ATV

Category: Sport

  • Ndërron jetë Feriz Parllaku, gjyqtari i njohur i hendbollit

    Ndërron jetë Feriz Parllaku, gjyqtari i njohur i hendbollit

    Ka ndërruar jetë Feriz Parllaku, njëri prej gjyqtarëve më të dalluar që ka pasur hendbolli kosovar. Parllaku ka vdekur në moshën 68-vjeçare, ndërsa pos në hendboll ishte gjyqtar i dalluar edhe i futbollit.

    Ai ka drejtuar ndeshje të shumta të hendbollit kosovar në periudhën e pavarësimit dhe për shumë vjet pasluftës.

    Ka drejtuar edhe ndeshjen e parë të Kombëtares së Kosovës, atë ndaj Egjiptit U21 në vitin 2002.

    I ndjeri është shquar për punën me përkushtim dhe për kontributin madhor kur puna e gjyqtarit ishte sfiduese dhe me vlerë të jashtëzakonshme.

    Parllaku nisi të gjykojë ndeshje të hendbollit në vitin 1978.

    Në vitin 1985 mori thirrjen e gjyqtarit federativ.

    Në nivelin federativ ka drejtuar ndeshje bashkë me Selim Morinën. Gjatë pavarësimit gjykoi bashkë me Veton Selmanin, Selim Morinën, Burim Devën, Fahredin Hashanin, Xhelal Vitakun e Ibrahim Zhilivodën.

    Ishte aktiv në referim deri në vitin 2005.

    Për një mandat ishte kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës.

  • Sanije Krasniqi publikon listën për dy ndeshjet miqësore

    Sanije Krasniqi publikon listën për dy ndeshjet miqësore

    Përzgjedhësja e Kombëtares së Kosovës U17, Sanije Krasniqi, ka publikuar listën e Dardaneve për dy ndeshjet miqësore kundër Malit të Zi, që do të zhvillohen më 28 dhe 30 gusht në Kolashin.

  • Albian Hajdari afër transferimit te Hoffenheim

    Albian Hajdari afër transferimit te Hoffenheim

    Albian Hajdari, futbollisti që aktivizohet te skuadra e Luganos, ka arritur marrëveshje me skuadrën Hoffenheim.

    Sipas burimeve nga Zvicra, 22 vjeçari, brenda këtyre dy ditëve, do të kompletojë transferimin te klubi ku aktivizohen edhe dyshja Asllani – Avdullahu.

    Qendërmbrojtësi në sezonin e kaluar numëron 40 paraqitje në të gjitha garat ku ka arritur të shënojë 2 gola.

  • Nga Rahoveci në Bosfor: Sedat Vuçitërna mbyll me sukses sfidën e madhe të notit

    Nga Rahoveci në Bosfor: Sedat Vuçitërna mbyll me sukses sfidën e madhe të notit

    Sedat Vuçitërna nga Rahoveci ka marrë pjesë në garën e njohur ndërkombëtare të notit në Stamboll, ku notarët kalojnë ngushticën e Bosforit nga Azia në Europë.

    Ai përfundoi distancën prej 6.5 kilometrash për 1 orë e 30 minuta, duke qenë i vetmi shqiptar që arriti në finish këtë vit.

    Me këtë sukses, Sedati përfaqësoi jo vetëm Rahovecin, por edhe Kosovën, në një garë që mbledh sportistë nga shumë vende të botës.

  • TRAJNERI I LILLE HESHT PËR FATIN E EDON ZHEGROVËS, PRESIDENTI SHPRESON PËR QËNDRIMIN E TIJ

    TRAJNERI I LILLE HESHT PËR FATIN E EDON ZHEGROVËS, PRESIDENTI SHPRESON PËR QËNDRIMIN E TIJ

    Në një konferencë për shtyp pas triumfit të rëndësishëm ndaj Monacos, trajneri i Lille, Bruno Genesio, ka folur në detaje për të ardhmen e sulmuesit kosovar, Edon Zhegrova, duke ngjallur diskutime të reja rreth fatit të lojtarit në klubin francez.

    E ardhmja e Zhegrovës ka qenë një nga temat më të përfolura gjatë këtij afati kalimtar veror. Në media dhe mes tifozëve, ka pasur shumë spekulime për vazhdimësinë e tij tek Lille apo një largim të mundshëm drejt një klubi tjetër me ambicie të mëdha. Emri i tij është përfolur si një ndër objektivat kryesorë të disa skuadrave evropiane.

    Një interes konkret për 26-vjeçarin dardan është shfaqur nga kampioni italian, Juventusi. Sipas burimeve të besueshme, “Zonja e Vjetër” ishte shumë pranë një marrëveshjeje për ta sjellë Zhegrovën në Serie A, duke besuar se sulmuesi i talentuar mund të bëhej një përforcim i vlefshëm për repartin ofensiv të ekipit. Megjithatë, negociatat duket se nuk përfunduan me sukses.

    Në anën tjetër, presidenti i Lille, Olivier Letang, ka qenë i qartë dhe i prerë në deklaratat e tij për shtyp, duke konfirmuar se deri tani nuk është arritur asnjë marrëveshje zyrtare me Juventusin apo ndonjë klub tjetër për transferimin e lojtarit. Ai gjithashtu ka shprehur besimin se Zhegrova do të mbetet pjesë e skuadrës së Lille për të paktën edhe këtë sezon, duke theksuar rëndësinë e tij në projektin afatgjatë të klubit.

    Megjithatë, trajneri Bruno Genesio duket se ka një qasje më të kujdesshme dhe më pak të sigurt për të ardhmen e sulmuesit. Në një deklaratë pas ndeshjes, ai shpjegoi se situata është ende e paqartë dhe se nuk mund të garantojë se Zhegrova do të qëndrojë deri në fund të sezonit.

    “Ai është aktualisht me ne dhe po punon për të ardhmen. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët dhe javët në vijim. Edoni ka nevojë për kohë për t’u rikthyer në formën e tij më të mirë, pasi ka pasur një periudhë të gjatë mungesë për shkak të dëmtimeve,” tha Genesio

    Trajneri gjithashtu zbuloi se sulmuesi ka përjetuar një lodhje të lehtë muskulore që u aktivizua pak para ndeshjes, duke ndikuar në performancën dhe minutat e tij në fushë.
    Në vijim, Lille do të ndeshet në transfertë me Lorient dhe të gjithë do të jenë me vëmendje për të parë nëse Edon Zhegrova do të marrë minuta të rëndësishme për të treguar vlerat e tij dhe për të bindur stafin teknik për një rol më të madh në skuadër.

    Sezonin e kaluar 26 vjeçari ka luajtur në 21 ndeshje dhe ka shënuar 8 gola e ka kontribuar në dy të tjerë. Por, që nga 14 dhjetori 2024 ai nuk ka shkelur në fushën e gjelbër për shkak të lëndimit. /ATVLIVE.TV

  • Newcastle vs Liverpool – Dramatizëm nën Dritat e St James’ Park

    Newcastle vs Liverpool – Dramatizëm nën Dritat e St James’ Park

    Stadiumi St James’ Park është gati për një përballje të zjarrtë këtë mbrëmje, kur Newcastle pret Liverpool në një përballje që ngërthen futboll, dramë transferimi dhe pasion anglez në çdo centimetër fushë.

    Alexander Isak, ylli i Newcastle-it dhe njeriu që ka ndezur titujt e gazetave gjatë verës, nuk do të luajë. Transferimi i tij drejt Liverpool, me ofertë prej rreth 110 milionë stërlina, ngeci dhe megjithëse ai është në formë të shkëlqyer dhe është shndërruar në një kërcënim real — ai nuk pritet të marrë pjesë në këtë duel.
    Kjo mungesë do të ndihet rëndë në sulmin e Newcastle it, i cili kishte shfaqur vështirësi në gjetjen e golave, duke mos shënuar në tre ndeshjet e fundit të Premier Leage. Pa “numrin 9” të tyre më të mirë, tifozët vendas kërkojnë kreativitet nga lojtarët si Anthony Gordon për të mbushur boshllëkun.

    Nga ana tjetër, Liverpool vjen me moral të lartë — me sulmin e fuqishëm të përforcuar nga Hugo Ekitike, i cili ka bërë dy gola në dy ndeshjet e para dhe i ka dhënë energji të re ekipit. “The Reds” do të jenë pa Frimpong në krahun mbrojtës, për shkak të një lëndimi që e mban jashtë përballjes me Newcastle dhe Arsenal në javën e ardhshme.

    Ndeshja mes tyre do të fillojë në ora 21:00 dhe do të drejtohet nga gjyqtari Simon Hooper.

  • Cristiano Ronaldo drejt dasmës së vitit – Marrëveshja paramartesore me Georgina Rodríguez që ka habitur opinionin publik

    Cristiano Ronaldo drejt dasmës së vitit – Marrëveshja paramartesore me Georgina Rodríguez që ka habitur opinionin publik

    Cristiano Ronaldo mund të jetë duke u përgatitur për dasmën më glamuroze dhe të shumëpërfolur të vitit, por pas kësaj romance përrallore me Georgina Rodríguez, qëndron një marrëveshje paramartesore spektakolare që ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.

    Sipas burimeve të shumta në median spanjolle, ylli i futbollit botëror dhe legjenda e Real Madridit ka nënshkruar një marrëveshje konfidenciale me partneren e tij prej vitesh, me qëllimin kryesor të mbrojtjes ligjore dhe financiare të të dyja palëve, në rast të një ndarjeje të mundshme në të ardhmen.

    Çfarë përfiton Georgina në rast të një ndarjeje?

    Detajet që kanë rrjedhur, megjithëse ende të pakonfirmuara nga vetë çifti, janë mahnitëse dhe flasin për një marrëveshje me përmasa financiare të jashtëzakonshme. Ja çfarë raportohet se do të përfitojë Georgina Rodríguez nëse lidhja e tyre përfundon me ndarje:

    • Një ndihmë mujore prej 121,000 dollarësh për të mbuluar shpenzimet e saj personale dhe jetën e përditshme.

    • Pronësim i pasurive të paluajtshme me vlerë rreth 5.6 milionë dollarë, përfshirë vila luksoze në Madrid dhe Lisbonë.

    • Një pension të përjetshëm prej 110,000 dollarësh në muaj, që do t’i sigurojë stabilitet financiar të përhershëm.

    • Mbështetje për fëmijët në shumën prej 500,000 dollarësh çdo muaj, për të garantuar ruajtjen e stilit të jetesës luksoze që kanë pasur gjatë bashkëjetesës.

    • 2 milionë dollarë në vit për “mirëmbajtjen e stilit të jetës”, që mbulon stafin personal, veshjet, kujdesin estetik dhe shërbimet e luksit të përditshëm.

    • Dy makina luksoze, të përzgjedhura nga koleksioni privat i Cristiano Ronaldos.

    • Fluturime private të klasit të parë, të mbuluara tërësisht, si dhe dy pushime luksoze në vit, të planifikuara dhe të paguara plotësisht.

    Derisa vetë Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez nuk kanë konfirmuar apo mohuar zyrtarisht ekzistencën e kësaj marrëveshjeje, spekulimet kanë ndezur jo vetëm tabloidët evropianë, por edhe rrjetet sociale, ku fansat dhe analistët e jetës së VIP-ave diskutojnë për këtë zhvillim të papritur.

    Aktualisht, çifti duket i përqendruar tërësisht në përgatitjet për ceremoninë e tyre madhështore, e cila pritet të jetë ndër ngjarjet më të bujshme të botës së famshme këtë vit.

  • Shqipëri – Letoni: Dalin në shitje biletat

    Shqipëri – Letoni: Dalin në shitje biletat

    Federata Shqiptare e Futbollit informon të gjithë tifozët dhe dashamirësit e futbollit se, duke filluar nga sot, është hapur edhe shitja fizike e biletave për ndeshjen Shqipëri – Letoni, e cila do të luhet më 9 shtator 2025 në stadiumin “Air Albania”, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026”.

    Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se biletat mund të blihen pranë pikës zyrtare të shitjes, e cila ndodhet tek hyrja e tribunës kryesore të stadiumit “Air Albania”.

    Pika e shitjes do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00, dhe do të shërbejë për të gjithë ata tifozë që preferojnë të sigurojnë biletat në mënyrë fizike.

    Ky vendim është marrë në përgjigje të interesimit të lartë dhe kërkesave të shumta nga tifozët për të pasur akses edhe në një kanal alternativ për blerjen e biletave, krahas platformës zyrtare online ebileta.al, ku vazhdon paralelisht edhe shitja digjitale.

    FSHF fton të gjithë tifozët kuqezi të sigurojnë biletat e tyre sa më herët dhe të mbështesin Kombëtaren në këtë përballje të rëndësishme drejt Botërorit “USA-Meksikë-Kanada 2026”.

  • Rasmus Højlund në orbitën e Milanit pas dështimit të marrëveshjes me Boniface

    Rasmus Højlund në orbitën e Milanit pas dështimit të marrëveshjes me Boniface

    Kalimi i mundshëm i Rasmus Højlund nga Manchester United te Milan mund të marrë një kthesë të re, pasi dështoi transferimi i sulmuesit të Bayer Leverkusen, Victor Boniface, te gjiganti italian. Ky zhvillim i papritur ka hapur sërish dyert për një rikthim të interesimit kuqezi ndaj sulmuesit danez, i cili aktualisht është jashtë planeve të trajnerit të ri të “Djajve të Kuq”, Ruben Amorim.

    Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, Boniface nuk arriti të kalojë testet mjekësore te Milani dhe do të rikthehet në Gjermani, duke i dhënë fund përfundimisht negociatave mes palëve.

    Milani kishte rënë dakord me Leverkusen për një marrëveshje huazimi me vlerë 5 milionë euro dhe një klauzolë blerjeje për 24 milionë euro. Por, për shkak të problemeve fizike të konstatuara gjatë ekzaminimeve, transferimi u anulua.

    Ky zhvillim ka krijuar boshllëk në repartin ofensiv të Milanit, i cili tashmë po kërkon alternativa të reja për të përforcuar sulmin. Emri i parë që është rikthyer në skenë është ai i Rasmus Højlund, një profil sulmuesi që pëlqehet nga drejtuesit milanistë për dinamizmin, moshën e re dhe eksperiencën në një kampionat të fortë si Premier League.

    Danezi, i cili nuk bën pjesë në planet e Ruben Amorim për sezonin e ri, pritet të largohet nga “Old Trafford” përpara mbylljes së afatit kalimtar më 1 shtator. Edhe pse nuk ka ende një ofertë zyrtare nga Milani, mediat italiane raportojnë se klubi është duke shqyrtuar seriozisht mundësinë e huazimit të tij, me një klauzolë të mundshme blerjeje në fund të sezonit.

    Në garë për Højlund është përfshirë edhe Napoli, që po kërkon zëvendësim për Romelu Lukakun, pas lëndimit që ky i fundit pësoi në fillim të sezonit. Kampionët e Italisë janë të interesuar për një marrëveshje të ngjashme, me huazim afatshkurtër, që do t’i jepte kohë lojtarit të përshtatej me ambientin dhe skuadrën.

    Megjithatë, përparësia që Højlund i jep Milanit për shkak të projektit të qëndrueshëm dhe mundësisë për më shumë minuta loje, mund të jetë faktor vendimtar nëse klubi kuqezi vendos të konkretizojë interesimin me një ofertë zyrtare.

    Tashmë, me orët që kalojnë dhe afati kalimtar që po afrohet drejt fundit, pritet me interes të madh nëse Milani do të lëvizë konkretisht për Højlund, i cili mund të jetë zgjidhja e shumëkërkuar për majën e sulmit në “San Siro”. /ATVLIVE.TV

  • LEART PAQARADA, NGA TITULLAR I PADISKUTUESHËM TE I PËRJASHTUAR NGA PLANET E TRAJNERIT TË RI NË KÖLN

    LEART PAQARADA, NGA TITULLAR I PADISKUTUESHËM TE I PËRJASHTUAR NGA PLANET E TRAJNERIT TË RI NË KÖLN

    Sezoni i kaluar ishte padyshim një ndër më të suksesshmit në karrierën e Leart Paqaradës. Mbrojtësi i majtë i Kombëtares së Kosovës ishte një prej figurave kyçe në formacionin e ekipit gjerman FC Köln, duke luajtur rregullisht si titullar dhe duke kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në suksesin e madh të klubit, rikthimin në elitën e futbollit gjerman, Bundesliga.

    Mirëpo, vetëm pak javë pas këtij triumfi, gjithçka ka ndryshuar për 30-vjeçarin. Me ardhjen e trajnerit të ri, Lukas Kwasniok, pozita e tij brenda skuadrës është tronditur tërësisht. Sipas raportimeve të gazetës së njohur gjermane Kölnische Rundschau, Paqarada është përjashtuar nga grupi kryesor i ekipit së bashku me dy futbollistë të tjerë dhe aktualisht po stërvitet individualisht, larg pjesës tjetër të skuadrës.

    Ky vendim ka ardhur papritur, jo vetëm për vetë futbollistin, por edhe për rrethin e tij të ngushtë. Menaxheri i Paqaradës ka reaguar publikisht duke e cilësuar mënyrën e veprimit të klubit si të papërshtatshme dhe zhgënjyese.

    “Jemi thellësisht të zhgënjyer me mënyrën si u trajtua kjo çështje. Learti ka dhënë maksimumin për këtë klub dhe meritonte më shumë respekt në komunikim dhe në qartësi të vendimeve,” u shpreh për mediat përfaqësuesi i tij.
    S
    ituata bëhet edhe më komplekse duke marrë parasysh faktin se ai aktualisht nuk ka asnjë ofertë konkrete nga ndonjë klub tjetër. Me afatin kalimtar që përfundon më 1 shtator në Gjermani, koha për të gjetur një alternativë të re është e kufizuar.

    Në pritje të zhvillimeve të reja, mbetet të shihet nëse Leart Paqarada do të gjejë një zgjidhje që i përshtatet ambicieve të tij profesionale, apo do të përballet me një sezon sfidues jashtë fushës së lojës

    30 vjeçari, sezonin e kaluar numëron 35 paraqitje ku ka arritur të bëjë edhe 9 asistime./ATVLIVE.TV