ATV

Category: Sport

  • Me golin ndaj Serbisë, Rashford lë pas Beckhamin

    Me golin ndaj Serbisë, Rashford lë pas Beckhamin

    Kombëtarja e Anglisë regjistroi një fitore të thellë 0:5 ndaj Serbisë, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

    Golin e fundit të ndeshjes e realizoi sulmuesi i Barcelonës, Marcus Rashford, i cili me këtë gol arriti kuotën e 18 golave me fanellën e “Tre Luanëve”, duke kaluar legjendën David Beckham, që kishte shënuar 17.

    Kujtojmë se golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares angleze mbetet Harry Kane, me plot 74 gola. /ATVLIVE.TV

  • Kenan Yildiz në radarin e gjigantit katalunas Barcelona

    Kenan Yildiz në radarin e gjigantit katalunas Barcelona

    Gjiganti katalunas Barcelona,po synon që të bëjë përforcime në repartin e sulmit për sezonin e ri.

    Blaugranasit po tentojnë që të sigurojnë shërbimet e sulmuesit anësor të Juventusit Kenan Yildiz,duke marrë parasysh që nuk do të synojnë të blejnë kartonin e Marcus Rashford.

    Përndryshe Juventus po kërkon rreth 80 milionë euro për reprezentuesin e kombëtares turke,shumë që është mjaft e lartë për Barcelonën të cilët duhet vënë në shitje disa futbollistë për të siguruar 20 vjeçarin.

    Megjithatë mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim,se nëse Yildiz do të transferohet tek Barcelona sezonin e ardhshëm.

    Kujtojmë që Kenan Yildiz e nisi mjaft mirë sezonin e ri me Juventusin,duke realizuar 2 asistime në 2 ndeshjet e para në Serie A.

     

  • Real Madrid synon të nënshkruajë me Angelo Stiller verën e ardhshme

    Real Madrid synon të nënshkruajë me Angelo Stiller verën e ardhshme

    Klubi mbretëror spanjoll Real Madrid,po synon që të nënshkruaj me një mesfushor i cili mund të jetë pasardhës i Toni Kroos.

    Sipas mediumit spanjoll Sport drejtuesit e “Los Blancos”i kanë vënë syrin mesfushorit të Stuttgartit Angelo Stiller,i cili shihet si një lojtar që mund të përshtatet lojës së madrilienëve dhe që u rekomandua edhe nga legjenda gjermane.

    Përndryshe tek Reali do të bëjnë që të nëshkruajnë me gjermanin 24 vjeçarin verën e ardhshme,megjithatë duhet pasur parasysh edhe forma e Stiller që mund të kalojë gjatë sezonit ,dhe në rast se shkëlqen atëherë gjërat mund të komplikohen duke pasur parasysh që mund të ketë interesime edhe nga Premierliga angleze.

    Kujtojmë që Real Madrid këtë verë nuk ka nënshkruar me Stiller këtë verë,edhe përkundër interesimit që ka pasur gjatë asaj kohe.

  • Finlanda shkruan historinë – Gjermania mposht Slloveninë dhe kalojnë në gjysmëfinale të Eurobasket

    Finlanda shkruan historinë – Gjermania mposht Slloveninë dhe kalojnë në gjysmëfinale të Eurobasket

    Finlanda ka hyrë në histori duke u kualifikuar për herë të parë në gjysmëfinalet e Eurobasket, pas një fitoreje të jashtëzakonshme ndaj Gjeorgjisë në qytetin Riga.

    Skuadra e drejtuar nga trajneri Lassi Tuovi dominoi që në minutat e para, duke ndërtuar një epërsi të qartë me 57 pikë të shënuara në pjesën e parë dhe një diferencë prej 20 pikësh në rezultat.
    Ylli i NBA-së, Lauri Markkanen kontribuoi me 17 pikë, ndërsa Mikael Jantunen ishte ndër më të mirët në parket me 19 pikë. Sasu Salin ndezi atmosferën me saktësinë e tij nga distanca, duke realizuar disa treshe vendimtare.

    Një kontribut të rëndësishëm dha edhe shqiptari Edon Maxhuni, i cili përfundoi ndeshjen me 15 pikë dhe 4 asistime. Ai u shqua sidomos në momentet kyçe të sfidës, duke qenë një nga shtyllat e suksesit finlandez.

    Në anën tjetër edhe Gjermania ka siguruar një vend në gjysmëfinale pas një fitoreje të madhe ndaj Sllovenisë, me rezultatin përfundimtar 99:91.

    Sllovenia e nisi më mirë sfidën, duke fituar çerekun e parë me rezultatin 32:21. Loja u karakterizua nga ritmi i lartë dhe një sërë aksionesh të shpejta, ndërsa në fund të pjesës së parë sllovenët realizuan një seri prej 11 pikësh që u dha epërsi të rëndësishme për të hyrë në pushim.

    Megjithatë, në pjesën e dytë skenën e mori Gjermania. Të udhëhequr nga dyshja Franz Wagner dhe Dennis Schröder, gjermanët rritën ndjeshëm intensitetin, kontrolluan ritmin dhe përmbysën rezultatin në favorin e tyre.

    Gjermania tregoi përqendrim dhe vendosmëri në momentet vendimtare të ndeshjes, duke i ndalur yjet sllovenë si Luka Dončić dhe duke ruajtur avantazhin deri në fund.

    Me këtë fitore, Gjermania i bashkohet Finlandës në fazën gjysmëfinale, ku të dyja skuadrat do të përballen për një vend në finalen e madhe të turneut. Dueli premton spektakël, me yje si Schröder, Wagner dhe Markkanen në qendër të vëmendjes.

    Ndeshja mes tyre do të zhvillohet të premten nga ora 16:00. /ATVLIVE.TV

  • Oltion Bilalli “rikthehet në fushë” pas lëndimit dramatik ndaj Malishevës

    Oltion Bilalli “rikthehet në fushë” pas lëndimit dramatik ndaj Malishevës

    Pas një mungese katërmujore për shkak të një dëmtimi serioz të pësuar në ndeshjen ndaj Malishevës (0-0), futbollisti i Gjilanit, Oltion Bilalli, është rikthyer në stërvitje.

    Në minutat e fundit të asaj ndeshjeje, 23 vjeçari u godit pa dashje me bërryl nga portieri Ilir Avdyli dhe më pas u përplas me kokë në tokë, duke pësuar një gjakderdhje të rëndë në kokë. Pas incidentit, ai u trajtua për disa javë në QKUK dhe qëndroi nën përkujdesje mjekësore derisa u lirua për rikuperim të mëtejshëm.

    Rikthimi i tij në stërvitje është një sinjal i qartë për përmirësimin e ndjeshëm të gjendjes së tij shëndetësore. Ai ka filluar vrapimet dhe përgatitjet individuale, me synimin për t’iu bashkuar së shpejti pjesës tjetër të skuadrës.

    “Pas katër muajsh të vështirë, plot sfida dhe sakrifica, jam rikthyer në fushë. Çdo ditë në rikuperim ka qenë një betejë më vete. Sot, më në fund jam aty ku i përkas – në fushë. Faleminderit të gjithëve që më qëndruan pranë,” ka shkruar Bilalli në një postim në rrjete sociale.

    Rikthimi i tij pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për SC Gjilanin në vazhdim të sezonit, ndërsa klubi synon të arrijë objektivat e vendosur. /ATVLIVE.TV

  • Shqipëria ndal rënien në renditjen e FIFA-s, Kosova shënon rekord të ri

    Shqipëria ndal rënien në renditjen e FIFA-s, Kosova shënon rekord të ri

    Fitoret ndaj Gjibraltarit në miqësore dhe ndaj Letonisë në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës i kanë dhënë një shtysë të lehtë Shqipërisë në renditjen e FIFA-s, duke ndalur kështu trendin negativ të muajve të fundit.

    Kuqezinjtë kishin zbritur deri në vendin e 68-të, pikërisht aty ku trajneri Silvinho mori drejtimin e ekipit pas një viti zhgënjyes 2022 nën drejtimin e Edi Rejës, me vetëm një fitore në të gjitha ndeshjet zyrtare dhe miqësore të atij viti.

    Falë rezultateve të fundit në dritaren ndërkombëtare të shtatorit, Shqipëria ka rikuperuar një vend në klasifikim, duke u ngjitur në pozicionin e 67-të dhe duke kaluar sërish Gjeorgjinë.

    Ndërkohë, vëmendje të veçantë në renditjen e re të FIFA-s ka marrë edhe përfaqësuesja e Kosovës, e cila ka vazhduar ngjitjen graduale në klasifikim, duke vendosur një tjetër rekord historik.

    Pas fitores mbresëlënëse ndaj Suedisë, Kosova renditet tani në vendin e 91-të, diferencë kjo prej vetëm 24 pozicionesh nga Shqipëria — një tregues i qartë i progresit që ka bërë ekipi dardan në arenën ndërkombëtare. /ATVLIVE.TV

  • Për Herë të Parë në Shqipëri: UEFA Zhvillon sot mbledhjen në Tiranë

    Për Herë të Parë në Shqipëri: UEFA Zhvillon sot mbledhjen në Tiranë

    Tirana është bërë mikpritëse e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të futbollit evropian, pasi në kryeqytetin shqiptar po zhvillohet mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Kjo është hera e parë që një takim i tillë mbahet në Shqipëri, duke shënuar një moment historik për futbollin shqiptar.

    Të mërkurën, në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit mbërriti Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, i cili u prit nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

    “Pata kënaqësinë të pres në Tiranë mikun tim, Presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin, i cili mbërriti me rastin e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv që zhvillohet për herë të parë në vendin tonë”, u shpreh Duka.

    Ky është një tjetër tregues i vlerësimit dhe besimit që UEFA ka ndaj Shqipërisë dhe zhvillimit të futbollit në vend.

    Mbledhja do të mbahet sot, nga ora 14:00 deri në 17:00, dhe përpara saj, Presidenti Čeferin, Presidenti Duka, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv dhe përfaqësues të federatave evropiane do të marrin pjesë në një festival futbolli për fëmijë, që do të organizohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. /ATVLIVE.TV

  • Peja bëhet qendra e sportit ballkanik këtë fundjavë: Kampionati Ballkanik i Xhudos për Seniorë dhe Ekipe zhvillohet më 13-14 shtator

    Peja bëhet qendra e sportit ballkanik këtë fundjavë: Kampionati Ballkanik i Xhudos për Seniorë dhe Ekipe zhvillohet më 13-14 shtator

    Këtë fundjavë, qyteti i Pejës do të mirëpresë një nga ngjarjet më të mëdha sportive të rajonit – Kampionatin Ballkanik të Xhudos për Seniorë dhe Ekipe, i cili do të mbahet më 13 dhe 14 shtator 2025 në Sallën e Sportit “Karagaç”.

    Për të tretin vit me radhë, Federata e Xhudos e Kosovës është nikoqire e këtij eventi të rëndësishëm, ku pritet pjesëmarrja e rreth 10 shteteve nga rajoni dhe më gjerë, përfshirë: Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Greqinë, Moldavinë, Rumaninë dhe Turqinë.

    Programi i garave:

    E shtunë, 13 shtator – Gara individuale

    Kategoritë:

    Meshkuj: -60 kg, -66 kg, -73 kg, -81 kg, -90 kg, -100 kg, +100 kg

    Femra: -48 kg, -52 kg, -57 kg, -63 kg, -70 kg, -78 kg, +78 kg

    Ora 10:00 – Fillimi i ndeshjeve preliminare

    Ora 15:30 – Ceremonia zyrtare e hapjes

    Ora 16:00 – Finalet

    E diel, 14 shtator – Gara ekipore (Mixed Team)

    Ora 10:00 – Fillimi i garave ekipore

  • Ngjarje historike për futbollin shqiptar: Tirana pret Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s

    Ngjarje historike për futbollin shqiptar: Tirana pret Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s

    Nga sot deri të premten, Federata Shqiptare e Futbollit ka nderin të presë në Tiranë drejtuesit më të lartë të federatave europiane, përfshirë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, të kryesuar nga Presidenti Aleksander Čeferin.

    Presidenti i UEFA-s ka mbërritur pasditen e sotme në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, ku është pritur nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

    Sipas agjendës zyrtare, të enjten në orën 09:00, në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë do të organizohet një festival futbolli për fëmijë, si pjesë e programit të UEFA-s “Futbolli në Shkolla”. Në ceremoninë hapëse do të marrin pjesë edhe Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin dhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

    Ndërkohë, mbledhja e Komitetit Ekzekutiv do të fokusohet në disa pika kyçe, përfshirë: përcaktimin e vendeve pritëse për finalet e UEFA Champions League 2027, UEFA Women’s Champions League 2027, UEFA Futsal Champions League 2026, UEFA Futsal Under-19 EURO 2027 dhe UEFA Women’s Futsal EURO 2027.

    Në rendin e ditës janë gjithashtu dhe tre çështje të tjera të rëndësishme: shpërblimet për finalet e UEFA Women’s Nations League 2025, miratimi i rregulloreve të Kampionatit Europian të Futsalit për vajza, si dhe rregulloret për fazën kualifikuese europiane të FIFA Futsal World Cup 2028. /ATVLIVE.TV

  • Ndeshjet ndërkombëtare do të zhvillohen brenda një pushimi të vetëm nga 2026

    Ndeshjet ndërkombëtare do të zhvillohen brenda një pushimi të vetëm nga 2026

    Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, ka njoftuar një ndryshim të ri për ndeshjet ndërkombëtare.

    Që nga viti 2026, do të ketë vetëm një pushim ndërkombëtar midis shtatorit dhe tetorit.

    Konkretisht, pushimi ndërkombëtar do të zhvillohet nga data 23 shtator deri më 8 tetor, gjatë të cilit shtetet do të luajnë nga katër ndeshje.

    Kjo do të thotë se nuk do të ketë më ndarje si më parë, ku ndeshjet zhvilloheshin në dy data të ndryshme, për shembull dy në shtator dhe dy në tetor, por do të jetë një pushim i vetëm ndërkombëtar i vazhdueshëm. /ATVLIVE.TV