ATV

Amir Rrahmani mungon për dy ndeshje të rëndësishme – Napoli dhe Kosova në pritje të rikuperimit të kapitenit

Written by

in

Në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës, mes Kosovës dhe Zvicrës, kapiteni i “Dardanëve”, Amir Rrahmani, pësoi një dëmtim që e detyroi të largohej nga fusha në pjesën e dytë të lojës, për shkak të një shqetësimi fizik.

Gjendja e tij ka shkaktuar shqetësim jo vetëm në radhët e përfaqësueses së Kosovës, por edhe te klubi i tij, Napoli. Pas disa ditësh pasigurie, kampionët e Italisë kanë bërë të ditur zyrtarisht kohën e mungesës së qendërmbrojtësit.

Rrahmani do të mungojë në dy përballjet e radhës së Napolit: ndaj Fiorentinës në Serie A dhe kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve. Një mungesë e rëndësishme për trajnerin Antonio Conte, duke qenë se të dyja këto ndeshje janë vendimtare për sezonin e klubit italian. /ATVLIVE.TV

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *