ATV

Category: Sport

  • Ndryshime në stolin e Dinamo Ferizaj, trajnerët largohen me marrëveshje të dyanshme

    Ndryshime në stolin e Dinamo Ferizaj, trajnerët largohen me marrëveshje të dyanshme

    Skuadra e Ligës së Parë në Kosovë, Dinamo Ferizaj, ka larguar nga stoli trajnerët Burim Qerkini dhe Fatos Ademi.

    Arsyeja e këtij largimi nuk është bërë publike, por dyshja është larguar nga klubi me marrëveshje të dyanshme.

    “Me marrëveshje të dyanshme, kryetrajneri Burim Qerkini dhe trajneri kondicional Fatos Ademi janë ndarë nga klubi ynë. I falënderojmë për kontributin e tyre dhe u urojmë suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

    Dinamo Ferizaj ka grumbulluar 9 pikë në pesë ndeshjet e para të sezonit në Ligën e Parë. /ATVLIVE.TV

  • Cristiano Ronaldo: Legjenda që vazhdon të thyejë rekorde në moshën 40-vjeçare

    Cristiano Ronaldo: Legjenda që vazhdon të thyejë rekorde në moshën 40-vjeçare

    Në moshën 40-vjeçare, sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror.

    Të martën në mbrëmje, në stadiumin ‘Puskas Arena’ të Hungarisë, Ronaldo shënoi golin e dytë për Portugalinë në një fitore emocionuese 3-2 ndaj Hungarisë.

    Goli erdhi nga pika e bardhë dhe e ngriti numrin e golave të tij në 39 në kualifikueset për Kupën e Botës, duke barazuar kështu rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Carlos Ruiz nga Guatemala.

    Me katër ndeshje të mbetura – dy ndaj Irlandës, një tjetër ndaj Hungarisë dhe një përballje me Armeninë – Ronaldo duket i vendosur të thyejë rekordin dhe të konsolidojë pozicionin e tij si golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikueseve për Kupën e Botës. /ATVLIVE.TV

  • Turqia dhe Greqia në gjysmëfinale të EuroBasket 2025 – sot përballjet vendimtare: Finlanda përballë Gjeorgjisë, Gjermania sfidon Slloveninë

    Turqia dhe Greqia në gjysmëfinale të EuroBasket 2025 – sot përballjet vendimtare: Finlanda përballë Gjeorgjisë, Gjermania sfidon Slloveninë

    Kampionati Evropian i Basketbollit (EuroBasket 2025) po hyn në fazën më vendimtare, ndërsa dy gjysmëfinalistët e parë tashmë janë konfirmuar: Turqia dhe Greqia.

    Turqia arriti një fitore dramatike ndaj Polonisë. Performanca e shkëlqyer e lojtarit Cedi Osman dhe mbështetja e fortë në mbrojtje bënë diferencën në një sfidë të tensionuar.

    Ndërkohë, Greqia, e udhëhequr nga ylli i NBA-së Giannis Antetokounmpo, tregoi dominim të plotë ndaj Lituanisë. Me një paraqitje të balancuar në të dyja fazat e lojës, grekët siguruan vendin në gjysmëfinale për herë të parë që nga viti 2009.

    Vëmendja tani është e përqendruar te ndeshjet çerekfinale të ditës së sotme, të cilat do të përcaktojnë dy gjysmëfinalistët e tjerë:

    Finlanda – Gjeorgjia (ora 16:00)

    Një përballje e barabartë mes dy skuadrave që kanë befasuar në këtë turne. Finlanda mbështetet te superylli Lauri Markkanen, ndërsa Gjeorgjia ka treguar organizim të shkëlqyer nën drejtimin e veteranit Toko Shengelia. Pritet një sfidë e ngushtë dhe emocionale.

    Gjermania – Sllovenia (ora 20:00)

    Një duel gjigantësh mes dy kombëtareve të fuqishme të kontinentit. Gjermania, kampione në fuqi, përballet me Slloveninë e Luka Donçić, një nga emrat më të mëdhenj të basketbollit evropian dhe botëror. Ky pritet të jetë kulmi i çerekfinaleve – një përballje që nuk duhet humbur.

    EuroBasket 2025 po vazhdon të sjellë basketboll të nivelit më të lartë dhe emocione të mëdha për tifozët në të gjithë Evropën. /ATVLIVE.TV

  • Lëndim i rëndë për Manchester City para derbit të qytetit

    Lëndim i rëndë për Manchester City para derbit të qytetit

    Manchester City merr një goditje të rëndë para derbit të qytetit, ndaj Manchester Unitedit.

    Sulmuesi egjiptian, Omar Marmoush, pësoi një lëndim serioz gjatë grumbullimit me kombëtaren e Egjiptit në ndeshjen kundër Burkina Fasos.

    Për shkak të këtij lëndimi, 26 vjeçari do të mungojë në derbin e qytetit që zhvillohet këtë të diel në stadiumin “Etihad”, duke penalizuar sadopak skuadrën e Pep Guardiolës.

    Ndeshja mes Manchester City dhe Manchester United do të zhvillohet të dielën, nga ora 17:30.

  • Klubet sportive përfitojnë nga thirrja publike “Fondi i Mobilitetit 2025”

    Klubet sportive përfitojnë nga thirrja publike “Fondi i Mobilitetit 2025”

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ofruar mbështetje financiare për disa klube sportive përmes thirrjes publike “Fondi i Mobilitetit 2025”.

    Fidan Shatri, kryetar i Agjencisë për Sport të Kosovës, thekson se kjo nismë vjen si një përpjekje për t’u qëndruar pranë sportistëve dhe sportit në vend.

    Më poshtë janë shumat e ndara për secilin sport:

    Pingpong: 63,580 €

    Futboll: 60,530 €

    Volejboll: 39,900 €

    Hendboll: 39,150 €

    Karate, Taekwondo, Xhudo, Kickboxing: 34,090 €

    Atletikë: 28,950 €

    Çiklizëm / MotoSport: 26,740 €

    Basketboll: 24,050 €

    Mundje: 21,140 €

    Skijim: 20,390 €

    Shigjetari / Shah: 16,480 €

    Triathlon: 10,850 €

    Tenis: 9,200 €

    Not: 8,050 €

    Gjimnastikë: 7,525 € /ATVLIVE.TV

  • Kombëtarja e Serbisë rrezikon dënim të rëndë nga FIFA pas incidenteve në ndeshjen me Anglinë

    Kombëtarja e Serbisë rrezikon dënim të rëndë nga FIFA pas incidenteve në ndeshjen me Anglinë

    Kombëtarja e Serbisë mund të përballet me një sanksion të ashpër nga FIFA, pas ngjarjeve të papërshtatshme gjatë ndeshjes kundër Anglisë në Beograd, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

    Nga ana sportive, Serbia pësoi një humbje të thellë 0-5 ndaj anglezëve, me golat e Harry Kane, Noni Madueke, Ezri Konsa, Marc Guehi dhe Marcus Rashford (nga penalltia).

    Megjithatë, problemet më të mëdha për Federatën Serbe të Futbollit lidhen me incidentet në tribunat e stadiumit.

    Sipas mediave britanike, veçanërisht portalit “Sportbible”, sjellja e tifozëve serbë mund t’i kushtojë rëndë Serbisë, duke përfshirë edhe sanksione të rënda.

    Gjatë ndeshjes u shfaq një banderolë me mbishkrimin “Kosova është zemra e Serbisë”, ndërsa u dëgjuan kore që lidhen me Kosovën dhe Metohinë.

    Këto veprime kanë shkaktuar reagime të ashpra nga autoritetet në Kosovë, të cilët kërkuan nga FIFA dhe UEFA masa të menjëhershme ndaj Serbisë.

    Ndeshja u ndërpre për pak minuta pasi një lazer u drejtua nga tifozët drejt fytyrës së mbrojtësit anglez Ezri Konsa. Spikeri i stadiumit u detyrua të paralajmërojë publikun për ndalimin e përdorimit të lazerëve dhe piroteknikës.

    Gjithashtu, tifozët përdorën fishkëllima artificiale për të hutuar lojtarët në fushë.

    Probleme pati edhe në tribuna, ku policia ndërhyri për të qetësuar grupime tifozësh që nisën të këndonin këngë kundër qeverisë serbe.

    FIFA dhe UEFA ende nuk kanë lëshuar një komunikatë zyrtare, por pritet që Serbia të përballet me gjoba të konsiderueshme dhe ndalimin e pranisë së tifozëve në stadium për ndeshjet e ardhshme.

    Një dënim i tillë mund të bëjë që Serbia të presë Shqipërinë më 11 tetor në stadiumin “Rajko Mitiç” pa praninë e tifozëve.

    Edhe ish-gjyqtari i njohur anglez, Keith Hackett, paralajmëroi pasojat: “Përdorimi i lazerëve është i rrezikshëm dhe i papranueshëm. Raporti i arbitrit francez Clement Turpin dhe i vëzhguesit do t’i shkojë FIFA-s. Serbia do të marrë një dënim të rëndësishëm,” deklaroi ai për “Football Insider”. /ATVLIVE.TV

  • Amir Rrahmani mungon për dy ndeshje të rëndësishme – Napoli dhe Kosova në pritje të rikuperimit të kapitenit

    Amir Rrahmani mungon për dy ndeshje të rëndësishme – Napoli dhe Kosova në pritje të rikuperimit të kapitenit

    Në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës, mes Kosovës dhe Zvicrës, kapiteni i “Dardanëve”, Amir Rrahmani, pësoi një dëmtim që e detyroi të largohej nga fusha në pjesën e dytë të lojës, për shkak të një shqetësimi fizik.

    Gjendja e tij ka shkaktuar shqetësim jo vetëm në radhët e përfaqësueses së Kosovës, por edhe te klubi i tij, Napoli. Pas disa ditësh pasigurie, kampionët e Italisë kanë bërë të ditur zyrtarisht kohën e mungesës së qendërmbrojtësit.

    Rrahmani do të mungojë në dy përballjet e radhës së Napolit: ndaj Fiorentinës në Serie A dhe kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve. Një mungesë e rëndësishme për trajnerin Antonio Conte, duke qenë se të dyja këto ndeshje janë vendimtare për sezonin e klubit italian. /ATVLIVE.TV

  • Shqipëria zhvillon miqësore ndaj Jordanisë në tetor, pas ndeshjes me Serbinë

    Shqipëria zhvillon miqësore ndaj Jordanisë në tetor, pas ndeshjes me Serbinë

    Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Jordanisë më 14 tetor 2025, në stadiumin “Air Albania”. Takimi do të nisë në orën 19:00, sipas njoftimit të bërë nga Federata
    Shqiptare e Futbollit (FSHF), e cila ka arritur marrëveshjen me federatën homologe jordaneze.

    Kjo do të jetë përballja e dytë në histori mes dy kombëtareve. Ndeshja e parë është luajtur më 10 tetor 2018 në stadiumin “Elbasan Arena” dhe është mbyllur me rezultatin 0-0.

    Data e takimit përkon me një dritare të lirë ndërkombëtare në kalendarin e FIFA-s, pasi Shqipëria ndodhet në një grup me pesë ekipe në kualifikueset për Kupën e Botës 2026.

    Përveç miqësores ndaj Jordanisë, kuqezinjtë do të përballen edhe me Serbinë në ndeshjen kualifikuese që do të luhet në Beograd më 11 tetor./ATVLIVE.TV

  • Leon Dajaku rikthehet në Gjermani, firmos me SSV Ulm 1846

    Leon Dajaku rikthehet në Gjermani, firmos me SSV Ulm 1846

    Leon Dajaku është zyrtarisht lojtari më i ri i klubit gjerman SSV Ulm 1846, duke u rikthyer në futbollin gjerman – këtë herë në Bundesliga 3.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, duke treguar se me sulmuesin kanë nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2027.

    Në deklaratën e tij pas prezantimit te SSV Ulm, Dajaku tha:

    “Jam i kënaqur që po marr një sfidë të re në një klub tradicional si SSV Ulm 1846. Gjithashtu tani jam shumë afër qytetit tim të lindjes dhe familjes sime përsëri. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për mua dhe dua t’i shfrytëzoj sa më mirë cilësitë e mia në mënyrë që të kemi sukses së bashku.”

    Me një përvojë të konsiderueshme për moshën e tij, 24 vjeçari numëron gjashtë paraqitje në Bundesligë, 43 ndeshje në divizionin e tretë gjerman dhe 32 në kampionatin anglez. Ai ka provuar gjithashtu futbollin në Zvicër, Kroaci dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

    I lindur dhe rritur në Gjermani, Dajaku nisi karrierën te VfB Stuttgart përpara se të transferohej te Bayern Munich në vitin 2019. Me bavarezët, ai fitoi dopietën në vitin 2020 – kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë.

    Pas aventurës te Bayerni, ai u bashkua me Union Berlin dhe më pas emigroi në Angli për të luajtur me Sunderland. Më pas, karriera e tij vazhdoi me St. Gallen në Zvicër, Hajduk Split në Kroaci dhe së fundmi me Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara.

    Dajaku ka përfaqësuar ekipet e moshave të Gjermanisë në 24 raste, duke u konsideruar dikur si një prej talenteve më premtuese të brezit të tij. /ATVLIVE.TV

  • Edon Zhegrova dhe Jonathan David rikthehen bashkë – këtë herë te Juventusi

    Edon Zhegrova dhe Jonathan David rikthehen bashkë – këtë herë te Juventusi

    Edon Zhegrova kishte krijuar një dyshe sulmuese të frikshme me Jonathan Davidin te Lille. Të dy shkëlqyen në kampionatin francez dhe në Ligën e Kampionëve, duke lënë gjurmë me paraqitjet e tyre.

    Tani, ata do të kenë sërish rastin të luajnë krah për krah, pasi janë transferuar këtë verë te Juventus ku “Zonja e Vjetër” pret shumë nga kjo dyshe premtuese.

    Në një intervistë të gjatë për mediat italiane, Jonathan David nuk i kurseu fjalët e mira për shokun e tij, Zhegrovën, duke e vlerësuar lart si futbollist dhe si njeri.

    “Kam ndarë disa sezone me të. Edoni është një lojtar i jashtëzakonshëm – me një të majtë fantastike dhe driblim të shkëlqyer. Ai është një përforcim i madh për Juventusin. Te Lille kishim gjithmonë një raport shumë të mirë, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Kjo lidhje mes nesh do të jetë një avantazh edhe te klubi i ri”, u shpreh sulmuesi kanadez.

    David dhe Zhegrova pritet të debutojnë me fanellën bardhezi në sfidën e madhe kundër Interit, në derbin e Italisë që do të zhvillohet më 13 shtator, nga ora 18:00 në Turin.