqanit, por pajisjet e markës së Messi-t të Miamit dhe Argjentinës janë kudo së bashku me produktet nga gama e vetë argjentinasit ‘Messi 10’, me 36- vjeçarin që ka një marrëveshje të përjetshme me “Adidas”.

    Ai pritet të bëjë debutimin e tij për ekskluzivitetin e MLS-së në bashkëpronësi të David Beckham kundër Cruz Azul në Kupën e Ligës më 21 korrik.

    Stopped by the Adidas flagship store in SoHo on my way home. Think it’s fair to say it’d be especially weird if the deal didn’t actually happen now. pic.twitter.com/4jjUiCNlwf

    — Alexander Abnos (@AnAbnos) July 6, 2023

  • ​E konfirmon drejtori i Sassuolos: Frattesi është i Interit

    ​E konfirmon drejtori i Sassuolos: Frattesi është i Interit

    Drejtori i Sassuolo-s, Giovanni Carnevali ka konfirmuar se Davide Frattesi ka nënshkruar me Interin .

    Duke folur për mediat italiane të mërkurën, ai konfirmoi se kalimi i Frattesit në Inter është një punë e përfunduar.

    “U bë, u bë, ai nënshkroi pak kohë më parë,” tha Carnevali.

    “Nerazzurrët” do të kompletojnë nënshkrimin e tij në një marrëveshje huazimi me një detyrim të blerjes për 25 milionë euro dhe sulmuesin 22-vjeçar Samuele Mulattieri të përfshirë në marrëveshje. Ai është vlerësuar me 8 milionë euro.

    Në garë për shërbimet e mesfushorit italian ishin edhe Milani dhe Roma.

  • KB Peja mëson kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

    KB Peja mëson kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

    Kampioni i Kosovës në basketboll, KB Peja do ta përfaqësojë këtë sezon vendin tonë në Ligën e Kampionëve në basketboll.

    Pejanët e fituan titullin e kampionit pasi në serinë e finaleve të “PlayOff-it” e mposhti Trepçën 3:2, raporton KP.

    Tani, KB Peja e ka mësuar kundërshtarin e saj të parë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, me shortin që u mbajt sot në Mies të Zvicrës.

    KB Peja do të takohet me Bakken Bears në raundin e parë kualifikues në Champions League.

    Bakken Bears janë klub i basketbollit nga Danimarka, që garat i zhvillon në Basketligaen, kampionatin kryesorë të Danimarkës.

  • Hendboll/Kosova mëson kundërshtarët në Botëror dhe Evropian

    Hendboll/Kosova mëson kundërshtarët në Botëror dhe Evropian

    Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka mësuar kundërshtarët e saj në kualifikimet për në Kampionatin Evropian dhe në atë Botëror.

    Kosova do të përballet me Sllovakinë në raundin e parë kualifikues për Kampionatin Botëror 2025, në shortin që u tërhoq sot në Vjenë, raporton KosovaPress.

    Ndeshjet e para të raundit kualifikues të kësaj gare do të zhvillohen më 1/2 dhe 4/5 nëntor. Në ndeshjen e parë Sllovakia është vendase, kurse Kosova është në ndeshjen e dytë.

    Ndërkaq, Kosova ka mësuar sot kundërshtarin edhe në kualifikimet për në Kampionatin Evropian Euro 2026.

    “Dardanët” në raundin promovues të kualifikimit në Euro 2026 do të përballen me Britaninë e Madhe.

    Ndeshjet do të zhvillohen në muajin janar të vitit të ardhshëm, ku Kosova do të jetë nikoqire e ndeshjes së parë.

    Synimi është që të kalohet Britania e Madhe, përkatësisht kalimi në fazën kryesore të kualifikimeve për Evropian. Letonia e Luksemburgu dhe Belgjika e Qipro janë çiftet tjera të raundit promovues të kualifikimeve për Euro 2026.

    Më poshtë e gjeni shortin e Kosovës në kualifikimet drejt Kampionatit Botëror dhe atij Evropian.

    Kualifikimet për në Kampionatin Botëror 2025 – shorti

    Kualifikimet për në Kampionatin Evropian Euro 2026 – shorti

  • Kuka: Japonia vendin tonë të ri e njeh përmes xhudos dhe heroinave tona

    Kuka: Japonia vendin tonë të ri e njeh përmes xhudos dhe heroinave tona

    Driton Kuka, trajneri i ekipit kosovar të xhudos, e ka nisur ditën me një foto të postuar në “Facebook”, ku shihen tri të artat tona olimpike, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

    Gjatë stërvitjes së sotme, Kuka bëri të ditur se kishin mysafirë ambasadorin kosovar në Japoni, Sabri Kiçmari, raporton KosovaPress.

    Kuka tha se Japonia e njeh shtetin tonë përmes xhudos dhe heroinave tona që atje janë shumë të njohura.

    “Japonia shteti ndër më të fuqishmit në Botë,shtetin tonë të ri e njeh përmes xhudos dhe heroinave tona që atje janë shumë të njohura!”, shkroi Kuka në “Facebook”.

    Postimin e plotë të Kukës e gjeni më poshtë.