ATV

Category: SPORT

  • Distria Krasniqi e pandalshme, i siguron Kosovës medalje në Mastersin e Budapestit

    Distria Krasniqi e pandalshme, i siguron Kosovës medalje në Mastersin e Budapestit

    Xhudistja jonë, Distria Krasniqi i ka siguruar Kosovës medalje në World Judo Masters, që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë.

    Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Krasniqi e ka siguruar biletën drejt finales së kësaj gare, duke e mposhtur në gjysmëfinale xhudisten hungareze, Reka Pupp, raporton KP.

    Tani, në garën për medaljen e artë, Distria do ta ketë përballë xhudisten franceze, Amandine Buchard.

  • Alonso ia prish planet e Real Madridit

    Alonso ia prish planet e Real Madridit

    Xabi Alonso e ka rinovuar kontratën e tij te skuadra e Bayer Leverkusenit.

    Alonso ka nënshkruar kontratë të re afatgjate me Bayerin, e cila do ta mbajë te klubi gjerman deri në qershor të vitit 2026, raporton KP.

    Kjo gjë do t’i prish punë Real Madridit, pasi që raportohej se gjiganti spanjoll e sheh Alonson si zëvendësuesin e Carlo Ancelottit, i cili pritet të largohet nga klubi në fund të sezonit të ardhshëm.

  • Krasniqi në çerekfinale të Mastersit të xhudos

    Krasniqi në çerekfinale të Mastersit të xhudos

    Distria Krasniqi e ka siguruar biletën drejt çerekfinales së Wolrd Judo Masters, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

    Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Krasniqi në raundin e tretë të kësaj gare e mposhti xhudisten gjermane, Mascha Ballhaus, raporton KosovaPress.

    E arta jonë olimpike e nisi pa luftë këtë Masters të xhudos, ndërsa në raundin e dytë e mposhti belgen Amber Ryheul.

    Fitorja ndaj Ryheul e dërgoi Distrian në raundin e tretë, ku atje e mposhti gjermanen Ballhaus.

  • ​Mastersi i xhudos, Gjakova ndalet në raundin e dytë

    ​Mastersi i xhudos, Gjakova ndalet në raundin e dytë

    Xhudistja jonë, Nora Gjakova është mposhtur në raundin e dytë të World Judo Masters, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

    Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Gjakova u mposht nga xhudistja fanceze, Priscilla Gneto, raporton KP.

    Gjakova e nisi këtë garë me fitore, duke e mposhtur xhudisten italiane, Thauany David Capanni Dias, ndërsa ndalet në raundin e dytë nga francezja, Gneto.

  • ​Krasniqi mposht xhudisten belge, kalon në raundin e tretë të Masters në Hungari

    ​Krasniqi mposht xhudisten belge, kalon në raundin e tretë të Masters në Hungari

    E arta jonë olimpike, Distria Krasniqi e ka nisur aventurën në World Judo Master në Hungari me fitore.

    Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti xhudisten belge, Amber Ryheul, raporton KP.

    Krasniqi e fitoi luftën ndaj Ryheul me Waza-ari.

    Tani, Distria do të përballet me xhudisten Mascha Ballhaus, për ta siguruar çerekfinalen e kësaj gare.

  • Kosova merr pjesë me katër xhudistë në World Judo Masters

    Kosova merr pjesë me katër xhudistë në World Judo Masters

    Ekipi elitar i xhudos nga Kosova do të paraqitet me 4 garues në World Judo Masters që do të mbahet me datë 04-06 Gusht 2023 në Budapest të Hungarisë.

    Masters do të ketë pjesëmarrës nga 59 shtete, 419 garues.

    Në këtë garë marrin pjesë vetëm 36 garuesit e parë në ranklistën botërore në secilën kategori.

    Xhudistët nga Kosova të cilët do të ndeshen në Masters janë:

    1.Distria Krasniqi (-52 kg)

    2.Nora Gjakova (-57 kg)

    3.Akil Gjakova (-73 kg)

    4.Laura Fazliu (-63 kg)

    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova ndeshen sot, kurse Akil Gjakova dhe Laura Fazliu ndeshen nesër.

  • Diant Ramaj, portieri i ri i Ajaxit

    Diant Ramaj, portieri i ri i Ajaxit

    Portieri me prejardhje nga Kosova, Diant Ramaj është transferimi më i ri i Ajaxit.

    Lajmin e ka konfirmuar vetë gjiganti holandez, i cili njoftoi se ka arritur marrëveshje me Eintracht Frankfurt për transferimin e Ramajt, raporton KP.

    21 vjeçari gjerman me rrënjë nga Kosova ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare, e cila do ta mbajë atë te Ajaxi deri më 30 qershor të vitit 2028.

  • Zyrtare: Ky është transferimi i ri i Lirisë

    Zyrtare: Ky është transferimi i ri i Lirisë

    Skuadra e Lirisë po e vazhdon merkaton duke sjellë përforcime para fillimit të sezonit të ri të Superligës së Kosovës.

    Përmes një komunikate në faqen zyrtare, Liria e ka konfirmuar transferimin e Andri Stafës, raporton KP.

    Ish-mesfushori i Tiranës dhe Llapit i është bashkuar sot klubit prizrenas, ku pritet ta plotësojë mesfushën e bardhezinjëve.

  • Partizani-Roma, konfirmohet miqësorja e luksit

    Partizani-Roma, konfirmohet miqësorja e luksit

    Kampioni i Shqipërisë, Partizani edhe zyrtarisht do të luajë një miqësore luksi me gjigantin italian, Roma.

    Në stadiumin “Kompleksi Sportiv Partizani” më 12 gusht do të zbarkojë Jose Mourinho me skuadrën e tij, për të luajtur një miqësore kundër Partizanit, raporton KosovaPress.

    Fillimisht lajmi u përhap si spekulim, ndërsa tani është konfirmuar nga vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

    “Wow, perandori i Romës rikthehet në Tiranë. Mirë se vjen Jose”, shkroi Rama në “Facebook”.

  • Gjilanit i ikin edhe dy futbollistë

    Gjilanit i ikin edhe dy futbollistë

    Pas largimeve të Albert Dabiqajt, Egzon Sinanit, Arber Prekazit, trajnerit Klodian Duro, nga Gjilani janë larguar edhe dy futbollistë të tjerë.

    Bëhet fjalë për Përparim Islamin dhe Yll Hoxhën, ku dyshja e ka konfirmuar se nga sot nuk do të jenë më pjesë e Gjilanit, raporton KosovaPress.

    “Falenderoj shum stafin të cilët punuam sbashku gjatë kësaj periudhe 1 vit sa isha pjes e Sc Gjilanit sepse kishum shum probleme , nje falenderim shkon për gjithë bashklojtarët e skuadres , E falenderim kan te gjithe tifozat SKIFTERAT të cilët na kan qendruar gjithmon afër dhe na kan përkrah”, shkroi Islami në “Facebook”.

    “Ishin dy vite me shumë mund durim dhe sakrifica të njëpasnjëshme ku arritëm nje herë finalen e Kupës së Kosovës dhe luajtëm per dy vite në garat evropiane me fanellën gjilanase.

    Afër 80 ndeshje me këtë fanellë, mijëra minuta në fushë nëpër ndeshje zyrtare e trefish aq kohë e kaluar në stërvitje më bëjnë krenar dhe të lumtur që dhash çdo gjë që pata mundësi për skuadrën.

    Faleminderit të gjithë atyre që na qëndruan afër mes vështirësive të mëdha që kaluam e poashtu faleminderit edhe Skifterave që ishin çdo herë krahë nesh”, ishin fjalët e Yll Hoxhës.