ATV

Category: SPORT

  • Xhaka e Shaqiri ia sigurojnë fitoren Zvicrës, heshtin kritikët

    Xhaka e Shaqiri ia sigurojnë fitoren Zvicrës, heshtin kritikët

    Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka kanë shënuar sot gola në fitoren e Zvicrës ndaj Andorës, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian.

    Pas kritikave që morën pas ndeshjes ndaj Kosovës, Xhaka e Shaqiri kanë heshtur kritikët më golat e tyre.

    Xhaka shënoi një supergol në minutën e 84-të, për 2:0, ndërkaq Shaqiri shënoi nga penalltia në minutat shtesë.

    Zvicra shënoi fitore me rezultat 3:0 ndaj Andorrës, duke forcuar pozitën e parë në Grupin I.

  • Kosova mbetet me një futbollist më pak, Muriqi ndëshkohet me karton të kuq

    Kosova mbetet me një futbollist më pak, Muriqi ndëshkohet me karton të kuq

    Pas një ndërprerje për shkak të një grup i tifozëve rumun kanë vendosur në tribuna mesazhin politik “Kosova është Serbi”, ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është duke vazhduar, tani në përfundim të pjesës së parë.

    Por, pak minuta para se të përfundojë pjesa e parë, sulmuesi kosovar Vedat Muriqi u ndëshkua me karton të kuq.

    Ai kishte një karton të verdhë në fillim të ndeshjes, ndërsa një ndërhyrje ndaj futbollistit rumun, bëri që të ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.

    Aktualisht rezultati i ndeshjes vazhdon të jetë 0:00. Kosova do të përballet me Rumaninë me një futbollist me pak në fushë. /atvlive.tv

  • Zyrtare: Vazhdon loja Rumani – Kosovë

    Zyrtare: Vazhdon loja Rumani – Kosovë

    Konfirmohet zyrtarisht, ndeshja vazhdon sonte.

    Këtë e konfirmoi drejtuesi i emisionit CONTEXT në ATV, Leart Hoxha, i cili tha se tani ka marrë konfirmimin zyrtar.

    Gjyqtari ka tërhequr vrejtjen që në rast kjo gjë përsëritet, ndeshja do të përfundojë.

    LEXO EDHE:

    Ndeshja mund të vazhdojë pa tifozë, Çeku: Edhe nëse vazhdon, do të kërkojmë përgjegjësi për këtë skandal

  • Ndeshja mund të vazhdojë pa tifozë, Çeku: Edhe nëse vazhdon, do të kërkojmë përgjegjësi për këtë skandal

    Ndeshja mund të vazhdojë pa tifozë, Çeku: Edhe nëse vazhdon, do të kërkojmë përgjegjësi për këtë skandal

    Zyrtarisht ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është suspenduar. Kjo për shkak se një grup i tifozëve rumun kanë vendosur në tribuna mesazhin politik “Kosova është Serbi”.

    Ende nuk është marrë ndonjë vendim nëse ndeshja do të vazhdojë, por nëse merret një vendim për vazhdim, duhet të bëhet që të jetë pa tifozë.

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se edhe në rast se vazhdon kjo lojë sonte, së bashku me organizatat sportive në vend, do të kërkojnë përgjegjësi për këtë skandal që ndodhi në stadiumin rumun.

    “Edhe nëse kjo lojë vazhdon sonte, unë besoj që nuk mundet me u nënçmu kjo që ka ndodh. Edhe, ne gjithsesi ne duhet të konsiderojmë, bashkë me organizatat tona sportive që të kërkojmë përgjegjësi për këtë skandal. Kjo nuk mundet vetëm me kalu dhe me u reflektu në një vonesë të zhvillimit të kësaj ndeshje”, tha Çeku.

  • Po mbahet ende takim me dyer të mbyllura mes përfaqësuesve të dy ekipeve, nuk ka ende vendim

    Po mbahet ende takim me dyer të mbyllura mes përfaqësuesve të dy ekipeve, nuk ka ende vendim

    Zyrtarisht ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është suspenduar, pasi tifozët vendas shfaqën parulla nacionaliste kundër Kosovës, transmeton atvlive.tv.

    Gjyqtari i nxori të dy ekipet nga stadiumi derisa po pritet vendimi final.

    Aktualisht po mbahet ende takim me dyer të mbyllura mes përfaqësuesve të dy ekipeve dhe zyrtarëve të UEFA-s derisa ende nuk ka vendim.

  • Mesazhet nacionaliste në stadiumin rumun, reagon ministri Çeku: Kjo është një thirrje për gjenocid

    Mesazhet nacionaliste në stadiumin rumun, reagon ministri Çeku: Kjo është një thirrje për gjenocid

    Zyrtarisht ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është suspenduar. Kjo për shkak se një grup i tifozëve rumun kanë vendosur në tribuna mesazhin politik “Kosova është Serbi”.

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në emisionin CONTEXT në ATV, këtë mesazh e ka quajtur më më të rëndë se vetëm mesazh politik.

    “Ne e kemi kriju një përvojë të ballafaqimit edhe nëpër rrugë ligjore, sidomos me Serbinë. Sa herë që kanë tentu me e shfrytëzu sportin për mesazhe politike, deri te ato thirrje për gjenocid. Ai transparent nuk e ka vendin aty dhe besoj që vendimi i referit është i drejtë sepse kjo është më e rëndë se vetëm mesazh politik. Kjo është thirrje për gjenocid, edhe është definitivisht diçka që nuk e ka vendin aty”, tha Çeku.

    Ai thotë se ka qenë i bindur në fitoren e Kosovës, por me gola, ndërsa situata e fundit, sipas tij po e dëtyron Kosovën që fitoren ta kërkojë në një rrugë tjetër.

    “Jam i bindur për fitoren e Kosovës sonte, por me gola, mirëpo nëse na detyrojnë të shkojmë në fitore me një rrugë tjetër, edhe atë do ta bëjmë”, tha Çeku. /atvlive.tv

  • Ndërpritet ndeshja Rumani – Kosovë, tifozët rumunë me pankartë ‘Kosova është Serbi’

    Ndërpritet ndeshja Rumani – Kosovë, tifozët rumunë me pankartë ‘Kosova është Serbi’

    Është ndërprerë ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës.

    Gjyqtari kryesor ndeshjes ka vendosur për ndërprerjen e ndeshjes, pasi disa tifozë rumun kanë ndezur mjete piroteknike.

    Ata gjithashtu kanë shfaqur mesazhe skandaloze kundër shtetit të Kosovës.

    Rumunët po dëgjohen që nga fillimi i ndeshjes duke brohoritur “Serbia, Serbia”.

    Ekipet janë larguar drejt zhveshtoreve.

  • ​Asani: Pa eufori, kemi edhe tri finale

    ​Asani: Pa eufori, kemi edhe tri finale

    Jasir Asani ishte figura kryesore e fitores së madhe të Shqipërisë ndaj Polonisë me rezultat 2-0 duke siguruar tri pikë që ia japin kuqezinjve epitetin e liderit në grupin E me 10 pikë pas pesë ndeshjeve.

    Goli i Asanit i cili ishte spektakolare, u pasuar edhe nga ai i Mirlind Dakut për ta vulosur triumfin në “Air Albania”, raporton KosovaPress.

    Asani është shprehur shumë i lumtur për golin e shënuar, por ka kërkuar vetëpërmbajtje për të vazhduar drejt synimit për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm.

    “Jemi në vend të parë. Kemi dhe tri finale. 3 FINALE. Pa eufori, por ëndrra jonë është vetëm një: FINALET E “GJERMANI 2024”. Këtë gol ia dedikoj familjes sime dhe të gjithë shqiptarëve në të gjithë botën. Por kryesisht trajnerit Silvinjo, ai i cili besoi tek unë. Faleminderit Mister, faleminderit Shqipëri. Bashkë drejt “Gjermani 2024”, ka shkruar Asani në “Facebook”.

    Sfidën e radhës në këto kualifikime, Shqipëria do ta zhvillojë kundër Republikës së Çekisë më 12 tetor.

  • ​Ademi: Futbollistët e rinj janë gati për të shkëlqyer

    ​Ademi: Futbollistët e rinj janë gati për të shkëlqyer

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka postuar një fotografi me disa prej futbollistëve të rinj të Kombëtares së Kosovës duke u shprehur i bindur se ata do të shkëlqejnë.

    Ai ka kërkuar mbështetje për brezin e tij të lojtarëve të Kosovës, duke thënë se ata janë burim i shpresave tona.

    “Ky brez i ri i futbollistëve është gati për të shkëlqyer në skenën ndërkombëtare!. Dëshira e tyre e palëkundur për sukses dhe motivi i tyre plot pasion janë burimi i shpresave tona për një rezultat pozitiv sot në Bukuresht. Le t’i mbështesim me zemër dhe krenari, sepse ata janë e ardhmja e Kombëtares së Kosovës!”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.

    Kosova do të përballe sonte më Rumaninë në Bukuresht.

  • ​Rumani-Kosovë, publikohen formacionet e mundshme

    ​Rumani-Kosovë, publikohen formacionet e mundshme

    Pas barazimit 2-2 më Zvicrën në “Fadil Vokrri”, rezultat që ringjalli shpresat për një kualifikim potencial në Kampionatin Evropianë “Euro 2024”, Kosova do ta zhvillojë sot ndeshjen e radhës në kuadër të këtyre kualifikimeve.

    “Dardanët” sot do të jenë mysafir të Rumanisë në Bukuresht, kombëtare e cila renditet e dyta në grupin I më 9 pikë, dy më pak se Zvicra që është liderë e këtij grupi, raporton KosovaPress.

    Nga ana tjetër, Kosova ka katër pikë në vendin e pestë, aq sa ka edhe Bjellorusia në vendin e katër, kurse Izraeli është i treti me tetë pikë.

    Në rast të fitores, “Dradanët” e udhëhequr nga trajneri Primozh Gliha do të ngjitësin në kuotën e shtatë pikëve dhe do të futeshin direkt në garë të ngushë për vendin e dytë që siguron kualifikimin në “Euro 2024”

    Ndeshja nis nga ora 20:45 në stadiumin “Arena Nacionale| në Bukuresht.

    Kwto janw formacionet e mundshme:

    Rumania: Moldovan, Manea, Drasusin, Burca, Bancu, Marin, Martin, Surescu, Stanciu, Coman, Alibec

    Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada, Berisha, Loshaj, Fazliji, B.Berisha, Rashica, Muriqi