ATV

Category: Sport

  • Milot Rashica u përgjigjet kritikëve me gol vendimtar në Evropë

    Milot Rashica u përgjigjet kritikëve me gol vendimtar në Evropë

    Milot Rashica ka treguar se presioni dhe kritikët nuk e thyejnë, por vetëm sa e motivojnë më shumë. Sulmuesi shqiptar nga Kosova, i cili së fundmi është përballur me vështirësi në klubin e tij aktual, Beşiktaş, dha një përgjigje të fuqishme ndaj kritikëve – pikërisht në skenën ku vlen më së shumti: në Evropë.

    Në një periudhë ku një pjesë e tifozerisë në Stamboll është treguar e ftohtë ndaj tij dhe spekulimet për largimin e mundshëm janë shtuar, Rashica nuk zgjodhi të flasë me fjalë, por me vepra. Ai realizoi një gol të rëndësishëm në minutën e 45-të të ndeshjes së “play-off”-it të UEFA Conference League kundër Lausanne, zhvilluar në Zvicër, duke i dhënë Besiktasit avantazhin 1-0 në pjesën e parë.

    Megjithatë, në fund, ndeshja u mbyll me rezultat 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit dhe garën për një vend në fazën e grupeve të këtij turneu evropian.

    Ky gol i Rashicës jo vetëm që i dha skuadrës së tij një epërsi të vlefshme në një moment kyç, por gjithashtu shërbeu si një mesazh i qartë për të gjithë skeptikët: ai mbetet një lojtar vendimtar dhe i rëndësishëm për Besiktasin në momentet më të rëndësishme.

    Ndeshja e kthimit do të luhet në Stamboll, me datë 28 gusht, në ora 19:00.

  • Turp historik për CFR Cluj: Humb 7:2 ndaj Häcken, Korenica shënon, Petrescu dorëhiqet

    Turp historik për CFR Cluj: Humb 7:2 ndaj Häcken, Korenica shënon, Petrescu dorëhiqet

    Një mbrëmje për t’u harruar për futbollin rumun dhe në veçanti, për ekipin CFR Cluj. Klubi nga Transilvania përjetoi një nga humbjet më të turpshme në historinë e tij europiane, duke u shkatërruar me rezultatin 7:2 nga Häcken në Suedi, në ndeshjen e parë të fazës play-off të Ligës së Konferencës. Ky rezultat shënon një nga disfatat më të thella për një ekip rumun në garat ndërkombëtare, duke hyrë në historinë negative të futbollit kontinental.

    Në këtë përballje dramatike, dy futbollistë kosovarë, Meriton Korenica dhe Lindon Emërllahu, ishin pjesë e formacionit titullar të CFR Cluj. Korenica arriti të shënojë golin e parë për ekipin e tij në minutën e 38-të, kur rezultati ishte 4:0 në favor të skuadrës suedeze. Goli i tij solli një grimcë shprese të përkohshme për Cluj, por nuk mjaftoi për të ndalur turin e golave të Häcken, që vazhdoi me ritëm të pamëshirshëm deri në fund.

    Pas këtij dështimi të rëndë, trajneri Dan Petrescu nuk humbi kohë për të marrë përgjegjësinë. Në një deklaratë të sinqertë dhe të ngarkuar emocionalisht në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ai njoftoi dorëheqjen e menjëhershme nga posti i trajnerit.

    “E nisëm keq dhe pësuam gola shumë shpejt. Nuk u përshtatëm dot me fushën, ndërsa Häcken zhvilloi ndeshjen më të mirë të sezonit. Ata ishin brilantë në sulm, ne katastrofikë në mbrojtje. Ky ishte fundi për mua, nuk do të jem në bankinë për ndeshjen e kthimit. Më vjen turp për këtë rezultat,” u shpreh Petrescu.

    Kjo humbje jo vetëm që e vendos CFR Cluj me një këmbë jashtë kompeticionit, por ngre shqetësime serioze për të ardhmen e klubit, që në vitet e fundit ka qenë një nga përfaqësuesit më të rregullt të Rumanisë në Evropë.

    Ndeshjen e kthimit Cluj e zhvillon në shtëpi, me datë 28 gusht, nga ora 19:30.

  • Zekerija Ramadani pas fitores: KEMI KALUAR VETËM GJYSMËN E RRUGËS, NA PRET NJË SFIDË VENDIMTARE

    Zekerija Ramadani pas fitores: KEMI KALUAR VETËM GJYSMËN E RRUGËS, NA PRET NJË SFIDË VENDIMTARE

    Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, është shprehur i kënaqur me fitoren 2-1 ndaj skuadrës luksemburgase Differdange, në ndeshjen e parë të fazës play-off të Ligës së Konferencës, por paralajmëron se sfida nuk ka përfunduar dhe se rruga drejt kualifikimit është ende e gjatë.

    Golat e shënuar nga Albert Dabiqaj dhe Besnik Krasniqi i dhanë epërsinë kampionit të Kosovës në një përballje të tensionuar, por mjaft domethënëse për ambiciet ndërkombëtare të klubit.

    “Ky ishte vetëm hapi i parë. E kemi përfunduar 50 për qind të detyrës. Na pret edhe një ndeshje shumë e rëndësishme. Thashë edhe më herët që do të ishim të kënaqur me një fitore minimale dhe e arritëm atë që e kishim vendosur si objektiv parësor, të shkojmë në ndeshjen e kthimit me një avantazh,” deklaroi Ramadani pas takimit.

    Trajneri nga Shkupi theksoi se nuk ka nevojë për fjalë të mëdha për të motivuar futbollistët, sepse vetë rëndësia e ndeshjes dhe mundësia për të shkruar histori në arenën ndërkombëtare është motivimi më i fuqishëm.

    “Nuk ka fjalë që mund t’i motivojë futbollistët më shumë sesa vetë pesha dhe rëndësia e kësaj gare. Të gjithë janë të vetëdijshëm për atë që është në lojë, një vend në grupet e Ligës së Konferencës, që do të ishte një sukses historik për klubin dhe për futbollin kosovar,”

    Kujtojmë se Drita mbrëmë zhvilloi ndeshjen e parë të play-off në Ligën e Konferencës, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet me datë 28 gusht, në ora 20:00, në Luksemburg.

  • Douglas Luiz largohet nga Juventusi, transferohet te Nottingham Forest

    Douglas Luiz largohet nga Juventusi, transferohet te Nottingham Forest

    Juventusi ka konfirmuar zyrtarisht largimin e mesfushorit brazilian Douglas Luiz, i cili është transferuar te skuadra e Premier Ligës angleze, Nottingham Forest, në një marrëveshje të përhershme me vlerë totale deri në 31.5 milionë euro.

    Në komunikatën zyrtare, “Zonja e Vjetër” ka bërë të ditur detajet e plota financiare të marrëveshjes, e cila është strukturuar në mënyrë të veçantë për të lehtësuar menaxhimin financiar të të dy klubeve.

    Në detaje të marrëveshjes përfshihet:

    Huazim fillestar për një sezon, me kosto 3 milionë euro;

    Detyrim blerjeje në fund të sezonit , me vlerë 25 milionë euro, që do të paguhen në katër këste të ndara;

    Bonuse të mundshme, deri në 3.5 milionë euro, në varësi të performancës dhe objektivave të arritur;

    Vlera maksimale e marrëveshjes: 31.5 milionë euro.

    Douglas Luiz iu bashkua Juventusit verën e kaluar nga Aston Villa për një shumë që shkonte deri në 50 milionë euro, duke u konsideruar si një përforcim i madh për mesfushën bardhezi. Megjithatë, aventura e tij në Torino rezultoi zhgënjyese.
    Braziliani pati vështirësi për t’u përshtatur me stilin e lojës në Serie A dhe nuk arriti të fitojë besimin e trajnerëve. Në sezonin e kaluar, ai luajti vetëm tre herë si titullar në kampionat.

    Nga ana tjetër, te Nottingham Forest janë entuziastë për afrimin e mesfushorit brazilian. Klubi anglez beson se Douglas Luiz mund të rikthehet në formën e tij më të mirë, siç ndodhi gjatë kohës që ishte pjesë e Aston Villa në Premier League, ku ai ishte një nga mesfushorët më konstantë dhe më të vlerësuar./ATVLIVE.TV

  • Arshavin lavdëron Dakun: “Është bërë një nga sulmuesit më të fortë në Rusi”

    Arshavin lavdëron Dakun: “Është bërë një nga sulmuesit më të fortë në Rusi”

    Legjenda e futbollit rus, Andrey Arshavin, ka vlerësuar lartë performancën e Mirlind Dakut te Rubin Kazan, duke e cilësuar si një nga sulmuesit më të rrezikshëm të kampionatit rus.

    “Rubin Kazani është një ekip i guximshëm. Shumë gjëra varen nga Daku. Tani ai mund të quhet një nga sulmuesit kryesorë në Rusi”, u shpreh Arshavin për “Match TV”.

    Rubin Kazan momentalisht renditet në vendin e katërt me 10 pikë, ndërsa forma e Dakut ka qenë vendimtare për këtë sukses.

    27-vjeçari ka zhvilluar 69 ndeshje me klubin në të gjitha garat, duke shënuar 30 gola dhe dhënë 13 asistime. Vetëm këtë sezon, ai ka realizuar 5 gola në 7 ndeshje, duke konfirmuar statusin e tij si lider i sulmit të Rubin Kazanit.

  • Vedat Muriqi është suspenduar me një ndeshje pas kartonit të kuq ndaj Barcelonës

    Vedat Muriqi është suspenduar me një ndeshje pas kartonit të kuq ndaj Barcelonës

    Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është pezulluar për një ndeshje nga Komisioni Disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit.

    Muriqi u ndëshkua me karton të kuq në humbjen 3-0 të Mallorcës ndaj Barcelonës, pasi ngriti këmbën lartë dhe goditi në kokë portierin Joan Garcia, i cili më pas mbeti me ënjtje në fytyrë.

    Fillimisht gjyqtari i dha vetëm karton të verdhë, por pas ndërhyrjes së VAR-it, vendimi u ashpërsua në të kuq.

    Për pasojë, sulmuesi shqiptar do të mungojë në ndeshjen e radhës të Mallorcës kundër Celta Vigos.

    Në anën tjetër, klubi spanjoll është përforcuar këtë verë edhe me mbrojtësin shqiptar Marash Kumbulla, i cili pritet të adaptohet më shpejt falë pranisë së Muriqit si lider i skuadrës.

  • Drita pa kapitenin Broja në ndeshjen historike ndaj Differdange

    Drita pa kapitenin Broja në ndeshjen historike ndaj Differdange

    Drita luan sonte njërën nga sfidat më të rëndësishme në historinë e saj – përballjen me Differdange 03 në play-off të Ligës së Konferencës – por pa kapitenin Rron Broja.

    Mesfushori mitrovicas u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj FCSB-së dhe është pezulluar me dy ndeshje nga UEFA. Vendimi i gjyqtarit, ndonëse i diskutueshëm, i kushton shumë gjilanasve në momentin më të madh të sezonit.

    Mungesa e Brojës lë një boshllëk të madh, pasi ai ka qenë lideri dhe motori i mesfushës. Megjithatë, Drita ruan shpresën se mund të përsërisë suksesin e vitit 2018, kur eliminoi pikërisht Differdange duke bërë histori në garat evropiane.

    Këtë herë, përveç prestigjit, në lojë janë edhe mbi 3 milionë euro shpërblim nga UEFA, një shumë që do ta ndryshonte të ardhmen e klubit.

    Sfida ndaj Differdange pritet të jetë rrugëtimi më i vështirë, por edhe mundësia më e madhe që Drita të shkruajë kapitullin e saj më të madh në Evropë.

  • Kounde blindohet nga Barcelona, nënshkruan deri në vitin 2030

    Kounde blindohet nga Barcelona, nënshkruan deri në vitin 2030

    Klubi spanjoll, Barcelona, ka njoftuar se ka blinduar me kontratë të re mbrojtësin Jules Kounde.

    Ata nënshkruan një kontratë te re që do ta mbajë francezin në “Camp Nou” deri në vitin 2030.

    Pas rinovimit të kontratës 26 vjeçari u shpreh mjaft i lumtur:

    “Jam shumë i lumtur që rinovova kontratën. Ishte mjaft e thjeshtë. Jam shumë i lumtur. Qëllimet? Qielli është limiti, siç themi në Francë.” – ka thënë Kounde ndër të tjera.

    Sezonin e kaluar ai ka qenë një ndër futbollistët më të rëndësishëm të katalunasve, ku numëron 53 paraqitje dhe ka arritur të shënojë 4 gola e ka kontribuar në 8 të tjerë./ATVLIVE.TV

  • Eberechi Eze afër të zyrtarizohet si lojtar i ri i Arsenalit

    Eberechi Eze afër të zyrtarizohet si lojtar i ri i Arsenalit

    Gjiganti londinez Arsenal është shumë afër zyrtarizimit të transferimit të rradhës në këtë afat kalimtar veror.
    Bëhet fjalë për mesfushorin anglez Eberechi Eze,i cili zgjodhi t’i bashkohet topçinjëve para Tottenham Hotspur.
    Përndryshe eksperti i transferimeve Fabrizio Romano bën të ditur se Crystal Palace do të përfitojë rreth 70 milionë euro,dhe ky transferim e konfirmon edhe një herë tjetër se Arsenal po ndërton një skuadër konkurruese për sezonin e ri ky ekipi i Mikel Artetas synon të fitoj trofe .
    Kujtojmë që Eberechi Eze ka qenë i kërkuar për një kohë nga rivali lokal i Arsenal Tottenham Hotspur,ku madje ishin shumë afër që të siguronin shërbimet e 27 vjeçarin.

  • Xherdan Shaqiri me kritika të ashpra për trajnerin e Baselit Ludovic Magnin

    Xherdan Shaqiri me kritika të ashpra për trajnerin e Baselit Ludovic Magnin

    Ylli i Baselit Xherdan Shaqiri ka dhënë disa deklarata pas ndeshjes Basel-Copenhagen,e vlefshme për fazën e play-off-it të Ligës së Kampionëve.
    Shaqiri ka kritikuar ashpër trajnerin e kampionit të Zvicrës Ludovic Magnin,duke thënë se qendërmbrojtësi Jonas Adjetey është dashur të zëvendësohej gjatë kohës sa ishte i ndëshkuar me karton të verdhë.
    “E dinim që mbrojtësi e kishte një karton të verdhë tashmë, duhet të kishim reaguar më herët. Ekzistonte rreziku për një karton të dytë të verdhë. Loja ishte ashtu, gjithmonë rrezikohej kartoni. Duhet të mësosh nga kjo dhe pastaj të bësh një zëvendësim”
    Përndryshe Magnin iu kundërpërgjigj kritikave të Shaqirit,duke deklaruar se Shaqa është në fillim të karrierës si trajner dhe se ende mund të marrë mësime.
    Kujtojmë që Baseli barazoi 1:1 në ndeshjen e parë të fazës së play-off-it të Ligës së Kampionëve kundër Copenhagen,ku Xherdan Shaqiri realizoi një gol.