ATV

Category: SPORT

  • Ronaldo: Nuk do më shihni më në Evropë, atje ka humbur kualiteti i futbollit

    Ronaldo: Nuk do më shihni më në Evropë, atje ka humbur kualiteti i futbollit

    Cristiano Ronaldo ka folur me kritikat të ashpra për futbollin evropian, derisa ka lavdëruar atë të Arabisë Saudite, duke thënë se niveli atje po shkon duke u rritur gjithnjë e më shumë.

    Ylli portugez i cili vitin e kaluar iu bashkuar skuadrës Al Hilal, ka thënë se nuk e ka më fare në plan rikthimin në futbollin evropian.

    “Nuk kthehem në futbollin evropian, harrojeni,dera është mbyllur plotësisht. Jam 38 vjeç, gjithashtu futbolli evropian ka humbur shumë cilësi. E vlefshme është vetëm Premier Liga, ata janë shumë përpara të gjitha ligave të tjera”, ka thënë Ronaldo.

    Ai ka shtuar tutje se hapi rrugën për futbollin arab, edhe pse në fillim e kritikuan, por sot po e ndjekin shumë yje rrugën e tij.

    “Jam 100% i sigurt se nuk do të kthehem në asnjë klub evropian. I hapa rrugën ligës saudite dhe tani të gjithë lojtarët po vijnë këtu. Liga Saudite është më e mirë se ajo amerikan (MLS(”, ka shtuar ai.

    “Vendimi im për t’u bashkuar me klubet saudite ishte 100% vendimtar për të sjellë top lojtarë të rinj. Është një fakt. Kur u bashkova me Juventusin, Serie A ishte e vdekur dhe pastaj pasi firmosa, u ringjall. Kudo që Cristiano shkon ai gjeneron interes më të lartë”, ka thënë më tutje Ronaldo.

    · ·

  • ​Lukaku refuzon kalimin në Al Hilal

    ​Lukaku refuzon kalimin në Al Hilal

    Al-Hilal thuhet se e ka tejkaluar Juventusin me ofertë për Romelu Lukakun, por sulmuesi i Chelseat dëshiron të mbetet në Evropë.

    Interi ka vendosur të heq dorë nga reprezentuesi belg pasi ai nuk iu përgjigj drejtorëve dhe shokëve të skuadrës javën e kaluar, duke hapur bisedimet me Juventusin.

    “Bianconerët” janë gati të ofrojnë 40 milionë euro për 30-vjeçarin, por ata duhet të shesin Dusan Vlahovic përpara se të bëjnë një ofertë zyrtare drejt Chelseat..

    “Sky Sports UK” pretendon se Chelsea ka një ofertë më serioze për Lukakun, që vjen nga klubi saudit Al-Hilal. Megjithatë, belgu nuk është i gatshëm të largohet nga Evropa, kështu që ai nuk pritet të pranojë ofertën e tyre, përcjellë KosovaPress.

    Oferta e Al-Hilal vlen më shumë se 50 milionë euro, por Lukaku nuk dëshiron t’i bashkohet atyre.

    Lukaku do të rifillojë stërvitjet me Chelsean sot, por nuk pritet të bashkohet me skuadrën e Mauricio Pochettinos për turneun e tyre parasezonal në SHBA.

  • ​Federata e Xhudos pajiset me 448 m2 tatami në vlerë prej 21 mijë eurove

    ​Federata e Xhudos pajiset me 448 m2 tatami në vlerë prej 21 mijë eurove

    Federata e Xhudos së Kosovës ka bërë të ditur se sot ka pranuar nga Federata Evropiane e Xhudos 448 m2 tatami që ka vlerën e mbi 21 mijë eurove.

    Ky tatami do të përdoret për Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos që do të mbahet në Kosovë më 16 dhjetor 2023, për herë të parë në histori, raporton KosovaPress.

    “Një falenderim nga zemra për Federatën Evropiane të Xhudos (EJU) që ka dhuruar 448 m2 tatami, me vlerë 21,627.30€ për Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos që do të mbahet në Kosovë më 16 dhjetor 2023, për herë të parë në histori.”, thuhet në njoftimin e Federatës së Xhudos.

  • ​Euro U20/ Kosova e 11-ta në kampionatin e basketbollit

    ​Euro U20/ Kosova e 11-ta në kampionatin e basketbollit

    Kosova U20 është renditur në vendin e 11-të në Kampionatin Evropian, Divizioni B.

    Dardanët në ndeshjen për vendin e 11-të ka mundur Austrinë pas vazhdimeve me rezultat 78:67 (13:16, 20:12, 7:19, 20:13, 18:7).

    Në periudhën e parë, austriakët për një nuancë ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 13:16, por Dardanët e rinj u rikthyen në çerekun e dytë, për të shkuar në pushim me rezultat 33:28.

    Por, në periodën e tretë, austriakët u rikthyen sërish, ku e fituan këtë pjesë 7:19, por në dhjetë minutat dhe vendimtare, Kosova u rikthye dhe pas një fundi dramatik rezultati ishte 60:60. Në vazhdime, basketbollistët e Kosovës ishin shumë më të mirë dhe triumfuan 78:67.

    Te Kosova u dallua Jon Ismajli me 19 pikë e pesë kërcime, ndërsa u ndihmua nga Bardh Istrefi me 14 pikë e tetë kërcime, Olsi Kurtaj me 13 pikë e gjashtë kërcime dhe Jon Ukaj me 14 pikë e tetë kërcime.

  • Batatina: Për më shumë se dy vite kam potencuar se futbolli kosovar ka ngritje të madhe

    Batatina: Për më shumë se dy vite kam potencuar se futbolli kosovar ka ngritje të madhe

    Trajneri i futbollit, Tahir Batatina thekson se futbollit kosovar ka vite që ka avancuar në nivele shumë të larta.

    “Ka më shumë se dy vite që kam potencuar se futbolli i Kosovës ka ndryshuar rrënjësisht, ka avancuar në nivel shumë të lartë. Nuk mund të themi se kemi arritur në nivelin e Anglisë apo Gjermanisë, mirëpo jemi në nivel pothuajse të njëjtë me shtetet përreth”, tha Batatina në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Morina: Nuk mundemi me e ndërru çdo gjashtë muaj ekipin

    Morina: Nuk mundemi me e ndërru çdo gjashtë muaj ekipin

    Trajneri i futbollit, Arbnor Morina thekson se te Ballkani për më shumë se tre vite skuadra është paraqitur me pothuajse lojtarët e njëjtë.

    “Hapi i parë për me e bë ekipin e mirë është që bazamenti i ekipit të jetë me kontrata afatgjate. Mandej në ndërkohë klubi duhet të zgjedh diçka çka i nevojitet, pastaj gjatë rrugës hynë edhe dikush tjetër për ta rritur konkurencën”, tha Morina në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Dragusha: Ballkani e fitoi ndeshjen për shkak të guximit të trajnerit

    Dragusha: Ballkani e fitoi ndeshjen për shkak të guximit të trajnerit

    Analisti i futbollit, Muhamet Dragusha thekson se Ballkani e mposhti Ludogorets për shkak të guximit të shfaqur në rreshtimin e lojtarëve të Ilir Dajës.

    “Lojën Ballkani e fitoi me guximin e trajnerit. Pasi guximi i trajnerit iu kundërvy kundërshtarit me monedhën e njëjtë. Me të njëjtin rreshtim si të Ludogorets luajti edhe Ballkani”, tha Dragusha në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Futbollistet e Kosovës vazhdojnë serinë e fitoreve

    Futbollistet e Kosovës vazhdojnë serinë e fitoreve

    Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka shënuar fitoren e shtatë rresht. Futbollistet e Kosovës të dielën fituan 2:0 në miqësore ndaj Lihtenshtajnit. Ndeshja është luajtur paradite në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

    Kjo është seria më e suksesshme e Kosovës deri më tani. Por të gjitha shtatë fitoret janë në ndeshje miqësore. Në shkurt kishte fituar ndaj Estonisë, Hong-Kongut dhe Bullgarisë. Më pas në prill futbollistet e Kosovës fituan ndaj Letonisë dhe sërish ndaj Bullgarisë. Këtë javë, të përzgjedhurat e Anneli Andersen shënuan dy fitore ndaj Lihtenshtajnit.

    Tri ditë më parë Kosova fitoi 4:0 ndaj Lihtenshtajnit. Për ndeshjen e së dielës përzgjedhësja Andersen aktivizoi në përbërjen bazë lojtaret krejt tjera për dallim nga ndeshja e parë me Lihtenshtajnin. Kështu ajo ka aktivizuar të gjitha futbollistet që i kishte në grumbullim.

    “Edhe në ndeshjen e sotme Kosova e dominoi lojën që nga fillimi, por vapa e madhe ndikoi në paraqitjen e të dyja ekipeve”, ka njoftuar FFK-ja.

    Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në pjesën e dytë, Kosova shënoi dy gola. Në minutën e 75-të Donjeta Halilaj shënoi me goditje nga zona për 1:0. Pesë minuta më vonë Rrezona Ramadani shënoi për 2:0.

    Ndeshjet me Lihtenshtajnin shërbejnë për ta përgatitur ekipin për edicionin e parë të Ligës së Kombeve. Kosova është në Ligën C, që i bie të jetë niveli i tretë. Në grup i ka Bullgarinë dhe Maqedonisë. Më 26 shtator luan në udhëtim ndaj Bullgarisë, ndërsa më 27 tetor prapa në udhëtim, përballet me MAqedonisë e Veriut. “Dardanet” e presin Maqedoninë e Veriut më 31 tetor, ndërsa më 1 dhjetor e presin Bullgarinë.

    Lihtenshtajni është përfaqësuese goxha e re. Me miqësore ka nisur në vitin 2021, ndërsa nuk ka ende ndeshje garuese. Vjet i ka humbur tri miqësore. Ndeshjet me Kosovën ishin të parat për këtë vit.

  • Serbia nuk shfaqet në fushë, Kosova siguron finalen e Ballkanikut U22

    Serbia nuk shfaqet në fushë, Kosova siguron finalen e Ballkanikut U22

    Kombëtarja U22 e Kosovës, femrat, në Beach Volley ka siguruar finalen e madh të Kampionatit Ballkanik, pasi Serbia refuzoi të shfaqej në fushë për t’u ndeshur me “Dardanet” në përballjen gjysmëfinale.

    Ndeshja ishte paraparë të luhej sot me fillim nga ora 8:30 në mëngjes, mirëpo, ekipi serb nuk doli në fushë për përballje me vashat tona, të cilat tash kualifikohen në finale.

    Në finalen e madhe, Kosova do të ndeshet me Turqinë 1, sot, e dielë, me fillim nga ora 16:50.
    SHPËRNDAJE

  • Dukagjini debuton me fitore në garat evropiane

    Dukagjini debuton me fitore në garat evropiane

    Dukagjini e ka nisur më së mirë epokën e tyre në garat evropiane. Sukadra e udhëhequr nga Armend Dallku shënoi fitore në ndeshjen e parë evropiane.

    Dukagjini arriti ta mposht skuadrën nga Gjibraltari, Europa, me rezultat 2:1, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Konferencës.

    Rezultati u zhblloku nga Bujar Shabani pas një supergoli të shënuar, ndërsa kundërshtarët barazuar rezultatin pak para se të përfundonte pjesa e parë e takimit.

    Dukagjini nuk u dorëzua dhe “luftoi” deri në fund për të marrë fitoren e shumë pritur.

    Iljasa Zulfiiu shënoi golin e fitores në minutat e fundit të takimit.

    Kjo është ndeshja e parë dhe fitorja e parë për Dukagjinin në garat evropiane.

    Ndeshja e kthimit mes Europas e Dukagjinit do të zhvillohet javën e ardhshme.