ATV

Category: Sport

  • Goditja e radhës e Tares: Ylli i Bundesligës drejt Milanit

    Goditja e radhës e Tares: Ylli i Bundesligës drejt Milanit

    Igli Tare vazhdon të dëshmojë veten se është një nga drejtorët më të fuqishëm në Evropë.

    Drejtori shqiptar është afër t’i siguroi Milanit edhe një futbollist cilësor. Bëhet fjalë për Victor Boniface, sulmuesin e famshëm të Bayer Leverkusenit.

    Raportohet se sulmuesi afrikan ka pranuar ofertën e Milanit dhe se po diskutohen detaje të vogla për të zyrtarizuar këtë superblerje.

  • Mirlind Daku viktimë e fyerjeve raciste në Shën Petersburg – Zenit gjobitet lehtë nga Federata Ruse

    Mirlind Daku viktimë e fyerjeve raciste në Shën Petersburg – Zenit gjobitet lehtë nga Federata Ruse

    Sulmuesi shqiptar nga Kosova, Mirlind Daku, ka qenë objekt i fyerjeve të rënda nga tifozët e Zenit St. Petersburgut gjatë një ndeshjeje të Kupës së Rusisë, e zhvilluar më 12 gusht në stadiumin “Gazprom Arena”. Skuadra e tij aktuale, Rubin Kazan, ishte mysafire në këtë përballje, ndërsa atmosfera në tribuna u tensionua për shkak të koreve fyese që iu drejtuan futbollistit nga Gjilani.

    Pas këtij incidenti, Komiteti i Kontrollit dhe Disiplinës i Federatës Ruse të Futbollit ka marrë një vendim që ka shkaktuar reagime të përziera në opinionin sportiv: Zenit St. Petersburg është gjobitur me një shumë simbolike prej vetëm 213 eurosh, pavarësisht natyrës së rëndë të ofendimeve të tifozëve të saj.

    Ironikisht, gjatë merkatos së verës, Daku ishte afër transferimit pikërisht te Zeniti. Bisedimet mes palëve ishin në një fazë të avancuar, por marrëveshja përfundimisht nuk u arrit, dhe sulmuesi vendosi të qëndrojë te Rubin Kazan, ku është bërë një nga lojtarët kyç të ekipit.

    Tifozët e Zenitit janë të njohur për qëndrimet e tyre pro-serbe dhe shpesh kanë shfaqur sjellje me ngjyrime nacionaliste, veçanërisht ndaj sportistëve nga hapësira shqiptare. Fyerjet ndaj Dakut janë parë nga shumëkush si pasojë e këtyre bindjeve të rrënjosura në një pjesë të tifozërisë së klubit nga Shën Petersburgu.

    Pavarësisht presioneve dhe vështirësive, Daku po kalon një formë mbresëlënëse në elitën e futbollit rus. Ai ka shënuar 5 gola në 7 paraqitje dhe ka qenë vendimtar në disa prej ndeshjeve të fundit të Rubin Kazanit.

    Spekulimet për një transferim të mundshëm të tij në kampionatin turk ishin të shumta gjatë muajve të verës, por lojtari vendosi të vazhdojë aventurën e tij në Kazan. Në fillim të gushtit, ai rinovoi kontratën me klubin, duke siguruar një përmirësim të ndjeshëm të kushteve financiare, si dhe duke konfirmuar rolin e tij qendror në planet afatgjata të Rubinit. /ATVLIVE.TV

  • Pedri poston foto me këngën e Taynes, këngëtarja ka një përgjigje

    Pedri poston foto me këngën e Taynes, këngëtarja ka një përgjigje

    Mesfushori i Barcelonës, Pedri, ka postuar një fotografi në “Insta story” ku ndodhet në fushën e blertë. Krahas fotos ai i ka bashkuar edhe këngën “Si ai” të këgëtares kosovare Tayna.

    E gjatë ditës së sotme nuk ka munguar edhe përgjigja e vajzës nga Prizreni, e cila e ka shpërndarë storyn e përfaqësuesit spanjoll, ndërsa nuk e fshehu kënaqësinë që e ndjeu kur e pa këtë postim.

    “Po njerëz, e kam parë që ai e ka postuar storyn me këngën time dhe më pëlqeu kjo. Mund të ndaloni së ma dërguari më mua”, – shkruan Tayna

  • Victor Boniface pranë kalimit te Milani – Arrihet marrëveshja personale, në pritje të përgjigjes nga Leverkuseni

    Victor Boniface pranë kalimit te Milani – Arrihet marrëveshja personale, në pritje të përgjigjes nga Leverkuseni

    Sulmuesi i talentuar nigerian, Victor Boniface, është shumë pranë transferimit të tij te gjiganti italian, AC Milan.

    Sipas raportimeve të fundit nga gazetari i njohur sportiv italian, Gianluca Di Marzio, lojtari ka arritur marrëveshje personale me “Rossonerët”, duke hedhur një hap të madh drejt përfundimit të këtij operacioni të merkatos.

    Ndërkohë, Milani ka bërë edhe hapin zyrtar drejt klubit të tij aktual, Bayer Leverkusen, duke dorëzuar një ofertë konkrete për kartonin e 23-vjeçarit. Mediat italiane raportojnë se kjo ofertë po shqyrtohet aktualisht nga drejtuesit e skuadrës gjermane, të cilët po e analizojnë propozimin në detaje – si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në strukturën kohore të marrëveshjes.

    Megjithatë, sinjalet që vijnë nga ambientet e “San Siros” janë optimiste. Te Milani besohet se ka gjasa të mëdha që marrëveshja të finalizohet së shpejti, veçanërisht pasi Boniface ka shprehur qartazi dëshirën për të veshur fanellën kuqezi dhe për të provuar veten në Serie A.

    Ky zhvillim i ri gjithashtu nënkupton një ndryshim kursi në strategjinë e klubit milanez, pasi drejtori sportiv Igli Tare duket se ka hequr dorë përfundimisht nga përpjekjet për të transferuar danezin Rasmus Højlund. Ky i fundit ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë te Manchester United, pavarësisht interesimit të hershëm nga Milani.

    Nëse marrëveshja me Boniface përmbyllet me sukses, do të ishte një përforcim i rëndësishëm për repartin ofansiv të Milanit në prag të sezonit të ri, me qëllimin për të rikthyer lavdinë në kampionat dhe në Evropë. /ATVLIVE.TV

  • Jasir Asani transferohet te Esteghlal FC në Iran – Një hap i ri në karrierën e sulmuesit shqiptar

    Jasir Asani transferohet te Esteghlal FC në Iran – Një hap i ri në karrierën e sulmuesit shqiptar

    Jasir Asani ka zgjedhur të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin iranian, duke u bashkuar zyrtarisht me klubin Esteghlal FC.

    Sulmuesi 30-vjeçar i kombëtares shqiptare i jep fund aventurës së tij dyvjeçare e gjysmë në Korenë e Jugut, ku ishte pjesë e skuadrës së Gwangju FC.

    Kalimi i tij drejt Iranit është finalizuar me një marrëveshje prej 1 milion dollarësh, shumë që Esteghlal FC vendosi të paguajë për të siguruar shërbimet e Asanit që në këtë merkato vere. Klubi iranian ka konfirmuar se lojtari pritet të mbërrijë në Teheran brenda ditëve të ardhshme, për t’u bashkuar me ekipin dhe për t’u vënë në dispozicion të trajnerit portugez Ricardo Sá Pinto.

    Esteghlal është një ndër emrat më të mëdhenj të futbollit iranian, me një histori të pasur suksesi dhe një bazë të gjerë tifozësh të zjarrtë. Kalimi te një klub me traditë të tillë mund të shihet si një mundësi për Asanin për të treguar vlerat e tij në një skenë të re dhe sfiduese.

    Megjithatë, ky transferim është pritur me diskutime të ndryshme, sidomos në lidhje me ndikimin që mund të ketë në rolin e tij te Kombëtarja Shqiptare. Disa e shohin si një hap prapa për karrierën ndërkombëtare, duke pasur parasysh konkurrencën e madhe në sulm dhe rëndësinë e aktivizimit në liga më të forta evropiane.

    Pavarësisht dyshimeve, mbetet për t’u parë nëse Asani do të arrijë të përshtatet shpejt në një ambient të ri dhe të vazhdojë të jetë një pikë referimi edhe për Kombëtaren kuqezi. /ATVLIVE.TV

  • KAI HAVERTZ JASHTË FUSHE PËR DISA MUAJ

    KAI HAVERTZ JASHTË FUSHE PËR DISA MUAJ

    Sulmuesi i Arsenalit, Kai Havertz, do të mungojë për një periudhë të gjatë kohore për shkak të një dëmtimi në gju.

    Vlerësimet për 26-vjeçarin janë në fazë të hershme, kështu që prognoza dhe kohëzgjatja janë të paqarta, por Arsenal po eksploron në mënyrë aktive tregun e transferimeve për të forcuar sulmin dhe për të siguruar mbulim të tij./ATVLIVE.TV

  • Për herë të parë, gjyqtarë kosovarë në “Play-Off”-in e Ligës së Konferencës nga UEFA

    Për herë të parë, gjyqtarë kosovarë në “Play-Off”-in e Ligës së Konferencës nga UEFA

    Për herë të parë, UEFA ka deleguar gjyqtarë futbolli nga Kosova për të drejtuar një ndeshje në fazën “Play-Off” të Ligës së Konferencës.

    Genc Nuza do të jetë kryegjyqtari i ndeshjes ndërmjet Strasbourg (Francë) dhe Brøndby (Danimarkë), që do të zhvillohet nesër mbrëma në orën 20:00, në stadiumin “Stade de la Meinau” në Strasbourg.

    Në këtë takim, Nuza do të asistohen nga Bujar Selimaj dhe Granit Hyseni, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Burim Jahmurataj.

    Ekipin kosovar të gjyqtarëve në rolin e VAR-it do ta kompletojë Dardan Çaka.

    “Delegimi i gjyqtarëve nga Kosova në një ndeshje kaq të rëndësishme tregon profesionalizmin, përkushtimin dhe punën e palodhur të tyre gjatë viteve, si dhe besimin që UEFA ka në drejtësinë që ata ofrojnë. FFK është e bindur se ata do ta përfaqësojnë futbollin tonë në arenën evropiane me nder dhe dinjitet,” thuhet në njoftimin e Federatës./ATVLIVE.TV

  • Fanol Shala me diplomë rekordi të vendosur në majat e sportit aeronautik ndërkombëtar

    Fanol Shala me diplomë rekordi të vendosur në majat e sportit aeronautik ndërkombëtar

    Piloti i Federatës Aeronautike të Kosovës, Fanol Shala, ka pranuar zyrtarisht diplomën e rekordit botëror dhe evropian, duke e ngritur lart emrin e Kosovës dhe duke e vendosur atë në majat e sportit aeronautik ndërkombëtar.

    Në ceremoninë e organizuar mori pjesë edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i cili përgëzoi Fanolin për këtë arritje historike, duke theksuar se suksese të tilla janë dëshmi e potencialit të sportistëve tanë dhe një frymëzim i madh për gjeneratat e reja të pilotëve kosovarë.

  • Edon Zhegrova pranë transferimit te Juventusi

    Edon Zhegrova pranë transferimit te Juventusi

    Edon Zhegrova është shumë pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij. Pas disa sezonesh mbresëlënëse në Francë me Lille, anësori shqiptar është gati të bëjë hapin e madh drejt Serie A, pikërisht te Juventusi.

    Sipas gazetës “Tuttosport”, Zhegrova ka pranuar ofertën e klubit bardhezi dhe pritet të jetë përforcimi i radhës për trajnerin Igor Tudor. Shkëlqimi i tij në ndeshjen ndaj Juventusit sezonin e kaluar në Champions League ka lënë gjurmë te drejtuesit torinez, të cilët e kanë ndjekur me kujdes që atëherë.

    Zhegrova vlerësohet për fleksibilitetin e tij në fushë. 26-vjeçari mund të luajë si mesfushor ofensiv, anësor apo edhe si sulmues i dytë, duke e bërë një element të vlefshëm për skemën e Tudor. Një tjetër plus është bashkëpunimi i mëparshëm me Jonathan David – sulmuesin kanadez që këtë verë iu bashkua Juventusit nga Lille – çka pritet të ndihmojë në integrimin më të shpejtë të Zhegrovës.

    Marrëveshja në detaje

    Drejtori sportiv i Juventusit, Damien Comolli, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me agjentin e lojtarit, Hasan Çetinkaya, për të mbyllur detajet përfundimtare të marrëveshjes. Sipas burimeve pranë klubit, Zhegrova ka pranuar një kontratë afatgjatë me pagë vjetore rreth 2.5 milionë euro, plus bonuse.

    Lille, e cila ka ende një vit kontratë me lojtarin, është e gatshme ta shesë këtë verë për të mos rrezikuar ta humbasë me parametër zero. Nga kërkesa fillestare prej 25 milionë euro, tani klubi francez është i hapur për të pranuar një ofertë në rangun e 17-18 milionë eurosh./ATVLIVE.TV

  • Meriton Korenica pjesë e formacionit të javës në Rumani

    Meriton Korenica pjesë e formacionit të javës në Rumani

    Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica, po vazhdon të shkëlqejë në kampionatin rumun, ku këtë javë është përfshirë në formacionin ideal të javës në Liga 1.

    25-vjeçari pati paraqitje fantastike në ndeshjen e fundit të CFR Cluj, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur në fitoren e skuadrës së tij. Ai realizoi një gol të bukur dhe kontribuoi me një asist, duke qenë vendimtar në suksesin e klubit rumun.

    Performanca e tij u shpërblye duke u futur në 11-shen më të mirë të javës nga faqja prestigjioze statistikore “Sofascore”, ku gjithashtu u vlerësua me notë shumë të lartë – 9.4, një ndër më të mirat në kampionat për këtë xhiro.

    Korenica iu bashkua Clujit verën e kaluar nga Ballkani dhe ka arritur të fitojë menjëherë zemrat e tifozëve rumunë falë stilit të tij energjik dhe lojës kreative në mesfushë. Ai po ashtu është bërë pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Kosovës, me selektorin Franco Foda që vazhdimisht i beson atij.

    CFR Cluj aktualisht ndodhet në krye të renditjes në kampionatin rumun dhe synon titullin kampion, ndërsa Korenica po luan një rol kyç në këtë mision. Forma e tij e lartë padyshim se është lajm i mirë edhe për “Dardanët”, të cilët në shtator i presin dy sfidat e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.