ATV

Category: SPORT

  • ​Zbulohen çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri-Poloni

    ​Zbulohen çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri-Poloni

    Në muajin shtator, Shqipëria do t’i luajë dy sfida tejet të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshme.

    Kuqezinjtë do të ballafaqohen me Republikën e Çekisë më 7 shtator në udhëtim, dhe pastaj më 10 shtator e presin Poloninë në “Air Albania” në Tiranë, raporton KosovaPress.

    Për ndeshjen kundër polakëve, Federata Shqiptare e Futbollit tashmë i ka vendosur në shitje biletat të cilat kushtojnë nga 20 deri në 60 euro.

    Shqipëria është pjesë e grupit E të këtyre kualifikimeve ku deri më tani ka mbledhur 6 pikë dhe renditet e dyta me pas Republikës së Çekisë.

    Më poshtë gjeni çmimet e biletave varësisht nga sektorët e stadiumeve.

  • ​Dybala: Nuk largohem nga Roma

    ​Dybala: Nuk largohem nga Roma

    E ardhmja e Paulo Dybalas te Roma nuk është në pikëpyetje. Këhsut ka lënë të kuptohet nga vet lojtari pas thashethemeve të vazhdueshme për një interes nga Chelsea, me klubin anglez të gatshëm për të paguar klauzolën 12 milionë euro që është e vendosur në kontratën e tij.

    “Jam i emocionuar, jam i lumtur të qëndroj në Romë dhe të filloj stërvitjen”, tha Dybala pasi zbarkoi në kryeqytet për të nisur stërvitjet me Romën.

    Ditëve të fundit mediat angleze raportuan se Chelsea është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit të argjentinasit pasi ata janë në kërkim të një sulmuesi të ri pasi Romelu Lukaku pritet të largohet nga “Stamford Bridge”.

  • ​Futbollisti humb jetën pas aksidentit tragjik me motor

    ​Futbollisti humb jetën pas aksidentit tragjik me motor

    Një 23-vjeçar ka humbur jetën në një aksident fatal të ndodhur natën e së dielës 9 korrik në Meta di Sorrento: viktima udhëtonte me motorin e tij.

    Futbollisti Vincenzo Gargiulo ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në një aksident tragjik me motor pasi skuteri me të cilin po udhëtonte përplasi një makinë për arsye që ende nuk janë verifikuar.

    Edhe pse mori shumë shpejtë ndihmën mjekësore, kjo nuk mjaftoi që të shpëtohej jeta e Gargiulos, përcjellë KosovaPress.

    Vincenzo Gargiulo, 23 vjeç, menjëherë pas përplasjes dhe fluturimit nga skuteri i tij, është transportuar në spitalin Cardarelli ku sipas informacioneve të para të grumbulluara ka ndërruar jetë pas pasojave të aksidentit.

    Forcat e rendit po përpiqen të zbardhin rrethanat në të cilat i riu humbi jetën natën e së shtunës dhe të dielës në Meta pranë Sorrentos .

    Vincenzo, me origjinë nga Vico Equense, ishte i njohur sepse kishte luajtur dhe ende luante futboll në skuadra të ndryshme.

  • Duka: Duhet ta mposhtim Çekinë, ndryshe rrezikojmë shkuarjen në Evropian

    Duka: Duhet ta mposhtim Çekinë, ndryshe rrezikojmë shkuarjen në Evropian

    Presidenti i Federatës Shqiptarë të Futbollit, Armand Duka e ka vlerësuar si pozitive ecurinë e kuqezinjve në dy ndeshjet e muajit qershor në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm.

    Duka u shpreh se skuadra ka bërë detyrën në këto dy ndeshje, ndërsa nënvizon se dy takimet deçizive të Shqipërisë janë në muajin shtator, kundër Çekisë e Polonisë.

    “Kanë qenë dy nga ndeshjet më të rëndësishme të grupit sepse konsiderohen të lehta në letër, apo ekipet në përgjithësi edhe kanë një lloj nënvlerësimi, por në këtë grup asnjë ekip nuk është i dobët dhe fatmirësisht ekipi ynë e kaloi me sukses, e kaloi duke i vlerësuar maksimalisht të dy kundërshtarët me një paraqitje të mirë dhe me një rezultat pozitiv…Në një lloj mënyrë kemi bërë vetëm detyrën për të shkuar atje ku duhet të shkojmë. Që të shkojmë në Evropian duhet të bëjmë akoma më mirë në shtator, nëse nuk bëjmë në shtator, atëherë do rrëzojmë atë që kemi bërë.”, tha Duka.

    Ballafaqimin me Republikën e Çekisë, Duka e konsideron si vendimtare për këto kualifikuese. Sipas tij, dështimit për të fituar ose barazyar më çekët, do ta rrezikonte kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024.

    “Shumë deçizive, njëri është kreu i grupi, Çekia, tjetri (Polonia) pretendent për të qenë në vendin e parë ose të dytë, ne gjithashtu për të shkuar në Evropian kështu që besoj që shtatori do të jap 80 përqind të pamjes se si do të jetë klasifikimi për të qenë pjesë e Euro 2024. Por nuk do më pëlqente të thosha dy finale, do thosha një, le të Çekinë, një ndeshe shumë e rëndësishme. Padyshim Çekia është në një moment euforik, të mirë, ka bërë disa rezultate pozitive, pavarësisht barazimit me Moldavinë, ka fituar kundër Polonisë, është në vendin e parë në grup dhe ne duhet të shkojmë atje për t’i sfiduar ata në Çeki për të bërë një rezultat pozitiv, për të fituar ose barazuar ndeshje. Nëse nuk bëjmë rezultat pozitiv në këto dy ndeshjet, atëherë do të jetë e vështirë rruga jonë për në Evropian”, tha Duka.

    Shqipëria është pjesë e grupit E ku momentalisht rendita e dyta me gjahstë pikë, vetëm një për paksë së Republika e Çekisë e cila mban vendin e parë.

  • Hendboll, Kosova përballet sot me Britaninë e Madhe

    Hendboll, Kosova përballet sot me Britaninë e Madhe

    Kombëtarja U19 e Kosovës ka humbur ndeshjen e dytë në Evropianin për hendbolliste që po zhvillohet në Prishtinë. Të dielën mbrëma, Kosova humbi nga Italia me rezultat 41:17.

    Përkundër angazhimit të madh, humbja e thelë erdhi për shkak të gabimeve të shumta.

    Italia ka luajtur ndeshjen e parë dhe ka dëshmuar se është në mesin e favoriteve.

    Më tepër nga vajzat kosovare pritet në ndeshjen e sotme ndaj Britanisë së Madhe që nis nga ora 19:00.

  • Ndeshjet Ballkani-Ludogorets dhe Dukagjini-Europa zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”

    Ndeshjet Ballkani-Ludogorets dhe Dukagjini-Europa zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”

    Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se dy ndeshjet e para të klubeve tona për edicionin e ri të garave evropiane do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Pas monitorimit dhe vlerësimit të fushës nga eksperti i UEFA-s, u vendos që ndeshja Ballkani-Ludogorets, në kuadër të rrethit të parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, më 11 korrik, dhe ajo Dukagjini-Europa, në kuadër të Ligës së Konferencës, më 13 korrik, të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Pas këtyre dy ndeshjeve, eksperti i UEFA-së së bashku me ekipin e mirëmbajtjes së stadiumit do të punojnë për t’u rikuperuar edhe mëtutje fusha, e cila ka pësuar dëmtime kohët e fundit.

    FFK fton klubet që të përkujdesen maksimalisht në ruajtjen e fushës dhe kësisoj stërvitjet zyrtare t’i zhvillojnë në ndonjë stadium tjetër ose në Kampin Nacional në Hajvali, në mënyrë që fusha të mos dëmtohet më shumë.

    Duke pasur parasysh se në këtë periudhë është e pamundur të intervenohet në ndërrimin e barit dhe as në zëvendësimin e tij, dhe meqenëse në këtë stadium do të zhvillohen edhe ndeshjet zyrtare të Kombëtares A, Kombëtares U21 dhe të Kombëtares së vajzave, është e nevojshme që fusha të jetë sa më pak e ngarkuar në gjendjen aktuale.

    Në këtë rast, FFK i fton tifozët dhe opinionin që t’i përkrahin skuadrat tona në këto ndeshje dhe të jenë në numër sa më të madh në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri”. Për të siguruar suksesin e skuadrave tona, nevojitet mbështetja dhe entuziazmi i tyre gjatë këtyre ndeshjeve.

    FFK do të vazhdojë të monitorojë gjendjen e fushës dhe të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ta rikuperuar atë sa më mirë. Shpresojmë që skuadrat tona të na dhurojnë emocione dhe të hedhin hap të rëndësishëm drejt kualifikimit tutje.

  • “Dardanet” publikojnë listën e lojtareve për miqësoret kundër Lihtenshtajnit

    “Dardanet” publikojnë listën e lojtareve për miqësoret kundër Lihtenshtajnit

    Kombëtarja e Kosovës e femrave do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë muajit korrik kundër Lihtenshtajnit.

    Këto dy miqësore do të zhvillohen në kuadër të përgatitjeve për edicionin e parë të Ligës së Kombeve, që fillon garat në shtator, raporton KosovaPress.

    “Dardanet” të dy ndeshjet kundër Lihtenshtajnit do t’i zhvillojnë në Kampin Nacional në Hajvali më 13 korrik dhe më 16 korrik.

    Miqësorja e parë (13 korrik) zhvillohet me fillim nga ora 18:30, kurse e dyta (16 korrik) zhvillohet në ora 11:30.

    Trajnerja, Anneli Andersen ka grumbulluar 24 futbolliste për këto dy miqësore, të cilat do t’i ketë të gatshme nga 10 korrik, kur edhe do të mbahet edhe stërvitja e parë në Hajvali në orën 16:00.

    Ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Kombeve, Kosova do ta luajë në shtator kundër Bullgarisë. “Dardanet” janë pjesë e Ligës C në Grupin 5, ku bën pjesë edhe Maqedonia e Veriut.

    Më poshtë e gjeni listën e Kosovës për dy miqësoret ndaj Lihtenshtajnit.

  • Gjiganti anglez ofron 200 milionë euro për Mbappen

    Gjiganti anglez ofron 200 milionë euro për Mbappen

    Bëhet e ditur se gjiganti anglez, Liverpool ka bërë një ofertë prej 200 milionë eurosh për yllin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

    Mbappe, i cili iu bashkua PSG-së në vitin 2017 nga Monaco, ka shënuar plot 212 gola në 260 ndeshje për kampionin francez, raporton KosovaPress.

    Sidoqoftë, Mbappe e ka informuar PSG-në muajin e kaluar që ai nuk do ta aktivizojë opsionin për ta rinovuar kontratën edhe për një vit, gjë që nënkupton se ai mund të largohet si lojtar i lirë nga klubi në verën e vitit 2024.

    Tani, Mbappe, i cili ka qenë i lidhur në të kaluarën me Liverpoolin dhe madje kishte pasur bisedime me gjigantin anglez para se ta zgjaste aventurën e tij në Paris, sipas gazetarit Edu Aguirre, është subjekt i një oferte prej 200 milionë eurosh nga “Të Kuqtë”.

    Ajo çfarë ka ndodhur gjatë orëve të fundit në zyrat e PSG-së është që një ofertë nga Liverpooli ka arritur, i tha Aguirre “Sport Witness”.

    “Liverpooli i ka hyrë garës. Liverpooli ka bërë një ofertë prej 200 milionë eurosh për Mbappen. Oferta nga Liverpooli e cila ka arritur në orët e fundit në zyrat e PSG-së është 200 milionë euro. Al-Khelaifi e ka vënë në shitje Mbappen”, tha Aguirre.

  • Guler prezantohet te Reali, ky është numri që do ta bartë

    Guler prezantohet te Reali, ky është numri që do ta bartë

    Real Madridi e ka prezantuar sot transferimin më të ri të klubit, Arda Guler.

    Guler lë Fenerbahcen për Real Madridin, ku ky i fundit do t’i paguajë gjigantit turk 20 milionë euro dhe 10 milionë euro në formë të bonuseve, raporton KosovaPress.

    Reali tani e ka prezantuar Guler si lojtarin më të ri të klubit, ndërsa edhe ka zbuluar se cilin numër ia ka dhënë yllit turk.

    Guler, i cili po cilësohet si “Messi turk”, do ta bartë numrin 24 në fanellën e tij te Reali.

    Kjo nënkupton se Jesus Vallejo, për të cilin e ardhmja mbetet ende e paqartë te Reali, do të ndryshojë sërish numër në fanellë te gjiganti spanjoll.

    Në të kaluarën, Vallejo kishte mbajtur numrin 5 në fanellë, por atë e morri yllin anglez, Jude Bellingham. Pas Bellingham, Vallejo morri numrin 24 në fanellë, por tani ka ndryshuar sërish numrin pasi që Arda Guler është numri 24 i ri i Realit.

  • Formula 1, drejtori i Red Bull Christian Horner:  Kemi mundësitë për të fituar të gjitha garat në këtë sezon

    Formula 1, drejtori i Red Bull Christian Horner: Kemi mundësitë për të fituar të gjitha garat në këtë sezon

    RedBull këtë edicion të Formula 1 vazhdon të mos ketë kundërshtar, duke dominuar edhe garën e fundit në fundjavën që lamë pas në pistën e Austrisë, aty ku Max Verstappen përveç garës, fitoi edhe garën e dytë Sprint të sezonit.

    Rivalët e skuderisë austriake si Ferrari e Mercedes vazhdojnë të kenë probleme, dhe konkurrenca me Red Bull duket thuajse mision i pamundur.

    Këtë edicion Red Bull është duke tentuar të thyej rekordin e vendosur nga McLaren, në vitin e largët 1988, ku skuaderia britanike ia doli të koleksiononte 11 fitore radhazi.

    Në një intervistë për ‘’Sky Sports’’, Drejtori Red Bull Christian Horner u shpreh se skuadra e tij mund të thyej këtë rekord.

    “E pranoj se i kemi mundësitë për të fituar të gjitha garat në këtë sezon. Por, ne mendojmë garë pas gare, i marrim me radhë ato. A do t’ia dalim? Ndoshta’’, tha ndër të tjera Horner.

    Kujtojmë se gara e ardhshme e Formula 1, do të zhvillohen në shtegun e Silverstone në Britaninë e Madhe, ku Red Bull fitoren e fundit në këtë pistë e ka arritur, në vitin 2012.