ATV

Category: SPORT

  • ​Bayerni po bëhet me portier të ri

    ​Bayerni po bëhet me portier të ri

    Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, kampioni gjerman, Bayern Munich po bëhet me portier të ri.

    Bëhet fjalë për Daniel Peretz, ku mbrëmë është arritur marrëveshja mes Bayernit dhe Maccabi Tel Aviv për transferimin e portierit izraelit në “Allianz Arena”, raporton KosovaPress.

    Bayerni do t’i paguajë pesë milionë euro skuadrës izraelite për Peretz, ndërsa ky i fundit do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me gjigantin gjerman.

    Testet mjekësore do të kryhen në fund të javës pasi që Peretz duhet të luajë për Maccabi Tel Aviv të enjten, e më pas do të udhëtojë drejt Munichut.

  • Ndahet nga jeta ish-futbollisti, Ismet Pllana

    Ndahet nga jeta ish-futbollisti, Ismet Pllana

    Ka ndërruar jetë ish-futbollisti dhe ish-gjyqtari jonë, Ismet Pllana.

    Ismet Pllana njihet për kontributin e madh që e ka dhënë për futbollin mitrovicas dhe atë kosovarë ndër vite, sikurse futbollist i Trepçës ashtu edhe si gjyqtar i futbollit, raporton KP.

    “Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, ish-futbollistit dhe ish-gjyqtarit, Ismet Pllana, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

    Ai njihej si njeri i urtë, punëtor i madh sportiv dhe gjyqtar me autoritet. Ishte i nderuar kudo në mesin e sportistëve, ndaj si të tillë do ta kujtojmë përherë”, shkruante në një komunikatë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

  • ​Guardiola i nënshtrohet një operacioni urgjent

    ​Guardiola i nënshtrohet një operacioni urgjent

    Pep Guardiola i është nënshtruar sot një operacioni urgjent për një problemi me shpinën, ka njoftuar Manchester City.

    Trajneri i spanjoll ka vuajtur nga dhimbje të forta në shpinë për disa kohë së fundmi dhe ka fluturuar në Barcelonë për një operacion urgjent të kryer nga Dr Mireia Illueca.

    Operacioni është kryer me sukses, dhe Pep tani do të shërohet dhe rehabilitohet në Barcelonë.

    Në mungesë të tij, ndihmës trajneri Juanma Lillo do t’i mbikëqyrë stërvitjet e ekipit të parë deri në kthimin e Pep. Ai pritet të kthehet pas pushimit të ardhshëm për ndeshjet ndërkombëtare.

  • Rey Manaj transferohet te Sivaspori në Turqi

    Rey Manaj transferohet te Sivaspori në Turqi

    Edhe Rey Manaj këtë edicion do të luaj në kampionatin elitar të futbollit tirk.

    Sulmuesi shqiptar i cili kishte mbetur për gjashtë muaj pa skuadër, ka arritur marrëveshje me Sivasporin me të cilin ka nënshkruar kontratë tri vjeçare, përcjellë KosovaPress.

    “Sivasspor ka arritur një marrëveshje me sulmuesin Rey Manaj për 3 vite, duke filluar nga sezoni 2023-24”, thuhet në njoftimin e Sivassporit.

    26 vjeçari në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadra të mëdha evropiane si Interi dhe Barcelona.

  • KF Suhareka, klubi i sapo formuar me synimin e vetëm Superligën

    KF Suhareka, klubi i sapo formuar me synimin e vetëm Superligën

    Përgaditi: Zeqir Hasani

    Tashmë qyteti i Suharekës ka edhe një klub të ri, mirë të organizuar, fond kualitativ të futbollistëve. bëhet fjalë FC Suhareka i cili u formua muaj më parë, e sot është një nga pretendentët kryesorë për inkuadrimin në Super Ligë.

    Klubi nga qyteti i vogël i Suharekës, veç se ka debutar në Ligën e Parë, ku ka arritur edhe fitoren e parë ndaj Drenicës fundjavën që lamë pas.

    Pesë pronar, pesë shokë e filluan këtë projekt e që nga fillimi nuk dukej për shumë kë, projekt serioz megjithatë pas shumë investimeve sot është një nga klubet më të organizuara në Kosovë.

    Drejtori i klubit Lulzim Kolgeci, për mikrofonin e ATV-së na tregoj më shumë rreth planeve të Suharekës këtë edicion, derisa nuk la pa përmendur edhe projektin e klubit për ndërtimin e stadiumit të saj.

    Ndër të tjera Kolgeci foli edhe për rivalitetin lokal ndaj Ballkanit, me drejtorin që tregoj se kur Suhareka do të bëhet rival kryesor i klubit portokall e zi.

    E derisa Kolgeci na tregoj për organizimin, trajneri i kësaj skuadre Granit Begolli, foli më shumë rreth përgatitjen e skuadrës, deri sa nuk e fshehu synimin kryesor këtë edicion.

    Ekskluzivisht për ATV-në folën edhe dy prurjet bombastike nga Gjilani këtë edicion, Mevlan Zeka dhe Yll Hoxha, që treguan se çfarë i bindi për të nënshkruar me Suharekën.

    Edhe pse në kushte jo të favorshme për stërvitje, grupi dukej shumë optimist dhe stërvitej me pasion, për një qëllim të vetëm Superliga.

    Kujtojmë se në ndeshjen e ardhshme Suhareka do të përballet me Dinamon, në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Parë.

  • PSG tronditë Realin, zbulon çmimin e Kylian Mbappes

    PSG tronditë Realin, zbulon çmimin e Kylian Mbappes

    Paris Saint Germain është gati të lërë Kylian Mbappen të largohet këtë verë, por vetëm nëse ndonjë skuadër është e gatshme të paguajë 250 milionë euro.

    Superylli e bëri rikthimin e tij në ekipin e parë me një gol në barazimin 1-1 të PSG-së me Toulouse të shtunën, ku ai dukej se tregonte se e ardhmja e tij, të paktën për disa muajt e ardhshëm, do të ishte në kryeqytetin francez.

    Por pas thashethemeve për një kohë të gjatë që Real Madridi po përgatit një ofertë prej 120 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij këtë verë, PSG thuhet se ka caktuar një çmim të lartë për 24-vjeçarin, përcjellë KosovaPress

    Sipas gazetës spanjolle “AS”, skuadra pariziene po mban shpresë për të rënë dakord për një kontratë të re me sulmuesin, kontrata e të cilit skadon në më pak se 12 muaj.

    Por megjithatë janë të gatshëm ta lënë atë të shkojë nëse oferta e duhur paraqitet nga gjigantët e La Liga-s.

  • PSG tronditë Realin, zbulon çmimin e Kylian Mbappes

    PSG tronditë Realin, zbulon çmimin e Kylian Mbappes

    Paris Saint Germain është gati të lërë Kylian Mbappen të largohet këtë verë, por vetëm nëse ndonjë skuadër është e gatshme të paguajë 250 milionë euro.

    Superylli e bëri rikthimin e tij në ekipin e parë me një gol në barazimin 1-1 të PSG-së me Toulouse të shtunën, ku ai dukej se tregonte se e ardhmja e tij, të paktën për disa muajt e ardhshëm, do të ishte në kryeqytetin francez.

    Por pas thashethemeve për një kohë të gjatë që Real Madridi po përgatit një ofertë prej 120 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij këtë verë, PSG thuhet se ka caktuar një çmim të lartë për 24-vjeçarin, përcjellë KosovaPress

    Sipas gazetës spanjolle “AS”, skuadra pariziene po mban shpresë për të rënë dakord për një kontratë të re me sulmuesin, kontrata e të cilit skadon në më pak se 12 muaj.

    Por megjithatë janë të gatshëm ta lënë atë të shkojë nëse oferta e duhur paraqitet nga gjigantët e La Liga-s.

  • Ekskluzive: Meriton Korenica pritet t’i bashkohet skuadrës turke Manisa FK

    Ekskluzive: Meriton Korenica pritet t’i bashkohet skuadrës turke Manisa FK

    Futbollisti fantastik i Ballkanit, Meriton Korenica pritet të vazhdojë karrierën në futbollin turk.

    26 vjeçari do t`i bashkohet klubit Manisa, pas dy ndeshjeve që skuadra e Ballkanit do t’i zhvillojë përballë Bate Borisov në kuadër të Play Offit në Konferencë Ligë.

    Sipas burimeve të ATV SPORT, ka qenë Nderim Nexhipi, drejtori aktual i Manisës ai i cili e ka bindur mesfushorin me tipare sulmuese të vazhdojë karrierën në Turqi.

    Kur jemi te Nexhipi, kujtojmë që ai për dy vite ishte drejtor edhe te klubi i Ballkanit.

    Përndryshe, Meriton Korenica do të bëhet shitja e dytë e Ballkanit këtë merkato. Më parë nga klubi Kampion i Kosovës është shitur edhe sulmuesi Albion Rrahmani.

    22 vjeçari Albion Rrahmani u transferua në futbollin rumun te skuadra Rapid Bukuresht për 600 mijë euro.

  • ​Brahimi kërkon dorëheqjen e Bordit të Federatës së Boksit, përgjigjet Krasniqi

    ​Brahimi kërkon dorëheqjen e Bordit të Federatës së Boksit, përgjigjet Krasniqi

    Kombëtarja e Kosovës në boks ka mbetur pa trajner pasi Besim Brahimi ka dhënë dorëheqje. Këtë vendim Brahimi thotë se e mori për shkak se ka pasur ndërhyrje direkte nga kryetari i Federatës së Boksit Enver Krasniqi në përzgjedhjen e boksierëve për garat ndërkombëtare, por edhe për shkak të mos pagesës me pagë të rregull.

    Ai ka thënë për KosovaPress ndërhyrje të tilla nuk mund t’i pranojë në punën e tij nga ana e bordit të federatës dhe se kjo ka sjellë deri në vendimin për dorëheqjen e tij.

    “Presidenti i Federatës së Boksit të Kosovës më është përzier në shumë gjëra, edhe në përzgjedhje. Jam kapërdirë për hatër të boksit, por janë disa gjëra që edhe nuk mundesh më të kapërdihesh dhe pak edhe jam lodhur sepse të punosh për shtatë vite pa pagë, unë e kam bërë këtë. Ne edhe si familje kemi bërë shumë edhe për shtetin e Kosovës, mirëpo jam lodhur në këtë aspekt për shkak se nuk është e drejtë një selektor të punojë pa pagë…Mëditje vetëm kur shkon në ndonjë Kampionat Evropian apo Botëror.”, tha Brahimi.

    Tutje Brahimi ka thënë se kryetari i Federatës së Boksit Enver Krasniqi, ka caktuar edhe emrat e boksierëve që duhet të marrin pjesë në kampionate evropiane e botërore.

    “Kishim për të shkuar në Kampionat Botëror NË Indi, që nuk na lejuan dhe u vendos që të shkojnë vetëm dy boksierë dhe vendosa që t’i dërgojë dy vëllezërit Bajoku, desha ta dërgojë edhe Patriot Behramin, këta tre sepse këta janë që kanë përvojë më të madhe, thanë jo vetëm dy, pastaj në dy ditët e fundit ma sollën një boksier tjetër që i mirë është edhe ai djalë, mirëpo nuk është më i mirë se Patriot Behrami, nuk ka eksperiencë dhe më thanë ;këtë duhet ta marrësh, bordi ka vendosur’. Thash bordi nuk mund të përzihet në punët e mia.”, deklaroi Brahimi.

    Por, kryetari i Federatës së Boksit, Enver Krasniqi ka mohuar të ketë pasur ndërhyrje nga ana e tij në përzgjedhjen e boksierëve, derisa ka thënë për KosovaPress se Brahimi dëshironte që vetëm boksierët e klubit të tij ta përfaqësonin Kosovën në arenën ndërkombëtare.

    Ndërsa sa i përket pagës, Krasniqi ka thënë se bordi ka paraparë që trajnerët mund të paguhen ose të marrin mëditje vetëm nëse ka donatorë nga jashtë.

    “Dëshira e tij, sa kemi vërejtur kohëve të fundit ka qenë që vetëm klubi i tij ta përfaqësojë Kosovën. Ne në bord kemi vendosur që selektori duhet të jetë selektor i të gjithë Kosovës, jo i vetëm një ekipi…Kemi ankesa prej boksierëve të klubeve të tjera që pyesin ‘pse ne jo’, kështu që duhet dhënë secilit nga një shans…Pagat me kontratë nuk kemi. Nëse kemi donatorë të jashtë, edhe në bord edhe në vendim e kemi që do t’iu japim paga apo mëditje. Derisa Ministria e Sportit mjetet që na i ndanë, i ndanë vetëm për gjërat që i parasheh ajo, ushtrime, udhëtime jashtë vendit të sportistëve dhe trajnerëve, kurse paga nuk lejon të jepen, prandaj ne nuk guxojmë t’i japim pagë atij ”, theksoi Krasniqi.

    Brahimi ka paralajmëruar se në drejtim të tij dhe të boksierëve ka ardhur një ofertë nga Maqedonia e Veriut dhe se mund të marrin vendim që të largohen nga Kosova për ta përfaqësuar këtë shtet.

    “Nëse ky bord, ky president nuk e bëjnë një ndryshim, ose të sjellin të ardhura ose të japin dorëheqje nga kjo punë, unë mund t’i marr sportistët dhe të shkojë për Maqedoninë të boksojë sepse na kanë ofruar pagë shumë të mirë edhe sportistëve edhe mua.”, theksoi Brahimi.

    Sa i përket kësaj çështje, kryetari i Federatës së Boksit thotë se ky është një vendim i trajnerit dhe se mund të bëjë çfarë të dojë.

    “Ai është vendim i tij dhe nëse mendon të shkojë, le të shkojë nuk është problem. Unë mendoj që në Kosovë ka të rinj që janë duke e ndjekur këtë rrugë të sportit dhe sporti as nuk ka filluar as atëherë në ish-Jugosllavi me Mehmet Bugujevcin dhe as nuk do të mbarojë me Besim Brahimin”, ka thënë Krasniqi.

    Pas këtyre zhvillimeve, Krasniqi ka bërë të ditur se së shpejti Bordi i Federatës së Boksit do të mblidhet për të emëruar trajnerin e ri të Kosovës.

  • ​Badallaj dhe Tarani shkojnë në çerekfinale në Kampionatin Evropian në Slloveni

    ​Badallaj dhe Tarani shkojnë në çerekfinale në Kampionatin Evropian në Slloveni

    Boksierët nga Kosova, Ensar Badallaj dhe Flori Tarani kanë fituar në të tetën e finales të Kampionatin Evropian për shkollat, i cili po mbahet në Maribor të Sllovenisë.

    Sipas Federatës së Boksit, në të tetën e finales në ring u paraqit në kategorinë 57kg, Ensar Badallaj kundër boksierit sllovak, Miklas Maximilian.

    Edhe pse humbi raundin e parë, Badallaj ndryshoi stilin në raundin e dytë, dhe fillojë të boksoi teknikisht duke dhënë goditje të pastra kundërshtarit e sidomos në raundin e tretë, ku e dërmoi kundërshtarin dhe me plot meritë u shpall fitues i këtij dueli.

    Më 22 gusht, ai bokson për medalje në çerekfinale kundër boksierit nga Izraeli, Kikis Orel, dhe në 60 kg.

    Flori Tarani boksoi kundër boksierit nga Kroacia, Vukoviq Niko dhe filloi me mençuri të udhëq luftën dhe fitoi dy raundet e para, edhe pse raundin e tretë e humbi, i mjaftuan dy raundet që të shpallet fitues dhe të kualifikohet në çerekfinale në luftë për medalje, ku do të boksojë me 22 gusht kundër bokserit nga Armenia, Karapetyan Arsen.