ATV

Category: SPORT

  • Kryeministri Kurti vizitoi Kombëtaren e Kosovës: Emocionet e gëzimet që na jepni na mbajnë optimistë për të ardhmen

    Kryeministri Kurti vizitoi Kombëtaren e Kosovës: Emocionet e gëzimet që na jepni na mbajnë optimistë për të ardhmen

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në shoqëri të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zv/ministres Daulina Osmani kanë qëndruar sot për vizitë në kampin e Kombëtares së Kosovës.

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, duke e falënderuar të parin e ekzekutivit për vizitën ka shprehur mirënjohjen e tij në emër të FFK-së për mbështetjen që institucionet shtetërore po i japin ekipit kombëtar dhe në përgjithësi futbollit të Kosovës.

    “Kryeministri është motivues i madh dhe është njeri i aksionit, prandaj e kemi parë të arsyeshme që ai si kreu i qeverisë të vjen sot për vizitë dhe të japë mesazhin e tij frymëzues për të ecur përprara së bashku”, ka thënë Ademi.

    Ndërkaq, kryeministri i Republikës ka falënderuar futbollistët dardanë dhe stafin e kombëtares në përgjithësi për punën e mirë dhe për emocionet e papërshkrueshme që i japin popullit të Kosovës.

    “Ju vazhdimisht në ndeshjet e kaluara na keni sjell emocione por ethe. Janë emocione të paharrueshme dhe gëzime të cilat na mbajnë optimistë për të ardhmen. Ju dëshiroj shumë sukses në dy ndeshjet në vijim. E di se me Zvicrën e keni më vështirë edhe për arsye objektive. por besoj se me mbështetjen e ministrisë, me trajnerët që keni dhe me punën ekipore e ushtrimet që do të bëni në këto ditë do të keni mjaftueshëm energji që edhe në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ më 9 shtator por edhe më 12 shtator kundër Rumanisë të jepni maksimumin dhe të merrni rezultatin që të gjithë e presin me aq dëshirë. Faleminderit gjithsecilit për gjithë këtë kontribut, i cili nuk është vetëm sportiv por është edhe popullor sepse jo vetëm njerëzit që përcjellin sportin ju ndjekin. Juve ju ndjekin krejt njerëzit që e duan Kosovën”, ka theksuar para futbollistëve kryeministri Kurti.

    Në emër të ekipit kombëtar kryeministrin me bashkëpunëtorët e tij i ka falënderuar kapiteni Amir Rrahmani. “Faleminderit për përkrahjen ndaj ekipit kombëtar dhe ndaj federatës. Shpresoj që edhe në të ardhmen kontributi dhe ndihma e institucioneve për rritjen e futbollit nuk do të mungojë”, ka thënë kapiteni i Dardanëve.

    Ndërkaq, ministri Hajrulla Çeku premtoi se institucionet do të vazhdojnë të qëndrojnë përkrah futbollit dhe ekipit kombëtar. “Ju jeni të vetëdijshëm për rëndësisnë e këtyre dy ndeshjeve dhe ne jemi këtu për t’iu ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme si shtet e si institucione, jo vetëm zyrtarisht por edhe moralisht e me zemër. E keni një shtet dhe shoqëri të tërë mbrapa. Edhe jemi krejt me juve. Dijeni se po e përfaqësoni më shumë se një ekip dhe një sport. Këtu e kemi një gjasë të madhe për të ecë përpara dhe duhet ta shfrytëzojmë. Faleminderit të gjithëve për kontributin që e jepni për shtetin”, ka thënë Çeku.

  • ​Kurti futbollistëve: E di se me Zvicrën e keni më vështirë

    ​Kurti futbollistëve: E di se me Zvicrën e keni më vështirë

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në shoqëri të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zv/ministres Daulina Osmani kanë qëndruar sot për vizitë në kampin e Kombëtares së Kosovës në hotel “Emerald”.

    Presidenti Agim Ademi duke e falënderuar të parin e ekzekutivit për vizitën ka shprehur mirënjohjen e tij në emër të FFK-së për mbështetjen që institucionet shtetërore po i japin ekipit kombëtar dhe në përgjithësi futbollit të Kosovës.

    “Kryeministri është motivues i madh dhe është njeri i aksionit, prandaj e kemi parë të arsyeshme që ai si kreu i qeverisë të vjen sot për vizitë dhe të japë mesazhin e tij frymëzues për të ecur përpara së bashku”, ka thënë presidenti Ademi.

    Ndërkaq, kryeministri i Republikës ka falënderuar futbollistët dardanë dhe stafin e kombëtares në përgjithësi për punën e mirë dhe për emocionet e papërshkrueshme që i japin popullit të Kosovës.

    “Ju vazhdimisht në ndeshjet e kaluara na keni sjell emocione por ethe. Janë emocione të paharrueshme dhe gëzime të cilat na mbajnë optimistë për të ardhmen. Ju dëshiroj shumë sukses në dy ndeshjet në vijim. E di se me Zvicrën e keni më vështirë edhe për arsye objektive. por besoj se me mbështetjen e ministrisë, me trajnerët që keni dhe me punën ekipore e ushtrimet që do të bëni në këto ditë do të keni mjaftueshëm energji që edhe në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ më 9 shtator por edhe më 12 shtator kundër Rumanisë të jepni maksimumin dhe të merrni rezultatin që të gjithë e presin me aq dëshirë. Faleminderit gjithsecilit për gjithë këtë kontribut, i cili nuk është vetëm sportiv por është edhe popullor sepse jo vetëm njerëzit që përcjellin sportin ju ndjekin. Juve ju ndjekin krejt njerëzit që e duan Kosovën”, ka theksuar para futbollistëve kryeministri Kurti.

    Në emër të ekipit kombëtar kryeministrin me bashkëpunëtorët e tij i ka falënderuar kapiteni Amir Rrahmani.

    “Faleminderit për përkrahjen ndaj ekipit kombëtar dhe ndaj federatës. Shpresoj që edhe në të ardhmen kontributi dhe ndihma e institucioneve për rritjen e futbollit nuk do të mungojë”, ka thënë kapiteni i Dardanëve.

    Ndërkaq, ministri Hajrulla Çeku premtoi se institucionet do të vazhdojnë të qëndrojnë përkrah futbollit dhe ekipit kombëtar. “Ju jeni të vetëdijshëm për rëndësisnë e këtyre dy ndeshjeve dhe ne jemi këtu për t’iu ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme si shtet e si institucione, jo vetëm zyrtarisht por edhe moralisht e me zemër. E keni një shtet dhe shoqëri të tërë mbrapa. Edhe jemi krejt me juve. Dijeni se po e përfaqësoni më shumë se një ekip dhe një sport. Këtu e kemi një gjasë të madhe për të ecë përpara dhe duhet ta shfrytëzojmë. Faleminderit të gjithëve për kontributin që e jepni për shtetin”, ka thënë Çeku.

  • ​Kurti e Çeku u shkojnë në hotel futbollistëve të Kosovës: E keni shtetin prapa

    ​Kurti e Çeku u shkojnë në hotel futbollistëve të Kosovës: E keni shtetin prapa

    Pak ditë para ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës në Prishtinë, e vlefshme kjo për kualifikimet për në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, Kombëtarja e Kosovës ka nisur me përgatitjet dhe stërvitjen e saj.

    Lojtarët e kombëtares sot janë vizituar në hotelin ku po qëndrojnë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Ministrisë së Sportit, Hajrulla Çeku.

    Ky i fundit u ka thënë atyre se në këto ndeshje, por jo vetëm, duhet ta dinë që përfaqësojnë më shumë se sa një ekip ose një sport dhe se prapa tyre e kanë gjithë mbështetjen e shtetit, raporton KP.

    “Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që ka edhe kjo ndeshje, por edhe ajo e radhës. Ne jemi këtu për t’ua ofruar të gjithë mbështetjen si institucione, si shtet jo vetëm zyrtarisht por edhe moralisht, me zemër. Kështu që e keni gjithë shtetin prapa, gjithë shoqërinë prapa dhe jemi të gjithë me ju, kështu që dijeni që po përfaqësoni shumë më shumë se sa një ekip ose një sport edhe me gjithë zemër do të jemi me ju në dy ndeshjet e ardhshme, por natyrisht edhe më shumë se kaq”, ka thënë Çeku.

    Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës zhvillohet të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

  • Xhaka grumbullohet me Zvicrën bashkë me Ardon Jasharin, Shaqirit i humbin valixhet

    Xhaka grumbullohet me Zvicrën bashkë me Ardon Jasharin, Shaqirit i humbin valixhet

    Kombëtarja e Zvicrës po përgatitet për dy ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian ndaj Kosovës dhe Andorrës në Valais. Lojtarët u grumbulluan në kampin kombëtar të hënën.

    Ata kanë udhëtuar nga vende të ndryshme, varësisht nga ekipet respektive evropiane nëpër të cilat luajnë, transmeton KosovaPress.

    Siç bënë të ditur gazeta “Blick”, në hotelin e ekipit i fundit ka mbërritur Granit Xhaka. Kapiteni kishte me vete pasardhësin e tij ndoshta të ardhshëm, Ardon Jashari. Pas dy ftesave nga U-21, Jashari u thirr në kombëtaren A për herë të parë këtë vit.

    Xherdan Shaqiri ka marrë rrugën më të gjatë. Ai udhëtoi për në Valais nëpërmjet Uashingtonit. Megjithatë, ai përfundoi duke mbërritur pa asnjë valixhe. Kjo për shkak të ndryshimeve të shumta, bagazhi nuk arriti në Cyrih.

  • ​“Dardanët” nisin sot stërvitjet për ndeshjen me Zvicrën

    ​“Dardanët” nisin sot stërvitjet për ndeshjen me Zvicrën

    Dita e shtunë do të jetë ndeshja e shumë pritur e tifozëve të futbollit në Kosovës pasi “Dardanët” do të ballafaqohen me Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian “EURO 2024”.

    Grumbullimi i lojtarëve nën urdhrat e trajneri Primizh Gliha kanë filluar nga dita e hënë, ndërsa sot do të zhvillohet stërvitja e parë.

    Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Kombëtarja e Kosovës sot e zhvillon stërvitje në orën 19:00 në Kampin Nacional në Hajvali, raporton KP.

    Ndërkaq, stërvitja e paradites e Kombëtares U21, e paraparë të mbahet në Obiliq, është zhvendosur në Kampin Nacional në Hajvali në orën 10:00, kurse stërvitja e pasdites do të mbahet në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, në orën 17:30.

  • Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha: Lojtarët duhet të vdesin në fushë për ekipin kombëtar

    Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha: Lojtarët duhet të vdesin në fushë për ekipin kombëtar

    Përgatiti: Zeqir Hasani

    Në një konferencë të mbajtur për media në hotel ‘Emerald’, Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha ka thënë se futbollistët duhet të jenë gati dhe të vdesin në fushë për vendin e tyre.

    “Ne duhet të jemi gati edhe të vdesim në fushë, pasi luajmë për ekipin kombëtar dhe për një futbollist profesionist, nuk ka gjë më të rëndësishme. Nuk luajmë për para, por për dinjitet dhe duhet ta tregojmë në fushë këtë”, tha Gliha.

    Gliha po ashtu ka treguar edhe arsyen pse e ka ftuar vetëm një futbollistë të Albi Mall Superligë dhe tregoi që kishte në plan të ftonte Emerallahun.

    “Ne kishim në plan grumbullimin e Emërllahut, por ai u lëndua”, Ka dallim mes Superligës së Kosovës dhe ligave tjera, këtu ritmi është më I ngadaltë. Sa i përket Edvin Kuq në do të shohim në të ardhmen nëse na duhet edhe mund ta ftojmë”, u shpreh Gliha.

    Kurse Menaxheri I kombëtares Barjam Shala para gazetarëve ka folur edhe për Arbnor Mujën, futbollistin mitrovicas që iu bashkua së fundmi Shqipërisë.

    Shala ka deklaruar se FFK ka bërë gjithçka që ai të jetë pjesë e Kosovës, por ishte dëshira e lojtarit që të luajë për Shqipërinë.

    Kujtojmë që me datën 9 shtator Kosova do të përballet me Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe tre ditë me pas udhëton në Bukuresht për të zhvilluar ndeshjen me Rumaninë.

    Aktualisht ‘Dardanët’ pasi 4 ndeshjeve të zhvilluara renditen në vendin e pestë me vetëm katër pikë.

  • Kelmendi: Si trajnere po i shijoj më shumë sukseset e xhudos

    Kelmendi: Si trajnere po i shijoj më shumë sukseset e xhudos

    Majlinda Kelmendi ka filluar të jap rezultate impresionuese tashmë edhe si trajnere e xhudos.

    Nën drejtimin e saj dhe të Driton Kukës, xhudistët kosovarë fituar tetë medalje të arta individuale si dhe u shpallën kampion ballkanik në garën ekipore.

    Këto suksese Kelmendi tha për KosovaPress se ishin duke i pritur, por që edhe u befasuan nga disa prej xhudistëve të rinj.

    “Realisht për ditën e djeshme, në gara individuale, ka shkuar më mirë se sa e kemi pritur. Sigurisht qe prej Lorianës, Akilit, Distrisë kemi pritur medalje të arta, mirëpo Muhamedin Veseli edhe Dion Sharapolli na kanë befasuar për të mirë, kjo tregon që në xhudon e Kosovës do të dalin në të ardhmen edhe emra të rinj. Kështu që në përgjithësi ka shkuar jashtëzakonisht mirë. Jemi kënaqur, garat ekipore në përgjithësi janë me adrenalinë, shumë interesant, kështu që ka qenë atmosferë jashtëzakonisht e mirë, garuesit kanë qenë jashtëzakonisht të motivuar”, tha Kelmendi.

    Ajo shtoi se garuesit u motivuan shumë nga fakti se kjo garë u zhvillua në Kosovë, e posaqërisht në qytetin e Pejës.

    “Sigurisht që po, nëse Kampionati Ballkanik do të ishte mbajtur në ndonjë shtet tjetër jam e sigurt që asnjëri prej garuesve nuk do të kishte shprehur vullnet të marrë pjesë, por, përderisa është mbajtur në Kosovë, në qytetin tonë, në qytetin e Pejës, secili ka qenë i gatshëm të marrë pjesë për vet faktin që ndoshta janë familjarët këtu, janë bashkëqytetarët, kështu që me kënaqësi kanë marrë pjesë.”, thekso Kelmendi.

    Tutje, Kelmendi theksoi se tani do të përgatiten për Kampionatin Evropian të xhudos që zhvillohet po ashtu në Kosovë në muajin dhjetor dhe se aty synojnë suksese të tjera.

    “Po besoj që po, jemi duke punuar intensivisht, jemi duke u përgatitur në maksimum edhe Kampionati Evropian do të jetë jashtëzakonisht i fortë. Presim shumë më shumë njerëz të vijnë, ta shohin garën, do të jetë shumë interesant, do të marrin pjesë yjet botërore, kështu që po besojmë që do të kemi sukses edhe atje.”, shtoi më tutje ish-kampionia olimpike.

    Ajo thekson se për dallim nga koha kur garonte dhe e kishte presionin e fitimit të medaljeve, tani si trajnere po e shijon shumë më shumë këtë sport.

    “Sigurisht që po, po e shijoj në maksimum. Si garuese kam pasur shumë stres, shumë ngarkesë dhe presion, ndoshta për vet faktin që të gjithë shqiptarët presin që Majlinda të jetë e para, kështu që tani si trajnerë po e shijojë shumë më shumë.”, tha në fund ajo.

  • Berisha thotë se “Dardanët” do ti presin me koreografi dhe duartrokije Xhakën e Shaqirin

    Berisha thotë se “Dardanët” do ti presin me koreografi dhe duartrokije Xhakën e Shaqirin

    E shtuna e ardhshme e 9 shtatorit, do të zbresë në fushë, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, kombëtaren dardane dhe Zvicrën, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e kampionatit europian, “Euro 2024”.

    Brenda 5 orëve, biletat në dispozicion, jo vetëm për të parë nga afër këtë ndeshjes të kombëtares, por edhe yjet shqiptarë të kombëtares zvicerane, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, janë shitur të gjitha.

    Por si do të priten në tokën dardane, Xhaka e Shaqiri? Dhe a është menduar dicka speciale për ta?

    “Përgatitjet për Kosovën janë gjithmonë në atë nivelin e vet sepse kur luan kombëtarja jonë, ne nuk veçojmë dikë. Mund ta veçojmë ndonjë shtet mik si Amerikën, Anglinë, pse Gjermaninë, për të tjera nuk kemi diçka të veçantë që duhet ta veçojmë këtë ndeshje me Zvicrën. Ndeshja me Zvicrën është me rëndësi për Kosovën sepse kemi çaluar ne rezultate, përndryshe nuk do të thoja që është ndonjë ndeshje e veçantë. Zvicra përveç që është një shtet që ka votuar kundër Kosovës në pranimi në UEFA dhe FIFA, nuk e shoh që është diçka e veçantë”, u shpreh drejtuesi i “Dardanëve”, Lul Berisha.

    Berisha thotë se interesi për këtë ndeshje ishte i madh, por sipas tij për të parë jo vetëm Kosovën, por edhe Zvicrën e yjet e saj.

    Kosovë-Zvicër, përtej patriotizmit, a do të jetë një ndeshje e luajtur në fushë?

    “Ne do t’i duartrokasim sepse janë pjesë e kombit tonë, janë shqiptar, janë të Kosovës, do t’i duartrokasim aq sa është mundësia jonë, përndryshe ne duhet të luftojmë me ta në fushën e blertë, lojtarët tanë po mendoj…Koreografitë nuk zbulohen në të gjithë botën, kjo është ligj. Po, do të ketë, unë besoj që do të jetë shumë e veçantë, por do të jetë për Kosovën dhe për shqiptarët, jo për dike special”, përfundoi Berisha.

  • ​Ballkani mëson kundërshtarët e grupit në Ligën e Konferencës

    ​Ballkani mëson kundërshtarët e grupit në Ligën e Konferencës

    Është hedhur shorti për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, pjesë e së cilës, për vitin e dytë me radhë është edhe skuadra kosovare Ballkani.

    32 skuadrat e ndara në katër vazo, u bazuan në renditjen e koeficienteve të klubeve.

    Pjesë e shortit ishin edhe ekipe të njohura si Dinamo Zagreb, Eintracht Frankfurt, Lille, Aston Villa, Fenerbahce, Besiktas, Fiorentina dhe kampioni i Kosovës, Ballkani.

    Kampioni i Kosovës u tërhoq në Grupin C, së bashku me Dinamo Zagrebin, Astana dhe Viktoria Plzen.

    Faza e grupeve luhet të enjten nga 21 shtatori deri më 14 dhjetor, duke filluar në orën 18:45 dhe 21:00.

  • ​Komiteti Paralimpik i Kosovës anëtarësohet në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar

    ​Komiteti Paralimpik i Kosovës anëtarësohet në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar

    Komiteti Paralimpik i Kosovës tashmë është bërë pjesë e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar me të drejta të plota.

    Ky po konsiderohet të jetë një hap gjigant për sportistët me aftësi të kufizuara që tani e tutje do ta kenë mundësinë që të garojnë në kampionate botërore dhe evropiane.

    Pranimi i Kosovës në Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar u bë më datën 9 gusht 2023 në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar me përkrahjen e të gjitha shteteve anëtare, përveç Serbisë që votoi kundër.

    Me këtë rast, presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini, tha në konferencë për media se ky hap gjigant është një arritje e jashtëzakonshme që hap dyertë e sportistëve të kësaj kategorie drejtë sukseseve ndërkombëtare, gjë e cila deri më tani ishte e pamundur të bëhej, me Lojërat Olimpike “Parisi 2024ë”, si synimin e parë.

    Ndërsa, zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë ,Rini dhe Sport, Daulina Osmani, tha se kjo është një arritje historike për Komitetin Paralimpik të Kosovës, pasi përveç anës sportive, kjo mundëson edhe përfitime të ndryshme financiare nga organizatat ndërkombëtare që mbështesin këtë kategori.

    Ajo shtoi se mbështetja e kësaj ministrie për Komitetin Paralimpik, do të rritet në vazhdimësi, sidomos për të pasur përfaqësim sa më dinjitoz në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

    Ndryshe, në Lojërat Olimpike që mbahen vitin e ardhshëm në Paris, Kosova do të përfaqësohet nga dy sportistë paralimpik, Grevist Bytyqi dhe Vjoillca Hoxha.