ATV

Category: Sport

  • Chelsea nën akuza nga FA për shkelje gjatë periudhës së Roman Abramovich

    Chelsea nën akuza nga FA për shkelje gjatë periudhës së Roman Abramovich

    Klubi anglez Chelsea ,mund të përballet me padi nga Federata Angleze e Futbollit.

    Mediat angleze bëjnë të ditur se londinezët po përballen me 74 akuza nga FA,dhe thuhet se kanë të bëjnë gjatë kohës kur Chelsea ishte nën pronësi të Roman Abramovich.

    Përndryshe akuzat kënë të bëjnë me shkelje të rregulave me agjentët e futbollit,si dhe poashtu edhe për përfshirjen e palëve të treta në transferimet e lojtarëve.

    Më tutje dyshohet se këto kanë ndodhur gjatë periudhës 2009 e deri më 2022,dhe nëse këto akuza vërtetohen atëherë Chelsea rrezikon një dënim tejet të rëndë.

     

  • Edon Zhegrova flet për herë të parë si futbollist i Juventusit

    Edon Zhegrova flet për herë të parë si futbollist i Juventusit

    Edon Zhegrova, ka folur për herë të parë si futbollist i Juventusit ku ka qartësuar shumë gjëra.

    Ai tregoi se nuk do të jetë i gatshëm në derbin Italian:

    “Nuk do të jem pjesë e ndeshjes kundë Interit. Kam biseduar me trajnerin Tudor sepse ende nuk jam i gatshëm. Por, do ta mbështes ekipin nga jashtë fushës”.

    I pyetur edhe për Kryeminstrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili e ndihmoi të marrë pasaportën e Shqipërisë, Zhegrova tha:

    “Edi Rama më ka ndihmuar duke më dhënë pasaportën shqiptare. Unë në Juventus përfaqësoj të gjithë shqiptarët. Atij ka mundësi t’ia dhuroj fanellën e parë”.

    Ndërsa për “Zonjën e Vjetër” ai tregon se ka ëndërruar gjithmonë të luaj aty:

    “Ndihem shumë i lumtur që jam këtu, më ka bindur Juventus. Gjithmonë kam ëndërruar të luaj për një skuadër kaq të rëndësishme. Kur jam përballur me Juventusin si kundërshtar ishte një mundësi që t’i demonstroj vlerat e mia, ndërsa tash jam pjesë e këtij klubi: të gjithë po më përkrahin dhe ndihmojnë për t’u integruar sa më shpejtë të jetë e mundur.”

  • FFK nis për herë të parë kursin për Licencën UEFA – B për trajnerët e portierëve

    FFK nis për herë të parë kursin për Licencën UEFA – B për trajnerët e portierëve

    Federata e Futbollit e Kosovës ka filluar për herë të parë kursin për trajnerët e portierëve UEFA GK –B, i cili do të zgjasë deri në prill të vitit 2026. Ky kurs ka nisur me fazën e parë të ligjëratave, ku para 16 kandidatëve kanë ligjëruar instruktorët e UEFA-s, Frank Thieltges nga Gjermania dhe Tomislav Butina nga Kroacia.

    Në kuadër të këtij kursi, kandidatët do të ndjekin jo vetëm ligjërata teorike, por edhe punë praktike, monitorime në klube dhe në fund do t’i nënshtrohen provimeve përfundimtare.

    Instruktori i UEFA-s, Frank Thieltges, vlerësoi këtë hap si shumë të rëndësishëm për futbollin kosovar. “Për herë të parë në Kosovë kemi një licencë B për trajnerët e portierëve. Ky është një zhvillim që ndihmon në bashkëpunimin më të madh mes trajnerit të ekipit dhe trajnerit të portierëve. Është e rëndësishme që trajnerët e portierëve të jenë më të përfshirë në stërvitjet e ekipit dhe kjo është rruga e duhur përpara”, tha ai.

    Ndërsa instruktori kroat, Tomislav Butina, u shpreh i impresionuar nga niveli i kandidatëve kosovarë. “Siç mund të shihet, në këtë kurs ka shumë përvojë dhe trajnerë të mirë nga Kosova, veçanërisht në rolin e trajnerëve të portierëve. Përparimi që arritën brenda vetëm dy ditëve ishte shumë më i madh sesa pritej. Mund të them se ky është një kurs shumë i suksesshëm”, tha ai.

    Njëri nga pjesëmarrësit, Valmir Bytyqi, u shpreh i entuziazmuar për këtë mundësi. “Janë duke u shfaqur njohuri të reja dhe mënyra të punës shumë të evoluara me futbollin modern, ku pjesë e rëndësishme është edhe portieri. Jam shumë i lumtur që jam duke marrë pjesë në këtë kurs dhe tek të gjithë shihet një entuziazëm i madh. Ne jemi grupi i parë që ndjekim këtë kurs, i cili ka qenë shumë i nevojshëm dhe do të na shërbejë shumë në të ardhmen”, tha ai.

    Ndërkohë, pjesëmarrësja tjetër, Diellza Musa, theksoi rëndësinë e përvojës së ndarë nga instruktorët. “Kam kënaqësinë që po dëgjoj përvoja nga instruktorë shumë profesionalë dhe besoj se këto instruksione do të na shërbejnë në punën tonë, qoftë me gjeneratat e reja, por edhe me ekipet profesionale”, tha ajo.

    Ky kurs po vlerësohet si një hap i madh përpara në zhvillimin profesional të trajnerëve të portierëve në Kosovë dhe është pjesë e strategjisë së Departamentit të Edukimit në FFK drejt ngritjes së standardeve në futbollin e Kosovës. /ATVLIVE.TV

  • Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet me ndeshjet e xhiros së katërt pas pauzës për ndeshjet e Kombëtareve

    Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet me ndeshjet e xhiros së katërt pas pauzës për ndeshjet e Kombëtareve

    Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet me ndeshjet e xhiros së katërt pas pauzës për ndeshjet e Kombëtareve.

    Kjo xhiro sjell përballje tejet interesante, ndërsa vëmendja kryesore do të përqendrohet në kryeqytet, ku dy rivalët e vjetër, Prishtina dhe Drita, përballen në një ndeshje të zjarrtë.Përballja mes tyre zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Prishtina pret Dritën, në një duel që luhet nën dritën e reflektorëve me fillim nga ora 20:15.

    Sfidat e tjera të së dieles fillojnë nga ora 15:00:

    Gjilani – Malisheva (Stadiumi me bari artificial, Gjilan)

    Ballkani – Drenica (Stadiumi i Qytetit, Suahrekë)

    Prishtina e Re – Llapi (Stadiumi “Sami Kelmendi”, Lipjan)

    Dukagjini – Ferizaj (Stadiumi “18 Qershori”, Klinë) /ATVLIVE.TV

  • FFK publikon orarin e ndeshjeve të Ligës së Parë

    FFK publikon orarin e ndeshjeve të Ligës së Parë

    Liga e Parë e Kosovës po vazhdon të ofrojë dramatizëm, garë të nxehtë dhe rezultate që po sfidojnë pritshmëritë javë pas jave.

    Këtë javë do të zhvillohet xhiroja e gjashtë dhe Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin e ndeshjeve.

    Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen të shtunën nga ora 15:00.

    KF Trepça 89′ – Vjosa ( Stadiumi “Riza Lushta”)

    Keku – Tefik Canga (Stadiumi “Agron Rama”)

    Vushtrria – Liria (Stadiumi “Ferki Aliu)

    Feronikeli – Rilindja (Stadiumi “Rexhep Rexhepi”)

    2 Korriku – Dinamo Ferizaj (Stadiumi “2 Korriku”)

    Istogu – Suhareka (Stadiumi “Demush Mavraj”)

    Prizreni – Kika (Stadiumi “Përparim Thaçi”)

    Trepça Mitrovicë – Besa Peja (Stadiumi “Xhevat Isufi – Xheki”)

    Ramiz Sadiku – Vëllaznimi (Stadiumi “Ramiz Sadiku”) /ATVLIVE.TV

  • Christian Eriksen zyrtarizohet si futbollist i ri i Wolfsburgut

    Christian Eriksen zyrtarizohet si futbollist i ri i Wolfsburgut

    Ylli danez Christian Eriksen,ka nënshkruar marrëveshje me klubin gjerman Wolfsburg.

    Eriksen ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me ekipin e Bundesligës,dhe drejtuesit e Ëolfsburgut vlerësojnë se transferimi i danezit është tejet i rëndësishëm.

    Përndryshe vetë Eriksen thotë se transferimi tek Wolfsburg është një hap i mirë,dhe shpreson se mund të bëjë shumëçka në këtë sezon.

    “Mezi pres këtë aventurë të re. Jam i bindur se mund të bëjmë një ndryshim së bashku në Wolfsburg. Diskutimet me drejtuesit ishin shumë të mira dhe ndjeva menjëherë se trajneri Paul Simonis kishte një ide të qartë për ekipin dhe për mua. Fakti që ka shumë fytyra që i njoh nga kombëtarja daneze në skuadër e bën VfL-në veçanërisht tërheqëse për mua.”

    Kujtojmë që Christian Eriksen së fundmi ishte pjesë e gjigantit anglez Manchester United,por nuk pati minutazhë nën drejtimin e teknikut portugez Ruben Amorim sezonin e kaluar.

  • Cristiano Ronaldo shpallet “Më i miri i të gjitha kohëve” nga Federata Portugeze e Futbollit

    Cristiano Ronaldo shpallet “Më i miri i të gjitha kohëve” nga Federata Portugeze e Futbollit

    Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, është nderuar me çmimin “Më i miri i të gjitha kohëve” nga Federata Portugeze e Futbollit, duke shtuar kështu edhe një tjetër arritje madhështore në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

    Me 141 gola të shënuar në 223 paraqitje për Kombëtaren, Ronaldo është golashënuesi më i mirë në historinë e ekipit kombëtar portugez. Çmimi i fundit vjen si njohje për kontributin dhe ndikimin e tij të jashtëzakonshëm në futbollin portugez dhe ndërkombëtar.

    Liga Portugeze e Futbollit shprehu mirënjohjen për ikonën e sportit me fjalët:

    “Një idhull për miliona njerëz, Cristiano Ronaldo ka definuar një epokë të tërë dhe do të lërë një gjurmë të pashlyeshme në botën e futbollit.”

    Përmes një deklarate, Liga theksoi se ky çmim përfaqëson një vlerësim për kapitullin e artë që Ronaldo vazhdon të shkruajë në historinë e futbollit:

    “CR7 u nderua me çmimin ‘Më i miri i të gjitha kohëve’, si mirënjohje për faqet e arta që vazhdon t’i shkruajë në karrierën e tij.”

    “I njohur për përkushtimin, shpirtin konkurrues dhe ndikimin vendimtar në momentet kyçe, Ronaldo shkon përtej shifrave – ai përfaqëson një epokë.”

    “Mes rekordeve individuale, trofeve kolektivë dhe ndikimit të jashtëzakonshëm mediatik, ai ka ndërtuar një trashëgimi që e rendit si një nga më të mëdhenjtë e historisë.”

    Pavarësisht se nuk ishte i pranishëm në ceremoninë zyrtare të mbajtur në Porto, lojtari i Al Nassr dërgoi një video-mesazh ku shprehu mirënjohjen për këtë nderim.

    “Dua ta falënderoj Ligën për çmimin ‘Lojtari më i mirë i të gjitha kohëve’. Është një nder i jashtëzakonshëm të marrësh një vlerësim të tillë nga vendi yt,” tha Ronaldo.

    “Faleminderit të gjithë bashkëlojtarëve të mi ndër vite që më kanë ndihmuar të arrij këto suksese. Një falënderim i veçantë shkon për trajnerët dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur në rrugëtimin tim.”

    Këtë javë, Cristiano Ronaldo shënoi edhe një tjetër arritje historike, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, pas golit të tij në fitoren 3:2 ndaj Hungarisë. /ATVLIVE.TV

  • Dua Lipa me fanellën e Bayern Munichut – Klubi gjerman i dërgon mesazh të veçantë

    Dua Lipa me fanellën e Bayern Munichut – Klubi gjerman i dërgon mesazh të veçantë

    Bayern Munich ka publikuar një fotografi të këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila shihet e veshur me fanellën e klubit bavarez.

    Klubi gjerman, i njohur për përfshirjen e personaliteteve në përmbajtjen e tij digjitale, nuk ngurroi t’i përcjellë një mesazh simpatik këngëtares:

    “E kuqja është definitivisht ngjyra jote, Dua Lipa”, shkroi Bayern Munich në rrjetet sociale, duke shoqëruar postimin me dy “emoji”.

    Dua Lipa, e rritur në Angli është një tifoze e njohur e futbollit dhe u shfaq me krenari me fanellën e klubit më të madh gjerman — një detaj që padyshim i gëzoi tifozët e Bayernit në të gjithë botën. /ATVLIVE.TV

  • Agim Ademi takon legjendat e futbollit, Luís Figo dhe Aljoša Asanović

    Agim Ademi takon legjendat e futbollit, Luís Figo dhe Aljoša Asanović

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një takim me dy figura të shquara të futbollit botëror, Luís Figo dhe Aljoša Asanović.

    Takimi u mbajt në Tiranë, në kuadër të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ku të dy legjendat ishin të pranishme në cilësinë e ambasadorëve të këtij institucioni.

    “Takime të tilla miqësore me legjendat e futbollit janë gjithmonë një rikujtim i gjurmëve të pashlyeshme që ata kanë lënë në historinë e futbollit,” ka shkruar Ademi në rrjetet sociale.

    Të dy legjendat që sot shërbejnë si ambasadorë të UEFA-s, u pritën me ngrohtësi nga kreu i FFK-së, i cili këtë moment e cilësoi si një ngjarje domethënëse për futbollin kosovar dhe një mundësi për forcimin e lidhjeve me figurat ndërkombëtare të sportit. /ATVLIVE.TV

  • Zinedine Zidane mund të marrë drejtimin e kombëtares së Francës

    Zinedine Zidane mund të marrë drejtimin e kombëtares së Francës

    Trajneri dhe legjenda franceze Zinedine Zidane,është njëri nga emrat që është përfolur për një rikthim në stolin e ndonjë skuadre në Evropë.

    Së fundmi raportohet se Zidane mund të marrë drejtimin e Kombëtares së Francës,dhe atë menjëherë pasi Didier Deschamps t’i jap fund aventurës me gjelat në botërorin e vitit të ardhshëm.

    Përndryshe ardhja e Zidane në stolin e nënkampionëve të botës do të ishte mjaft e rëndësishme,kjo edhe për faktin se ish-trajneri i Real Madridit do tësillte një harmoni tek ekipi gjë që e kishte bërë edhe gjatë kohës kur drejtonte “Los Blancos”ku fitoi tre tituj të Ligës së Kampionëve.

    Kujtojmë që ditë më parë Zinedine Zidane ishte spekuluar që ta merrte drejtimin e Fenerbahçes,por gjiganti turk zyrtarizoi ish-selektorin e Belgjikës Domenico Tedesco.