ATV

Category: SPORT

  • Ballkan-Ludogorets, ja ku luhet sfida e parë

    Ballkan-Ludogorets, ja ku luhet sfida e parë

    Ballkani, do ta zhvillojë ndeshjen e parë në garat evropiane më 11 korrik.

    Kampionët e Kosovës në futboll do të përballen me kampionin e Bullgarisë, Lodogoretsin, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Ndeshja do të jetë e vlefshme për raundin e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

    Ndërkohë, fituesit e këtyre përballjeve, Ballkani vs Ludogorets dhe Olimpija vs Valmiera, do të ndeshen mes vete kurse humbësit garat evropiane i vazhdojnë në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

    Përveç Ballkanit, në garat evropiane Kosova do të përfaqësohet edhe nga Gjilani dje Dukagjini.

  • ​Edhe Dybala tundohet nga milionat e arabëve

    ​Edhe Dybala tundohet nga milionat e arabëve

    Sipas Il Corriere dello Sport, klubet saudite po tundojnë edhe Paulo Dybalan, me “Giallorossët” që janë të shqetësuar për humbjen e yllit të tyre duke pasur parasysh klauzolën e tij prej 12 milionë euro.

    “La Joya” ka edhe dy vite në kontratën e tij në me Romën, por çdo klub i huaj mund të sigurojë nënshkrimin e tij në verë duke paguar 12 milionë euro. Dybala gjithashtu ka një klauzolë të vlefshme për klubet e Serisë A, por ajo vlen 20 milionë euro dhe Roma mund ta anulojë duke i ofruar Dybalas një kontratë të re me një pagë më të lartë.

    Sipas gazetës në fjalë,, klubet saudite po monitorojnë nga afër Dybalan, megjithëse ende nuk është bërë asnjë qasje formale, përcjellë KosovaPress.

    Raporti pretendon se Al-Ahli, i cili së fundmi ka nënshkruar me Kalidou Kouliably nga Chelsea dhe është në bisedime me Gennaro Gattuson për t’u bërë trajneri i tyre i ri, po mendon të paguajë klauzolën e Dybalas. Një ofertë që do ta tundonte sulmuesin argjentinas i cili do të mbushë 30 vjeç në nëntor.

    Roma qartësisht nuk dëshiron të ndahet me sulmuesin e saj gjatë verës, duke pasur parasysh se tashmë është në kërkim të një zëvendësuesi për të dëmtuarin Tammy Abraham, i cili do të qëndrojë jashtë fushës deri në vitin 2024 me një dëmtim të rëndë në gju.

  • Kupa e Botës për Klube 2023 do të mbahet në Xheda të Arabisë Saudite

    Kupa e Botës për Klube 2023 do të mbahet në Xheda të Arabisë Saudite

    Federata e Futbollit të Arabisë Saudite (SAFF) dhe Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) konfirmuan se Kupa e Botës për Klube FIFA 2023 do të zhvillohet në qytetin saudit të Xheda, raporton Anadolu.

    Vendimi erdhi pas vizitës së një delegacioni të FIFA-s në Xheda për të vlerësuar përgatitjet e vazhdueshme për kompeticionin, i cili është planifikuar të mbahet nga 12 deri 22 dhjetor.

    “Jemi të kënaqur që Xheda, me objektet e saj moderne dhe reputacionin për organizimin e ngjarjeve të mëdha sportive ndërkombëtare, është zgjedhur si qyteti ku do të luhet Kupa e Botës për Klube FIFA”, tha Yasser Al Misehal, President i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite.

    “Sporti është shtytësi kryesor i transformimit të vazhdueshëm të Arabisë Saudite sipas Vizionit 2030, të vendosur në Mbretëri si një nga vendet me rritjen më të shpejtë dhe më emocionuese në sportin botëror”, shtoi ai.

    Kjo do të shënojë garën e parë të Kupës së Botës për Klube FIFA që mbahet në Arabinë Saudite.

    E themeluar në vitin 2000, Kupën e Botës për Klube për herë të fundit e fitoi Real Madrid në vitin 2022.

    Kompeticioni direkt me nokaut mbahet midis fituesve të vitit të Ligës së Kampionëve AFC (Azi), CAF Liga e Kampionëve (Afrikë), CONCACAF Kupa e Kampionëve (Amerika e Veriut, Amerika Qendrore dhe Karaibet), CONMEBOL Libertadores (Amerika e Jugut), OFC Liga e Kampionëve (Oqeani) dhe Liga e Kampionëve UEFA (Evropë), së bashku me kampionët kombëtarë të vendit pritës.

  • ​Liverpooli rivalizon Realin për Mbappen

    ​Liverpooli rivalizon Realin për Mbappen

    E ardhmja e Kylian Mbappé mbetet e pasigurt. Derisa 24-vjeçari shpreh dëshirën e tij për të respektuar vitin e fundit të kontratës së tij me Paris Saint-Germain, një raport thotë se francezi dëshiron të transferohet në Real Madrid këtë verë.

    Megjithatë, Marco Kirdemir, një agjent i FIFA-s, së fundmi bëri komente interesante për transferimin e mundshëm të Kylian Mbappe nga PSG. Sipas Kirdemir, Liverpool do t’i bëjë një konkurrencë të fortë Real Madridit për të siguruar sulmuesin e talentuar francez.

    “Liverpool është duke konkurruar me Real Madridin dhe dëshiron të paguajë shifra të mëdha për Mbappé”, tha Kirdemir për “MARCA.”

    Problem i madh për Liverpoolin mbetet fakti që ata nuk do të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, dhe kjo është një pengesë e madhe për futbollistin, përcjellë KosovaPress.

    Ndryshe, Mbappe ka njoftuar PSG-në që nuk do ta vazhdojë kontratën, ndërkohë që mediat spanjolle vazhdojnë ta lidhin atë gjithnjë e më shumë me Real Madridin.

  • Ky mund të jetë trajneri i shumë yjeve në Al-Hilal

    Ky mund të jetë trajneri i shumë yjeve në Al-Hilal

    Ish-trajnerit të Napolit, Luciano Spalletti, i është ofruar një pagë e madhe për të marrë drejtimin e një klubi në Ligën Saudite, pretendojnë raportet në Itali, që besohet të jetë Al-Hilal.

    Nën drejtimin e Spalletti, Napoli fitoi titullin e Serie A për herë të parë ps 33 vitesh, që ishte edhe titulli i parë në karrierën e tij si trajner.

    Ai tha se ndihej i braktisur dhe për këtë arsye u largua në fund të sezonit, duke këmbëngulur se donte një vit jashtë fushës, përcjellë KosovaPress.

    Sipas “Tuttomercatoëeb”, Spalletti mund të joshet të bëjë ndryshim të planeve, pasi atij i është ofruar një pagë me vlerë deri në 20 milionë euro në sezon për t’u bërë trajner i një ekipi të Ligës Saudite.

    Klubi nuk është i zbuluar, por ka të ngjarë të jetë Al-Hilal, i cili është refuzuar dy herë nga trajnerii Juventusit , Massimiliano Allegri.

    Spalletti ka qenë trajner jashtë Italisë më parë, duke kaluar më shumë se katër vjet në Rusi me Zenit St Petersburg.

    Ai kishte bërë një pushim pasi u shkarkua nga Interi në vitin 2019, duke u rikthyer në punë te Napoli në verën e vitit 2021.

  • ​Interi largon kosovarin Ani Hoti

    ​Interi largon kosovarin Ani Hoti

    Mbrojtësi kosovar, i lindur në vitin 2003, Andi Hoti pritet të largohet nga Interi dhe të luajë sërish në Gjermani pas sezonit të kaluar në formë huazimi në Freiburg.

    Sipas “FcInter1908”, klubi zikaltër ka zyrtarizuar shitjen e Andi Hotit te Magdeburgu, një ekip gjerman që luan në Bundesligën Zëeite. Qendërmbrojtësi kosovar, i lindur në vitin 2003 dhe kampion me të rinjtë e Italisë 2021/22, do të largohet në baza të përhershme dhe ka nënshkruar kontratë trevjeçare, përcjellë KosovaPress.

    Pasi mbërriti në Milano në janar të vitit 2020 nga Zyrihu, në sezonin e fundit Hoti luajti si huazim me Freiburg U23 , ku shënoi gjithsej 23 paraqitje dhe 1 gol në ligën e tretë gjermane.

  • Gjobalaj: Ballkani, skuadra më e konsoliduar kosovare në garat evropiane

    Gjobalaj: Ballkani, skuadra më e konsoliduar kosovare në garat evropiane

    Analisti i futbollit, Malsor Gjonbalaj vlerëson lartë përgatitjen e Ballkanit për garat evropiane në krahasim me ekipet tjera kosovare.

    “Ballkanin e konsideroj si skuadrën kosovare më të konsoliduar për garat evropiane, mirëpo fatëkeqësisht përball ka një skuadër shumë të përgatitur për garat evropiane. Trajneri i Ludogorets shquhet për sistemin taktik që aplikon”, tha Gjobalaj në EKIPI A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Sermaxhaj: Futbollistët nuk po japin maksimumin te Kosova

    Sermaxhaj: Futbollistët nuk po japin maksimumin te Kosova

    Analisti i futbollit, Genc Sermaxhaj thekson se futbollistët e Kombëtares së Kosovës nuk po japin maksimumin te ekipi kombëtar.

    “Edhe futbollistët në përgjithësi, nuk po japin maksimumin e tyre për Kombëtaren tonë, sepse e dijmë që udhëzimet e trajnerit nuk janë të mjaftueshme. E kam theksuar edhe më herë që Giresse nuk jep udhëzime brenda 90 minutave”, tha Sermaxhaj në EKIPI A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Ramadani: Giresse ka qenë vetëm turist te Kosova

    Ramadani: Giresse ka qenë vetëm turist te Kosova

    Gazetari, Ensar Ramadani thekson se ish-selektori i Kosovës, Alain Giresse ka qenë vetëm turist te Komëbtarja e Kosovës.

    “Alain Giresse ka qenë vetëm turist te Kosovës, asnjëherë nuk e ka vizituar vendin përveç kur ka luajtur Kosova. E kemi rastin e Sylvinhos te Kombëtarja e Shqipërisë që ka marrë apartamenti në Tiranë për të qenë më afër ekipit”, tha Ramadani në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Reshitaj: Jam i bindur që Emërllahu me kaq vjet sa ka bën lojë më të mirë se Kryeziu

    Reshitaj: Jam i bindur që Emërllahu me kaq vjet sa ka bën lojë më të mirë se Kryeziu

    Gazetari, Kushtrim Reshitaj thekson se cilësi më të mëdha ka Lindon Emërllahu se Hekuran Kryeziu.

    “Superliga e Kosovës nuk është ashtu siç ishte para 15 vitesh. Kualitieti është rritur tej mase. Unë jam i bindur se Lindon Emërllahu me aq vjet sa ka do të bënte lojë më të mirë se Hekuran Kryeziu” tha Reshitaj në EKIPI A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë: