ATV

Category: Sport

  • Genc Nuza tregon klas në Evropë – një tjetër fitore për gjyqësinë kosovare!

    Genc Nuza tregon klas në Evropë – një tjetër fitore për gjyqësinë kosovare!

    Njëri nga emrat më të njohur të gjyqësisë futbollistike kosovare, Genc Nuza, ka shkëlqyer sërish në një skenë të madhe evropiane. Ai ishte në qendër të vëmendjes në një nga ndeshjet më të spikatura të raundit kualifikues në Ligën e Konferencës, midis skuadrës franceze Strasbourg dhe asaj daneze Brøndby – një përballje me intensitet të lartë dhe pritshmëri të mëdha.

    Ndeshja, e zhvilluar në një atmosferë të zjarrtë me mbi 22 mijë tifozë në tribuna, u menaxhua me profesionalizëm dhe autoritet të plotë nga Nuza. Ai tregoi gjakftohtësi, vendosmëri dhe kontroll të plotë mbi lojën, duke e mbyllur takimin pa asnjë incident dhe me rezultat të barabartë 0-0. Çdo vendim ishte i saktë dhe i argumentuar, duke dëshmuar nivelin e lartë të përgatitjes dhe përvojës së tij në skenat ndërkombëtare.

    Në këtë sfidë të rëndësishme, Genc Nuza nuk ishte i vetëm. Ai u shoqërua nga një ekip tërësisht kosovar: Bujar Selimaj dhe Granit Hyseni në rolin e asistentëve, Burim Jahmurataj si gjyqtar i katërt, ndërsa Dardan Çaka ishte i angazhuar në sistemin VAR si AVAR. Të gjithë së bashku dhanë një paraqitje të shkëlqyer që i përngjan standardeve të UEFA-s.

    Kjo paraqitje jo vetëm që konfirmon kapacitetet e larta të gjyqtarëve nga Kosova, por gjithashtu përforcon imazhin e futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare. Është një dëshmi se me punë të palodhshme dhe përkushtim, edhe nga një vend i vogël si Kosova mund të dalin figura që lënë gjurmë në skenën evropiane të sportit.

  • FFK njofton: Nis shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Suedi

    FFK njofton: Nis shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Suedi

    Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka informuar opinionin publik se nga sot, e premte, më 22 gusht 2025, kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen shumë të pritur ndërmjet Kosovës dhe Suedisë.

    Kjo ndeshje do të zhvillohet më 8 shtator 2025 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe është pjesë e fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026”, në kuadër të Grupit B.

    “Dardanët”, do të fillojë zyrtarisht fushatën kualifikuese në muajin shtator, me ndeshjen e parë që do të luhet më 5 shtator në udhëtim ndaj Zvicrës.

    Vetëm tri ditë më pas, më 8 shtator, Kosova do të përballen me Suedinë para tifozëve të vet, në një atmosferë që pritet të jetë elektrizuese.

    FFK ka bërë të ditur se biletat janë tashmë të disponueshme dhe mund të blihen vetëm online përmes platformës zyrtare:
    https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

    Çmimet e biletave janë si më poshtë:

    • Tribunat Veri dhe Jug: 10 euro

    • Tribuna Lindje: 20 euro

    • Tribuna Perëndim: 30 euro

    • Bileta VIP: 100 euro

    FFK u bën thirrje të gjithë tifozëve që të sigurojnë biletat sa më herët, për të përkrahur ekipin kombëtar në këtë sfidë të rëndësishme dhe për të krijuar një atmosferë sa më të zjarrtë në mbështetje të Dardanëve.

  • Serie A italiane starton këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së parë

    Serie A italiane starton këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së parë

    Këtë fundjavë pritet të startoj Serie A italiane,ku në program do të luhen ndeshjet e xhiros së parë.

    Kampioni Napoli ndeshjen e parë do të luaj në udhëtim kundër Sassuolos,ku ekipi i Antonio Contes do të mundohet të nis mbarë sezonin e ri dhe në fund të fitoj sërish titullin,kurse në anën tjetër Sassuolo do të tentoj që të shkaktoj befasi në xhiron e parë.

    Në anën tjetër tre gjigantët e tjerë italianë Milan,Juventus dhe Inter synojnë të nisin mirë këtë sezon,ku të tre ekipet do të luajnë kundër Cremonses respektivisht Parmas dhe Torinos.
    Nënkampioni Inter synon fitore në xhiron e parë,teksa bianconerët dhe rossonerët poashtu do të mundohen të nisin mirë sezonin.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Itali Roma e pret në Olimpico skuadrën e Bolognas,kurse Lazio në udhëtim do të takohet kundër Comos.

  • Rodri rikthehet në skuadrën e Manchester Cityt për sfidën ndaj Tottenhamit

    Rodri rikthehet në skuadrën e Manchester Cityt për sfidën ndaj Tottenhamit

    Manchester City merr një lajm të madh para ndeshjes së rëndësishme kundër Tottenham Hotspur.

    Mesfushori spanjoll, Rodri, është rikthyer në skuadrën e Pep Guardiolës dhe do të jetë i gatshëm për këtë përballje.

    Rodri ka qenë një nga lojtarët më vendimtarë të “Qytetarëve” që nga ardhja e tij nga Atletico Madrid, duke u shndërruar në shtyllën kryesore të mesfushës. Në mungesën e tij, City shpesh ka vuajtur në kontrollin e lojës dhe ekuilibrin në fushë, ndaj rikthimi i tij shihet si një përforcim i madh për vazhdimësinë e kampionëve në fuqi.

    Guardiola e vlerëson 27-vjeçarin si lojtar kyç për filozofinë e tij të futbollit, dhe rikthimi i tij pikërisht në një sfidë të madhe si ajo me Tottenhamin, pritet të ndikojë shumë në paraqitjen e Cityt.

  • Bundesliga rikthehet në aksion me ndeshjet e xhiros së parë

    Bundesliga rikthehet në aksion me ndeshjet e xhiros së parë

    Këtë fundjavë rikthehet edhe Bundesliga gjermane,ku pritet të zhvillohen ndeshjet e xhiros së parë.

    Kampioni aktual Bayern Munich mbrojtjen e titullit e nis kundër RB Leipizg,ku ekipi i Vincent Company synon të nis mbarë sezonin e ri në Gjermani dhe të fitoj sërish titullin.

    Në anën tjetër RB Leipzig synimin kryesor në këtë edicion e ka rikthimin në garat evropiane,pasi edicionin e kaluar nuk arriti të kualifikohej në Ligën e Kampionëve.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Gjermani Bayer Leverkusen e pret Hoffenheimin në shtëpi,kurse Borussia Dortmund edicionin e ri do e nis në udhëtim kundër ekipit të rikthyer në Bundesligë St.Pauli.

  • Gjigandi i basketbollit, Pavel Podkolzin, debuton në futboll duke vendosur rekord historik për gjatësinë

    Gjigandi i basketbollit, Pavel Podkolzin, debuton në futboll duke vendosur rekord historik për gjatësinë

    Në një ndërthurje të papritur dhe tërheqëse mes dy botëve të ndryshme sportive, ish-lojtari i NBA-së, Pavel Podkolzin, ka befasuar publikun duke debutuar si futbollist për skuadrën ruse Amkal Moscow në kuadër të Kupës së Rusisë. Me këtë paraqitje, 40-vjeçari rus, i cili arrin një gjatësi mbresëlënëse prej 2.26 metrash, është bërë zyrtarisht futbollisti më i gjatë në histori.

    Ndërsa në basketboll lartësia është një aset i zakonshëm dhe i mirëpritur, në futboll kjo përmasë shndërrohet në një kuriozitet të veçantë. Kalimi i Podkolzin nga parketi në fushën e gjelbër ka ngjallur reagime të shumta, duke hapur diskutime mbi adaptimin e sportistëve mes disiplinave të ndryshme.

    Karriera e tij në basketboll nisi me shumë pritshmëri. Në vitin 2004, ai u zgjodh në raundin e parë të NBA Draft nga Utah Jazz, por menjëherë u transferua te Dallas Mavericks. Megjithëse Podkolzin shfaqi potencial, ai nuk arriti të siguronte një qëndrim afatgjatë në elitën e basketbollit amerikan dhe përfundimisht e vazhdoi karrierën në ligat më të ulëta, si në NBA Development League dhe më vonë në kampionatet ruse.

    Më 19 gusht 2025, Podkolzin veshi fanellën e Amkal Moscow për herë të parë në një ndeshje zyrtare kundër Kaluga-s, në Rrethin e 2-të të Kupës së Rusisë për sezonin 2025/26. I vendosur si sulmues qendror, ai dominoi në duelet ajrore dhe krijoi disa momente të rrezikshme para portës kundërshtare. Megjithëse nuk arriti të realizonte një gol, prania e tij në fushë ishte e padiskutueshme — si në aspektin fizik, ashtu edhe në tërheqjen e vëmendjes mediatike.

    Kjo paraqitje e Podkolzin ka hapur rrugën për një histori të re interesante në sport, ku një ish-basketbollist profesionist përpiqet të shkëlqejë në futboll, duke sfiduar stereotipet dhe kufijtë tradicionalë mes disiplinave. Rruga që ai ka zgjedhur është e pazakontë, por padyshim ngjall kuriozitet dhe respekt për guximin për të filluar nga e para — këtë herë, me këpucë futbolli në këmbë. /ATVLIVE.TV

  • Granit Xhaka dhe transferimi befasues te Sunderland: Si nisi gjithçka me një telefonatë të vonë

    Granit Xhaka dhe transferimi befasues te Sunderland: Si nisi gjithçka me një telefonatë të vonë

    Transferimi surprizë i Granit Xhakës te Sunderland ka qenë një nga lëvizjet më të përfolura të merkatos, dhe tashmë mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane ka zbuluar për herë të parë prapaskenat e këtij kapitulli të ri në karrierën e tij.

    Në një intervistë për gazetën zvicerane Blick, Xhaka rrëfeu se gjithçka nisi në mënyrë krejtësisht të papritur — me një telefonatë në orët e vona të mbrëmjes nga pronari i klubit anglez, Kyril Louis-Dreyfus.

    “Ishte ora 23:00 kur më erdhi një telefonatë nga një numër zviceran. Isha gati për të fjetur; fëmijët kishin rënë në gjumë. Në telefon dëgjova: ‘Përshëndetje, jam Kyril, pronari i Sunderlandit’. Fillimisht mendova se dikush po bënte shaka, pasi agjenti im ishte në Shtetet e Bashkuara. Por pas një bisede të shkurtër, i dhashë numrin e agjentit tim”, tregoi Xhaka.

    Vetëm pak minuta më vonë, situata mori një kthesë serioze.

    “Rreth dhjetë minuta më pas, agjenti im më kontaktoi bashkë me drejtorin sportiv dhe Kyrilin. Në atë moment e kuptova që gjithçka ishte më shumë sesa një ide – po bëhej realitet”, shtoi ai.

    Pas kësaj bisede të papritur, Xhaka thotë se ndjeu një lloj thirrjeje personale për të ndërmarrë këtë hap të ri në karrierën e tij.

    “I thashë vetes: Granit, duhet ta bësh këtë. Sunderland po dilte nga një periudhë e vështirë, një situatë që më kujtoi shumë rrugëtimin e prindërve të mi – gjithçka nga e para. Ky klub më dha ndjesinë e fillimit, të mundësisë për të ndërtuar diçka me vlerë. Dhe besoj se kjo përvojë do të më sjellë shumë të mira për të ardhmen”, përfundoi Xhaka.

    Transferimi i tij nuk ka mbetur thjesht një lëvizje simbolike. Granit Xhaka debutoi me fitore në fanellën e Sunderlandit në rikthimin e klubit në Premier League dhe pa humbur kohë është konfirmuar edhe si kapiteni i parë i skuadrës. Një rol që tregon besimin e madh që klubi ka ndaj tij dhe pritshmëritë që e shoqërojnë në këtë sfidë të re./ATVLIVE.TV

  • Napoli në ndjekje të Rasmus Højlund: Klubi italian përgatit ofertën për sulmuesin danez

    Napoli në ndjekje të Rasmus Højlund: Klubi italian përgatit ofertën për sulmuesin danez

    Napoli po intensifikon përpjekjet për të siguruar shërbimet e sulmuesit të talentuar danez, Rasmus Højlund, dhe pritet të dërgojë së shpejti një ofertë zyrtare për transferimin e tij. Bisedimet me Manchester United janë në zhvillim e sipër, ndërsa klubi italian po përgatitet të hyjë në fazën vendimtare të negociatave.

    Vendimi final do t’i mbetet vetë lojtarit, i cili do të shqyrtojë propozimin që do t’i paraqitet. Diskutimet mbi termat personalë të kontratës pritet të nisin që nga dita e sotme, me synimin për të arritur një marrëveshje sa më shpejt.

    Megjithatë, rruga drejt firmës së Højlund nuk pritet të jetë e lehtë. Performanca dhe potenciali i tij kanë tërhequr interesin e disa klubeve të tjera elitare në Europë, duke shtuar konkurrencën dhe duke e bërë situatën më të ndërlikuar për Napolin.

    Pavarësisht kësaj, kampionët e mëparshëm të Italisë janë të vendosur të mbyllin këtë operacion sa më shpejt të jetë e mundur. Ata e shohin danezin si një përforcim strategjik për repartin ofensiv dhe një investim të rëndësishëm për të ardhmen, me synimin për të shtuar cilësinë, efikasitetin dhe kreativitetin në sulm gjatë sezonit të ardhshëm në Serie A.

    Në ditët në vijim pritet që 22 vjeçari të marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tij profesionale. Napoli, nga ana tjetër, do të bëjë gjithçka për ta bindur sulmuesin me projektin sportiv ambicioz që po ndërton, duke i ofruar një rol kyç në qendër të skuadrës së re që po formësohet nën drejtimin e klubit./ATVLIVE.TV

  • Me një këmb në fazën e grupeve. Në rast kualifikimi sa para fiton Drita?

    Me një këmb në fazën e grupeve. Në rast kualifikimi sa para fiton Drita?

    Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, është vetëm edhe një ndeshje larg kualifikimit historik në fazën e grupeve UEFA Europa Conference League – kompeticioni i tretë më i rëndësishëm evropian për klube.

    Përveç aspektit sportiv, një kualifikim i tillë do të kishte rëndësi të madhe edhe financiare për klubin nga Gjilani.

    Nëse arrin të kalojë fazën “play-off”, Drita do të përfitojë 3 milionë e 170 mijë euro nga UEFA – një shumë e garantuar për çdo skuadër pjesëmarrëse në grupet e Ligës së Konferencës.

    Por, për të siguruar këtë sukses, “Intelektualët” duhet të eliminojnë skuadrën Differdange nga Luksemburgu.

    Ndeshja e parë e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, përfundoi me rezultat 2-1, në anën e Dritës, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet me datë 28 gusht në Luksemburg.

    Nëse kualifikohet, Drita do të luajë gjashtë ndeshje në fazën e grupeve – secila ndaj një kundërshtari të ndryshëm.

    Fitoret në këtë fazë shpërblehen me 400 mijë euro, ndërsa barazimet me 133 mijë euro, çka mund ta rrisë ndjeshëm përfitimin financiar të klubit në rast paraqitjesh të mira.

  • Ruben Dias rinovon kontraten me Manchester Cityn deri në vitin 2029

    Ruben Dias rinovon kontraten me Manchester Cityn deri në vitin 2029

    Manchester City ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me mbrojtësin portugez, Ruben Dias, i cili do të qëndrojë në “Etihad” deri në qershor të vitit 2029.

    Që prej transferimit nga Benfica në vitin 2020, Dias është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes së ekipit, duke kontribuar fuqishëm në sukseset vendore dhe evropiane të Cityt.

    Me lidershipin dhe qëndrueshmërinë e tij, ai është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Pep Guardiolës, duke e konsoliduar statusin si një figurë kyçe në skuadër.

    Ky rinovim afatgjatë tregon besimin e klubit te portugezi, i cili shihet si një gur themeli për të ardhmen e “Qytetarëve”.