ATV

Category: SPORT

  • ​Zyrtare: Buffon pensionohet nga futbolli

    ​Zyrtare: Buffon pensionohet nga futbolli

    Ish-portieri i Kombëtares së Italisë dhe fituesi i Kupës së Botës, Gianluigi Buffon është pensionuar nga futbolli në moshën 45 vjeçare.

    Buffon njoftoi sot për pensionimin e tij, duke shkuar në rrjetet sociale: “Kjo është e gjitha miq, ju më dhatë gjithçka. Ju kam dhënë gjithçka juve. Ne e bëmë së bashku”, raporton KosovaPress.

    Buffon shijoi një karrierë të suksesshme 28 vjeçare dhe kaloi dy sezonet e kaluara te klubi i tij i fëmijërisë, Parma në Serie B.

    Buffon e shkëputi kontratën e tij me Parman para se ajo t’i përfundonte në qershor të vitit 2024, para se të konfirmojë pensionimin e tij.

  • Eliot Uka, kapiteni i Kombëtares U-15 të Kosovës i cili pritet të transferohet te Hertha Berlin

    Eliot Uka, kapiteni i Kombëtares U-15 të Kosovës i cili pritet të transferohet te Hertha Berlin

    Eliot Uka, futbollisti 15-vjeçar i cili aktivizohet te skuadra e 2 Korrikut, karrierën pritet ta vazhdojë te skuadra gjermane, Hertha Berlin.

    Talenti i Eliotit ra në sy që nga mosha 13-vjeçare, kur edhe ishte përzgjedhur lojtari më i mirë në regjionin e Prishtinës.

    Njëherit, ai është edhe kapiten i Kombëtares U-15 të Kosovës.

    Falë paraqitjeve në edicionin e kaluar me skuadrën e 2 Korrikut, ai ka rënë në sy të skuadrës gjermane, Hertha Berlin ku transferimi i tij pritet të ndodhë gjatë kësaj vere./ATVlive.tv

     

  • ​Kosova-Danimarka, nesër fillon shitja e biletave

    ​Kosova-Danimarka, nesër fillon shitja e biletave

    Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) përmes një komunikate ka bërë të ditur se nga nesër do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen e Kombëtares së Kosovës kundër Danimarkës.

    Gjithashtu, FBK ka bërë të ditur se biletat do të shiten në katër qytete të ndryshme si Prizreni, Prishtina, Peja dhe Mitrovica, raporton KosovaPress.

    Ndërkaq, çmimi i një bilete do të jetë tri euro.

    Biletat në Prizren do të shiten më 3, 4 dhe 5 gusht te “Shadërvani”, në Prishtinë më 4 gusht tek Amfiteatri “Zahir Pajaziti”, ndërsa në Mitrovicë dhe Pejë te fan clubs më 4 dhe 5 gusht.

    Përballja mes Kosovës dhe Danimarkës i takon raundit të tretë parakualifikues për Eurobasket 2025, dhe do të zhvillohet të shtunën (5 gusht) me fillim nga ora 20:45.

  • Zyrtare: Gjilani mbetet edhe pa trajner

    Zyrtare: Gjilani mbetet edhe pa trajner

    Pas largimeve të Albert Dabiqajt, Egzon Sinanit dhe së fundmi Arber Prekazit, nga Gjilani tani ka njoftuar largimin edhe trajneri Klodian Duro.

    Duro e njoftoi largimin nga skuadra e Gjilanit përmes një komunikate në profilin e tij zyrtar, raporton KosovaPress.

    “Fund. U bashkuam pa e pritur njeri dhe po keshtu po ndahemi. Ne lufte shkohet me trima dhe trimat e mij luftuan si asnjehere me pare ne dy perballje shum te forta ku ishim te pabarabarte ne numër”, shkroi Duro në “Facebook”.

    “Pritem deri ne fund te gjithe bashke per te luftuar perseri ne betejat qe kishim para por ishte e pamundur. Ishte shum e bukur per aq sa zgjati dhe largohemi te gjithe me koken lart si shqiponja. Faleminderit djem”, shkroi më tej Duro.

    Duro morri drejtimin e Gjilanit më 1 korrik të këtij viti, ndërsa largohet pas vetëm dy ndeshjeve me klubin gjilanas, me të cilin pati bilanc prej një barazimi dhe një humbje, që të dyja kundër Progres Niederkorn në kuadër të kualifikimeve për në Ligën e Konferencës.

  • Moura rikthehet në Brazil

    Moura rikthehet në Brazil

    Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Lucas Moura është bërë me skuadër të re.

    Pasi që i skadoi kontrata me Tottenhamin, Lucas Moura karrierën e tij do ta vazhdojë te skuadra e Sao Paulos, të cilës i bashkohet si lojtar i lirë, raporton KosovaPress.

    Moura rikthehet në Brazil, ku ka nënshkruar kontratë me Sao Paolon deri në muajin dhjetor të këtij viti.

    Ish-ylli i Tottenhamit kalon te Sao Paulo si lojtar i lirë, dhe do të jetë në të njëjtën skuadër me James Rodriguez.

  • Sot dalin në shitje biletat për ndeshjen Drita – Viktoria Plzen

    Sot dalin në shitje biletat për ndeshjen Drita – Viktoria Plzen

    Biletat për ndeshjen kthyese të rundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës ndërmjet Dritës dhe Viktoria Plzenit do të dalin në shitje nga dita e sotme (e hënë).

    Kështu ka njoftuar skuadra gjilanase të dielën në mbrëmje.

    “Klubi jonë FC DRITA ju njofton se biletat për ndeshjen e kthimit FC DRITA – FC Viktoria Plzen do të dalin në shitje nesër (e hënë) në mënyrë fizike nga ora 11:00 para teatrit të qytetit. Gjithashtu ditën e ndeshjes biletat do të dalin në shitje tek stadiumi ‘FADIL VOKRRI’ në dy pika të shitjes”, thuhet në postimin e skuadrës në Facebook.Ndeshja e parë e zhvilluar në Çeki ka përfunduar me rezultat të barabartë, 0:0.

  • Fitoi medalje të artë në mes të Serbisë, Luiza Gega tregon vuajtjet si përfaqësuese e Shqipërisë

    Fitoi medalje të artë në mes të Serbisë, Luiza Gega tregon vuajtjet si përfaqësuese e Shqipërisë

    Luiza Gega vazhdon që të shkëlqejë dhe të ngrejë lart emrin e shqiptarëve. Në kampionatin ballkanit të Atletikës që u zhvillua në Serbi, atletja shqiptare arriti që të merrte medaljen e artë.

    Sakrificat dhe problemet ishin të mëdha në një shtet që nuk është aspak dashamirës karshi nesh. Në një intervistë për “Radio Urban FM”, Gega ka treguar se një natë para garës i është thyer xhami i makinës.

    “Gëzohem kur garoj me ngjyrat e flamurit tim në arena të ndryshme. Një natë para gares na e thyen xhamin e makinës. Kishte shumë tension, tregohesha shumë vigjilente që të mos kishte ndonjë incident sepse sigurisht më penalizon në objektivat e radhës. Gjithë aktiviteti kishte praninë e policisë, ndoshta donin të shmangnin edhe situata të tilla, por që ishte kënaqësi e veçantë, gara e tretë triumfuese, medalje të artë.

    Nuk e shmangën dot këtë pjesë që jam nga Shqipëria. I gjithë fokusi im është për Lojërat Olimpike. Dy vitet e fundit kanë qenë shumë të suksesshëm të karrierës. Tani këto suksese më kanë sjellë në majat e Evropës”, tha Gega.

  • Kosova shkruan historinë në Kampionatin Botëror të tenisit “Davis Cup”, kualifikohet një grup më lartë

    Kosova shkruan historinë në Kampionatin Botëror të tenisit “Davis Cup”, kualifikohet një grup më lartë

    Fitoret nuk kanë të ndalur për ekipin e Kosovës në “Davis Cup 2023”.

    Tenistët nga Kosova, me katër fitore nga po aq takime, dhuruan spektakël duke u kualifikuar në Grupin III të “Davis Cup”, që njihet si Kampionati Botëror i Tenisit.

    Sot, në ndeshjet e “play-offit”, ku Kosova u përball me Andorën, djemtë tanë treguan një paraqitje të shkëlqyer, duke mposhtur ekipin kundërshtar me rezultate:

    Vullnet TASHI – Eric Cervos Noguer 6:3 6:0

    Jasin JAKUPI – Damien Gelabert 6:3 6:0

  • Blin ​Kuka lufton për të bronztën në EYOF Maribor 2023

    Blin ​Kuka lufton për të bronztën në EYOF Maribor 2023

    Blin Kuka, nipi i Driton Kukës – trajnerit të ekipit kosovar të xhudos, do të luftojë për medaljen e bronztë në Festivalin Olimpik Veror për të rinj Maribor 2023.

    Në kuadër të kategorisë deri në 90 kilogramë, Kuka do të luftojë për të bronztën kundër xhudistit spanjoll, Perez Ramirez, raporton KosovaPress.

    Xhudisti ynë është afër të shkruaj historinë për xhudon e Kosovës dhe të fitojë medaljen e parë për ekipin tonë në EYOF Maribor 2023.

    Deri te gara për të bronztën, Kuka raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin u ndal nga Aslan Kotsoev, humbje kjo e cila ia mundësoi repesazhin.

    Më pas, Kuka shënoi dy fitore radhazi, ndaj letonezit Nikita Afanasjevs dhe portugezit Danilo Storozhuk, që të dyja me Ippon.

  • ​Hidhet shorti edhe për Ligën e Parë të Kosovës

    ​Hidhet shorti edhe për Ligën e Parë të Kosovës

    Pasi që u mësuan çiftet e para të sezonit të ri 2023/24 të Superligës së Kosovës, tani edhe skuadrat e Ligës së Parë kanë mësuar shortin e edicionit të ri.

    Shorti u tërhoq në praninë e Komisionit të Garave të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe përfaqësuesve të klubeve, raporton KosovaPress.

    Po ashtu, u bë e ditur se klubi kryeqytetas, Shkëndija ka ndryshuar emrin dhe tani quhet Prishtina e Re.

    Ndërkaq, shortin e javës së parë të edicionit të ri të Ligës së Parë e gjeni më poshtë.

    Grupi A

    Suhareka – Drenica

    Dinamo – Vëllaznimi

    Trepça – Rilindja

    Onix – Rahoveci

    Istogu – Trepça’89

    Grupi B

    2 Korriku – Ferizaj

    Flamurtari – Kika

    Ramiz Sadiku – Vushtrria

    Ulpiana – Prishtina e Re

    Vjosa – Vllaznia