ATV

Category: SPORT

  • ​Mbappe në Real Madrid? Ancelotti: Jemi të kompletuar

    ​Mbappe në Real Madrid? Ancelotti: Jemi të kompletuar

    Pas fitores së ekipit të tij në ndeshjen përgatitore kundër Manchester United me rezultat 2-0, trajneri i Real Madridit siguroi se skuadra e tij është e kompletuar sa i përket blerjes së lojtarëve në këtë afat kalimtar.

    “Skuadra është shumë e mirë kështu. Jemi të kompletuar”, tha trajneri italian.

    Ndërsa i pyetur për Kylian Mbappen, lojtar i cili raportohet se ka marrëveshje me Realin, Ancelotti nuk dëshuroi të përgjigjet duke i thënë gazetarit që të kalojë në pyetjen tjetër.

    Klubi spanjoll tashmë është forcuar që nga fillimi i kësaj merkatoje me ardhjet e Jude Bellingham , për 105 milionë euro, Brahim Diaz dhe Arda Güler.

  • Interi emëron kapitenin e ri të skuadrës

    Interi emëron kapitenin e ri të skuadrës

    Interi ka konfirmuar zyrtarisht Lautaro Martinezin si kapiten të ri të klubit.

    Largimi i Samir Handanovic dhe Marcelo Brozovic këtë verë i la “Nerazzurrët” pa kapiten dhe sulmuesi argjentinas ka qenë zgjedhja kryesore për të marrë shiritin , pasi e kishte bartur atë në disa raste sezonin e kaluar.

    Lautaro është bërë një figurë qendrore për Interin që nga ardhja e tij në vitin 2018 dhe thuhet se refuzoi një ofertë fitimprurëse nga Arabia Saudite kohët e fundit duke shfaqur besnikëri ndaj klubit milanez, përcjellë KosovaPress.

    Siç u njoftua sot, Lautaro tani është kapiteni i ri i klubit të Interit, me Nicolo Barella që u promovua si zëvendës-kapiten.

    Lautaro ka bërë 238 paraqitje në të gjitha garat për Interin që nga ardhja e tij në 2018, duke shënuar 102 gola dhe duke dhënë 36 asistime.

  • Regont Murati, futbollisti që aktivizohet në Zelandën e Re ëndërron të luaj në futbollin kosovar

    Regont Murati, futbollisti që aktivizohet në Zelandën e Re ëndërron të luaj në futbollin kosovar

    Ëndërron që karrierën ta vazhdojë në futbollin kosovar.

    Ky është futbollisti 27-vjeçar, Regont Murati i cili aktivizohet me skuadrën e Auckland City në Zelandën e re.

    Në një prononcim për Atvlive.tv, mbrojtësi thekson se ëndërron që një ditë të luajë te ndonjë skuadër kosovare.

    “Futbollin e Kosovës e përcjelli vazhdimisht pasi është vendlindja ime. Më pëlqejnë disa klube të cilat janë të organizuara. Është një ëndërr e imja që të luaj në ndonjë klub të Kosovës, për mua do të ishte një privilegj që djersa ime të derdhet edhe në futbollin e vendlindjes sime”.

    Duke marrë parasysh se kombëtarja e Zelandës së Re, pjesëmarrjen në kamponatin botëror e ka pothuajse të përhershëm, ai ka komentuar edhe futbollin që zhvillohet atje, ku edhe aktivizohet vet.

    “Futbolli në Zelandë të Re është shumë profesionist dhe kushtet janë fenomenale. Skuadrat janë shumë të forta me futbollist mjaft cilësor, ndërsa Kombëtarja e Zelandës së Re është edhe pjesëmarrëse në Kampionate Botërore, kjo dëshmon se në këtë vend zhvillohet shumë futboll profesional”, thekson Murati.

    Tutje, ai ka shpresu edhe interesimin e tij që një ditë edhe të luajë nën fanellën e Kombëtares së Kosovës.

    Ndryshe, këtë edicion ai ka zhvilluar 10 paraqitje me skuadrën e tij, ku ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në një tjetër.

  • Eurobasket 2025, Kosova përballet sot me Danimarkën

    Eurobasket 2025, Kosova përballet sot me Danimarkën

    Kombëtarja e Kosovës në basketboll i kthehet sot parketit, ku do të përballet me Danimarkën në kuadër të raundit të tretë parakualifikues të Eurobasket 2025.

    “Dardanët” i nisën në mënyrën më të mirë kualifikimet në Eurobasket 2025, ku nën drejtimin e trajnerit të ri, Rami Hadar e mposhtën Zvicrën me rezultat bindës 76:49, raporton KosovaPress.

    Ndërkaq, ndeshjen e sotme kundër Danimarkës basketbollistët kosovarë do ta luajnë si mysafirë në “Arena Naestved” me fillim nga ora 18:00.

    Për dallim nga ndeshja kundër Zvicrës, Kosova sot mund të llogarisë në shërbimet e basketbollistit, Erjon Kastrati, i cili është rikthyer në grumbullim pas lëndimit.

    Pas Danimarkës, Kosova ndeshjen e radhës do ta ketë si mysafire e Zvicrës më 29 korrik, kurse më 5 gusht e pret në shtëpi Danimarkën.

    18:00 Danimarka – Kosova (Palestra e Sporteve Arena Naestved)

  • Struga vazhdon sot ëndrrën evropiane në Ligën e Konferencës

    Struga vazhdon sot ëndrrën evropiane në Ligën e Konferencës

    Pas Ballkanit, radhën sot që të paraqitet në garat evropiane, përkatësisht në kualifikimet e Ligës së Konferencës e ka skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Struga.

    Me fillim nga ora 17:00 stadiumi “Gradski” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Strugës dhe Buducnost, raporton KosovaPress.

    Të dyja skuadrat e nisën me kualifikimet e Ligës së Kampionëve, por që të dyja u eliminuan nga Breidablik, respektivisht nga Zalgiris.

    Struga u mposht me rezultat të përgjithshëm 2:1 nga Zalgiris, ndërsa Buducnost u eliminua nga Breidablik me rezultat të thellë 5:0.

    17:00 Struga – Buducnost (Stadiumi Gradski)

  • ​FFK/ Të premten hidhet shorti për edicionin e ri të garave

    ​FFK/ Të premten hidhet shorti për edicionin e ri të garave

    Komisioni i Garave brenda Federatës së Futbollit të Kosovës ka njoftuar klubet e Superligës dhe Ligës së Parë se në bazë të Rregullores së Garave tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave do të bëhet të premten më 28 korrik.

    Tërheqja e shortit do të bëhet sipas orarit të më poshtëm:

    Superliga në orën 12:00

    Liga e Parë – Grupi A në orën 13:00

    Liga e Parë – Grupi B në orën 13:30

  • Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë do të zgjerohet edhe më shumë

    Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë do të zgjerohet edhe më shumë

    Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë do të zgjerohet për t’u shndërruar në qendër ndërkombëtare për kampe trajnimi.

    Kështu ka bërë të ditur ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku përmes një postimi në Twitter. Ai ka bërë të ditur se projekti për zgjerimin e saj tashmë është hartuar, kurse ndërtimi do të nis sapo të përfundoj procesi i shpronësimit, raporton KosovaPress.

    “Qendra Nacionale e Xhudos n’Pejë po zgjerohet për t’u shndërruar në qendër ndërkombëtare për kampe trajnimi.”, ka shkruar Çeku.

    Sipas Çekut, zhvillimi i turizmit sportiv sjellë reputacion për shtetin dhe qarkullim për ekonominë.

  • PSG e pranon ofertën e Al Hilal për Mbappen

    PSG e pranon ofertën e Al Hilal për Mbappen

    Paris Saint Germain raportohet se e ka pranuar ofertën e klubit arab, Al-Hilal për Kylian Mbappen.

    Sipas Sky Sports, klubi francez e ka pranuar ofertën prej 300 milionë euro për yllin e tyre.

    Oferta ka vlerën e 300 milionë eurove, që është rekord botëror. Transferimi më i shtrenjtë mbetet ai i Neymarit nga Barcelona te PSG-ja për 222 milionë euro.

    Gjithashtu raportohet se parisienët i kanë dhënë lejen Al-Hilalit që të nisin bisedimet edhe me Mbappen.

    Mbetet të shihet në vazhdim se cili do të jetë vendimi i ish-sulmuesit të Monacos.

  • ​Ballkani luan sot në Ligën e Konferencës

    ​Ballkani luan sot në Ligën e Konferencës

    Pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve, Ballkani do ta vazhdojë aventurën ne garat evropiane, përkatësisht në Ligën e Konferencës.

    Kampioni i Kosovës do të ballafaqohet me skuadrën irlandese Larne, të cilën e pret sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:45, raporton KP.

    Para ndeshjes, në konferencë për media, trajneri Ilir Daja e konsideroi Larnen si një skuadër shumë të papërshtatshme dhe se lojtarët e tij duhet të jenë të vëmendshëm gjatë gjithë ndeshjes.

    Përveç Ballkanit, në këtë kompeticion Kosova përfaqësohet edhe nga Dukagjini dhe Drita.

  • Llapi transferon Leotrim Bekteshin

    Llapi transferon Leotrim Bekteshin

    Klubi i futbollit Llapi ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin, Leotrim Bekteshi.

    Në prani të Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella, qendërmbrojtësi mitrovicas ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me mundësi vazhdimi.

    Bekteshi me Ballkanin është shpallur kampion në sezonin e fundit dhe ka fituar Superkupën. Me Prishtinën ka fituar titullin kampion, Kupën dhe Superkupën e Kosovës, teksa ka qenë edhe në formacionin e vitit me këtë skuadër.

    Bekteshi do të bashkohet menjëherë me ekipin e Tahir Batatinas në përgatitjet parasezonale për edicionin e ri të Superligës që fillon në muajin gusht.