Gjiganti katalunas Barcelona pritet që ta vë në shitje edhe një tjetër futbollist.
Mediumi kataluas Sport bën të ditur se drejtuesit po mendojnë që ta vënë në shitje Marc Casadon,me kusht që nëse vije ndonjë ofertë në vlerë prej rreth 30 milionë euro.
Përndryshe shumë klube të ndryshme në Evropë janë të interesuar për shërbimet e Casados,duke përfshirë këtu klube të Premierligës si: Wolverhampton Wanderers dhe West Ham si dhe rivali i Barcës në ligë Real Betis,por asnjëra nga klubet e lartëpërmendura nuk kanë ofruar një ofertë prej 30 milionë euro në drejtim të Barcelonës.
Ndërkohë pavarësisht lajmeve për largim nga Katalunia Casado dëshiron të mbetet tek Barca,vetëm me kusht se nëse klubi ia bën të qartë se duhet larguar për të regjistruar lojtarët.
Kujtojmë që Marc Casado ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2028,kurse nuk luajti fare në ndeshjen e parë të sezonit në La Liga kundër Mallorcas.

Category: Sport
-

Marc Casado mund të vihet në shitje nga Barcelona
BARCELONA, SPAIN – AUGUST 12: Marc Casado of FC Barcelona looks on during the Joan Gamper Trophy match between FC Barcelona and AS Monaco at Estadi Olimpic Lluis Companys on August 12, 2024 in Barcelona, Spain. (Photo by Eric Alonso/Getty Images) -

FFK publikon orarin e ndeshjeve të xhiros së dytë
Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin e ndeshjeve të xhiros së dytë në Albi Mall Superligë.
Ndeshjet do të luhen të dielën:
Prishtina e Re – Ferizaj (16:30)
Ballkani – Malisheva (16:30)
Dukagjini – Gjilani (16:30)
Prishtina – Llapi (20:45)Ndërsa ndeshja në mes të Dritës dhe Drenicës është shtyrë për shkak të impenjimit të gjilanasve në play – off-in e Ligës së Konferencës. /ATVLIVE.TV
-

Kristjan Asllani zgjedh Torinon
Mesfushori i talentuar i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, në formë huazimi me të drejtë blerje prej 12 milion euro, do të kalojë te Torino, duke e parë këtë klub si hapin e radhës më të përshtatshëm në karrierën e tij.
Në këtë fazë të merkatos verore, 22-vjeçari ka shprehur qartazi preferencën për t’iu bashkuar skuadrës “granata”, duke lënë pas interesimin e fortë të Bolognës dhe klubeve të tjera të Serie A.
Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, aktualisht janë duke u zhvilluar negociata intensive mes Torinos dhe Interit – klubi ku Asllani është aktualisht nën kontratë. Bisedimet përfshijnë jo vetëm termat e marrëveshjes mes dy klubeve, por edhe kushtet personale të lojtarit, të cilat duket se po ecin në drejtimin e duhur.
Pavarësisht interesimit të disa skuadrave italiane, Torino shihet si destinacioni më i mundshëm, pasi projekti sportiv i klubit dhe mundësia për më shumë minuta në fushë përputhen me ambiciet e Asllanit për zhvillimin e mëtejshëm si futbollist. Lojtari e konsideron këtë lëvizje si një hap strategjik drejt konsolidimit të rolit të tij në Serie A dhe në Kombëtaren shqiptare, ku ka qenë një element i rëndësishëm në mesfushë.
Negociatat pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me drejtuesit e Torinos të vendosur për ta mbyllur sa më parë këtë marrëveshje. Objektivi është që Asllani t’i bashkohet skuadrës para përfundimit të merkatos, në mënyrë që të integrohet sa më shpejt në skuadër dhe të jetë gati për ndeshjet e para të sezonit të ri. /ATVLIVE.TV
-

Dita e ndeshjes – Drita vs Differdange
Kampioni i Kosovës Drita pritet të luaj ndeshjen e parë të fazës play-off të Conference League,ku në stadiumin “Fadil Vokrri”në Prishtinë e pret ekipin nga Luksemburgu Differdange.
Në këtë takim skuadra e Zekerija Ramadanit synon të shënojë fitore, në mënyrë që në ndeshjen e kthimit të ketë një avantazh të rëndësishëm për kalim në fazën e ligës së garës së tretë më të rëndësishme për klube në Evropë.
Gjatë ditës së djeshme në konferencën për media trajneri nga Gjilani ka ftuar lojtarët e tij që të shkruajnë historinë.
Përndryshe ekipi gjilanas në fillim të edicionit të ri të garave evropiane është takuar me kampionin e Luksemburgut në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku nga të dyja takimet e zhvilluara Drita ka fituar 1:0 në Prishtinë teksa në udhëtim fitoi me rezultat 3:2.
Kujtojmë që ndeshja Drita-Differdange pritet të nis nga ora 20:00
-

Lipjani pret bardheblutë – stadiumi “Sami Kelmendi” bëhet shtëpia e Prishtinës së Re
Skuadra debutuese në Superligën e Kosovës, Prishtina e Re, ka vendosur që sezonin e saj historik në elitë ta zhvillojë larg kryeqytetit. Klubi ka njoftuar se ndeshjet si vendas do t’i luajë në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, që nga tani do të shndërrohet në fole të re për bardheblutë.
“Stadiumi ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan do të jetë shtëpia jonë për edicionin 2025/26”, ka bërë të ditur klubi përmes një postimi zyrtar në Facebook.
Prishtina e Re e nisi aventurën e saj në Superligë fundjaven që lam pas, teksa në oren 16:30 të dielën pret FC Ferizajn, në atë që do të jetë jo vetëm ndeshja e parë si vendas të “shtëpisë” së re, por edhe sfida e parë elitare para tifozëve të Lipjanit – të cilët priten të krijojnë një atmosferë të zjarrtë për kampionët më të rinj të Ligës së Parë.
-

Suárez zbulon planin sentimental me Messin: “Duam të pensionohemi bashkë”
Luis Suárez ka ndezur fantazitë e tifozëve të Inter Miami-t dhe Barcelonës me një deklaratë që prek lidhjen e jashtëzakonshme që ka me Lionel Messin. Në një intervistë për programin argjentinas “Líbero”, të dhënë gjatë fundjavës së kaluar në Miami, sulmuesi uruguaian ka pohuar se bashkë me Messin kanë ëndërruar prej kohësh të përfundojnë karrierat së bashku në të njëjtin klub.
“Dua të pensionohem me Messin, sepse prej vitesh flasim për këtë mes nesh. Mund të kemi shansin ta realizojmë”, tha Suárez, që aktualisht luan për Inter Miami në MLS.
Ky rrëfim emocionues vjen në një periudhë ku të dy shokët legjendarë të Barcelonës janë sërish bashkë në Shtetet e Bashkuara, pasi Suárez iu bashkua klubit të David Beckham në janar të vitit 2024, pas aventurës së tij te Gremio në Brazil. 37-vjeçari po shijon periudhën e fundit të karrierës, duke formuar me Messin, Busquetsin dhe Jordi Alban një “mini-Barcelonë” në Florida.
Deklarata e tij ka bërë xhiron e botës, duke ngritur menjëherë pikëpyetjet nëse dyshja ikonike do të zgjasë qëndrimin e tyre te Inter Miami për ta realizuar atë që duket si një premtim miqësie të mbajtur ndër vite. Për tifozët, ideja që Messi dhe Suárez të mbyllin karrierat krah për krah njësoj siç shkëlqyen dikur në “Camp Nou”, tingëllon si fundi perfekt i një historie të paharrueshme futbolli.
-

Arsenali në alarm –Kai Havertz pëson lëndim në gju, rrezikon ndeshjet e radhës në Premier League
Kai Havertz i ka shtuar problemet e Arsenalit në start të sezonit të ri, pasi mesfushori ofensiv gjerman ka pësuar një dëmtim në gju dhe pritet të mungojë për të paktën disa ndeshje – raporton “The Athletic”.
27-vjeçari e ndjeu shqetësimin gjatë stërvitjes dhe stafi mjekësor i “topçinjve” vendosi ta ndalojë menjëherë nga ngarkesat, ndërsa ekzaminimet e para tregojnë se bëhet fjalë për një problem në gjurin e majtë. Arsenali pritet të sqarojë së shpejti situatën me një njoftim zyrtar, pasi lojtari t’i nënshtrohet rezonancës magnetike.
Havertz ishte titullar në javën e parë të Premier League kundër Wolverhampton (ndeshje të cilën Arsenali e fitoi 2–1), ndërsa Mikel Arteta e konsideron si element kyç në fazën ofensive, duke e aktivizuar pas sulmuesit kryesor.
Ky lëndim vjen në një moment jo të mirë për “topçinjtë”, të cilët veçse po vuajnë mungesat e Jurrien Timber, Thomas Partey dhe Gabriel Jesus, kurse tani rrezikojnë të mbeten pa Havertzin edhe në sfidat e ardhshme ndaj Aston Villas dhe Brightonit në kampionat.
Në Londër shpresojnë që dëmtimi të mos jetë serioz, por atmosfera në kampin e Arsenalit është kthyer në shqetësuese, pasi sezoni ka nisur dhe gara për titull nuk pret askënd.
-

Modrić flet për numrin 10: “Mbappé e meriton, Real Madrid mori vendimin e duhur”
Mesfushori legjendar i Real Madridit, Luka Modrić, ka folur për herë të parë rreth ndryshimit të bujshëm të numrave në “Santiago Bernabéu”, duke e cilësuar si të drejtë vendimin e klubit për t’ia dorëzuar numrin 10 Kylian Mbappés.
“Numri 10 është shumë i veçantë për mua, por Real Madrid vendosi t’ia japë Mbappés dhe mendoj se kanë marrë VENDIMIN E DUHUR”, u shpreh kroati për Fabrizio Romano.
Ai theksoi se është i lumtur për yllin francez, duke theksuar marrëdhënien e shkëlqyer që kanë krijuar në muajt e fundit:
“Kylian është një nga LOJTARËT MË TË MIRË NË BOTË, është një mik. Kemi krijuar një raport shumë të mirë këtë vit dhe jam i lumtur për të”.
Vendimi i “Los Blancos” për t’i besuar Mbappés numrin ikonë të Modrić-it vetëm ka shtuar pritjet për sezonin e ri, ku madrilenët synojnë të dominojnë Spanjën dhe Evropën me dyshe Mbappé – Bellingham në ofensivë.
-

Icardi në qendër të vëmendjes në Turqi – reagim skandaloz ndaj një tifozi gjatë një eventi publik
Mauro Icardi është rikthyer sërish në epiqendër të polemikave, këtë herë për sjelljen e tij jashtë fushe. Sulmuesi i Galatasarayt është filmuar duke goditur me shuplakë një tifoz që iu afrua gjatë një aktiviteti publik të organizuar nga klubi për promovimin e fanellave të reja.
Ngjarja ndodhi në Stamboll, në praninë e dhjetëra mediave dhe qindra fëmijëve që po prisnin autografe nga idhujt e tyre. Në një moment, një tifoz – thuhet se gjithçka nisi pasi i kërkoi Icardit t’i përmendte bashkëshorten Wanda Nara – u shty nga sulmuesi argjentinas me një gest agresiv që u regjistrua nga kamerat.
Videot u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale duke shkaktuar reagime të forta, ndërsa pamjet tregojnë Icardin tejet të irrituar, duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes së bashku me partneren e tij, pa dhënë asnjë shpjegim.
Mediat turke raportojnë se tifozi i acaruar ka bërë ankesë, ndërkohë që Galatasaray ende nuk ka reaguar zyrtarisht. Spekulohet se klubi mund ta thërrasë sulmuesin për një sqarim të brendshëm, pasi kjo ngjarje shihet si e papërshtatshme në një periudhë ku kampionët e Turqisë janë në qendër të vëmendjes para nisjes së sezonit të ri.
Në opinionin publik turk, veprimi i Icardit është cilësuar si “i ulët dhe i turpshëm” duke rritur presionin mbi drejtuesit e Galatasarayt për të ndërmarrë masa disiplinore ndaj yllit të skuadrës.
-

Prishtina sjell përvojë evropiane në mbrojtje – prezanton holandezin Christopher Mamengi
FC Prishtina ka bërë goditjen e radhës në merkato, duke arritur marrëveshje me mbrojtësin holandez Christopher Mamengi, i cili pritet t’i sjellë siguri dhe cilësi prapavijës bardh e kaltër.
24-vjeçari vjen nga një sistem shumë serioz zhvillimi – akademia e famshme e FC Utrecht – ndërsa përvojën si profesionist e ka nisur te Jong Utrecht në Eerste Divisie. Aventura e tij u pasurua edhe më shumë në sezonin 2023/24 me Almere City në Eredivisie, kampionatin elitar të Holandës, ku u vlerësua për qetësinë, leximin e lojës dhe aftësinë për të ndërtuar aksionet që nga mbrojtja.
Mamengi gjithashtu ka qenë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave të Holandës (U15 deri në U19), ku kulmoi me triumfin në Kampionatin Evropian U17, duke u konsideruar si një ndër talentet e brezit të tij.
Me këtë përforcim, Prishtina synon ta forcojë repartin defansiv për sfidat e sezonit që po vjen, me ambicie të qarta për titull dhe garë evropiane. Mbrojtësi holandez pritet të debutojë që në fundjavë para tifozëve të zjarrtë “Plisat”, të cilët me padurim presin ta shohin në fushë blerjen më të re të klubit nga kryeqyteti.