ATV

Category: SPORT

  • ​Neymar e zbulon arsyen pse kaloi te Al Hilal

    ​Neymar e zbulon arsyen pse kaloi te Al Hilal

    Neymar e ka zbuluar se vendimi i tij për tu larguar nga futbolli evropian dhe për t’iu bashkuar Ligës Pro Saudite te Al Hilal ishte për shkak të ambicies së tij për tu bërë një lojtar global.

    Neymar kompletoi transferimin e tij prej 90 milionë eurosh në Arabinë Saudite pasi që u largua nga kampioni i Ligës 1, Paris Saint-Germain pas gjashtë viteve me klubin, raporton KosovaPress.

    Neymar do të përfitojë afro 300 milionë euro pasi që arriti marrëveshje dyvjeçare me Al Hilal, por ka thënë se e vërteta është që largimi nga PSG nuk u bë për shkak të parave.

    “Kam arritur shumë në Evropë dhe kam shijuar kohë të veçanta, por gjithmonë kam dashur të jem një lojtar global dhe të provoj veten me sfida dhe mundësi të reja në vende të reja. Unë dua të shkruaj një histori të re sportive dhe Liga Pro Saudite ka energji të jashtëzakonshme dhe lojtarë cilësorë për momentin”, tha Neymar.

    Neymar largohet nga futbolli evropian pas një qëndrimi 10-vjeçar në Evropë, ku ai gëzoi sukses si në Barcelonë ashtu edhe te PSG.

  • Ziyech drejt Turqisë

    Ziyech drejt Turqisë

    Pasi që i dështoi transferimi në Francë e më pastaj në Arabinë Saudite, Hakim Ziyech si duket është afër t’i fund aventurës së tij te Chelsea.

    Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, Chelsea ka arritur marrëveshje në parim me Galatasarayn për transferimin e Ziyech, raporton KosovaPress.

    Kanë mbetur vetëm disa detaje për tu zgjedhur, dhe në fund të kryhen testet mjekësore.

    Chelsea po tregohet i kujdesshëm pas dramës me PSG dhe me Al Nassrin, ku me të dy skuadrat dështoi të arrihej marrëveshja.

  • Rashica arrin në Stamboll, pritje e zjarrtë nga tifozët e Besiktasit

    Rashica arrin në Stamboll, pritje e zjarrtë nga tifozët e Besiktasit

    Drejtori sportiv i Norwich Cityt, Stuart Webber e kishte konfirmuar në fund të sezonit 2022/23 se me shumë gjasë Milot Rashica do të shitej, por ende nuk është finalizuar ndonjë lëvizje.

    Por, interesi në yllin kosovar ekziston, duke përfshirë këtu Galatasarayn si dhe rivalin e tij Fenerbahcen, ndërsa së fundmi është përmendur edhe interesimi nga Besiktasi, raporton KP.

    Kjo gjë u konfirmua mbrëmë nga vetë gjiganti turk, i cili përmes një komunikate në faqen zyrtare e konfirmoi se ka filluar bisedimet me Norwich Cityn për Rashican.

    Tani, Rashica ka mbërritur në Stamboll, për ta finalizuar transferimin e tij te Besiktasi. Ylli kosovar u prit ngrohtë nga tifozët turk dhe këtë gjë më së miri e tregon videoja më poshtë.

  • Supergoli i Messit në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës MLS

    Supergoli i Messit në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës MLS

    Lionel Messi nuk po ndalet së shënuari gola pasi që e gjeti përsëri rrjetën në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës MLS kundër Philadelphia Union.

    Pavarësisht se është njëri nga ekipet më të mira në MLS, Philadelphia nuk arriti t’i bëjë ballë Messit dhe skuadrës së tij, të cilët shënuan fitore 4:1, raporton KosovaPress.

    Kjo fitore i siguroi Messit dhe Inter Miamit finalen e kësaj gare, ku atje do të përballen me Nashville në vikend.

    Golat nga Josef Martinez, Messi, Jordi Alba dhe David Ruiz ishin golashënuesit te Inter Miami, por ishte superylli argjentinas ai i cili morri vëmendjen me një super gol nga distanca prej afro 33 metrave.

    Messi po kalon në një formë fantastike që prej se iu bashkua Inter Miamit në verë, duke shënuar nëntë gola në gjashtë paraqitje, por si duket ky ishte goli më i mirë deri tani.

    Golin e gjeni më poshtë.

  • ​Sot luhet finalja e Super Kupës Evropiane

    ​Sot luhet finalja e Super Kupës Evropiane

    Me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Georgios Karaiskakis” në Piraeus të Greqisë do të jetë nikoqir i finales së Super Kupës Evropiane mes Manchester Cityt dhe Sevillas.

    Në finalen e Super Kupës Evropiane takohen fituesi i Ligës së Kampionëve, në këtë rast City, dhe fituesi i Ligës së Evropës – Sevilla, raporton KosovaPress.

    Për Cityn, kjo do të jetë finalja e parë e kësaj gare në histori të klubit, andaj skuadra e Pep Guardiolas do të synojë që debutimin ta shënojë në fund me trofe.

    Në anën tjetër, për dallim nga City, Sevilla vjen në këtë finale me një eksperiencë të madhe në garat evropiane, dhe do të kërkojë sot që ta befasojë kampionin anglez.

    City e nisi sezonin e ri në Premier Ligë me fitore ndaj Burnleyt 3:0, kurse Sevilla pësoi humbje nga Valencia me rezultat të ngushtë 2:1.

    Kampioni aktual i kësaj gare është Real Madridi, i cili mposhti vitin e kaluar Eintracht Frankfurtin 2:0 për ta fituar trofeun e pestë në histori të kësaj gare.

    21:00 Manchester City – Sevilla (Stadiumi Georgios Karaiskakis)

  • Vazhdon gjendja e rëndë e stadiumit të qytetit në Gjilan, kryetari i komunës nuk jep intervistë

    Vazhdon gjendja e rëndë e stadiumit të qytetit në Gjilan, kryetari i komunës nuk jep intervistë

    Përgatiti: Zeqir Hasani

    Stadiumi i qytetit në Gjilan, tash e gjashtë vite shfrytëzohet vetëm nga fëmijët, derisa klubet si Drita e Gjilani detyrohen të luajnë në fusha ndihmëse.

    Sot ekipi i ATV-së ishte në këtë stadium, ku gjendja infrastrukturore ishte e mjerueshme, sa që në disa pjesë të stadiumit, ujërat e zeza kundërmonin jashtë zakonisht shumë.

    Ndërsa sot ata që e vuajnë më së shumti për një stadium janë tifozët e futbollit.

    Ekipi ynë ka tentuar që të marrë edhe një prononcim nga kryetari i komunës, Alban Hyseni si dhe nga Drejtoria e Kulturës rinisë dhe sportit në Gjilan, megjithatë nuk ishin të gatshëm të flasin për këtë çështje.

    Kur jemi te i pari i Gjilanit, ai në vitin 2021, kishte deklaruar që stadiumi do të rregullohet.

    “Sot u zhvillua derbi lokal në Superligën e Kosovës ndërmjet Gjilanit dhe Dritës. Loja e bukur në fushë dhe atmosfera në tribuna e bën këtë derbi më të veçantë. Në një stadium si ky, pa plotësimin e asnjë kushti, nuk do të zhvillohet më një derbi i këtij niveli. Intelektualët dhe Skifterat do ta kenë shtëpinë e tyre me standarde të FIFA-s dhe UEFA-s”, kishte shkruar Hyseni.

    Megjithatë deri sot nuk është bërë pothuajse asgjë.

    Kujtojmë që deri me tani për stadiumin e qyteti janë shpenzuar mbi 20 milionë euro, por punë nuk është bërë aspak.

    Për dallim nga kryetari i komunës dhe drejtuesit e klubeve të cilët nuk u prononcuan tifozi i Dirtës Zenun Jurliu nuk ngurroi të flas.

    Përndryshe se gjendja e sportit në Gjilan lë shumë për të dëshiruar tregon edhe rasti i fundit, kur Klubi me traditë SC Gjilani tashmë ka mbetur pa donator dhe rrezikon shuarjen.

  • ​Neymar-Al Hilal, zbulohet detaji interesant në kontratën e brazilianit

    ​Neymar-Al Hilal, zbulohet detaji interesant në kontratën e brazilianit

    Futbollisti brazilian Neymar thuhet se do të paguhet 430,000 funte për çdo postim në Instagramin e tij që promovon Arabinë Saudite si pjesë e kontratës së tij mega-monetare me klubin e ri Al-Hilal.

    Braziliani, i cili aktualisht luan për Paris Saint-Germain në Francë, pritet të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me klubin saudit dhe të bëhet emri i fundit i madh në futboll që do të transferohet në tokën arabe.

    Ai iu nënshtrua testeve mjekësore të hënën, ndërsa është afër përfundimit të një lëvizjeje prej 100 milionë eurosh, përcjellë KoosvaPress.

    Por, sipas gazetës franceze “FootMercato”, e përfshirë në atë shumë tërheqëse është një bonus prej 70,000 funteve për çdo fitore që mbledh ekipi me bazë në Riad, si dhe 430,000 funte për çdo postim ose histori që ai vendos në mediat sociale që promovon Arabinë Saudite.

    Neymar aktualisht ka 62.5 milionë ndjekës në platformën e mediave sociale X dhe 212 milionë ndjekës në Instagram.

  • ​Helenius: Nuk më kujtohet asgjë pas grushtit të Joshuas

    ​Helenius: Nuk më kujtohet asgjë pas grushtit të Joshuas

    Robert Helenius mendon se mund të kishte mundur Anthony Joshuan nëse do të kishte më shumë njohuri rreth rivalit të tij, por ka pranuar se nuk i kujtohet fare se si ndodhi nokauti i tij përballë britanikut.

    Dyshja u përplasën të shtunën mbrëma, pasi Helenius hyri si zëvendësues i Dillian Ëhyte dhe AJ shënoi fitoren e tij të parë me nokaut që nga viti 2020 kur mposhti Kubrat Pulev.

    Pas një nisjeje relativisht të lehtë të gjashtë raundeve të betejës, Joshua lëshoi dorën e djathtë fuqishëm në mjekrën e Helenius, gjë që e la atë pa ndjenja në tokë.

    “Ishte një zhurmë e madhe,” tha Helenius, përcjellë KosovaPress.

    “Nuk e mbaj mend ndikimin, trupi im po mbaronte në atë moment. Sigurisht që dhemb, zemra më së shumti. Do të kisha dashur shumë ta fitoja këtë ndeshje. Do të shohim se çfarë do të vijë nga kjo.”, shtoi ai.

    Sa i përket Joshuas, ai ka të ngjarë të shkojë në një përplasje të madhe me Wilder në Arabinë Saudite në fillim të vitit të ardhshëm.

  • ​FFK vjen me ndryshim të rëndësishëm që prek të gjitha klubet

    ​FFK vjen me ndryshim të rëndësishëm që prek të gjitha klubet

    Federata e Futbollit e Kosovës ka hedhur hapat e para drejt një ndryshimi të rëndësishëm dhe inovativ, duke filluar procesin e decentralizimit të shërbimeve në Lidhjet Rajonale. Ky ndryshim do të sjellë një përparim të dukshëm në mënyrën se si klubet dhe palët e tjera të interesuara do të lidhen me FFK-në dhe do të marrin shërbimet e tyre.

    Decentralizimi do të përfshijë digjitalizimin e shërbimeve kyçe, të cilat deri më tash ishin ofruar vetëm në selinë kryesore të FFK-së. Printimi i ID kartelave për regjistrimin e lojtarëve dhe pranimi i faturave për pagesa të ndryshme ishin procese që kërkonin përqendrim fizik dhe koordinim të kohës me FFK-në. Por me procesin e digjitalizimit, kjo gjë do të ndryshojë në aspektin pozitiv.

    Në fakt, tani të gjitha këto shërbime do të mund të kryhen në Lidhjet Rajonale. Klubet, shkollat e futbollit dhe palët tjera nuk do të jenë më të detyruara të paraqiten në selinë e FFK-së për të marrë faturat apo për të printuar ID kartelat e lojtarëve. Në vend të kësaj, ata do të mund të kryejnë të gjitha këto procese në zyrat Lidhjeve Rajonale të FFK-së që janë të vendosura në 7 regjionet e Kosovës.

    Ky ndryshim shërben për të lehtësuar dhe përshpejtuar shërbimet e nevojshme për klubet dhe individët e interesuar. Digjitalizimi i Lidhjeve Rajonale është projekt në kuadër të programit UEFA HatTrick, i cili synon të forcojë dhe të promovojë zhvillimin e futbollit dhe qeverisjen e mirë në të gjitha nivelet.

    Tashmë ky proces ka filluar në Lidhjen Rajonale të Prishtinës dhe pritet që shumë shpejt të finalizohet edhe në Lidhjet tjera rajonale.

  • ​Flet Mancini, zbulon arsyen e vërtetë të dorëheqjes nga Italia

    ​Flet Mancini, zbulon arsyen e vërtetë të dorëheqjes nga Italia

    Roberto Mancini ka thyer heshtjen e tij dhe ka fajësuar presidentin e Federatës së Futbollit në Itali Gabriele Gravina për largimin e tij të papritur nga posti i trajnerit të Italisë.

    Trajneri ishte nën kontratë deri në korrik të vitit 2026, por dha dorëheqje të shtunën në mbrëmje dhe ajo u konfirmua të dielën në mëngjes me një njoftim zyrtar nga Federata.

    Tani Mancini ka folur për gazetën “La Repubblica” dhe ka dhënë versionin e tij të ngjarjes, duke fajësuar hapur Presidentin Gravina.

    “I shpjegova se në këta muaj duhej të më jepej mbështetje dhe qetësi, por ai nuk e bëri këtë dhe kështu dhashë dorëheqjen”, ka thënë Mancini, përcjellë KosovaPress.

    “A duhej ta kisha bërë më herët? Ndoshta. Por unë u largova me 25 ditë para ndeshjes tjetër, jo tre ditë.”, shtoi ai.

    Tutje ai ka shtuar se Gravina kërkonte të ndërhynte në stafin e tij, gjë e cila u bë pengesë e madhe në raportet e tyre.

    “Gravina kishte një vit që po përpiqej të revolucionarizonte stafin tim. U përpoqa t’i thoja se më së shumti mund të shtonte dy fytyra të reja. Nëse ka ndonjë gjë, duhet të jem unë që vendos të zëvendësoj një anëtar të stafit tim.”

    Mancini gjithashtu konfirmoi se dëshironte të eliminonte klauzolën në kontratë që lejon Federatën ta shkarkojë atë nëse ai nuk kualifikohej për në EURO 2024.