ATV

Category: SPORT

  • ​26 sportistë përfaqësojnë Kosovën në Lojërave Mesdhetare “Heraklion 2023”

    ​26 sportistë përfaqësojnë Kosovën në Lojërave Mesdhetare “Heraklion 2023”

    26 sportistë të pesë sporteve të ndryshme, do të përfaqësojnë Kosovën në edicionin e tretë të Lojërave Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023, të cilat prej 9 deri më 16 qershor mbahen në qytetin Heraklion të Greqisë.

    Sportistët vijnë nga sportet e volejbollit në rërë, basketbollit 3×3, hendbollit në rërë, not në ujëra të hapura dhe karate në rërë.

    Hendbolli në rërë, basketbolli 3×3 dhe karate në rërë përfaqësojnë për herë të parë vendin tonë në një ngjarje të tillë. Hendbolli merr pjesë me ekipin e meshkujve, ndërsa basketbolli 3×3 dhe volejbolli në rërë në të dyja konkurrencat.

    Dy notarët do të garojnë në disiplinën 5 km në ujëra të hapura, ndërsa dy karateistët në disiplinën kata individuale.

    Krahas sportistëve dhe trajnerëve, vollejbolli përfaqësohet edhe me gjyqtarin Valon Mustafa.

    Kosova për herë të parë u përfaqësua në LMR Patras 2019.

  • ​Milani refuzon ofertën e Chelseat për Kalulu

    ​Milani refuzon ofertën e Chelseat për Kalulu

    Bayern Munich po kërkon të marrë Pierre Kalulun për të zëvendësuar objektivin e Interit, Benjamin Pavard, por Milani thuhet se nuk ka ndërmend ta shesë francezin.

    “Nerazzurrët” kanë rënë dakord prej kohësh me Pavard, por gjigantët bavarez e kanë bërë të qartë se ata nuk do të nënshkruajnë transferimin e tij prej 32 milionë euro në kryeqytetin e Lombardisë derisa të sigurojnë një zëvendësim.

    Kalulu doli si një objektiv kyç për Bayernin, i cili shpreson të nënshkruajë me 23-vjeçarin në një marrëveshje huazimi me opsion të blerjes, por pak kohë ka mbetur deri në fund të afatit kalimtar veror.

    Siç raportohet nga Tuttosport , Milani nuk ka ndërmend të pranojë ofertën e bavarezëve për huazim dhe se do të ulej për të biseduar vetëm për një ofertë rreth 35 milionë euro.

    Stefano Pioli e konsideron mbrojtësin francez një pjesë thelbësore të skuadrës së tij dhe vonesa e interesit të gjigantit të Bundesligës e bën tepër të vështirë gjetjen e një zëvendësuesi.

  • ​Yakin e sheh Xhakën si pasues të tij në krye të Zvicrës

    ​Yakin e sheh Xhakën si pasues të tij në krye të Zvicrës

    Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin e ka lavdëruar maksimalisht mesfushorin Granit Xhaka për të cilin ka thënë se e sheh edhe si trajner të kësaj kombëtareje në të ardhmen.

    Në afatin kalimtar veror, Xhaka braktisi Arsenalin për të kaluar në Bundesligë të Bayer Leverkusen, skuadër me të cilën e ka nisur mjaftë mirë edicionin e ri.

    Transferimin e tij në Gjermani, Yakin e ka cilësuar si vendim të duhur për futbollistin nga Kosova, transmeton KosovaPress.

    Për më tepër, Yakin ka thënë se me cilësitë që posedon, Xhaka në të ardhmen mund të jetë trajner i Zvicrës.

    “Më vjen mirë për të gjitha opinionet dhe pikëpamjet e tij. Me njohuritë dhe përvojën që ka, nuk kam asnjë dyshim që Graniti mund të jetë një trajner i suksesshëm. Por ai nuk është i vetmi. Këtë e them edhe për Manuel Akanjin. Për mua ai është i paracaktuar të bëjë një karrierë trajneri.”, ka thënë Yakin.

    I pyetur se cilin prej kë tyre dy futbollistëve e sheh si pasues të tij, Yakinn tha:

    “Në një moment i besoj absolutisht të dyve.”.

    Ndryshe, më 9 shtator, Zvicra do të ballafaqohet me Kosovës në Prishtinë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

  • ​Kosovë-Zvicër, dalin në shitje biletat, këto janë çmimet

    ​Kosovë-Zvicër, dalin në shitje biletat, këto janë çmimet

    Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024, e cila zhvillohet më datë 9 shtator 2023, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, dalin në shitje sot në orën 13:00. Ato mund t’i blihen përmes platformës online.

    Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

    Ky është LINKU për blerjen e biletave.

  • Gjilani bëhet me pronarë të rinj

    Gjilani bëhet me pronarë të rinj

    Klubi i futbollit Gjilani tashmë edhe zyrtarisht ka pronarë të rinj. Gjilanit përmes një postimi, të martën ka njoftuar se klubi tashmë është në duart e grupit të ri të aksionarëve. Grupi i aksionarëve përfaqësohet nga Afrim Veliu, që është edhe president i ri i klubit.

    Fatlum Pireva, Qëndrim Demiri, Valmir Emini dhe Shaban Bajrami janë aksionarët e tjerë.

    Nga Gjilani është larguar Florim Zuka, që e bëri klubin prej më të mëdhenjve në Kosovë.

    Për një kohë Gjilani është përballur me krizë të thellë, që tashmë është kaluar.

    “Bordi i ardhshëm i klubit do të bëj një vlerësim të disa nismave për ta forcuar klubin, duke përfshirë zhvillimin e infrastrukturës, rritjen e akadamisë së klubit, ndërtimin e nje strukture kompetitive për ekipin e parë dhe afrimin edhe me të madh të tifozëve me klubin”, shkruan në komunikatën e Gjilanit.

  • Puthja i kushton shumë, Rubiales rrezikon 15 vjet suspendim nga futbolli

    Puthja i kushton shumë, Rubiales rrezikon 15 vjet suspendim nga futbolli

    FIFA do të bëjë presion që Luis Rubiales të përjashtohet nga futbolli për 15 vjet pasi vetë federata spanjolle tërhoqi mbështetjen e saj për të.

    Drejtuesit e federatës spanjolle i kërkuan Rubiales të jep dorëheqjen me efekt të menjëhershëm, duke thënë se sjellja e tij e papranueshme kishte shkaktuar dëm të rëndë në imazhin e futbollit spanjoll.

    Ky zhvillim pasoi me një kërcënim nga FIFA për të ndaluar ekipet kombëtare dhe klubet elitare të Spanjës nga garat ndërkombëtare nëse federata spanjolle refuzon të pranonojë dënimin e tyre për Rubiales, përcjellë KosovaPress.

    Burime të përfshira në procesin disiplinor kanë thënë për “Mail Sport” se FIFA po shtyn për një pezullim të Rubiales deri në 15 vjet, maksimumi i lejuar nga statutet e tyre. Kjo do t’i kishte lejuar ata të ndërmarrin veprime kundër kombëtareve dhe klubeve spanjolle nëse gjykimi kundërshtohet.

    Rubiales javën e kaluar iu dha një pezullim i përkohshëm 90-ditor nga FIFA, por mbajti kishte e federatës spanjolle, në pritje të rezultatit të një hetimi të brendshëm për sjelljen e tij me puthjen e Jenni Hermoso pas fitores së Spanjës në finale të Kupës së Botës ndaj Anglisë.

  • Super talenti Larson Ferati flet për ATV-në, pasi u ftua nga Xabi Alonso në ekipin e parë: Ndjenjë e papërshkruar

    Super talenti Larson Ferati flet për ATV-në, pasi u ftua nga Xabi Alonso në ekipin e parë: Ndjenjë e papërshkruar

    Super talenti i kombëtares së Kosovës U19, Larson Ferati është ftuar për herë të parë nga trajneri i ekipit Bayer Leverkusen, Xabi Alonso.

    Vet Ferati në një prononcim për ATV, ka deklaruar që është ndjenjë fantastike të stërvitet me ekipin e parë të Bayer Leverkusen.

    ‘Ndjenja ishte e papërshkruar me qenë nën urdhrat e një trajneri si Xabi Alonso, dihet se çfarë lojtari ka qenë. Jo vetëm për këtë por të luash me lojtarë si: Nadim Amiri, Robert Andrich, Amine Adli, plus edhe Granit Xhaka. Unë do të vazhdoj me ushtru fortë, sepse ky është vlerësim shumë i madh që më është bërë’ ka deklaruar 16 vjeçari.

    Kujtojmë që Ferati, vitin e kaluar nga skuadra FC e ligës ë parë në Kosovë, Phoenix, kaloi te Bayer Levekursen. /atvlive.tv

  • Usyk mposht Duboisin dhe mbron titujt e kampionit të botës

    Usyk mposht Duboisin dhe mbron titujt e kampionit të botës

    Boksieri Oleksandr Usyk e ka mposhtur Daniel Dubois në përballjen e sotme në Poloni në duelin e peshave të rënda.

    Usyk e mposhti Dubois me nokaut në raundin nëntë, duke i mbrojtur kështu me sukses titujt e botës.

    Ai i ka mbrojtur me sukses titujt WBO, IBF, IBO dhe WBA.

    Usyky nga 21 meçe , ka 21 fitore – 14 prej tyre me nokaut dhe asnjë humbje.

  • Zeneli largohet nga Reims, firmos për klubin e njohur turk

    Zeneli largohet nga Reims, firmos për klubin e njohur turk

    Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli është futbollisti i radhës shqiptarë që bëhet pjesë e futbollit të Turqisë.

    Zeneli është larguar nga skuadra franceze, Reims për të t’u transferuar tek klubi turk, Adana Demirspor, skuadër më të cilën kosovari ka firmosur kontratë trevjeçare.

    Adana Demirspor drejtohet nga legjenda holandeze Patrick Kluivert, derisa Zeneli do të luajë në sulm me portugezin Luis Nani.

  • Java e tretë në ‘Albi Mall’ Superligë, ndeshja kryesore Prishtina – Malisheva

    Java e tretë në ‘Albi Mall’ Superligë, ndeshja kryesore Prishtina – Malisheva

    Këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e tretë e ‘Albi Mall Superligës’ së Kosovës në futboll.

    Prishtina në kampin nacional në Hajvali do ta pres skuadrën e pamposhtur Malishevën, ky takim zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 17;00. Prishtina pas dy xhirove ka grumbulluar 4 pikë, kurse Malisheva pikët maksimale.

    Po nga ora 17-:00 të shtunën, Feronikeli 74 në Drenas e pret skuadrën e Gjilanit, skuadra nga Anamorava tashmë e ka marrë vetën pasi i ka gjetur sponsorët. Ndërkohë për Feronikelin 74, kjo është ndeshja e parë që e zhvillon në stadiumin e tij. Përndryshe Feronikeli në dy xhirot e para ka pësuar 2 humbje. Kurse Gjilani e ka zhvilluar vetëm një takim me Prishtinën, ndeshje e cila përfundoi pa fitues.

    Te dielën zhvillohen edhe dy takime tjera, të cilat po ashtu luhen nga ora 17:00.

    Pasi stadium i tyre nuk i plotëson kushtet për ndeshje futbolli, Fushë Kosova si vendas do të luaj në Lipjan.

    Në stadiumin ‘Sami Kelmendi’, skuadra e drejtuar nga Burim Shala, do të takohet me skuadrën shumë përforcuar Llapin.

    Aktualisht Fushë Kosova, ka zhvilluar vetëm një ndeshje deri me tani dhe ka pësuar humbje 6:1 nga Malisheva.

    Në sfidën tjetër Dukagjini takohet me Lirinë, të dyja skuadrat në dy xhirot e para nuk kanë arritur të marrin fitore dhe do të mundohen që ti arkëtojnë pikët e plota.
    Kujtojmë që ndeshja derbi Drita – Ballkani është shtyrë përshak të angazhimit të klubit nga Suhareka në garat evropiane. /atvlive.tv