ATV

Category: SPORT

  • ​Zvicra rivali i radhës, ja kur rikthehen “Dardanët” në aksion

    ​Zvicra rivali i radhës, ja kur rikthehen “Dardanët” në aksion

    Barazimet me Rumaninë dhe Andorën, si dhe humbja nga Bjellorusia kanë bërë që Kosovës t’i minimizohen gjasat për kualifikim në Kampionatin Evropian 2024.

    Këto rezultat sollën më pastaj edhe shkarkimin e trajnerit francez Alain Giress, vendin e të cilit e mori Primoz Gliha, raporton KP.

    Në grupin I, Kosova është e parafundit me vetëm tri pikë pas tri barazimeve e një humbjeje, duke mbetur kështu shumë prapa liderëve të këtij grupit, Zvicrës që ka 10 pikë dhe Rumanisë me tetë sosh.

    Por, deri në fund të këtyre kualifikimeve, “Dardanët” do t’i zhvillojnë edhe pesë ndeshje, ndërsa e radhës është ajo kundër Zvicrës në “Fadil Vokrri”., sfidë e cila zhvillohet më 9 shtator.

    Pas Zvicrës, Kosova luan dy ndeshje në udhëtim kundër Rumanisë dhe Andorës, pastaj e pret në Prishtinë Izraelin dhe xnë fund ballafaqohet me Zvicrën në udhëtim.

  • Kosova me katër gjyqtarë të licencuar në FIBA

    Kosova me katër gjyqtarë të licencuar në FIBA

    Federata e Basketbollit e Kosovës është njoftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i FIBA-s, Andreas Zagklis me vendimin e Komisionit Teknik të FIBA-s për licencimin e gjyqtarëve dhe të komisionerit të FBK-së për Periudhën e Licencimit FIBA GOL 2023-2025.

    Komisioni Teknik i FIBA-s para disa ditëve ka përfunduar analizën e të dhënave të paraqitura nga Federatat Nacionale për Licencimin e FIBA gjyqtarëve për periudhën FIBA GOL 2023-2025.

    Sipas rregulloreve të brendshme të FIBA-s, Licenca për FIBA gjyqtarët është e vlefshme për periudhë dyvjeçare, duke filluar nga 1 shtatori 2023 dhe skadon më 31 gusht 2025.

    Për periudhën 2023-2025, FBK ka arritur të ngrit numrin total në katër FIBA gjyqtarë, si dhe një komisioner për dy vitet e ardhshme. Licenca për FIBA gjyqtarë i janë ndarë gjyqtarëve Xhelal Mumini, Ngadhnjim Shabani, Elldin Uglari, Amar Djekovic, si dhe për FIBA Komisioner Faton Kurshumlija.

  • Lukaku nis kontaktet me rivalin e Chelseat

    Lukaku nis kontaktet me rivalin e Chelseat

    Në një verë që po e kalon duke kërkuar klub të ri, Romelu Lukaku mund ta ketë gjetur atë vetëm 15 kilometra larg nga “Stamford Bridge”.

    Sulmuesi belg raportohet se ka nisur kontaktet me Tottenhamin, skuadër kjo që po kërkon një zëvendësues të anglezit Harry Kane i cili vendosi të bashkohet me gjigantin gjerman Bayern Mynih.

    Dy skuadrat e nisën Premier Ligën me barazim, ndërsa ish-sulmuesi i Interit vazhdon të qëndrojë jashtë skuadrës, ku stërvitet i vetëm, larg grupit të Pochettinos.

    Një zgjidhje nevojitet urgjentisht në dy javët e ardhshme. Kjo është arsyeja pse kanë nisur kontaktet e para mes palëve. 30-vjeçari është në merkato dhe Tottenhami po mendon seriozisht për të, ndërsa është i vetëdijshëm se nënshkrimi i Lukakut ka të mirat dhe të këqijat e tij, përcjellë KoosvaPress.

    Lukaku e kishte bërë të qartë disa herë se nuk dëshironte të luante më në ligën angleze, i djegur nga dy eksperiencat në Chelsea dhe Manchester United . Por, në mungesë të alternativave, ajo mund të ndryshojë mendimin e tij.

  • U transferua nga Ballkani, 18 vjeçari realizoi dy gola në debutim te skuadra sllovene Koper

    U transferua nga Ballkani, 18 vjeçari realizoi dy gola në debutim te skuadra sllovene Koper

    Futbollisti i talentuar kosovar Erblin Krasniqi, ka debutuar me gol me fanellën e gjeneratave zingjir të skuadrës së njohur sllovene FC Koper.

    18-vjeçari ekskluzivisht për ATV, ka treguar më shumë se si u mundësua, kalimi nga Ballkani U19 te FC Koper.

    ‘Idea që te kaloj në FC Koper filloi para dy viteve, disa skaut erdhën te shikojnë një lojë sa isha pjesë e FC Ballkanit, dhe prej asaj dite kanë filluar bisedimet me prindin tim, provat kanë zgjatur 10 ditë dhe fatmirësisht ja dola qe t’i kaloj, edhe pse ka pasur shumë konkurrencë te fortë, derisa nuk dua ta harroj edhe Driton Hotin që ka qenë njëri ndër njerëzit që më ka ndihmuar shumë.

    Krasniqi tregoj se si shkoi debutimi i tij në Slloveni dhe cili është synimi i tij për të ardhmen.

    ‘Rreth debutimit tim, mund të them se ka shkuar shumë mirë, madje kam arritur të shënoi edhe dy gola, derisa kjo paraqitje e imja më bënë që të punojë shumë, për të arritur objektivin tim që është të nënshkruaj kontratë profesionale me ekipin e parë’ tha lojtari.

    Krejt në fund, futbollisti i talentuar tregoi dëshirën e tij që një ditë të luaj për kombëtaren e Kosovës.

    ‘Sa i përket kombëtares së Kosovës, kam qenë i ftuar me gjeneratën U15 i kam zhvilluar dy stërvitje po prej nga atëherë nuk kam marr ftesë më, por shpresoj qe një dit te jem pjesë e kombëtares, ku si çdo lojtar edhe un kam ëndërr ta përfaqësoëj kombëtarën e Kosovës’ tha në fund 18 vjeçari.

    Kujtojmë që FC Koper ediconin e fundit përfundoi në pozitën e gjashtë në Superligën e Sllovenisë. /atvlive.tv

  • Milani kërkon sërish Armando Brojën

    Milani kërkon sërish Armando Brojën

    Armando Broja ka zgjuar sërish interesimin e Milanit pasi ata po kërkojnë një zëvendësues për Olivier Giroud.

    Nëse Colombo largohet, do të vlerësohet ofrimi i një sulmuesi të ri dhe reprezentuesi shqiptar është në listën e ngushtë të kuqezinjve.

    Operacioni Broja do të ishte pistë ideale për skuadrën e Piolit. Chelsea mund ta lërë Brojën të largohet në formë huazimi.

    Pnegesa që mund ta vështirësojë këtë operacion është fakti se reprezentuesi shqiptar sapo është kthyer nga një lëndim i rëndë që e la atë jashtë fushës edicionin e kaluar, derisa marrdhënjet ndërmjet këtyre dy klubeve janë shumë të mira.

    Për Brojën kalimi në Serie-A do të ishte i mirëpritur pasi që ende nuk dihet nëse trajneri i Chelseat Maurucio Pochettino e sheh atë si alternativë të rëndësishme për fazën ofanzive.

     

  • ​Ky pritet të jetë trajneri i ri i Italisë

    ​Ky pritet të jetë trajneri i ri i Italisë

    Gabriele Gravina, presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, ka nisur punën për të gjetur një trajner të ri pas tërmetit të djeshëm të shkaktuar nga dorëheqja e papritur e Roberto Mancinit.

    Siç raporton “Corriere dello Sport”, i preferuari është Luciano Spalletti. Fituesi i titullit të kampionit në Serie-A me Napolin, i kontaktuar tashmë mbrëmjen e djeshme, ka dhënë disponueshmërinë e tij maksimale për një projekt trevjeçar që përfshin si Europianin e ardhshëm ashtu edhe Botërorin 2026. Megjithatë, mbetet çështja e kontratës me Napolin për t’u zgjidhur, përcjellë KosovaPress.

    Në momentin e ndarjes nga Napoli, Aurelio De Laurentiis futi një klauzolë prej 3 milionë eurosh të vlefshme për të gjitha klubet italiane që dëshirojnë të nënshkruajnë me Spallettin në sezonin 2023-2024.

    Klauzola vlen edhe për kombëtaren italiane dhe pikërisht për këtë, duke qenë se FIGC nuk ka ndërmend ta paguajë, diplomacitë përkatëse kanë nisur punën që prej ditës së djeshme për të mundësuar që Spalletti të lirohet dhe të marr drejtimin e “Azzurëve”.

  • ​Joshua-Wilder, ja kur do të zhvillohet dueli historik

    ​Joshua-Wilder, ja kur do të zhvillohet dueli historik

    Marrëveshja për zhvillimin e super duelit Anthony vs Deontay Wilder në peshën e rëndë duhet të përfundojë në ditët në vijim.

    Një përplasje mes dyshes është diskutuar prej disa vitesh, që daton që nga koha kur të dy ishin kampionët ishin në kërkim të statusit të padiskutueshëm, megjithëse tani duket se do të bëhet më në fund realitet pasi negociatat përparuan në javët dhe muajt e fundit.

    Përballja e madhe do të zhvillohet në Arabinë Saudite në janar të vitit të ardhshëm, ka bërë të ditur promotori Eddie Hearn .

    Data e saktë pritet të bëhet e ditur në ditët e ardhshme.

  • ​Arrihet marrëveshja, Neymar lojtari i Al Hilalit

    ​Arrihet marrëveshja, Neymar lojtari i Al Hilalit

    Neymar nuk do të veshë fanellën e Paris Saint-Germain gjatë këtij sezoni 2023-2024. Sulmuesi brazilian do t’i bashkohet skuadrës arabe Al-Hilal pasi që pronari i klubit francez Nasser Al-Khelaifi ka arritur marrëveshje të hënën me klubin saudit.

    Që nga e diela, e ardhmja pariziane e Neymar ishte errësuar, numri 10 i Seleçaos kishte kuptuar se rikthimi i Kylian Mbappés ishte i lidhur me të ardhmen e tij.

    Media të ndryshme, përfshirë L’Equipe, bëjnë të ditur se nata e kaluar ishte e frytshme në këtë rast, deri në atë pikë sa çoi në një marrëveshje përfundimtare mes Paris Saint-Germain dhe Al-Hilal.

    Me fjalë të tjera, në orët e ardhshme, ose më së voni të martën, Neymar duhet të arrijë në Arabinë Saudite ku kampionati sapo ka nisur.

    Për shërbimet e tij, Al Hilal mësohet se do të paguaj 100 milionë euro.

    Në Al-Hilal, 31-vjeçari do t’i bashkohet një skuadre të drejtuar nga Jorge Jesus dhe atje do të gjejtë lojtarë si Ruben Neves, Sergej Milinkovic-Savic apo edhe Malcom dhe Kalidou Koulibaly.

  • ‘Plisat’ vazhdojnë protestën ndaj kryesisë së FC Prishtinës edhe në ndeshjen e fundit

    ‘Plisat’ vazhdojnë protestën ndaj kryesisë së FC Prishtinës edhe në ndeshjen e fundit

    FC Prishtina të shtunën arriti fitoren e parë të sezonit të ri në Albi Mall Superliga e Kosovës në futboll, me rezultat 3-1 ndaj skuadrës së FC Feronikelit 74.

    Megjithatë fitorja e kryeqytetasve kaloi në plan të dytë për një moment, kur tifo grupi ‘’Plisat’’ edhe këtë sezon duket se nuk do ta ndalin protestën ndaj kryesisë së FC Prishtinës dhe kryetarit të saj Remzi Ejupi.

    Në ndeshjen e zhvilluar në Hajvali, ‘’Plisat’’ u futën në stadium në minutën e pestë, ani pse pa ndonjë lajmërim paraprak për paraqitjen e tyre, madje duke filluar menjëherë me këngë të krijuara kundër bordit të klubit, teksa nuk munguan as thirrjet në mbështetje të futbollistëve bardhë e kaltër.

    Pas përfundimit të pjesës së parë dhe fillimit të fraksionit të dytë Plisat kësaj herë ndërprenë për disa momente ndeshjen, duke hedhur mjete piroteknike në fushë, dhe më pas lëshuan ndeshjen në mënyrë të qetë.

    Kujtojmë se përçarja e tifozëve të klubit dhe kryesisë së Prishtinës, nisi pasi klubi më i trofeshëm në vend nuk u licencua nga UEFA, për gara evropiane për shkak të vonesave në pagesa ndaj ish-futbollistëve të saj.

    Derisa protesta e së shtunës nga, ‘’Plisat’’ është vazhdimësi e ndeshjes finale të kupës ndaj Gjilanit, edhe pse në fund Prishtina triumfoi, këngët kundër bordit nuk janë ndalur. /atvlive.tv

  • Sara Osmani, medaliste e bronztë në Evropianin U21 të xhudos

    Sara Osmani, medaliste e bronztë në Evropianin U21 të xhudos

    Ekipi kosovar i xhudos po vazhdon me paraqitje mbresëlënëse dhe suksese të jashtëzakonshme në garat evropiane.

    Pas Dëbora Gjakovës që fitoi medaljen e argjendtë në Kupën Evropiane U21 të xhudos, medalje sot fitoi edhe Sara Osmani, raporton KosovaPress.

    Osmani fitoi medaljen e bronztë në Evropianin U21 të xhudos që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

    Në xhiron e parë Osmani ishte e lirë, kurse në çerekfinale mposhti me Ippon maqedonen, Tea Nastoska.

    Në gjysmëfinale Sara humbi me dy Wazaari për Ippon nga serbja Ana Cobanovic.

    Sara për të bronztën mposhti me Wazaari në vazhdime, garuesen nga Bosnja e Hercegovina Nika Zovko.