ATV

Category: SPORT

  • Kosova shumë afër të jetë anëtare e Asociacionit Evropian të Golfit

    Kosova shumë afër të jetë anëtare e Asociacionit Evropian të Golfit

    Përmes një komunikate në faqen zyrtare, Federata e Golfit e Kosovës ka bërë të ditur se është shumë pranë anëtarësimit në Asociacionin Evropian të Golfit (EGA).

    Komiteti Ekzekutiv i EGA-s ka votuar pro propozimit të Federatës së Golfit për ta pranuar Kosovën në qeverinë e madhe evropiane.

    “Posa jemi informuar se dje Komiteti Ekzekutiv i EGA-s ka votuar Pro propozimit të Federatës së Golfit për ta pranuar Kosovën në Familjën e madhe Evropiane”, shkroi Federata e Golfit e Kosovës në “Facebook”.

    Votimi final se a do të jetë Federata e Golfit e Kosovës anëtare e Asociacionit Evropian të Golfit do të bëhet më 18 nëntor në Londër.

  • ​Mike Dean ka bërë një gabim me qëllim kundër Chelseat për të mbrojtur shokun e tij

    ​Mike Dean ka bërë një gabim me qëllim kundër Chelseat për të mbrojtur shokun e tij

    Gjyqtari i pensionuar i Premier Ligës, Mike Dean, ka ngjallur polemika pasi ai rishikoi një gabim të VAR-it që ai e bëri sezonin e kaluar.

    Asokohe, Dean ishte në krye të dhomës së VAR-it në ndeshjen ku Tottenhami ishte mysafirë i Chelseat në “Stamford Bridge”, në ndeshjen e dytë të sezonit, raporton KosovaPress.

    Kalidou Koulibaly i dha Chelseat epërsinë në minutën e 19’ në atë ndeshje, duke e shënuar debutimin e tij me gol, para se Pierre-Emile Hojbjerg të barazonte rezultatin në minutën e 68’.

    Nëntë minuta më vonë, Reece James kaloi Chelsean në epërsi, ku kishte festime emocionale nga trajneri i Chelseat asokohe, Thomas Tuchel.

    Tuchel, dhe asokohe trajneri i Tottenhamit Antonio Conte, më herët gjatë ndeshjes ishin ndëshkuar me karton të verdhë, pas një përplasje për një ndërhyrje të Rodrigo Bentancur ndaj Kai Havertz.

    Pika më e lartë e dramës erdhi kur Harry Kane shënoi golin e barazimit në minutën e 90+6’. Tuchel dhe Chelsea ishin të nervozuar që goli u lejua pasi që Cristian Romero qartazi i ngreh flokët Marc Cucurellas në zonën e penalltisë.

    Gjyqtari Anthony Taylor e akordoi golin, me Mike Dean duke vulosur vendimin. Që atëherë ai ka pranuar se ka bërë një gabim.

    “Është njëri nga ta që nëse do ta ktheja kohën, çfarë do të bëja? Do ta dërgoja Anthony Taylor te ekrani (i VAR-it). I thashë Anthonyt më pas: Thjesht nuk doja të dërgoja në ekran pas asaj që ka ndodhur në lojë. Nuk doja ta dërgoja sepse ai është shok si dhe gjyqtar dhe mendoj se nuk doja ta dërgoja sepse nuk doja më shumë pikëllim sesa ai kishte tashmë”, tha Dean.

    Tuchel dhe Conte u përfshinë në një tjetër grindje pas ndeshjes, me gjermanin që më vonë vuante një pezullim për rolin e tij, siç raportohet nga “Athletic”. Dy trajnerët u shkarkuan më pas nga klubet e tyre përkatëse.

  • Klopp flet për situatën Salah-Al Ittihad

    Klopp flet për situatën Salah-Al Ittihad

    Dita e djeshme ishte stresuese për tifozët e Liverpoolit, pasi që filluan spekulime që Mohamed Salah është cak i interesimit nga klubet saudite.

    Thuhej se skuadra e Al Ittihad ka shprehur interesim serioz në Salah, dhe se është e gatshme të paguajë plot 122 milionë euro për yllin egjiptian, raporton KP.

    Tani, Klopp ka reaguar pas këtyre spekulimeve, duke thënë se Salah është 100% i përkushtuar te Liverpooli.

    “Ne nuk kemi një ofertë, Mo Salah është një lojtar i Liverpoolit dhe për të gjitha gjërat që i bëjmë ai është tejet i rëndësishën”, tha Klopp.

    “Nëse do të kishte diçka, përgjigja do të ishte JO. Mo është 100% i përkushtuar te Liverpooli. Nuk ka asgjë për të folur”, shtoi më tej Klopp.

  • Ensar Badallaj lufton sot për medaljen e artë në Evropianin e boksit

    Ensar Badallaj lufton sot për medaljen e artë në Evropianin e boksit

    Boksieri ynë, Ensar Badallaj do të boksojë sot për medaljen e artë në Kampionatin Evropian të boksit në grupmoshat U15.

    Badallaj bokson sot në finale të këtij Evropiani që po mbahet në Maribor të Sllovenisë, ku përballë e ka boksierin nga Rumania, Florin-Nelu Almeanu, raporton KosovaPress.

    Badallaj dhe Almeanu ngjiten në ring sot me fillim nga ora 17:30.

  • ​Grupet e Ligës së Konferencës, Ballkani do të mbush arkat në rast kualifikimi

    ​Grupet e Ligës së Konferencës, Ballkani do të mbush arkat në rast kualifikimi

    Kampioni i Kosovës, Ballkani bëri mbrëmë një hap të madh drejt kualifikimit për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

    Në takimin e parë të “PlayOff-it”, Ballkani e mposhti bindshëm BATE Borisov me shifrat 4:1, ndërsa tani është vetëm 90’ minuta larg që të vazhdoj tutje në këtë garë, raporton KP.

    Në rast të kualifikimit për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, Ballkani do të mbush arkat e klubit pasi që do të fitojë shifra të majme.

    Nga pjesëmarrja në grupet e Ligës së Konferencës, kampioni i Kosovës do të përfitojë 2.94 milionë euro. Ndërkaq, për çdo fitore në ndeshjet e grupeve, shpërblimi është 500 mijë euro, ndërsa barazimi vlen 166 mijë euro.

    Ndeshjen e kthimit kundër BATE Borisov skuadra e Ballkanit e zhvillon më 31 gusht me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Varosi”.

  • Një klub i Kosovës ka shfaqur interesim për sulmuesin e Man. United, Mason Greenwood

    Një klub i Kosovës ka shfaqur interesim për sulmuesin e Man. United, Mason Greenwood

    Një klubi shqiptar i paidentifikuar është e interesuar të nënshkruajë me sulmuesin Mason Greenwood nga Manchester Unitedi këtë verë.

    Sulmuesi anglez do të largohet nga Manchester United pasi klubi njoftoi se do të vazhdojë karrierën e tij larg Old Trafford pas një hetimi të brendshëm ndaj lojtarit.

    21-vjeçari u arrestua me dyshimin për përdhunim, sulm dhe kërcënime për vrasje në janar 2022. Akuzat u hoqën nga Prokuroria në shkurt të këtij viti.

    Që nga ai lajm, Djajtë e Kuq kryen një hetim të brendshëm për arrestimin fillestar, ku pas rezultatit ata njoftuan se do të ishte ndarje reciproke.

    Greenwood që atëherë është lidhur me një lëvizje në Superligën e Arabisë Saudite te klubi Al Ettifaq, një histori të cilën menaxheri Steven Gerrard e quajti ‘lajme të rreme’ në mediat sociale.

    Megjithatë, mediumi britanik talkSPORT ka kuptuar se një skuadër shqiptare e paidentifikuar ka regjistruar interesim për transferimin e Greenwood.

    Ditëve të fundit të afatit kalimtar pritet të ketë më shumë të reja rreth të ardhmes së anglezit, i cili do largohet Old Trafford. /atvlive.tv

  • Ballkani i jashtëzakonshëm ‘çmonton’ Bate Borisovin me rezultat 4:1

    Ballkani i jashtëzakonshëm ‘çmonton’ Bate Borisovin me rezultat 4:1

    Ballkani ka shënuar fitore në ndeshjen e parë kundër BATE Borisov, në takimin e parë të “Play-Off”-it për grupet e Ligës së Konferencës.

    Kampioni i Kosovës fitoi 4:1 kundër ekipit bjellorus në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Laptev kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 10-të, për ta barazuar Jashanica në minutën e 31-të.

    Tolaj me dy gola në minutat 58′ dhe 67′ përmbysi gjithçka në të mirë të suharekasve.

    Një minutë pa përfunduar koha e rregullt, Armend Thaqi vulosi fitoren e madhe të portokallezinjve.

  • Ancelotti: Bellingham zëvendëson Benzeman

    Ancelotti: Bellingham zëvendëson Benzeman

    Trajneri i Real Madridit Carlo Ancelotti e ka ‘pagëzuar’ Jude Bellinghamin si zëvendësuesin e Karim Benzemas në skuadrën e tij.

    “Ne besojmë se ardhja e Bellinghamit mbulon mungesën e Benzemas. Ai është një djalë serioz, i pjekur dhe me shumë cilësi. Ajo që po bën nuk është befasuese për ne që e njohim, ajo që është befasuese është se ai është vetëm 20 vjeç.Ai është përmirësuar shumë. Ai ka ende cilësi, por është më i fuqishëm dhe është rritur fizikisht”, ka thënë Ancelotti.

    Trajneri italian gjithashtu ka bërë të ditur se në këtë afat kalimtar Real Madridi nuk do të sjellë më asnjë përforcim të ri, edhe pse raportohet se klubi po tenton ofrimin e Kylian Mbappes nga PSG.

  • Mancini arrin marrëveshje me Arabinë Saudite

    Mancini arrin marrëveshje me Arabinë Saudite

    Roberto Mancini pritet të emërohet si trajner i kombëtares së Arabisë Saudite, duke fituar 30 milionë euro në vit deri në vitin 2026.

    Mancio papritmas dha dorëheqjen nga posti i trajnerit të Italisë vetëm dy javë më parë, duke bërë që FIGC të emërojë Luciano Spallettin si zëvendësues të tij.

    Sipas La Gazzetta dello Sport, Mancini ka arritur një marrëveshje me Federatën Saudite për t’u bërë trajner i kombëtares së tyre deri në Kupën e Botës 2026.

    Gazeta pretendon se Mancini do të fitojë rreth 30 milionë euro në vit për tre vitet e ardhshme dhe se zyrtarizimi pritet të vijë së shpejti, përcjellë KosovaPress.

    Arabia Saudite do të përfshihet në Kupën e Azisë në janar. Ata e kanë fituar trofeun tre herë në histori, por e fundit ishte në vitin 1996.

    Sipas raportit, Mancini së shpejti do të takohet me stafin e tij për t’u përgatitur për kapitullin e ri të karrierës së tyre. Atij mund t’i bashkohet legjenda e Interit , Lele Oriali, i cili ishte menaxher i ekipit të Italisë gjatë kohës së Mancinit në krye të Italisë.

  • Federata spanjolle heton presidentin e saj pasi puthi futbollisten

    Federata spanjolle heton presidentin e saj pasi puthi futbollisten

    Federata e Futbollit e Spanjës (RFEF) ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm për 25 gusht dhe ka nisur një hetim të brendshëm për një incident gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në finalen e Kupës së Botës, të fituar nga ekipi i vajzave të Spanjës.

    Presidenti i RFEF-së, Luis Rubiales, e kishte puthur në buzë futbollisten spanjolle, Jenni Hermoso, gjatë ceremonisë pas fitores së Spanjës në finalen e Kupës së Botës.

    “Federata dëshiron të informojë se procedurat e brendshme të Federatës lidhur me çështjet e integritetit janë të hapura, si dhe pjesa tjetër e protokolleve të zbatueshme”, thuhet në njoftimin e RFEF-së.

    Incidenti shkaktoi reagime të shumta, me shumë aktivistë të të drejtave të njeriut që e akuzuan Rubiales për keqpërdorim të pozitës së tij si president dhe ngacmim seksual ndaj futbollistes.

    Rubiales më vonë kërkoi falje, por kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha se kërkim-falja nuk mjaftonte.

    “Ajo që pamë ishte një gjest i papranueshëm, por faljet e zotit Rubiales gjithashtu nuk janë të mjaftueshme dhe nuk janë as adekuate, dhe për këtë arsye ai duhet të vazhdojë të ndërmarrë hapa për ta sqaruar atë që ne të gjithë pamë në media”, tha Sanchez të martën.

    Victor Francos, ministri i Sportit i Spanjës dhe presidenti i Këshillit Sportiv të vendit (CSD), tha se këshilli do të ndërmerrte veprime nëse një gjë të tillë nuk e bën RFEF-ja, duke e ngritur çështjen në Gjykatën Administrative të Sporteve të Spanjës.

    “Unë mendoj se ajo që njerëzit përgjegjës do të bëjnë është të bisedojnë me dy palët e përfshira dhe ta lëshojnë një raport. Unë personalisht i kam thënë federatës se ky raport duhet të jetë transparent dhe urgjent, sepse, nëse nuk është, padyshim që ne jemi të detyruar t’i marrim masat përkatëse shtesë”, tha Francos për mediumin Cadena Ser.

    Disa tifozë të futbollit dhe zyrtarë i kanë bërë thirrje Rubialesit që të jepte dorëheqje shkaku i incidentit. Por, mediat spanjolle raportuan më 23 gusht se një gjë e tillë nuk ka të ngjarë të ndodhë.

    Hermoso tha në një postim në rrjetet sociale se “nuk i pëlqeu” puthja, por në një deklaratë të lëshuar më vonë e mbrojti presidentin e Federatës duke thënë se ata kishin një marrëdhënie të mirë dhe se incidenti ishte një “gjest reciprok krejtësisht spontan” gjatë festimit të titullit.

    Spanja e mposhti Anglinë me rezultat 1:0 në finalen e Kupës së Botës, duke u bërë kampione botërore për herë të parë në botë.

    Top Channel