ATV

Category: SPORT

  • Federata Ndërkombëtare e Xhudos e rangon të parën në botë Distria Krasniqin

    Federata Ndërkombëtare e Xhudos e rangon të parën në botë Distria Krasniqin

    Me të arritur suksesin në “Mastersin” në Budapest xhudoja kosovare ka prekur një nivel të ri, xhudistja Distria Krasniqi është ranguar si e para në botë, këtë më herët e kishte arritur vetëm Majlinda Kelmendi.

    Federata Ndërkombëtare e Xhudos e ka ranguar prej të gjitha kategorive Distria Krasniqin të parën.

    Xhudistja ka ndërruar kategori në vjeshtën e vitit 2021, ajo kishte fituar të artën olimpike në kategorinë 48 kilogramë me pas kaloi në kategorinë 52 kilogramë dhe tani është më e ranguara me 8,280 pikë si e para në botë.

  • ​Mbappe lihet jashtë skuadrës së parë në stërvitjet në Paris

    ​Mbappe lihet jashtë skuadrës së parë në stërvitjet në Paris

    Kylian Mbappe nuk do të stërvitet me ekipin e parë të Paris St-Germain kur ata të stërvitën të hënën për fillimin e sezonit të Ligue 1.

    Mbappe ka qenë në një kontrate me PSG-në mes dëshirës për t’iu bashkuar Real Madridit.

    Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i klubit francez po refuzon të nënshkruajë vazhdimin e një viti të kontratës së tij, e cila përfundon verën e ardhshme.

    Prandaj PSG dëshiron të shesë sulmuesin francez tani dhe të sigurojë një tarifë transferimi në vend që ta lërë të shkojë për asgjë.

    Si rezultat, Mbappe u la jashtë skuadrës të PSG-së për udhëtimin e tyre parasezonal në Azi.

    Ai më pas refuzoi të takohej me përfaqësuesit e Al-Hilal, të cilët i bënë një ofertë rekord për ta sjellë atë në Ligën Pro Saudite, raporton BBC.

    PSG-ja fillon mbrojtjen e titullit francez në shtëpi ndaj Lorient të shtunën dhe kuptohet se Mbappe nuk do të stërvitet me grupin stërvitor ‘A’

    Burimet e PSG-së thonë se përpjekja e tyre më e fundit për të ndërmjetësuar një zgjidhje për situatën ishte t’i ofronin Mbappes një garanci të shitjes së tij te një ekip tjetër në fund të sezonit aktual, mirëpo kjo ofertë u refuzua.

  • Studenti i Kolegjit AAB Besart Pireva fiton ndeshjen e tretë në Boksin Profesionist

    Studenti i Kolegjit AAB Besart Pireva fiton ndeshjen e tretë në Boksin Profesionist

    Studenti i Fakulteti të Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB Besart Pireva fiton edhe ndeshjen e tretë me radhë në Boksin Profesionist.

    Ndeshja u zhvillua në Civitanova të Italisë kundër boksierit Alassane Traore nga Côte D’Ivoire i Bregut të Fildishtë. Ndeshjen Besarti e fitoj duke e rrëzuar kundërshtarin me nokaut teknik në minutën e dytë të raundit te parë.

    Besarti tash e sa kohë është duke boksuar në sportin profesionist në kategorinë super të mesme 78kg.

  • EKSKLUZIVE: Menaxheri, Milan Martinoviç tregon si ndodhi transferimi i Elmedin Ramës te Slavia Prague

    EKSKLUZIVE: Menaxheri, Milan Martinoviç tregon si ndodhi transferimi i Elmedin Ramës te Slavia Prague

    Transferimi i Elmedin Ramës nga Trepça te gjiganti çek, Slavia Prague kishte bërë bujë të madhe së fundmi.

    E kjo për faktin se ishte lojtari i parë nga Liga e Parë e Kosovës që kishte arritur të kompletonte transferimin e tij tek një skuadër e një niveli të lartë siç është Slavia Prague.

    Prapa gjithë këtij transferimi të rëndësishëm për karrierën e Ramës, si dhe për futbollin kosovar, qëndron agjenti kroat, Milan Martinoviç, i cili ekskluzivisht për ATV, ka zbuluar prapaskenat e këtij transferimi.

    “Kam marr informacione për Elmedinin para një viti nga bashkëpuntorët e mij këtu në Kosovës, veçanërisht nga Agim Saraçi, i cili jeton këtu dhe e di gjithë situatën dhe ishte në kontakte shumë të mira me klubin. Pas kësaj, une kam folur me Slavia Pragën, klub me të cilin kam bashkëpunime shumë të afërta, me të cilin kam transferuar lojtarë më herët, edhe tani. Ju thash që kam një lojtar me shumë potencial. Pasi u tregova disa video të Elmedinit, ata më pyetën nëse është e mundur që fillimisht ta marrin në prova atë. Më pas pyeta klubin e Trepçës nëse është e mundur që Elmedini në shkonte ne prova fillimisht, dhe klubi u bind dhe pranuan këtë gjë. Që nga shkurti i këtij viti, Elmedini filloi provat te Slavia, ku në korrik nënshkruajti kontratë profesionale, dhe deri më tani janë shumë të kënaqur me të”, tha fillimisht Martinovic.

    Martinovic bashkëpunon tash e disa vite me Trepçën, klub i cili sipas tij ka disa talentë që mund të bëjnë një hap të madh në karrierën e tyre, në të njëjtën mënyrë siç bëri Elmedin Rama.


    “Jam shumë i lumtur që punojë më Trepçën, pasi njerëzit atje janë shumë profesionist, ata janë njerëz shumë të mirë dhe po bëjnë punë shumë të mirë në klub. Shpresoj që sezonin e ardhshëm të jenë në Superligën e Kosovës, gjë që është shumë e rëndësishme për klubin. Unë do të mundohem t’i ndihmojë ata me disa gjëra. Por sigurisht që ata janë duke punuar shumë me lojtarët e rinj me akademinë e tyre, dhe sigurisht që ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë për këtë gjë”, vazhdoi ai.

    Së fundmi, ai kishte arritur të transferonte edhe dy lojtarë kryesor në ligat evropiane. Ledjan Krasniqin nga skuadra e të rinjëve te Prishtina, në skuadrën çeke, Pribram, si dhe Ardit Miftarin. Megjithatë transferimi i këtij të fundit kishte dështuar për një arsye që nuk varet nga dora e tij.


    “Ne jemi përpjekur ta transferojë atje, ai ka shumë potencial gjithashtu, por për fat të keq, ai erdhi më klub dhe ishte i lënduar, për këtë shkak nuk arriti t’i tregojë cilësitë e tij. Ndërsa sa i përket Ledian Krasniqit, ai është tani atje, por ne duhet të presim ende procedurat e vizave, për të marrë leje që të jetë banor i përhershëm atje. Megjithatë kjo gjë do të kompletohet së shpejti”, përfundoi ai.

    Ndryshe, Martinovic vazhdon të ketë marrëdhënie të ngushta me skuadrën e Trepçës, klub nga i cili pritet që disa futbollistë të bëjnë hapin e madh në karrierën e tyre./ATVlive.tv

  • Robin Krasniqi sqaron se përse fitoi ndaj Nadjib Mohammedit

    Robin Krasniqi sqaron se përse fitoi ndaj Nadjib Mohammedit

    Robin Krasniqi është munduar t’iu sqarojë të gjithëve arsyet që çuan në triumfin e tij mbrëmë ndaj Nadjib Mohammedi.

    Boksieri nga Juniku triumfoi në raundin e nëntë ndaj algjerianit që përfaqëson Francën, pasi ky i fundit u diskualifikua për goditje të parregullta.

    Përmes një postimi në Facebook, Robini është munduar t’iu sqarojë të gjithëve se përse u mor vendimi dhe e gjithë situata e krijuar.

    Më poshtë mund ta lexoni reagimin e tij të plotë (pa ndërhyrje):

    Robin Krasniqi fiton në ndeshjen e 60-të peofesionale duke skualifikuar kundërshtarin në raundin e 9-të.

    SHI, BULLIMET dhe VETËTINA:

    Prishtina ishte duke shijuar mot të mrekullueshëm veror disa ditë dhe javë më parë, përveç natës së luftimit të datës 5. Në gusht, retë u rrokullisën mbi qytet dhe pak para fillimit të ngjarjes, shiu i dendur dhe bubullimat filluan pothuajse të anulonin natën e ndeshjes dhe mijëra tifozë nuk mundën të hynin në stadium për shkak të motit.

    Policia dhe forcat e sigurisë pastruan stadiumin me një orë vonesë pasi shumë njerëz po ktheheshin sërish në shtëpi, megjithatë organizatorët nuk u dorëzuan dhe e shfrytëzuan maksimalisht.

    Tifozët që tashmë kishin marshuar, shkuan në zonën e mbuluar dhe për shkak se aty nuk mund të futeshin të gjithë, forcat e sigurisë nuk lanë më tifozë të hynin.

    Luftimet u zhvilluan të gjitha, me gjithë vështirësitë e motit dhe në fund Robin Krasniqi u kurorëzua me fitore. Fitore në betejën e 60-të profesionale. Kundërshtari u skualifikua në raundin e 9-të sepse ishte penalizuar disa herë për goditje të paligjshme me zbritje pikësh, por nuk mësoi asgjë prej saj. Robin lëshoi goditjet e qarta si dhe disa goditje me ndikim në luftë dhe kështu ishte tashmë në krye të tabelës së rezultateve, megjithatë ishte shumë keq që kundërshtari boksoi aq i papastër.

  • Faqja e njohur e boksit pas meçit të Krasniqit: Herën tjetër, thjesht mos ftoni boksierë të huaj nëse nuk i trajtoni me drejtësi

    Faqja e njohur e boksit pas meçit të Krasniqit: Herën tjetër, thjesht mos ftoni boksierë të huaj nëse nuk i trajtoni me drejtësi

    Boksieri shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi fitoi dje ndaj Nadjib Mohammedit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Krasniqi mori fitoren, pasi gjyqtari e ndërpreu meçin në raundin e parafundit, si pasojë e shumë shkeljeve të rregullave nga kundërshtari algjerian.

    Deri në momentin e përfundimit, Nadjib Mohammedi ishte mjaft mirë, por në fund fitorja i takoi boksierit shqiptar.

    Ky meç ka sjellë shumë reagime në vendin tonë dhe jo vetëm.

    Faqja e njohur e boksit në ‘Twitter’, Permante ka kritikuar vendimin e gjyqtarit dhe meçet në përgjithësi.

    “Nadjib Mohammedi (45-10) kontrollon kryesisht meçin e peshave të lehta kundër Robin Krasniqit (53-7 në Prishtinë, Kosovë. Herën tjetër, thjesht mos ftoni luftëtarë të huaj nëse nuk keni ndërmend t’i trajtoni me drejtësi”, shkruhet në këtë faqe të boksit.

  • Diskualifikohet kundërshtari, Haxhi Krasniqi shpallet fitues

    Diskualifikohet kundërshtari, Haxhi Krasniqi shpallet fitues

    Gjyqtari e ka diskualifikuar kundërshtarin e Haxhi Krasniqit në rundin e 9-të, për shkak të disa goditjeve pas koke të cilat sporti i boksit nuk i lejon.

    Rundet e para ishte duke dominuar Haxhi Krasniqi, por nga fundi dominimin e morri boskieri Nadjib Mohammed.

    Mohammed u ankua pas vendimit të gjyqtarit por ky i fundit nuk u tërhoq.

  • Laura Fazliu e nis me fitore në Masters

    Laura Fazliu e nis me fitore në Masters

    Laura Fazliu e ka nisur me fitore në World Judo Mastersin, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

    Në kategorinë deri në 63 kilogramë, xhudistja kosovare e mposhti rumunen, Florentina Ivanescu.

    Laura Fazliu e fitoi këtë përballje me Ippon.

    Sot do të garojë edhe xhudisti tjetër i Kosovës, Akil Gjakova.

  • Kosova e zhvillon sonte “finalen” ndaj Danimarkës

    Kosova e zhvillon sonte “finalen” ndaj Danimarkës

    Kombëtarja e Kosovës në basketboll sonte do të përballet me Danimarkën, në njërën nga sfidat më të rëndësishme në vitet e fundit në basketboll.

    “Dardanët” duhet të fitojnë me 7 pikë dallim ose më shumë për t’u kualifikuar në kualifikimet e Eurobasket 2025.

    Ky është Rrethi i Tretë Parakualifikues, ku në grup ishte edhe Zvicra, që pësoi katër humbje.

    Danezët kanë tri fitore, kurse Kosova dy fitore e një humbje.

    Danimarka e fitoi ndeshjen e parë ndaj Kosovës 82:75.

    Nga kjo ndeshje do të vendoset kombëtarja e fundit që do të marrë pjesë në kualifikimet për Eurobasket 2025.

    32 shtete marrin pjesë, ku më pas 20 prej tyre kalojnë tutje, ndërsa Evropiani pas dy vjetësh do të zhvillohet në Letoni, Poloni, Finlandë dhe Qipro.

    Ndeshja Kosovë-Danimarkë do të zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, me fillim prej orës 20:45.

  • ​Gvardiol te City, Guardiola emocionon tifozët e kampionit evropian

    ​Gvardiol te City, Guardiola emocionon tifozët e kampionit evropian

    Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola në një konferencë për media e ka pranuar se skuadra e tij është shumë afër transferimit të mbrojtësit Josko Gvardiol.

    Mbrëmë u raportua se marrëveshja mes Cityt dhe RB Leipzig për Gvardiol është arritur, dhe se kampioni anglez e evropian do të paguajë plot 90 milionë euro për mbrojtësin kroat, raporton KosovaPress.

    “Gvardiol, çfarë mbiemri të bukur që ka! Ai është duke kryer testet mjekësore . Të gjithë e dinë se ai është këtu. Shpresojmë që ne do mundim ta mbyllim marrëveshjen gjatë orëve/ditëve të ardhshme”, tha Guardiola.

    Kur të kompletohet transferimi dhe të bëhet zyrtare nga Manchester City, Josko Gvardiol do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit.