ATV

Category: SPORT

  • ​Sot merret vendimi nëse Kosova do t’i organizojë Lojërat Mesdhetare 2030

    ​Sot merret vendimi nëse Kosova do t’i organizojë Lojërat Mesdhetare 2030

    Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) mbahet sot në Heraklion të Greqisë.

    Në njërën nga pikat e shumta të rendit të ditës, është edhe kandidatura zyrtare e Kosovës për të organizuar Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.

    Për kamdidaturën e Kosovës me titullin “Prishtina 2030” pritet që asambleja të diskutojë rreth orës 15:00.

    Kosova shihet si njëra nga kandidaturat më serioze për ta fituar organizimin e kësaj ngjarje sportive në të cilën marrin pjesë 26 shtete nga tri kontinente, ndërsa Kosova shpreson që të marrë votën pro së paku nga 14 prej tyre.

    Para se të vije tek procedura e votimit, kjo asamble pritet që ta ndryshoj pikën 7 të rregullores së tyre e cila ua ndalon shteteve që nuk kanë dalje në det të bëjë organizimin e këtyre lojërave, raporton KosovaPress.

    Fjalinë kryesore në prezantimin e kandidaturës së Kosovës do ta ketë Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti.

    Megjithëse kanë preferuar të mos deklarohen para se votimi të ndodh, drejtuesit e KOK ut prapa kamerave janë shprehur të bindur se Kosova do të dal triumfuese nga kjo asamble dhe do ta fitojë organizimin e Lojërave Mesdhetare.

    I pranishëm në këtë asamble do të jetë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku dhe atë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

  • Garat çikliste, Policia njofton për ndërprerje të përkohshme të disa akseve rrugore gjatë 3 ditëve

    Garat çikliste, Policia njofton për ndërprerje të përkohshme të disa akseve rrugore gjatë 3 ditëve

    Policia e Kosovës ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të përkohshme të disa akseve rrugore përfshirë edhe në autostraën “Ibrahim Rugova” dhe “Arbër Xhaferi”, për shkak të garave ndërkombëtare çiklistike, të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Kosovës ”TOUR OF KOSOVO 2023’’.

    Këto gara do të mbahen me datën 7, 8 dhe 9 shtator.

    Ky është orari i garës, kur pritet të ketë ndërprerje të akseve rrugore:

    Etapa e parë; më datë 07.09.2023, nga ora 12:00, gara fillon nga sheshi “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, përgjatë 5 km.-ve të para gara do të jetë e mbyllur deri në vijën zyrtare të startit ku do të jetë në Veternik tek pompa e benzinës,’ në anën e djathtë ku do të fillojë gara në drejtim të Bardhoshit ( Gazimestan) do të kalojë përgjatë transitit në Fushë Kosovë – “Kroni Mbretit”- Malishevë – Suharekë – Prizren –Morinë ( kufiri me Shqipëri), kthimi majtas në drejtim të Prizrenit – Suharekë – Duhle ku është përcaktuar finishi i garës para rrethrrotullimit “Qafë Duhël Suharekë”, 500 metra para daljes nga autostrada “Prizren-Prishtinë”. Gajtësia e garës është 149 km.

    Etapa e dytë; më datë 08.09.2023 prej orës 11:00, gara do të fillojë nga kufiri (Morinë),Prizren – Suharekë- Fushë Kosovë, kthimi djathtas për Ferizaj – Kaçanik dhe përfundimi në Han të Elezit me gjatësi të përgjithshme 147 km.

    Etapa e tretë ; më datë 09.09.2023, prej orës 11:00 deri 15:00, gara do të fillojë nga Hani i Elezit – Kaqanik-Ferizaj – Bardhosh (Gazimestan te Unaza) – Fushë Kosovë (Tranzit)- Komoran – Kroni Mbretit – Malishevë-Suharekë-Prizren – Morinë (kufiri me Shqiperinë) ku edhe është përfundimi garës ( 5 km., afër kufirit

    Njoftimi i plotë:

    Për shkak të garave çiklistike, do të ketë bllokim/ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve në disa rrugë/autostrada

    Prishtinë, më 7 shtator 2023

    Referuar planifikimeve për zhvillimin e garave ndërkombëtare çiklistike, të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Kosovës ”TOUR OF KOSOVO 2023’’ në çiklizëm rrugorë e cila do të mbahet më datat 7-8-9 shtator 2023, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e saj planifikuese dhe operacionale me qëllim të mbarëvajtjes së kësaj gare.

    Policia e Kosovës ka hartuar planin operacional ku pjesë e tij është edhe ndërprerja e përkohshme e disa akseve rrugore përfshirë autostradat “Ibrahim Rugova” dhe “Arbër Xhaferi’’ përderisa zhvillohen garat në të cilat pritet të marrin pjesë edhe ekipe ndërkombëtare.

    Itinerari i garës sipas Federatës së Çiklizmit të Kosovës ku parashihet ndërprerja e përkohshme e qarkullimit të trafikut është si vijon;

    Etapa e parë; më datë 07.09.2023, nga ora 12:00, gara fillon nga sheshi “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, përgjatë 5 km.-ve të para gara do të jetë e mbyllur deri në vijën zyrtare të startit ku do të jetë në Veternik tek pompa e benzinës,’ në anën e djathtë ku do të fillojë gara në drejtim të Bardhoshit ( Gazimestan) do të kalojë përgjatë transitit në Fushë Kosovë – “Kroni Mbretit”- Malishevë – Suharekë – Prizren –Morinë ( kufiri me Shqipëri), kthimi majtas në drejtim të Prizrenit – Suharekë – Duhle ku është përcaktuar finishi i garës para rrethrrotullimit “Qafë Duhël Suharekë”, 500 metra para daljes nga autostrada “Prizren-Prishtinë”. Gajtësia e garës është 149 km.

    Etapa e dytë; më datë 08.09.2023 prej orës 11:00, gara do të fillojë nga kufiri (Morinë),Prizren – Suharekë- Fushë Kosovë, kthimi djathtas për Ferizaj – Kaçanik dhe përfundimi në Han të Elezit me gjatësi të përgjithshme 147 km.

    Etapa e tretë ; më datë 09.09.2023, prej orës 11:00 deri 15:00, gara do të fillojë nga Hani i Elezit – Kaqanik-Ferizaj – Bardhosh (Gazimestan te Unaza) – Fushë Kosovë (Tranzit)- Komoran – Kroni Mbretit – Malishevë-Suharekë-Prizren – Morinë (kufiri me Shqiperinë) ku edhe është përfundimi garës ( 5 km., afër kufirit.

  • Këto janë vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

    Këto janë vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

    Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 06.09.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së trtetë – katërt të Albi Mall Superligës dhe xhiros së tretë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

    V E N D I M E:

    FC ”Prishtina”. Në minuten 34 të ndeshjes, tifozët vendas ”Plisat”, hudhin mjete piroteknike në fushën e lojës, me ç`rast demtohet fusha me bari natyral. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina – Malisheva dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

    KF ”Vushtrria ”. Në minuten e 25, tifozët e ekipit vendas, hudhin mjete piroteknike në fushën e lojës, për çka ndeshja ishste ndërprer për disa minuta, ndërkaq pas shënimit të golit të dytë të mysafirëve, simpatizuesit vendas prap hudhin mjete piroteknike dhe shishe PVC në fushën e lojës, për çka referi kryesor është detyruar ta zbrazë tribunën ku ishin të vendosur simpatizuesit vendas. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Vushtrria-Ulpiana. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 800 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

    Lojtari i ”Dinamo ”, Dardan Qerkini nr fanelle 6 dhe nr ID 003887M91. Në min 27, ndërhyrje nga prapa si lojtar i fundit në lojtarin kundershtar ku i pamundësohet mundësia e pastërt e shënimit të golit dhe ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Dinamo-Drenica. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

    Lojtari i KF ”Dinamo” , Elbasan Thaqi nr fanelle 5 dhe nr ID 001606M91. Në min 86, ndëshkohet me karton të kuq direkt për shkak të ndërhyrjes së pakontrrolluar ndaj lojtarit kundërshtar, ku i njëjti pranon gabimin dhe kërkon falje për gjestin e bërë dhe lëshon fushën në mënyrë sportive. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Dinamo-Drenica. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy)) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

    Drejtori sportiv i KF ”Dinamo”, Genc Hyseni nr ID 026379M83. Në min 27, pas ndëshkimit me karton të kuq të lojtarit D.Qerkini, drejtori sportiv Genc Hyseni fillon të shajë dhe ofendojë rëndë nga bankina me ç’rast gjyqtari kryesor e ndëshkon me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Dinamo-Drenica. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy) ndeshje të organizuara nga FFK.

    Lojtari i KF “ Sharri” , Besnik Brava nr fanelle 7 dhe nr ID 007596M0. Në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Dytë Lepenci-Sharri, ndëshkohet me karton të kuq (ofendim ndaj gjyqtarit). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

    Lojtari i KF “Tefik Çanga“, Thesar Ismaili nr e fanelle 20 dhe nr personal 1232029745. Në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Dytë, Opoja-Tefik Çanga , ndëshkohet me karton të kuq (kacafytje). Bazuar në nenin 46. paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

    Lojtari i KF “Drenica” , Getuar Istrefi nr fanelle 30 dhe nr ID 017282M08. Në ndeshjen e xhiros së dytë të Superligës së kadetëve Drenica-Ballkani, ndëshkohet me karton të kuq (ofendim ndaj gjyqtarit). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy)) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

    Lojtari i KF “2 Korriku“, Omer Rakovica, futbollist i KF 2 Korriku nr fanelle 14 dhe nr ID 014346M08. Në ndeshjen e xhiros së dytë të Superligës së kadetëve 2 Korriku-Ferizaj, ndëshkohet me karton të kuq (kacafytje e ndërsjellt). Bazuar në nenin 46, paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

    Lojtari i KF “Ferizaj”, Isuf Lalinovci nr fanelle 9 dhe nr ID 027258M07. Në ndeshjen e xhiros së dytë të Superligës së kadetëve 2 Korriku – Ferizaj, ndëshkohet me karton të kuq (kacafytje e ndërsjellt). Bazuar në nenin 46. paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

    Lojtari i KF “Ferizaj” , Patrik Jupa nr fanelle 7 dhe nr ID 022949M08. Në ndeshjen e xhiros së dytë të Superligës së kadetëve 2 Korriku-Ferizaj, ndëshkohet me karton të kuq (ofendim). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

    Lojtari i KF “Trepça”, Rinor Hasani nr fanelle 4 dhe nr ID 004560M05. Në ndeshjen e xhiros së dytë të Superligës së juniorëve Vjosa – Trepca, ndëshkohet me karton te kuq direkt (ndërhyrje). Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

    Lojtari i KF “ Flamurtari”, Ermal Nuza nr fanelle 20 dhe nr ID 003196M05. Në ndeshjen e xhiros së dytë të Superligës së juniorëve Ballkani-Flamurtari , ndëshkohet me karton të kuq direkt (ofendim). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

    Trajner i KF “Vushtrria“, Besart Cecelia nr ID 00378A, në ndeshjen e xhiros së dytë të Superligës së juniorëve Trepça’89-Vushtrria, ndëshkohet me karton të kuq (fyrje ndaj gjyqtarit). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy) ndeshje të organizuara nga FFK.

    Lojtari i KF “Drenica”, Gentrit Sadrijaj nr fanelle 23 dhe nr ID 006709M05. Në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës së Parë të juniorëve Drenica – Feronikeli 74 , ndëshkohet me karton të kuq (kacafytje e ndërsjellt). Bazuar në nenin 46. paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

    Lojtari i KF “Feronikeli 74“, Vlorian Cervadiku nr fanelle 11 dhe nr ID 006194M06 . Në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës së Parë të juniorëve Drenica – Feronikeli 74 , ndëshkohet me karton të kuq (kacafytje e ndërsjellt). Bazuar në nenin 46. paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

    Lojtarja e KFF ”Presingu”, Jeta Misini e nr fanelle 17 dhe nr ID 020103F04. Në ndeshjen e xhiros së dytë të Superligës së vajzave–grave KFF ”Kosova VR” – KFF ”Presingu”, ndërhyn në mënyrë të palejuar ndëshkohet me karton të verdhë dhe me pas bënë sjellje jo sportive (shtyen me dorë gjyqtarin kryesor) me ç’rast ndëshkohet me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy)) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

    Zyrtari i KFF ”Presingu” Granit Halili nr ID022311M88. Në ndeshjen e xhiros së dytë të Superligës së vajzave – grave KFF ”Kosova VR” – KFF ”Presingu”, pas një vendimi nga gjyqtari anësor Granit Haliti fillon me fjalë të rënda dhe kërcënuese ndaj gjyqtarit anësor dhe ndëshkohet me karton të kuq direkt. I njejti vazhdon me ofendime. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy) ndeshje të organizuara nga FFK.

    Drejtori sportiv i KF ”Prishtina e RE” , Sami Boroci nr personal 11749721052 . Në ndeshjen Vllaznia(P)-Prishtina e Re ndëshkohet me karton të kuq direkt (ofendim ndaj gjyqtarit kryesor). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy) ndeshje të organizuara nga FFK.

    Përfaqësuesit zyrtar i KF ”Dinamo” , Ridvan Ramadani nr ID 014544M66. Lëshim në protokolin e ndeshjes ku para fillimit të ndeshjes kur është dërguar faqja e parë e protokolit në FFK drejtori sportiv i KF ” Dinamo”, Genc Hyseni nuk ishte i evidentuar. Përfaqësuesi zyrtar i KF ”Dinamo”, ka lejuar evidentimin e tij në protokol pas përfundimit të ndeshjes. Sipas protokolit të ndeshjes Dinamo-Drenica. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika B të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore QORTIM.

    Delegati i ndeshjes Dinamo – Drenica , Arben Osmani. Në protokolin para fillimit të ndeshjes kur është nënshkruar nga dy përfaqësuesit zyrtar dhe delegati është dërguar faqja e parë e protokolit në FFK drejtori sportiv i KF ” Dinamo”, Genc Hyseni nr ID 026379M83 nuk ishte i evidentuar. Pasi që ndëshkohet me karton të kuq direkt nga gjyqtari kryesor për shkak të ofendimit nga bankina, nuk kishte të drejtë të ishte aty në perfundim të ndeshjes drejtori sportiv i KF ” Dinamo”, Genc Hyseni evidentohet në protokol që është në kundërshtim me rregullore. Sipas protokolit zyrtar te ndeshjes Dinamo Drenica. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika B të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore QORTIM.

    Përfaqesuesi zyrtar i KF ”Prishtina e Re” , Valon Hyseni nr ID 021060M85. Lëshim në protokolin e ndeshjës ku para fillimit të ndeshjes kur është dërguar faqja e parë e protokolit në FFK drejtori sportiv i KF ”Prishtina e Re”, Sami Boroci nuk ishte i evidentuar. Perfaqesuesi zyrtar i KF Prishtina e Re ka lejuar evidentimin e tij në protokol pas përfundimit të ndeshjes. Përfaqësuesi zyrtar i KF Prishtina e Re, ka lejuar evidentimin e tij në protokol pas përfundimit të ndeshjes. Sipas protokolit të ndeshjes Vllaznia (P) – Prishtina e Re. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika B të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore QORTIM.

    Delegati i ndeshjes Vllaznia P- Prishtina e Re, Osman Dragusha. Në protokol para fillimit të ndeshjes kur është nënshkruar nga dy përfaqësuesit zyrtar dhe delegatit është dërguar faqja e parë në FFK, drejtori sportiv i KF ”Prishtina e Re”, Sami Boroci me nr pers 1174971052 nuk ishte i evidentuar në protokol. Pasi që ndëshkohet me karton të kuq direkt nga gjyqtari kryesor për shkak të ofendimit nga bankina nuk kishte të drejtë të ishte aty, në perfundim të ndeshjes drejtori sportiv Sami Boroci evidentohet në protokoll që është në kundërshtim me rregullore. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Vllaznia P- Prishtina e Re. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika B të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore QORTIM.

    Hapje e Procedurës:
    FC ”Prishtina”. Në min 7 dhe 25 , tifo grupi “Plisat” , hedhin mjete piroteknike në fushë për këtë shkak gjyqtari kryesor ndërprenë ndeshjen per 1 min . Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Llapi-Prishtina dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC “Prishtina” . Afati datë 12.09.2023 ora 13:00.

    KËSHILLA JURIDIKE
    Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 06.09.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

    Prishtinë, datë 06.09.2023
    Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
    Kryetar: Metë Çeku

  • Basketboll/ Superliga nis më 22 shtator, shorti hidhet nesër

    Basketboll/ Superliga nis më 22 shtator, shorti hidhet nesër

    Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se, të enjten do të hidhet shorti për Superliga-t e Kosovës në basketboll.

    Në zyrat e FBK-së nga ora 11:00 do të bëhet hedhja e shortit për edicionin e ri të Prince Caffe Superligës, kurse nga ora 11:30 do të bëhet tërheqja e shortit për Superligën e Femrave.

    Edicioni i ri në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll do të fillojë më 22 shtator, ndërsa xhiroja e parë te femrat është më 6 tetor.

  • ​Rashkaj: Po nisem drejt Kosovës, shpresoj në rezultat pozitiv

    ​Rashkaj: Po nisem drejt Kosovës, shpresoj në rezultat pozitiv

    Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë arenë e përplasjes ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës në shtunën mbrëma, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian të futbollit që zhvillohet vitin e ardhshëm.

    Në këtë ndeshje, Kosova do të hyj nën urdhrat e trajneri të ri, Primozh Gliha i cili zëvendësoi francezin Alain Giresse, ndërsa stadiumi do të jetë i stërmbushur pasi brenda pak orësh i shitën të gjitha biletat që ishin në dispozicion, raporton KosovaPress.

    E në mesin e këtyre tifozëve do të jetë edhe ish-mesfushori i Kosovës, Anel Rashkaj. Vet Rashkaj ka zbuluar për KosovaPress se do të udhëtoj drejt Kosovës ekskluzivisht për ta parë këtë ndeshje.

    Rashkaj ka thënë se shpreson në rezultat pozitiv për Kosovën dhe sipas tij, nëse kjo ndodh, atëherë do të ishte shumë i rëndësishëm për rritjen e moralit të ekipit.

    “Po do të jem në “Fadil Vokrri” dhe shpresoj në rezultat pozitiv dhe në rast se e arrijmë një rezultat pozitiv do të ishte shumë i rëndësishëm për moralin e ekipit tonë”, ka thënë Rashkaj.

    Kujtojmë se Rashkaj jeton në Suedi, dhe nga atje udhëton që të jetë në përkrahje të “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”.

  • Lojtarët e Kosovës sot do të jenë në dispozicion të tifozëve

    Lojtarët e Kosovës sot do të jenë në dispozicion të tifozëve

    Kombëtarja e Kosovës sot do të zhvillojë stërvitjen e radhës me fillim nga ora 17:30 në Kampion Nacional në Hajvali.

    Ajo që do ta karakterizojë këtë seancë stërvitore është fakti që lojtarët do të jenë të hapur për t’u takuar me tifozët, për të bërë fotot e bashkëbiseduar me ta.

    Kështu ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare ku u bëhet thirrje tifozëve për të qenë prezent atje.

    Sot është dita për ta shfaqur dashurinë tuaj ndaj futbollit dhe Kombëtares së Kosovës. Ora: 17:30. Vendndodhja: Kampi Nacional në Hajvali Çfarë ka më të mirë sesa të shikosh talentin dhe pasionin e futbollistëve dardanë në aksion? Stërvitja e sotme do të jetë e hapur për publikun. Bëhuni pjesë e këtij momenti dhe pasuroni koleksionin tuaj të fotove me idhujt tuaj të futbollit! .Mos harroni të merrni nënshkrimet e futbollistëve të preferuar e të ndani këtë moment të veçantë me ta.”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

    Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon të shtunën kundër Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

  • ​Këto janë klubet e licencuara të basketbollit

    ​Këto janë klubet e licencuara të basketbollit

    Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë të ditur se ka licencuar të gjitha klubet e Superligës së Kosovës, edhe pse shumica prej tyre janë licencuar me kusht.

    Istogu, Bashkimi dhe Trepça janë pajisur me licencë të plotë, kurse klubet tjera me kusht

    Bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që dalin nga Statuti, si dhe bazuar në Nenin 4 të Rregullores për Licencim dhe Garim në FBK, më 06.09.2023, Bordi i FBK-së, pas shqyrtimit të aplikacioneve të klubeve nga Komisioni për Licencim, ka marrë vendim për licencimin e klubeve të Prince Caffe Superligës dhe Superligës së Femrave si në vijim:

    Klubet e Licencuara plotësisht:

    KB Istogu

    KBF Bashkimi

    KBF Trepça

    Klubet e Licencuara me kusht:

    KB Vëllaznimi

    KB Golden Eagle Ylli

    KB Trepça

    KB Sigal Prishtina

    KB Proton Cable Prizreni

    KB Bashkimi

    KB Peja

    KBF Peja 03

    KBF Prishtina

    KBF Penza

    11.KBF United Basketball

    Klubet e licencuara me kusht kanë afat deri më 12 Shtator 2023 të kompletojnë dokumentacionin e nevojshëm, me ç’rast fitojnë statusin e Klubit të licencuar plotësisht. Në të kundërtën, konform Nenit 4, alineja 3 e Rregullores për Licencim dhe Garim, ‘pa posedim të licencës, asnjë subjekt nuk mund ta ushtrojë të drejtën e pjesëmarrjes në ndonjë garë ose organizimit të ndonjë gare të basketbollit.’

  • ​Shkaku i Rrahmanit, flamuri i Kosovës vendoset në faqen e klubit romun

    ​Shkaku i Rrahmanit, flamuri i Kosovës vendoset në faqen e klubit romun

    Rumania është njëri nga shtete që nuk e njeh Kosovës si shtet të pavarur, por është sporti, përkatësisht futbolli ai që po e detyron këtë shtete që të njihet me simbolet dardane.

    Skuadra romune Rapid Bukuresht e cila ka në radhët e saj sulmuesin kosovar Albion Rrahmani i cili tani ndodhet në Kosovë ku po stërvitet me kombëtaren nën urdhrat e trajnerit Primozh Gliha para ndeshjes me Zvicrën të shtunën, raporton KosovaPress.

    “Lewa në stërvitje”, është mbishkrimi i vendosur mbi fotografitë e Albion Rrahmani në stërvitje me Kosovës së bashku me flamurin.

    Kujtojmë se pseudonimi “Lewa” për Rrahmanin vjen që nga koha kur ai ishte pjesë e klubit të futbollit Malisheva.

  • ​Vjen oferta rekorde për Salah, Liverpooli përgjigjet sot

    ​Vjen oferta rekorde për Salah, Liverpooli përgjigjet sot

    Dy ditë para mbylljes së afatit kalimtar veror në Arabinë Saudite, ka një rinisje të re nga skuadra Al-Ittihad, që tani është e gatshme të paguajë 250 milionë euro për të kompletuar transferimin e Mohamed Salah.

    Një ofertë e paprecedentë në historinë e futbollit, e cila, megjithë insistimet e trajnerit Jurgen Klopp, tashmë duket se po lëkundet edhe vet skuadra angleze, por edhe vetë sulmuesin egjiptian, të cilin klubi saudit është gati ta mbulojë me ar, përcjellë KosovaPress.

    Egjiptiani i është ofruar një kontratë trevjeçare me mbi njëqind milionë euro, si dhe përfitime të shumta dhe kontrata të tjera sponsorizimi.

    Përgjigja përfundimtare nga Liverpooli dhe lojtari pritet të vijnë sot.

  • ​Muja e Daku intervistojnë njëri-tjetrin, Kosova s’përmendet askund

    ​Muja e Daku intervistojnë njëri-tjetrin, Kosova s’përmendet askund

    Mirlind Daku dhe Arbnor Muja janë dy ofrimet më të reja te Kombëtarja e Shqipërisë pasi ata refuzuan të jenë pjesë e Kosovës.

    Dyshja është grumbulluar për herë të parë nën urdhrat e trajnerit të Shqipërisë, braziliani Silvinjo.

    Që të dy janë shprehur shumë të lumtur dhe krenar që do të luanë për kombëtaren kuq e zi, ndërsa së fundi kanë intervistuar njëri-tjetrin ku kanë folur për momentet kur pranuan ftesën dhe ndjesitë e tyre të para në këtë grumbullim.

    Gjatë kësaj interviste të shkurtër, nga asnjëri prej tyre nuk është përmendur Kosova.

    Ndiqeni: