Analisti e përhershëm i emisionit ‘EKIPI A’ Arsim Prepolli e ka komentuar golin e sulmues Jasir Asani te cilën lojtari e shënoi përballë Polonisë, në ndeshjen që kombëtarja shqiptare fitoi 2:0 përballë polakëve.
‘Ishte gol i jashtëzakonshëm gol ‘alla’ Juninho, ai deklaroi që edhe portieri i Polonisë ia ka zgjatur dorën. Po mendoj që kësi gola rallë shihen në Evropë’ tha Arsim Prepolli.
Më posht mundeni me ndjek live emisionin ‘EKIPI A’.
Trajneri i FC Llapit, Tahir Batatina është i ftuar në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV.
Batatina ka deklaruar që Shqipëria kishte shumë nevojë për një sulmues si Mirlind Daku, madje trajneri kosovar tha që Daku është më i mirë se Armando Broja.
‘Mirlind Daku është sulmues që i duhej Shqipërisë, pra kombëtarja shqiptare nuk kishte një sulmues pykë si Daku. Për mua ai është më i mirë se Broja’ tha Batatina
Kur jemi te Batatina, trajneri kosovar ishte ai i cili ai kishte dhënë rastin që të debutoi Mirlind Dakut në elitën e futbollit kosovar.
Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi është i ftuar në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV
Mbrojtësi i djathtë ka deklaruar që ai është lojtar i Kosovës dhe ka ndeshje zyrtare të zhvilluar për kombëtaren ‘Dardane’ dhe ai është pjesë e kësaj kombëtare.
Kështu 30 vjeçari ka mohuar të gjitha zërat që ai mund t`i bashkohet kombëtares shqiptare./ATVLIVE.TV
Ish-komandanti i UÇK-së në Koshare, Hisen Berisha, në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin ‘A LIVE’ në ATV, ka komentuar tatuazhin e futbollistit Mirlind Daku, të cilin ky i fundit e ka bërë në shpinën e tij ku shkruan “KATANA” që është nofka e komandantit Agim Ramadani, numrin 138 dhe këmbën të vendosur mbi gur, simboli që thyerjes së kufirit që ndau shqiptarët për rreth 100 vjet.
Berisha tha se çdo hero që bëhet idol i të rinjve, tregon se liria ka me u trashëgu nëpër breza dhe kjo është e mirë shumë e madhe.
“Fakti që të rinjtë i vlerësojnë heronjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të thotë që e vlerësojnë edhe lirinë. Prandaj, çdo hero që bëhet idol i të rinjve, tregon se liria ka me u trashëgu nëpër breza dhe kjo është e mirë shumë e madhe. Unë mendoj se kjo duhet të jetë pjesë edhe e edukimit dhe arsimimit të nxënësve tanë, të rinjve tanë mbi vlerat dhe sistemin e vlerave që duhet ta ketë shteti dhe kombi i ynë, e cila deri sot nuk i ka, prandaj edhe kemi këtë dis-harmoninë shoqërore, nuk dihet kush qëndron, çfarë piedestali. Pra, një komb, një shtet që nuk ka sistem të vlerave nacionale të kodifikuara, pastaj ka edhe të papritura ku nuk dihet kush qëndron ku, prandaj ndodhin edhe fyerje, rrënimi i tyre dhe kjo nënkupton dhe rrënimin e identitetit të asaj që je vetvetja”, tha Berisha. /atvlive.tv
Nuk reziston më shumë se 24 orë pas humbjes së Tiranës trajneri Fernando Santos në stolin e Polonisë. Tekniku portugez i Polonisë është shkarkuar nga detyra për shkak të rezultateve të dobëta.
5 ndeshje nga të cilat 3 humbje dhe 2 fitore dhe vendi i katërt në grupin E të eleminatioreve të Euro 2024 kanë shtyrë drejtuesit e federatës polake të marrin vendimin ekstrem menjëherë pasi Santos shkeli në Varshavë pas ndeshjes me Shqipërinë.
Pas disfatës 2-0 në “Arenën Kombëtare”, Polonia i komplikoi shumë pozitat ne grupin E ku ka zbritur në vendin e katërt dhe tashmë duhet të fitojë tre ndeshjet e mbetura për të synuar europianin e Gjermanisë.
Kombëtarja e Kosovës është nisur nga aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë drejt Bukureshtit,
Dardanët nesër do të luajnë ndeshje tejet të rëndësishme kundër Rumanisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
“Dardanët udhëtuan me plot motiv, dëshirë e shpresë për rezultat pozitiv”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Përndryshe, Kosova pasi barazoi me Zvicrën me rezultat 2-2, ka ringjallur momentumin për kualifikim në Kampionatin Evropian, nëse kthehet me një fitore nga Bukureshti të martën mbrëma.
Ndeshja do të zhvillohet duke filluar nga ora 20:45.
Dueli Shqipëri-Poloni do të fillojë me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit që ka goditur Marokun.
Tragjedia ku kanë humbur jetën shumë njerëz të pafajshëm, ka shkaktuar një dhimbje që do të duhet kohë të kalojë.
Qeveria Europiane e Futbollit, ka vendosur që të mbahet një minutë heshtje në “Air Albania” përpara nisjes së duelit të zjarrtë të kombëtares kuqezi.
“Mendimet e futbollit europian janë me njerëzit e Marokut në këto kohë të vështira. Viktimat e tërmetit tragjik në Marok do të përkujtohen në të gjitha ndeshjet e ardhshme të ekipeve kombëtare dhe klubeve”, lexohet në komunikatën zyrtare të UEFA-s.
Një tërmet i fortë goditi shtetin afrikano-verior, ku mbi 2 mijë persona kanë ndërruar jetë, teksa të shumtë janë edhe të lënduarit nga kjo ngjarje e tmerrshme.