ATV

Drita pa kapitenin Broja në ndeshjen historike ndaj Differdange

Written by

in

Drita luan sonte njërën nga sfidat më të rëndësishme në historinë e saj – përballjen me Differdange 03 në play-off të Ligës së Konferencës – por pa kapitenin Rron Broja.

Mesfushori mitrovicas u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj FCSB-së dhe është pezulluar me dy ndeshje nga UEFA. Vendimi i gjyqtarit, ndonëse i diskutueshëm, i kushton shumë gjilanasve në momentin më të madh të sezonit.

Mungesa e Brojës lë një boshllëk të madh, pasi ai ka qenë lideri dhe motori i mesfushës. Megjithatë, Drita ruan shpresën se mund të përsërisë suksesin e vitit 2018, kur eliminoi pikërisht Differdange duke bërë histori në garat evropiane.

Këtë herë, përveç prestigjit, në lojë janë edhe mbi 3 milionë euro shpërblim nga UEFA, një shumë që do ta ndryshonte të ardhmen e klubit.

Sfida ndaj Differdange pritet të jetë rrugëtimi më i vështirë, por edhe mundësia më e madhe që Drita të shkruajë kapitullin e saj më të madh në Evropë.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *