ATV

Category: SPORT

  • Spanjollet e fitojnë Kupën e Botës

    Spanjollet e fitojnë Kupën e Botës

    Vashat e Spanjës e kanë shkruar historinë duke e mposhtur 1:0 Anglinë për ta fituar Kupën e Botës së Grave për herë të parë në historinë e ekipit të tyre kombëtar.

    Ky triumf, po ashtu, nënkupton se spanjollet janë skuadra e parë që e fitojnë Kupën e Botës në tri kategori të ndryshme njëkohësisht, për grupmoshat deri në 17 vjeçe, 21 vjeçe dhe seniore.

    Kapitenia Olga Carmona e shënoi golin e fitores duke e mposhtur portieren angleze Mary Earps në pjesën e parë.

    Futbollistja spanjolle Olga Carmona duke e puthur trofeun e Kupës së Botës 2023, pasi e shënoi golin e triumfit në finale kundër Anglisë, 20 gusht 2023.
    Luaneshat, të cilat po synonin ta fitonin Botërorin për herë të parë në historinë e tyre, mbetën me zemër të thyer pasi u dërrmuan nga një ekip i vashave spanjolle plot kreativitet dhe aftësi.

    Kjo ishte vetëm hera e tretë që vashat spanjolle marrin pjesë në Kupën e Botës dhe para këtij turneu, e kishin shënuar vetëm një fitore në Botëror.

    Spanja, e cila ishte afër përjetimit të një rebelimi vitin e kaluar kur 15 futbolliste e braktisën ekipin kombëtar, ishte skuadër më agresive në finale kundër Anglisë dhe triumfoi me meritë.

    Arritja e Spanjës është e jashtëzakonshme duke qenë se trajneri Jorge Vilda i mbijetoi një kryengritjeje të futbollisteve 12 muaj më parë. Ai rebelim para Botërorin bëri që të mungonin futbollistet me nam si Sandra Panos, Mapi Leon, Patri Guijarro dhe Claudia Pina, të cilat i kishin ndihmuar Barcelonës ta fitonte Ligën e Kampionëve në qershor.

    Triumfi i tyre mund ta transformojë futbollit e grave në Spanjë, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes publike pas suksesit të brendshëm të Barcelonës së fundmi.

  • ​Ten Hag flet për marrëveshjen që dështoi mes Maguire dhe West Ham

    ​Ten Hag flet për marrëveshjen që dështoi mes Maguire dhe West Ham

    Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag e ka komentuar marrëveshjen që dështoi mes Manchester United dhe West Ham për transferimin e Harry Maguire.

    Manchester United kishte pranuar ofertën prej 30 milionë eurosh nga West Hami për Maguire, por që ky i fundit nuk e gjeti akordin personal me “Çekanët”, raporton KosovaPress.

    “Unë nuk e di se çfarë ndodhi mes Maguire dhe West Ham. Harry është lojtari jonë dhe unë jam i lumtur që ai është këtu. Neve na duhet një skuadër të mirë”, tha Ten Hag.

    Ndërkaq, trajneri i West Hamit, David Moyes e pranoi se klubi i tij kishte bërë një ofertë për Maguire.

    “Ne e kemi bërë një ofertë për Harry Maguire dhe që nga atëherë nuk kemi mundur të vazhdojmë me marrëveshjen”, tha Moyes.

  • ​Pochettino për Brojën: Ne besojmë në të

    ​Pochettino për Brojën: Ne besojmë në të

    Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino në konferencën e sotme u pyet për situatën e sulmit, nëse do të ketë transferime të reja në atë repart apo jo.

    Pochettino tha se klubi është duke shqyrtuar opsionet në merkato, por që në të njëjtën kohë po e monitoron situatën e Armando Brojës, raporton KosovaPress.

    Pochettino tha se klubi beson në Brojën, dhe se nuk do të transferojë lojtarë të cilët do ta pengonin zhvillimin e yllit shqiptar.

    “Ne jemi duke shikuar të gjitha opsionet që i kemi në merkato. Në të njëjtën kohë, ne jemi duke e monitoruar Armando Brojën. Ne nuk duam të sjellim lojtarë të cilët do ta ndalonin zhvillimin e tij, ne besojmë në të”, tha Pochettino.

    Broja momentalisht është ende duke e vazhduar rehabilitimin pas lëndimit të tij.

  • Flaka ​Loxha mposhtet nga xhudistja italiane në Grand Prix të Zagrebit

    Flaka ​Loxha mposhtet nga xhudistja italiane në Grand Prix të Zagrebit

    Pasi që e nisi në mënyrën më të mirë garën në Grand Prix-in e Zagrebit, Flaka Loxha tani ka pësuar humbje në raundin e tretë të këtij turneu.

    Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Loxha u mposht në raundin e tretë nga xhudistja italiane, Veronica Toniolo, raporton KP.

    Toniolo e mposhti Loxhën me Wazaari.

    Loxha e kaloi raundin e parë pa luftë, kurse në të dytin e mposhti xhudisten letoneze, Anastasija Sokirjanska, ndërsa në të tretin mposhtet nga italiania, Toniolo.

  • Përparim Islami drejt rikthimit te Gjilani

    Përparim Islami drejt rikthimit te Gjilani

    Vetëm dy javë pasi vendosi që të largohet, Përparim Islami është shumë pranë rikthimit te Gjilani.

    Qendërmbrojtësi njoftimi largimin nga Gjilani në fillim të muajit gusht pas telasheve financiare dhe organizative nga ana e klubit, por tani klubi gjilanas është shumë afër kalimit tek pronarët e rinj të cilët kanë filluar kontaktet me lojtarë të ndryshëm për t’i forcuar radhët e ekipit.

    Njëri ndër ta është Përparim Islami. KosovaPress mëson se futbollisti është shumë afër arritjes së marrëveshjes për t’u rikthyer te Gjilani dhe se gjithçka mund të mbyllet ditëve në vijim.

    KosovaPress gjithashtu mëson se Islami ka oferta edhe nga klubet të tjera kosovare si dhe ato shqiptare, por që ai dëshiron që të luaj për Gjilanin dhe se është në pritje të tyre.

  • ​Ballkani sot synon hapin tjetër në Ligën e Konferencës

    ​Ballkani sot synon hapin tjetër në Ligën e Konferencës

    Kampioni i Kosovës në futboll Ballkani synon që ta bëjë hapin e radhës drejt fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

    Ata sot do ta zhvillojnë ndeshjen kthyese kundër skuadrës nga Gjibraltari, Lincoln, raporton KosovaPress.

    Skuadra e Ilir Dajës futet në këtë ndeshje me epërsinë e dy golave nga ndeshja e parë e zhvilluar javën e kaluar në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Ndeshja nis nga ora 18:00.

  • Hidhet shorti për edicionin e ri të të gjitha garave te futbolli i femrave

    Hidhet shorti për edicionin e ri të të gjitha garave te futbolli i femrave

    Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) u bë sot tërheqja e shortit për sezonin e ri të garave 2023/24 në futbollin e femrave.

    Kryetarja e Komisionit për futbollin e femrave në Kosovës, Vjollca Krasniqi i ka uruar klubeve të gjitha kategorive fat në edicionin e ri, ndërsa i njoftoi përfaqësuesit edhe për ndryshimet që janë bërë në rregulloren e garave, raporton KosovaPress.

    Krasniqi po ashtu i njoftoi klubet që FFK do t’u shpërndajë topa klubeve të të gjitha kategorive me rastin e fillimit të kampionatit të ri.

    Sezoni i ri i Superligës, Ligës së Pare dhe Ligës U17 do të fillojë më 26/27 gusht.

    Pas tërheqjes së shortit për javën e parë në ligat përkatëse do të përballen:

    Superliga

    Malisheva – Mitrovica

    Bazeli 2015 – Hajvalia

    Dukagjini – Kosova Vr

    Presingu – Llapi

    Liga e Parë

    Prishtina – Feronikeli

    16 Qershori – Intelektualet

    Ulpiana – Liria

    Jakova – Vizioni

    Liga U17

    Grupi A

    2 Korriku – Vizioni

    Ardhmëria – KFV Prishtina

    Bazeli – Llapi

    Intelektualet – Presingu

    Grupi B

    Behar – Shqiponja

    Istogu – Deçani

    Mitrovica – Malisheva

    16 Qershori – Dukagjini

    Jakova – Feronikeli

  • ​Vashat e Anglisë në finale të Botërorit të femrave

    ​Vashat e Anglisë në finale të Botërorit të femrave

    Sot është kompletuar çifti i fazës finale të Kampionatit Botëror të femrave.

    Kombëtarja e Anglisë e femrave ka siguruar biletën e fundit drejt finales së kësaj gare, pasi që në gjysmëfinale mposhti Australinë, raporton KP.

    Golat për Anglinë i shënuan Ella Toone (minuta e 36’), Lauren Hemp (minuta e 71’) dhe Alessia Russo (minuta e 86’).

    Ndërkaq, golin e nderit te Australia e shënoi Samantha Kerr në minutën e 63’ të ndeshjes.

    Me fitoren e sotme, vashat e Anglisë kualifikohen në finale, ku atje do të përballen me Spanjën.

    Në anën tjetër, Australia do të përballet me Suedinë e Kosovare Asllanit për vendin e tretë të këtij turneu.

    Finalja mes Spanjës dhe Anglisë do të zhvillohet më 20 gusht me fillim nga ora 12:00 në stadiumin “Olympic” të Sydneyt.

    Ndeshja për vendin e tretë mes Suedisë dhe Australisë luhet më 19 gusht me fillim nga ora 10:00 në stadiumin “Suncorp” të Brisbane.

  • Silva vendos për të ardhmen e tij

    Silva vendos për të ardhmen e tij

    Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Bernardo Silva ka marrë vendim për të ardhmen e tij.

    Silva tani ka arritur marrëveshje verbale për ta nënshkruar një kontratë të re te Manchester City, raporton KosovaPress.

    City pret që Bernardo të rinovojë kontratën e tij me klubin gjatë ditëve në vazhdim.

    Bëhet e ditur se marrëveshja e re do ta mbajë Silvan te City deri në vitin 2026.

  • Ballkani arrin në Gjibraltar

    Ballkani arrin në Gjibraltar

    Kampioni i Kosovës, Ballkani ka arritur në Gjibraltar, ku edhe do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit kundër Lincoln Red Imps.

    Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Ballkani, i cili shpërndau disa foto të skuadrës që ka arritur në aeroportin e Gjibraltarit, raporton KosovaPress.

    Nesër me fillim nga ora 18:00 stadiumi “Victoria” do të jetë nikoqir i përballjes mes Lincoln Red Imps dhe Ballkanit, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

    Ndeshjen e parë, Ballkani e zhvilloi në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku e mposhti Lincoln Red Imps me rezultat solid 2:0.